Blog

  • Bastisje në Han të Elezit, konfiskohen tri armë

    Bastisje në Han të Elezit, konfiskohen tri armë

    Policia e Kosovës ka konfiskuar tri armë gjatë një bastisjeje në një shtëpi në fshatin Rezhancë të Hanit të Elezit, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për posedim të paautorizuar të armëve.

    Sipas komunikatës së Policisë, bastisja është kryer më 28 tetor 2026, rreth orës 19:30, në kuadër të hetimeve për një rast të sulmit.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit A.B., 47-vjeçar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë: dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.

    Gjatë verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24 shtator 2026.

    Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rast penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Policia ka bërë të ditur se rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

  • Çfarë preku Vuçiçi u shkatërrua - a do të shërohet tani Serbia?

    Çfarë preku Vuçiçi u shkatërrua – a do të shërohet tani Serbia?

    Aleksandar Vuçiqi dekompozoi institucionet demokratike, rrënoi drejtësinë e pavarur, e shndërroi skenën mediatike në një nevojtore të servilizmit dhe dhunës retorike. Regjimi i tij u përhap në të gjitha pjesët e shoqërisë, nga sektori i arsimit dhe shëndetësisë deri në të gjitha fushat e ekonomisë. Në vend të një epoke të artë, ai solli në vend dhunë, korrupsion dhe klientelizëm, shkruan Vedran Xhihiq, hulumtues në Institutin Austriak për Politikë Ndërkombëtare në revistën e Vjenës “Falter”.

    Midasi, në mitologjinë greke mbreti i Frigjisë, ekziston deri më sot si një metaphorë për lakminë e pakufishme. I fascinuar nga pasuria, Midasi kërkoi nga perëndia Dionis t’i plotësonte një dëshirë: që çdo gjë që ai do të prekte, të shndërrohej në ar. Aleksandar Vuçiq, sundimtari absolut i Serbisë gjatë 14 viteve të fundit, nuk ngopej dot me pushtet. Ai premtoi epokën e artë për Serbinë, por në vend të arit, çdo gjë që preku gjatë gjithë viteve të sundimit të tij u shndërrua në shkatërrim.

    Ai dekompozoi institucionet demokratike, rrënoi drejtësinë e pavarur, e shndërroi skenën mediatike në një nevojtore të servilizmit dhe dhunës retorike. Regjimi i Vuçiqit u përhap në të gjitha pjesët e shoqërisë, nga sektori i arsimit dhe shëndetësisë deri në të gjitha fushat e ekonomisë. Në vend të një epoke të artë, ai solli në vend dhunë, korrupsion dhe klientelizëm.

    Mirëpo, të dielën e kaluar Vuçiq dhe artia e tij u deklasuan nga një listë studentore. Që nga shembja tragjike e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit dy vjet më parë, kjo lëvizje është rritur e është bërë aq e fuqishme, saqë me gati 53 përqind të votave dhe 141 meandate në parlamentin serb do të mund të formojë e vetme qeverinë. Kjo lëvizje studentore ka arritur diçka historike!

    Sa me mençuri veproi ajo, të le pa mend. U mbështet në një organizim demokratik nga poshtë. Në kuvendet studentore, me një sistem të sofistikuar të vendimmarrjes participuese, u përcaktua një listë zgjedhore me 250 kandidatë – asnjëri prej tyre nuk mund të ishte student, asnjëri nuk duhej të kishte përvojë politike. Në listë: profesorë universiteti, mjekë, avokatë, por edhe njerëz të thjeshtë.

    Paralelisht me këtë, ata organizuan marshime në të gjithë vendin, ecën me biçikleta apo shkuan në Strasburg dhe Bruksel, si dhe drejt Vjenës, për të mobilizuar bashkëqytetarët serbë në diasporë dhe për të sjellë në Evropë me mesazhin e ndryshimit.

    Mobilizimi në vend, i cili u pasqyrua në një pjesëmarrje historike prej 70 për qind në zgjedhje, funksionoi po ashtu edhe në diasporë. Në Austri, Gjermani, në Evropë dhe në gjysmën e botës u krijuan radhë të gjata përpara qendrave të votimit.

    Kur regjimi iu përgjigj me dhunë tubimit më të madh në historinë e Serbisë më 15 mars 2025 – duke përdorur një top zëri dhe banda për rrahje – kujdestarët e rendit studentor ruajtën gjakftohtësinë, e shpërndanë me shpejtësi tubimin dhe shmangën kështu një gjakderdhje. Çdo gjë që bëri lëvizja, e bëri me një entuziazëm tërheqës, me optimizëm dhe me buzëqeshje në fytyrë.

    Tani nis puna e fortë politike – konstituimi i parlamentit, formimi i një qeverie funksionale, përzgjedhja e përfaqësuesve të lartë të Serbisë së re.

    Se si do të harmonizohet kjo me strukturën e deritanishme të demokracisë bazike të lëvizjes, orientimin e saj heterogjen dhe logjikën e saj horizontale, mbetet e hapur. Nën Vuçiqin shteti dhe shoqëria ndodheshin nën thonjtë e një regjimi të pacipë, autoritar, që shkatërronte institucionet në mënyrë sistematike. Rezignimi u përhap kudo, shumë njerëz e braktisën Serbinë. Ky shkatërrim tani është ndalur, por pasojat e periudhës së Vuçiqit janë të rënda. Vendi nuk do të shërohet brenda natës, procesi i shërimit demokratik do të jetë i gjatë dhe i vëshirë, ndërsa riaktivizimet e mundshme të së vjetrës nuk mund të përjashtohen.

    Regjimi i vjetër do të mbrohet, njerëzit e Vuçiqit vazhdojnë të qëndrojnë në të gjitha institucionet, në komuna, në ndërmarrje.

    Vetë Lista Studentore do të duhet të gjejë brenda vetes përgjigje për shumë pyetje të vështira. Këtu hyjnë edhe pyetjet si ajo për Kosovën, marrëdhënia me Rusinë dhe me siguri edhe ajo për BE-në.

    Në fushatën zgjedhore të Listës Studentore BE-ja nuk luajti asnjë rol, aq të hidhëruar e të zhgënjyer ishin njerëzit nga ajo dhe nga shumë kryetarë shtetesh e qeverish evropiane, të cilët për një kohë të gjatë për arsye pragmatizmi ledhatonin autokratin Vuçiq.

    Sidoqoftë, kërkesat qendrore të Listës Studentore – shteti i së drejtës, institucionet, lufta kundër korrupsionit – janë një premtim për një nisje të re në çështjen e afrimit me Evropën. Jam i bindur se fitorja e Listës Studentore të së diellës është një shans gjigant për një Serbi evropiane.

    Marshimi fitues i Listës Studentore është një leksion për të gjithë Evropën dhe botën kundër indiferencës dhe defetizmit, helmeve të vërteta të demokracisë. Serbia dhe rinia e saj na treguan se një fillim i ri është i mundur dhe se politikat autoritare të frikës e mizorisë nuk janë forca natyrore ndaj të cilave duhet të dorëzohesh i pafuqishëm.

    Këtë duhet ta mbajnë mend mirë forcat demokratike në të gjithë Evropën dhe në mbarë botën, përfshirë edhe ne në Austri. Jo çdo gjë që Lista Studentore do të prekë në javët dhe muajt e ardhshëm do të shndërrohet në ar. Por të jesh demokrat, mjafton plotësisht.

  • Liverpooli përgatit tri goditje në janar, në listë edhe ylli i Barcelonës

    Liverpooli përgatit tri goditje në janar, në listë edhe ylli i Barcelonës

    Liverpooli mund të bëjë investime të mëdha në afatin kalimtar të janarit, me synimin për ta përforcuar skuadrën dhe për të vazhduar garën për titullin e Ligës Premier në pjesën e dytë të sezonit.

    “Të Kuqtë” kanë pasur një fillim premtues nën drejtimin e trajnerit Andoni Iraola, por tashmë gjenden gjashtë pikë prapa Manchester Cityt, që kryeson renditjen, dhe Arsenalit, kampionit në fuqi. Liverpooli ka pësuar vetëm një humbje në tetë ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa baza e krijuar deri më tani u jep arsye për të besuar në një sezon të suksesshëm.

    Megjithatë, skuadra ka ende hapësirë për përmirësime. Liverpooli mund të përforcohet në krahët e mbrojtjes dhe në mesfushën defanzive, ndërsa një ose dy alternativa të tjera në sulm do ta lehtësonin ngarkesën mbi sulmuesin kryesor, Alexander Isak.

    Alejandro Balde

    Liverpooli është ndër klubet që raportohet se kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e Barcelonës, Alejandro Balde, përpara afatit kalimtar të vitit të ardhshëm.

    23-vjeçari ka humbur vendin në planet e trajnerit në “Camp Nou” dhe, sipas raportimeve, do të ishte i hapur për një kalim në futbollin anglez nëse do t’i jepej mundësia.

    Duke pasur parasysh se buxhetet për transferime shpesh janë të kufizuara gjatë afatit kalimtar të dimrit, Liverpooli mund të përfitojë nga raportimet se Barcelona do të shqyrtonte mundësinë e huazimit fillestar të mbrojtësit të majtë.

    Balde ka regjistruar vetëm tri paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. Në humbjen e fundit të Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico, ai u aktivizua nga stoli dhe luajti për rreth një orë.

    Lamine Camara

    Liverpooli raportohet se e ka vendosur si prioritet transferimin e një mesfushori defanziv për vitin e ardhshëm dhe mund të ndërmarrë hapa që në janar, nëse krijohen kushtet e duhura për një marrëveshje.

    Sipas informacioneve, skuadra e Iraolas tashmë ka kontaktuar përfaqësuesit e Lamine Camara, për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij.

    Camara ishte pranë kalimit te Chelsea gjatë verës. Megjithatë, klubi londinez vazhdon të jetë i interesuar për mesfushorin senegalez, por thuhet se e konsideron Alex Scottin si objektiv më prioritar.

    Kjo situatë mund t’i krijojë Liverpoolit mundësinë për të kaluar përpara rivalëve në garën për nënshkrimin e 22-vjeçarit.

    Camara e ka nisur sezonin në formë mbresëlënëse, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim në 10 ndeshje si titullar për Monacon.

    David Otorbi

    Një tjetër repart ku Liverpooli synon të përforcohet është sulmi. Sipas raportimeve, klubi anglez mund të interesohet për talentin e Valencias, David Otorbi, nëse çmimi i tij konsiderohet i arsyeshëm.

    Mësohet se drejtuesit e Liverpoolit tashmë kanë kontaktuar Valencias për të diskutuar mundësinë e transferimit të 19-vjeçarit, i cili këtë sezon ka fituar hapësirë në ekipin e parë.

    Talenti spanjoll ka dhënë shenja premtuese në paraqitjet e tij në La Liga, ku ka regjistruar tri ndeshje si titullar dhe ka shënuar një gol.

    Adoleshenti thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 36 milionë eurosh në kontratën e tij me Valencian, një shifër që Liverpool do të ishte i gatshëm ta paguante./Telegrafi/

  • Shkolla “Liria” në Pogragjë siguron ujë të pijshëm falë kontributit të bashkëvendasit nga Zvicra

    Shkolla “Liria” në Pogragjë siguron ujë të pijshëm falë kontributit të bashkëvendasit nga Zvicra

    Shkolla “Liria” në Pogragjë të Gjilanit tashmë ka ujë të pijshëm, falë kontributit të Shefqet Imerit, bashkëvendas nga kjo zonë që jeton dhe vepron në Zvicër.

    Përmes një njoftimi, përfaqësuesit e shkollës kanë shprehur mirënjohje për Imerin, duke theksuar se ky kontribut krijon kushte më të mira për nxënësit dhe stafin.

    Falënderime të veçanta, shkolla ka adresuar edhe për Ardian Regjep Xhemailin, për mbështetjen e vazhdueshme në aksionet që organizohen për të mirën e shkollës, si dhe për punëtorët e shoqatës Bekim Hajrizi dhe Fikret Mustafa, për angazhimin dhe ndihmën e tyre.

    Në njoftim, shkolla ka vlerësuar kontributin e të gjithë të përfshirëve në sigurimin e ujit të pijshëm, duke theksuar rëndësinë e tij për përmirësimin e kushteve në institucionin arsimor. /Telegrafi/

  • Exclusive Over 1 kilogram of cocaine, automatic weapons and money in a few currency police raided the 22-year-old residence in Gjakova, his identity revealed.

    A large quantity of the suspected narcotics substance, automatic weapons, dozens of bullets, money in different currency and other equipment have been discovered during a police operation in Gjakova. A resident’s raid has ended with the arrest of a 22-year-old, while over a kilogram of suspected cocaine substance has been seized in material evidence quality.

    Signal Sources suggest that the operation was conducted on October 27, 2026, at 12:30, on the Fadil Nimaniʹ street in Gjakova, where regional investigators have implemented a Constitutional Court ordinance for apartment control and escorting facilities.

    The signal teaches exclusively that the suspect is Grantard Rrustaj, about 22-year-old, who was found inside the apartment at the moment of the raid.

    What investigators have discovered during the raid has led to the sequencing of a considerable amount of suspected drugs, weapons and other items of interest in the investigation.

    Over a kilo of suspected cocaine and automatic weapons

    According to information provided by the signal, 1,009.35 grams of suspected cocaine substance and 4.14 grams of suspected marijuana substance were found during the raid.

    But the findings have not ended with narcotics.

    In addition, an automatic weapon has been found in the apartment, along with three clips and a total of 64 bullets of different calibres.

    One caricator contained 24 rounds of 53919 mm calibre, while the other two had 20 .32 auto bullets.

    Money in five coins, electronic balances, and notebooks

    During the search, investigators have also seized an electronic balance and a notebook with various notes that were taken for examination under the investigation.

    Among the items found were 1,175 euros, 200 Swiss francs, an American dollar, 200 Albanian dollars, and 100 Russian rubles.

    Also, two iPhone phones were seized, one of which was damaged.

    All these items have been taken as material evidence, while investigators are expected to clarify the origin of substances, weapons and the eventual connection of other items to alleged criminal activity.

    22-year-old arrested, forbidden for 48 hours

    Following the end of the raid, investigators from the Directorate for the Narcotics Trafficking Investigation Unit in Gjakova were included.

    The State Attorney’s Office has been notified of the findings, with the decision of Granard Rrustaj, has been detained for 48 hours.

    He was interviewed in the presence of the defense attorney appointed on official duty.

    The case is being investigated for unauthorized possession of narcotics substances and possession, control or unauthorized possession of weapons.

    Investigations continue to clear up random circumstances.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Mbi 1 kilogram kokainë, armë automatike dhe para në disa valuta – Policia bastis banesën e 22-vjeçarit në Gjakovë, zbulohet identiteti i tij

    Ekskluzive | Mbi 1 kilogram kokainë, armë automatike dhe para në disa valuta – Policia bastis banesën e 22-vjeçarit në Gjakovë, zbulohet identiteti i tij

    Ekskluzive | Mbi 1 kilogram kokainë, armë automatike dhe para në disa valuta – Policia bastis banesën e 22-vjeçarit në Gjakovë, zbulohet identiteti i tij

    Një sasi e madhe e substancës së dyshuar narkotike, armë automatike, dhjetëra fishekë, para në valuta të ndryshme dhe pajisje të tjera janë zbuluar gjatë një operacioni policor në Gjakovë. Bastisja e një banese ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari, ndërsa mbi një kilogram substancë e dyshuar kokainë është sekuestruar në cilësi të provës materiale.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar më 27 tetor 2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë, ku hetuesit rajonalë kanë zbatuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore për kontrollin e banesës dhe objekteve përcjellëse.

    Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Grenard Rrustaj, rreth 22-vjeçar, i cili është gjetur brenda banesës në momentin e bastisjes.

    Ajo që hetuesit kanë zbuluar gjatë kontrollit ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme droge të dyshuar, armatimi dhe sendeve të tjera me interes për hetimin.

    Mbi një kilogram kokainë e dyshuar dhe armë automatike

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë bastisjes janë gjetur 1,009.35 gramë substancë e dyshuar kokainë, si dhe 4.14 gramë substancë e dyshuar marihuanë.

    Por zbulimet nuk kanë përfunduar me narkotikët.

    Në banesë është gjetur edhe një armë automatike, së bashku me tre karikatorë dhe gjithsej 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Njëri karikator përmbante 24 fishekë të kalibrit 9×19 mm, ndërsa dy të tjerët kishin nga 20 fishekë të kalibrit .32 Auto.

    Para në pesë valuta, peshore elektronike dhe fletore me shënime

    Gjatë kontrollit, hetuesit kanë sekuestruar edhe një peshore elektronike dhe një fletore me shënime të ndryshme, të cilat janë marrë për ekzaminim në kuadër të hetimit.

    Në mesin e sendeve të gjetura ishin edhe 1,175 euro, 200 franga zvicerane, një dollar amerikan, 200 lekë shqiptarë dhe 100 rubla ruse.

    Po ashtu, janë sekuestruar dy telefona iPhone, njëri prej të cilëve ishte i dëmtuar.

    Të gjitha këto sende janë marrë si prova materiale, ndërsa hetuesit pritet të sqarojnë prejardhjen e substancave, armatimit dhe lidhjen eventuale të sendeve të tjera me aktivitetin e dyshuar kriminal.

    Arrestohet 22-vjeçari, ndalohet për 48 orë

    Pas përfundimit të bastisjes, në rast janë përfshirë edhe hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Gjakovë.

    Për të gjeturat është njoftuar Prokuroria e Shtetit, me vendim të së cilës Grenard Rrustaj është ndaluar për 48 orë.

    Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

    Rasti po hetohet për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pacolli: 89 thousand euros investment in Obilic greenery and pollution reduction

    Environment and Spatial Planning Minister Halil Thaci has announced that the memorandum of Co-operation has been signed with Obilic Community Chairman Halil Thaci for planting a new green defence generation, worth 89 thousand euros.

    Pacolli announced that this investment is aimed at increasing green spaces and reducing pollution in Obilic, a city that faces considerable air pollution.

    According to her, trees that will be planted will not only have decorative function but also serve as natural filters to improve air quality and protect citizen health.

    The minister stressed that institutions will continue to invest in environmental projects that contribute to expanding green spaces and creating a healthier environment for citizens. /Telegraphy/

  • Pacolli: 89 mijë euro investim për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

    Pacolli: 89 mijë euro investim për gjelbërimin e Obiliqit dhe uljen e ndotjes

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, për mbjelljen e një brezi të ri mbrojtës të gjelbër, në vlerë prej 89 mijë eurosh.

    Pacolli bëri të ditur se ky investim synon shtimin e hapësirave të gjelbra dhe uljen e ndotjes në Obiliq, qytet që përballet me ndotje të konsiderueshme të ajrit.

    Sipas saj, drunjtë që do të mbillen nuk do të kenë vetëm funksion dekorativ, por do të shërbejnë edhe si filtra natyrorë për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

    Ministrja theksoi se institucionet do të vazhdojnë të investojnë në projekte mjedisore që kontribuojnë në zgjerimin e hapësirave të gjelbra dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët. /Telegrafi/

  • I’m AKI, gun to generation and threats to the family. Who’s the 36-year-old who caused alarm at a Prizren bar?

    A threatening confrontation in a mafia in Prizren has ended with police intervention, sequencing a firearm and stopping a 36-year-old who was allegedly introduced as an official of the Kosovo Intelligence Agency ( AKI, while there was a person in the club.

    The sources of the Signal Journal suggest that it is Mergim Gashi, about 36-year-old, who is suspected that on October 27th, about 23:50, he has gone to a coffee shop on Vesli Clarkı Street, where Agim Krasniqi was staying about 35 years old.

    The two people had a disagreement, but what was suspected to have happened during the confrontation has taken on much more serious proportions.

    Gashi was allegedly introduced as an official of AKI, while in his generation he held a firearm that he had displayed during communication with Krasniqi.

    As if that were not enough, according to the indictment, during the confrontation he had seized Krasniqi, including his family.

    Police have been alarmed for the incident, which has intervened and initiated investigative actions.

    The suspect was originally not found by police units, but later, after being contacted over the phone, he appeared at the station for an interview.

    An important witness to the incident is the owner of the coffee shop, who has been present during the confrontation and has been interviewed by investigators.

    Developments are not finished with making statements.

    By authorisation of the State Prosecutor, police have conducted raids on Gashi’s house, where they seized a Turkish production pistol, two rounds and 28 bullets.

    Signal sources confirm that possession permits existed for the weapon, but this has not prevented its sequencing under the investigation into the incident.

    After completing the initial procedures, with the decision of the Prosecutor, Exile Gashi has been detained for 48 hours, under suspicion of criminal acts ?

    Investigations are continuing to fully white out the circumstances of the incident and the claim that the suspect had used the AKI name during his encounter at the locals.

    Note: The person mentioned in this news is considered innocent until his guiltyness is confirmed by the court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Exclusive The BMW with cocaine and over 6 thousand euros of cash. Who are the two young people from Lipjan who fell into police handcuffs at Ferizaj?

    A planned drug operation in Ferizaj has ended with the arrest of two people from Lipjan, the seizure of about 60 grams of suspected cocaine substance, over 6 thousand euros of cash and a luxury BMW car. The two suspects were detained at the exit of the Arber Xhaferi street, following information police had provided for alleged narcotics sales activities.

    Signal Times sources suggest that the action was held on October 27th 2026, around 19:50, in the village of Bibaij in Ferizaj, where anti-drug units, in co-operation with patrols and police investigators, had organised the ban and control of a white BMW car.

    Signal learns that the people arrested are Gzim BajramiAbout 35-year-old and Urim Sadiku, About 24-year-olds, both from Lipjan.

    Bajrami was at the wheel, and Sadiku was a passenger when the police stopped the vehicle.

    Cocaine on the body and under the passenger seat

    During the search, investigators have discovered two bags of suspected narcotic cocaine substance.

    One bag was found in the body of Urim Sadik, and the other was hidden under the passenger seat, right where he was standing.

    According to information provided by the signal, the largest bag contained 59.2 grams of suspected cocaine substance, while the other 0.10 grams (0.10 g) – a total weight of 59.3 grams.

    But drugs were not the only thing that caught the attention of investigators.

    Thousands of euros, two iPhones 17 Pro Max and metal bars

    Two considerable amounts of cash have been seized during the search and further police action.

    It is about 6,120 euros and 325 euros, totaling 6,445 euros, which have been taken in quality of material evidence.

    Besides money and the alleged narcotics substance, police have seized two iPhones 17 more. Pro Max, one in blue and the other in orange, as well as two metal bars.

    Among the items seized is the BMW car the suspects were traveling with.

    The amount of the alleged narcotic substance, cash and other items found are included in random materials, while remaining to determine their connection to the criminal work being investigated.

    Both end in 48-hour ban

    Following the discovery of the alleged narcotics substance, Bajrami and Sadiku have been arrested and accompanied to the police station in Ferizaj.

    The State Prosecutor has been notified of the case, which has authorised their interview and imposed a 48-hour ban.

    The two arrested are being investigated under suspicion of criminal actionBuying, possession, distribution and unauthorized selling of narcotics, psychotropic or analogic substances, in co-ordination.

    Investigations are continuing to clear up the circumstances and destination of the suspected narcotic substance.

    The signal newspaper will continue reporting on developments in this case.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal