Blog

  • Ekskluzive | BMW-ja me kokainë dhe mbi 6 mijë euro para të gatshme – kush janë dy të rinjtë nga Lipjani që ranë në prangat e Policisë në Ferizaj?

    Ekskluzive | BMW-ja me kokainë dhe mbi 6 mijë euro para të gatshme – kush janë dy të rinjtë nga Lipjani që ranë në prangat e Policisë në Ferizaj?

    Ekskluzive | BMW-ja me kokainë dhe mbi 6 mijë euro para të gatshme – kush janë dy të rinjtë nga Lipjani që ranë në prangat e Policisë në Ferizaj?

    Një operacion i planifikuar i antidrogës në Ferizaj ka përfunduar me arrestimin e dy personave nga Lipjani, sekuestrimin e rreth 60 gramëve substancë të dyshuar kokainë, mbi 6 mijë eurove para të gatshme dhe një veture luksoze BMW. Dy të dyshuarit u ndaluan në dalje të autostradës “Arbër Xhaferi”, pas informacioneve që kishte siguruar Policia për aktivitet të dyshuar të shitjes së narkotikëve.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar më 27 tetor 2026, rreth orës 19:50, në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku njësitë e antidrogës, në bashkëpunim me patrullat dhe hetuesit policorë, kishin organizuar ndalimin dhe kontrollin e një veture BMW të bardhë.

    Sinjali mëson se personat e arrestuar janë Gzim Bajrami, rreth 35-vjeçar dhe Urim Sadiku, rreth 24-vjeçar, të dy nga Lipjani.

    Bajrami ndodhej në timon, ndërsa Sadiku ishte pasagjer në momentin kur Policia ndaloi automjetin.

    Kokaina në trup dhe nën ulësen e pasagjerit

    Gjatë kontrollit, hetuesit kanë zbuluar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

    Njëra qese është gjetur në trupin e Urim Sadikut, ndërsa tjetra ishte fshehur nën ulësen e pasagjerit, pikërisht aty ku ai po qëndronte.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, qesja më e madhe përmbante 59.2 gramë substancë të dyshuar kokainë, ndërsa tjetra 0.10 gramë, me peshë totale prej 59.3 gramësh.

    Por droga nuk ishte e vetmja gjë që tërhoqi vëmendjen e hetuesve.

    Mijëra euro, dy iPhone 17 Pro Max dhe shufra metalike

    Gjatë kontrollit dhe veprimeve të mëtejshme policore janë sekuestruar edhe dy shuma të konsiderueshme parash të gatshme.

    Bëhet fjalë për 6,120 euro dhe 325 euro, gjithsej 6,445 euro, të cilat janë marrë në cilësi të provave materiale.

    Përveç parave dhe substancës së dyshuar narkotike, Policia ka sekuestruar edhe dy telefona iPhone 17 Pro Max, njëri me ngjyrë të kaltër dhe tjetri me ngjyrë portokalli, si dhe dy shufra metalike.

    Në mesin e sendeve të sekuestruara është edhe vetura BMW me të cilën po udhëtonin të dyshuarit.

    Sasia e substancës së dyshuar narkotike, paratë e gatshme dhe sendet e tjera të gjetura janë përfshirë në materialet e rastit, ndërsa mbetet të përcaktohet lidhja e tyre me veprën penale që po hetohet.

    Të dy përfundojnë në ndalim 48-orësh

    Pas zbulimit të substancës së dyshuar narkotike, Bajrami dhe Sadiku janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka autorizuar intervistimin e tyre dhe ka vendosur ndalimin për 48 orë.

    Dy të arrestuarit po hetohen nën dyshimet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, në bashkëkryerje.

    Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe destinacionit të substancës së dyshuar narkotike.

    Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e këtij rasti.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ekskluzive | “Jam i AKI-së”, arma në brez dhe kërcënime ndaj familjes – kush është 36-vjeçari që shkaktoi alarm në një lokal të Prizrenit?

    Ekskluzive | “Jam i AKI-së”, arma në brez dhe kërcënime ndaj familjes – kush është 36-vjeçari që shkaktoi alarm në një lokal të Prizrenit?

    Ekskluzive | “Jam i AKI-së”, arma në brez dhe kërcënime ndaj familjes – kush është 36-vjeçari që shkaktoi alarm në një lokal të Prizrenit?

    Një përballje kërcënuese në një kafiteri në Prizren ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, sekuestrimin e një arme zjarri dhe ndalimin e një 36-vjeçari, i cili dyshohet se është prezantuar si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ndërsa ka kanosur një person që ndodhej në lokal.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Mërgim Gashin, rreth 36-vjeç i cili dyshohet se më 27 tetor, rreth orës 23:50, ka shkuar në një kafiteri në rrugën “Vesli Klark”, ku po qëndronte Agim Krasniqi rreth 35-vjeç.

    Dy personat kishin një mosmarrëveshje, por ajo që dyshohet të ketë ndodhur gjatë përballjes ka marrë përmasa shumë më serioze.

    Gashi dyshohet se është prezantuar si zyrtar i AKI-së, ndërsa në brez mbante një armë zjarri, të cilën e kishte ekspozuar gjatë komunikimit me Krasniqin.

    Sikur kjo të mos mjaftonte, sipas denoncimit, gjatë përballjes ai e kishte kanosur Krasniqin, duke përfshirë në kërcënime edhe familjen e tij.

    Për incidentin është alarmuar Policia, e cila ka ndërhyrë dhe ka nisur veprimet hetimore.

    I dyshuari fillimisht nuk është gjetur nga njësitë policore, por më vonë, pasi është kontaktuar përmes telefonit, është paraqitur në stacion për intervistim.

    Një dëshmitar i rëndësishëm i incidentit është edhe pronari i kafiterisë, i cili ka qenë i pranishëm gjatë përballjes dhe është intervistuar nga hetuesit.

    Zhvillimet nuk kanë përfunduar me marrjen e deklaratave.

    Me autorizim të Prokurorisë së Shtetit, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e Gashit, ku ka sekuestruar një pistoletë të prodhimit turk, dy karikatorë dhe 28 fishekë.

    Burimet e Sinjalit konfirmojnë se për armën ekzistonte leje posedimi, por kjo nuk e ka penguar sekuestrimin e saj në kuadër të hetimit për incidentin.

    Pas përfundimit të procedurave fillestare, me vendim të Prokurorisë, Mërgim Gashi është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Kanosje” dhe “Prezantim i rremë”.

    Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe pretendimin se i dyshuari kishte përdorur emrin e AKI-së gjatë përballjes në lokal.

    Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 14 gradë

    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 14 gradë

    Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 14 gradë

    Kosova sot do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 14°C, transmeton Klankosova.tv.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

  • Hani i Elezit shpërndan 65 motokultivatorë për fermerët përfitues

    Hani i Elezit shpërndan 65 motokultivatorë për fermerët përfitues

    Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit ka njoftuar se janë shpërndarë 65 pajisje bujqësore, përkatësisht motokultivatorë me freza, për fermerët përfitues, në kuadër të një projekti të bashkëfinancuar nga Komuna e Hanit të Elezit dhe LAB – Laboratori për Aktivitete të Biznesit.

    Sipas njoftimit, kjo mbështetje synon lehtësimin e punës së fermerëve dhe rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese, duke u mundësuar atyre kushte më të mira për zhvillimin e veprimtarisë bujqësore.

    Me këtë rast, kryetari i komunës ka falënderuar LAB-in për bashkëpunimin, ndërsa fermerëve përfitues u ka uruar suksese në punën e tyre.

    Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e bujqësisë në Han të Elezit përmes mbështetjes me pajisje moderne dhe forcimit të kapaciteteve të fermerëve lokalë. /Telegrafi/

  • “Hana”, filmi i parë i gjatë i Ujkan Hysajt - shfaqet për katër mbrëmje në Pejë

    “Hana”, filmi i parë i gjatë i Ujkan Hysajt – shfaqet për katër mbrëmje në Pejë

    Filmi “Hana”, me regji të Ujkan Hysajt, do të jepet premierë të martën, më 3 nëntor, në Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, në orën 19:00.

    Filmi i parë i gjatë i Hysajt do të shfaqet për katër mbrëmje radhazi, nga 3 deri më 6 nëntor, çdo ditë duke filluar nga ora 19:00. Shfaqja e 6 nëntorit do të jetë e fundit.

    “Hana” rrëfen historinë e Sarës, një aktore që i bashkohet një programi të terapisë përmes artit në një qendër rehabilitimi për gra në Kosovë. Ajo i ndihmon të mbijetuarat ta shndërrojnë dhimbjen në art, por, teksa njihet me rrëfimet e tyre, përballet edhe me traumën e saj të shtypur nga lufta, të lidhur me të atin dhe me identitetin e saj tjetër, Hanën.

    Në film interpretojnë Sheqerie Buçaj, Ilire Vinca, Refet Abazi dhe Ermin Bravo. Skenari është shkruar nga Fadil Hysaj, ndërsa muzika është realizuar nga Memli Kelmendi.

    Filmi zgjat 90 minuta, është në gjuhën shqipe dhe serbe, me titra në anglisht.

    Biletat kushtojnë 3 euro dhe mund të rezervohen online përmes platformës së Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, të sigurohen në telefonin 038 749 235 ose të blihen në arkën e kinemasë. /Telegrafi/

  • Kompany del nga spitali pas pesë ditësh, zbulohet diagnoza e tij

    Kompany del nga spitali pas pesë ditësh, zbulohet diagnoza e tij

    Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është liruar nga spitali pesë ditë pasi u rrëzua në qendrën stërvitore të klubit bavarez. Belgu tani do të vazhdojë shërimin e tij në shtëpi, dhe Bayerni ka zbuluar për herë të parë shkakun e rrëzimit të tij. Mjekët e kanë diagnostikuar atë si meningjit (inflamacion i membranave mbrojtëse dhe i lëngut që rrethon trurin dhe palcën kurrizore).

    Kompany u rrëzua ndërsa po shihte stërvitjen e ekipit të dytë të Bayernit të premten e kaluar. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku po trajtohet për lëndimet e tij. Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, dha një përditësim mbi gjendjen e tij përpara ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Magdeburgut.

    “Sinqerisht, duke pasur parasysh rrethanat, ai është mirë. Nuk do të thosha se është shumë mirë, por është mirë. Ai u lirua nga spitali sot dhe mendoj se ky është lajmi më i madh dhe më i bukur për të gjithë ne”, ka thënë fillimisht Eberl për ARD.

    “Mjekët kanë zbuluar se çfarë është. Meningjiti shkaktoi atë që ndodhi të premten e kaluar. Tani ai mund të kthehet në shtëpi dhe të vazhdojë shërimin atje. Në rastin e tij, kjo do të thotë shumë pushim dhe marrjen e ilaçeve. Jam i sigurt se ai do të shërohet plotësisht së shpejti”, shtoi drejtori sportiv.

    Kompany kishte pasur probleme shëndetësore përpara se të rrëzohej. Pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve javën e kaluar kundër Arsenalit, ai zbuloi se kishte luftuar me një infeksion viral.

    “Kisha një virus mjaft të keq javën e kaluar dhe sigurisht që nuk e dëgjova trupin tim. Në një moment më tha thjesht se duhej të ndalesha”, tha belgu në atë kohë.

    Ende nuk dihet se kur do të kthehet në detyrat e trajnerit. Mjekët do të vendosin, dhe Bayern i ka thënë se mund të marrë aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në mungesë të tij, ekipi drejtohet nga ndihmëstrajneri Aaron Danks, ndërsa trajneri kroat Rene Maric është gjithashtu pjesë e stafit të trajnerëve. /Telegrafi/

  • fall salad with pomegranates, cheese and nuts

    A simple, colorful, cool recipe, where pomegranates beans give the salad a sweet taste and make it ideal for the fall table.

    Ingredients

    300 pounds [150 g] green salad or spinach
    1 Average pomegranates
    1 ounce [100 g] feta cheese
    50 gm of peeled nuts
    2 tablespoons of olive oil
    1 tablespoon lemon juice
    A little salt and pepper
    Preparation:

    Wash the green salad and put it in a big bowl. Add pomegranates, sliced cheese, and crushed nuts. In a small container, mix olive oil with lemon juice, some salt, and pepper. Throw the sauce on the salad, mix it easily, and serve it immediately.

    For a more special taste, you can add thin apple or pear slices that combine very well with pomegranates and nuts.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sallatë vjeshte me shegë, djathë dhe arra

    Sallatë vjeshte me shegë, djathë dhe arra

    Sallatë vjeshte me shegë, djathë dhe arra

    Një recetë e thjeshtë, e freskët dhe plot ngjyra, ku kokrrat e shegës i japin sallatës një shije të ëmbël-këndshme dhe e bëjnë ideale për tryezën e vjeshtës.

    Përbërësit:

    150 g sallatë jeshile ose spinaq
    1 shegë mesatare
    100 g djathë feta
    50 g arra të qëruara
    2 lugë gjelle vaj ulliri
    1 lugë gjelle lëng limoni
    Pak kripë dhe piper
    Përgatitja:

    Lani sallatën jeshile dhe vendoseni në një tas të madh. Shtoni kokrrat e shegës, djathin feta të thërrmuar dhe arrat e copëtuara. Në një enë të vogël përzieni vajin e ullirit me lëngun e limonit, pak kripë dhe piper. Hidheni salcën mbi sallatë, përziejeni lehtë dhe shërbejeni menjëherë.

    Për një shije edhe më të veçantë, mund të shtoni feta të holla molle ose dardhe, të cilat kombinohen shumë mirë me shegën dhe arrat.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The appeal today examines Naim Mursel’s complaint of a life sentence for the murder of Liridona Ademiaj

    The Court of Appeals will consider Thursday the complaints filed over the act of murder of Liridona Ademiaj, for which Naim Murseli has been sentenced to life in prison.

    Mursel’s defense, through a 30 – page complaint, has called for an annulment of the bias or pronunciation of a milder sentence.

    Lawyers claim that the first-instance court has assessed the evidence unilaterally and selectively, as well as have raised claims concerning Mursel’s manner of questioning by police.

    In the complaint, the defence has also rejected the disapproval of several of its proposals, including the reconstruction of the site and the examination of Mursel’s clothing.

    The Apel complaint also featured Leotrim Syla, the lawyer of the late family Liridona Ademiaj, who has demanded that life in prison, along with Naim Mursel and Granit Plava, be punished by the Cocalla Framework.

    Source Layer: Dukeagini

  • Apeli shqyrton sot ankesën e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

    Apeli shqyrton sot ankesën e Naim Murselit për dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

    Gjykata e Apelit do të shqyrtojë të enjten ankesat e paraqitura lidhur me aktgjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, për të cilën Naim Murseli është dënuar me burgim të përjetshëm.

    Mbrojtja e Murselit, përmes një ankese prej 30 faqesh, ka kërkuar anulimin e aktgjykimit ose shqiptimin e një dënimi më të butë.

    Avokatët pretendojnë se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive, si dhe kanë ngritur pretendime lidhur me mënyrën e marrjes në pyetje të Murselit nga policia.

    Në ankesë, mbrojtja ka kundërshtuar edhe mosmiratimin e disa propozimeve të saj, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.

    Ankesë në Apel ka paraqitur edhe Leotrim Syla, avokati i familjes së të ndjerës Liridona Ademaj, i cili ka kërkuar që me burgim të përjetshëm, krahas Naim Murselit dhe Granit Plavës, të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.

    Burimi: Dukagjini