Ultimatumi i Kurtit: Pret raportin deri nesër në orën 18:00 (VIDEO)

Ultimatumi i Kurtit: Pret raportin deri nesër në orën 18:00 (VIDEO)

Written by

in

Ultimatumi i Kurtit: Pret raportin deri nesër në orën 18:00 (VIDEO)

Mbrojtjen e kërkoi edhe me shkresa. Bile, atë nuk e lypi veç në një  institucion.

Përkundër kësaj, Arlinda Zekajt, organet e sigurisë dyshohet që përkrahje s’i ofruan, andaj edhe u vra me sëpatë në shtëpinë e saj, nga ish-kunati.

Ky i fundit, Albert Sylaj, u arrestua në Deçan pak para mesanatës, dy ditë pas vrasjes, pasi që ishte në arrati.

Por, për lëshimin institucional, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon përgjegjësi.

Madje, Kurti edhe orët që ua dha për hetim të situatës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, e asaj të Drejtësisë, veç po ua numëron.

Arlinda, dyshohet se u privua nga jeta veç 10 minuta pasi zyrtarët policorë e lanë në shtëpi në fshatin Vitomiricë, ku paraprakisht ishte kanosur nga ish-burri.

Pikërisht, për kërcënimin që ia bëri asaj, Jeton Sylaj, u dërgua në paraburgim për 30 ditë, më kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës.