Blog

  • Interi fiton ndaj Venezias, dy autogola vendosin ndeshjen

    Interi fiton ndaj Venezias, dy autogola vendosin ndeshjen

    Interi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Venezias, në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A, në një ndeshje ku të dy golat erdhën nga autogolat e futbollistëve të skuadrës vendase.

    Pjesa e parë ishte e luftuar, me Venezian që krijoi disa raste të mira shënimi. Në minutën e 27-të, Akor Adams provoi me një goditje të fortë nga distanca, por portieri i Interit reagoi shkëlqyeshëm.

    Dy minuta më vonë, Lion Lauberbach e dërgoi topin në rrjetë pas një topi të kthyer, por goli u anulua pas rishikimit të pamjeve me VAR për pozitë jashtë loje.

    Venezia vazhdoi të kërkonte golin dhe në minutën e 37-të, Lauberbach ishte shumë pranë shënimit, por goditja e tij u ndal nga portieri dhe traversa. Pavarësisht rasteve të krijuara, pjesa e parë përfundoi pa gola.

    Në pjesën e dytë, Interi bëri disa ndryshime në formacion, ndërsa Venezia vazhdoi të rrezikonte. Gianluca Busio humbi një rast të mirë në minutën e 67-të, kur goditja e tij përfundoi pak mbi traversë.

    Fati i ndeshjes u vendos në minutat e fundit. Në minutën e 79-të, Matias Moreno devijoi aksidentalisht topin në portën e tij, duke i dhënë epërsinë Interit.

    Vetëm tri minuta më vonë, Akor Adams shënoi një tjetër autogol, duke e dërguar topin në rrjetën e skuadrës së tij dhe duke vulosur fitoren 2-0 të Interit.

    Me këtë fitore, në kuadër të xhiros së nëntë, Interi ngjitet në kuotën e 25 pikëve dhe kryeson tabelën e Serie A së bashku me Lazion, që gjithashtu ka grumbulluar 25 pikë. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Rudina Dembacay of Big Brother’s Opinionist V IP Kosova

    Albanian actress and moderator Rudina Dembacaj will be one of the opinionists of the new Big Brother edition V IP Kosova.

    The news has been made known through a post on the official page of this format, where Dembacaj has been presented as part of the opinionist panel.

    It is expected to share its comments and positions regarding events and dynamics within the most famous house in Kosovo.

    New Big Brother Edition V IP Kosova starts Friday.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rudina Dembacaj opinioniste e Big Brother VIP Kosova

    Rudina Dembacaj opinioniste e Big Brother VIP Kosova

    Rudina Dembacaj opinioniste e Big Brother VIP Kosova

    Aktorja dhe moderatorja shqiptare, Rudina Dembacaj, do të jetë njëra nga opinionistet e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të këtij formati, ku Dembacaj është prezantuar si pjesë e panelit të opinionistëve.

    Ajo pritet të ndajë komentet dhe qëndrimet e saj lidhur me ngjarjet dhe dinamikat brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova nis të premten.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Apartments in Vushtrri: Campaign, renovation left in half ( VIDEOS)

    RThe innovation that was said to be only good did not bring.

    Arben Krasniqi from Vushtrria saw the argument even more investment that the municipality aimed to carry on to the White Banks, where through a contract, their re-partation was provided.

    The work that was launched a year ago but still half past, since it has stopped for months now, this citizen is not satisfied.

    Although the masters ‘ hands changed, the situation did not take a positive turn.

    Fear of the four-member family is increasing as the weather changes.

    To this end, the municipalities before the elections planned about 2m euros, after which the opposition claim that two cents together cannot do, as they have repeatedly claimed there is a lack of means.

    The same answer was stated by contract manager Nexhat Merovci himself.

    This Clan told him that it is because of this that they have been forced to stop the work of residences from staying this state temporarily.

    Merovci promised they are expected to continue, since the contract is still active.

  • Banesat në Vushtrri: Kryhet fushata, rinovimi lihet në gjysmë (VIDEO)

    Banesat në Vushtrri: Kryhet fushata, rinovimi lihet në gjysmë (VIDEO)

    Banesat në Vushtrri: Kryhet fushata, rinovimi lihet në gjysmë (VIDEO)

    Renovimi që u tha se po bëhet veç të mira nuk i solli.

    Arben Krasniqi nga Vushtrria ua pa sherrin edhe më shumë investimeve që Komuna synoi t’i kryejë tek “Banesat e bardha”, ku përmes një kontrate parashihej ripartimi i tyre në tërësi.

    Me punën që u nis para një viti, por që ende është gjysmake, meqë tash e disa muaj është ndalur, ky qytetar nuk është hiq i kënaqur.

    Ndonëse, duart e mjeshtërve u ndërruan, prapë situata nuk mori kahe pozitive.

    Frika familjes 4 antarëshe po u rritet edhe më shumë tash kur ndërrohet moti.

    Anise për këtë komunarët para zgjedhjeve planifikuan rreth 2 milionë euro, pas tyre opozitarët pohojnë se dy centë bashkë nuk mund t’i bëjnë, pasi siç pohojnë vazhdimisht iu kanë thënë se ka mungesë të mjeteve.

    Të njejtën përgjigje e pohoi edhe vet menaxheri i kontratës, Nexhat Merovci.

    Ky Klanit i tha se shkak i kësaj janë obliguar të ndalojnë punimet e banesat të mbesin këtë gjendje  përkohesisht.

    Merovci premtoi se ato pritet të vazhdojnë, meqë kontrata është ende aktive.

  • Alarmi në Leposaviq: E-maili nga Serbia evakuon 304 nxënës (VIDEO)

    Alarmi në Leposaviq: E-maili nga Serbia evakuon 304 nxënës (VIDEO)

    Alarmi në Leposaviq: E-maili nga Serbia evakuon 304 nxënës (VIDEO)

    Veç nxënësve, e mjeteve tjera shkollore, në njërën nga klasat e shkollës “Stana Bacanin”, të mërkurën u alarmua se ka edhe diçka tjetër.

    Kjo e fundit, u paralajmërua se do t’ua rrezikonte jetën të pranishmëve sipas një SMS-i që pranoi drejtori i këtij institucioni arsimor në Leshak të Leposaviqit.

    Lajmërimi për eksploziv angazhoi njësitet policore, që evakuuan plot 304 nxënës nga objekti.

    Aktualisht nuk dihet se kush e nisi emailen, por forma e tillë është e njohur për organet e rendit.

    Mësimdhënësit i thanë Klanit pas kamerës, se kjo situatë i ka shqetësuar ata dhe prindërit e nxënësve dhe presin që sa mër parë ky rast të zbardhet.

  • Protesta për Arlindën: Lypet dorëheqje ministrash, burg për tjerët (VIDEO)

    Protesta për Arlindën: Lypet dorëheqje ministrash, burg për tjerët (VIDEO)

    Protesta për Arlindën: Lypet dorëheqje ministrash, burg për tjerët (VIDEO)

    Dhimbja që ua humbi fjalët nuk ua pakoi forcën që të lypin përgjegjësi.

    Familjarët e Arlinda Zekajt që u vra, me fotografinë e saj e të birit, dolën t’i prijnë protestës.

    Këta bashkë edhe me tjerët të mbledhur në kryeqytet, kërkojnë që krejt ata që nuk parandaluan vrasjen e saj të japin llogari.

    Adresë të parë patën Ministrinë e Drejtësisë, ku për të hyrë thyen laurën.

    Poshtë zyrës së saj, ministres Donika Gervalla iu kërkua dorëheqja. Dhe, jo vetëm kësaj.

    Përgjegjësi për këtë rast erdhën të kërkojnë edhe tjerë familjarë, që dhimbjen e jetuan vetë, si këta familjarë të një tjetër gruaje të vrarë, Donjeta Pajazitaj.

    Ndaj tash institucioneve po u kërkohet t’i përvjelin mëngët për punë edhe nga babai i Diana Kastratit, njëashtu e vrarë.

    Krejt këto raste të vrasjes e dhunës, po i bëjnë gratë të ndihen të pasigurta, e krejt këtë situatë të papranueshme.

    Ndaj edhe me aksione simbolike nëpër dyer u shkuan të gjitha institucioneve.

    Pas mesazheve nga Këshilli Prokurorial, ngjyrë gjaku u gjuajt tek objekti i Policisë së Kosovës.

    Revoltë pati tek Këshilli Gjyqësor.

    E krejt në fund kërkesat  u thanë para qeverisë, dyert e së cilës u bënë me duar me ngjyrë gjaku. Këtu tha se një porosi kanë nga viktima.

    U kërkua të merren masa edhe për akterët e përfshirë. E një edhe për ekzekutivin për t’i larguar dy ministra.

    Protestuesit kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë gjatë natës para qeverisë, e organizim do ketë sërish të enjten.

  • Brikena befason me veprimin: “Jam pronë private e Mateos”

    Brikena befason me veprimin: “Jam pronë private e Mateos”

    Brikena befason me veprimin: “Jam pronë private e Mateos”

    Brikena Selmani dhe Mateo Borri, nisën lidhjen e tyre të dashurisë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

    Por edhe pas përfundimit të këtij formati, çifti vazhdon të jetë i komentuar.

    Së fundmi, Brikena ka vendosur t’u përgjigjet të gjithë atyre që dyshojnë nëse është apo jo me Mateon dhe këtë e bëri në një formë të pazakontë.

    Ajo përgjigjen ua dha përmes maicës që kishte veshur “Jam pronë private e Mateo Borrit”.

  • Ultimatumi i Kurtit: Pret raportin deri nesër në orën 18:00 (VIDEO)

    Ultimatumi i Kurtit: Pret raportin deri nesër në orën 18:00 (VIDEO)

    Ultimatumi i Kurtit: Pret raportin deri nesër në orën 18:00 (VIDEO)

    Mbrojtjen e kërkoi edhe me shkresa. Bile, atë nuk e lypi veç në një  institucion.

    Përkundër kësaj, Arlinda Zekajt, organet e sigurisë dyshohet që përkrahje s’i ofruan, andaj edhe u vra me sëpatë në shtëpinë e saj, nga ish-kunati.

    Ky i fundit, Albert Sylaj, u arrestua në Deçan pak para mesanatës, dy ditë pas vrasjes, pasi që ishte në arrati.

    Por, për lëshimin institucional, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon përgjegjësi.

    Madje, Kurti edhe orët që ua dha për hetim të situatës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, e asaj të Drejtësisë, veç po ua numëron.

    Arlinda, dyshohet se u privua nga jeta veç 10 minuta pasi zyrtarët policorë e lanë në shtëpi në fshatin Vitomiricë, ku paraprakisht ishte kanosur nga ish-burri.

    Pikërisht, për kërcënimin që ia bëri asaj, Jeton Sylaj, u dërgua në paraburgim për 30 ditë, më kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës.

  • Bologna e shokon AC Milanin midis “San Siro”

    Bologna e shokon AC Milanin midis “San Siro”

    AC Milani ka pësuar disfatë të madhe në shtëpi nga Bologna, në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A.

    Skuadra italiane edhe pse ishte në epërsi s’arriti t’i bëjë ballë ekipit mysafir, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 2-4.

    Bologna kaloi herët në epërsi falë Samuel Mbanugla, që shënoi në portën e zbrazur pas asistimit të Zorteas (8’).

    Mirëpo, vetëm gjashtë minuta më vonë Alphajdo përfitoi nga një gabim në mbrojtje për të barazuar (14’).

    I njëjti e përmbysi epërsinë duke u gjendur në vendin e duhur pas asistimit të Fikayo Tomorit (27’).

    Sidoqoftë, Bologna në pjesën e dytë shfaqi fytyrë krejtësisht tjetër. Davide Bartesaghi shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin, duke e dërguar brenda rrjetës (60’).

    Ndërsa, ishte Samuel Mbangula që e shokoi Milanin dy minuta më vonë pas asistimit të Juan Mirandas (62’).

    I njëjti e vulosi fitoren pas asistimit të Jens Odgaard (86’).

    Pas kësaj humbje, Milani zë pozitën e pestë me 18 pikë ndërsa Bologna zë pozitën e 11-të me 11 sosh./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore