Blog

  • Gjykimi në mungesë ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte, seanca caktohet më 21 dhjetor

    Gjykimi në mungesë ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte, seanca caktohet më 21 dhjetor

    Gjykimi në mungesë ndaj 20 të akuzuarve për krime lufte, seanca caktohet më 21 dhjetor

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve, të akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile.

    Sipas njoftimit të gjykatës, çështja penale lidhet me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 6 gusht 2026.

    Të pandehurit, sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, do të gjykohen në mungesë, pasi kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës, transmeton Klankosova.tv.

    Përmes komunikatës, gjykata u ka bërë thirrje të pandehurve që të paraqiten para organeve të drejtësisë së Kosovës. Po ashtu, u ka kërkuar të gjithë personave që kanë informacione relevante për vendndodhjen e tyre, që t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose te organet e tjera kompetente.

    Seanca e shqyrtimit fillestar është caktuar për 21 dhjetor në orën 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.

    Trupin gjykues do ta kryesojë gjyqtari Leon Përlaska.

  • 200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë

    200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë

    200 pjesëtarë të ushtrisë angazhohen në vendin e aksidentit tragjik në Spanjë

    Rreth 200 pjesëtarë të ushtrisë janë angazhuar në vendin e aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, me qëllim të kërkimit dhe shpëtimit të personave që mund të kenë mbetur të bllokuar në rrënojat e trenit.

    Ministria spanjolle e Emergjencave ka publikuar një përditësim lidhur me operacionin, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetin social X tregojnë pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit duke kontrolluar rrënojat e një vagoni treni.

    Sipas ministrisë, objektivi kryesor i angazhimit të forcave është gjetja dhe nxjerrja sa më e shpejtë e personave të bllokuar, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, ekipet po punojnë për hapjen e rrugëve të qasjes në zonën e aksidentit dhe largimin e elementeve të rënda të infrastrukturës hekurudhore, për të lehtësuar operacionet e shpëtimit.

  • Kafeja shtrëngon fshikëzën e tëmthit, njerëzit me gurë në tëmth mund të përjetojnë dhimbje

    Kafeja shtrëngon fshikëzën e tëmthit, njerëzit me gurë në tëmth mund të përjetojnë dhimbje

    Një filxhan kafe mund të shkaktojë tkurrje të fshikëzës së tëmthit, edhe kur është pa kafeinë, kanë treguar studimet. Tek njerëzit e shëndetshëm, kjo nuk është problem, dhe studime të gjera madje e kanë lidhur kafenë me një rrezik më të ulët të gurëve në tëmth. Kujdes duhet treguar për ata që tashmë kanë gurë.

    Fshikëza e tëmthit ruan tëmthin e prodhuar nga mëlçia dhe e liron atë në zorrë kur është e nevojshme për tretjen e yndyrnave. Sinjali për këtë jepet nga hormoni kolecistokininë, dhe kafeja stimulon sekretimin e saj.

    Kjo u mat nga studiuesit në një studim të vitit 1990 të botuar në American Journal of Clinical Nutrition. Gjashtë pijedashësve të shëndetshëm dhe të rregullt të kafesë iu dhanë secilit nga 165 mililitra kafe të rregullt, kafe pa kafeinë ose tretësirë fiziologjike. Fshikëza e tëmthit u tkurr me një mesatare prej 33 përqind pas kafesë së rregullt, 29 përqind pas kafesë pa kafeinë dhe vetëm 10 përqind pas tretësirës së fiziologjike. Autorët arritën në përfundimin se të dy llojet e kafesë rrisin nivelet e kolecistokininës dhe shkaktojnë tkurrjen e fshikëzës së tëmthit. Pra, nuk është vetëm kafeina përgjegjëse për këtë efekt.

    Kujdes për ata me gurë

    Një punim përmbledhës mbi kafenë dhe tretjen i botuar në vitin 1999 pohon se kjo aftësi astringjente mund të shpjegojë pse pacientët me gurë në tëmth që kanë probleme shpesh e shmangin kafenë.

    Kafeja nuk është e vetmja ose shkaktari më i fortë. Në një studim që krahasoi dhjetë përbërës ushqimorë në subjekte të shëndetshme, zbrazja më e madhe e fshikëzës së tëmthit u shkaktua nga yndyra. Sipas rezultateve të paraqitura në Konferencën Ndërkombëtare të Rezonancës Magnetike ISMRM, emulsioni i yndyrës dhe qumështi gjysmë i skremuar ngushtuan fshikëzën e tëmthit më shumë sesa kafeja dhe çaji.

    Personat që janë diagnostikuar me gurë në tëmth, si dhe ata që ndiejnë dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut pas kafesë, duhet të konsultohen me një mjek për këtë.

    Studime të gjera nuk e lidhin kafenë me gurët në tëmth, por me një rrezik më të ulët. Një studim amerikan i botuar në vitin 1999 në revistën JAMA ndoqi punonjësit meshkuj të kujdesit shëndetësor që nga viti 1986. Ai arriti në përfundimin se kafeja mund të ketë ndihmuar në parandalimin e gurëve në tëmth tek ata, ndërsa kafeja pa kafeinë nuk shoqërohej me një rrezik më të ulët.

    Studiuesit danezë në Kopenhagen analizuan të dhënat e 104,493 personave. Ata që pinin më shumë se gjashtë filxhanë kafe në ditë kishin një rrezik 23 për qind më të ulët për gurë në tëmth me ndërlikime sesa ata që nuk pinin kafe, dhe çdo filxhan shtesë në ditë shoqërohej me një rrezik prej tre për qind më të ulët. Një analizë gjenetike e 114,220 personave mbështeti përfundimin se lidhja ishte shkakësore. Studimi u botua në Journal of Internal Medicine.

    Një studim gjenetik i vitit 2022 në revistën Clinical Gastroenterology and Hepatology, bazuar në të dhëna nga Mbretëria e Bashkuar dhe Finlanda, gjeti rezultate të ngjashme. Ai identifikoi obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe pirjen e duhanit si faktorët kryesorë të rrezikut për gurët në tëmth, ndërsa kafeja shoqërohej me një rrezik më të ulët.

    Sipas këtyre studimeve, kafeja nuk rrit rrezikun e formimit të gurëve, por mund të shkaktojë probleme për ata që tashmë i kanë ato.

  • Klinika e Onkologjisë me pajisje të reja mjekësore falë donacionit të IP Petrol

    Klinika e Onkologjisë me pajisje të reja mjekësore falë donacionit të IP Petrol

    Përmirësimi i kushteve për trajtimin e pacientëve me kancer kërkon jo vetëm angazhim profesional nga stafi shëndetësor, por edhe investime në pajisje që e bëjnë procesin e trajtimit më të sigurt dhe më efikas.

    Në këtë drejtim, IP Petrol dhe AGS Corporation kanë ndarë fonde për Klinikën e Onkologjisë, përmes të cilave janë siguruar pajisje të reja mjekësore, përfshirë infuzomat, detektorin e venave dhe ngrohësin e plazmës.

    Këto pajisje synojnë të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor dhe të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen pacientëve të trajtuar në këtë klinikë.

    Në aktivitetin e organizuar në Klinikën e Onkologjisë morën pjesë përfaqësues të menaxhmentit të lartë të IP Petrol në Kosovë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Jeton Zejnullahu drejtor i QKUK-së, si dhe Nafije Latifi nga organizata “Jeta Vita”, të cilët iu bashkuan kësaj iniciative në mbështetje të pacientëve me kancer.

    Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, tregoi se si lindi ideja për këtë donacion.

    Drejtor i Klinikës së Onkologjisë, Ilir KurtishiFoto: Ridvan Slivova

    “Ideja ishte para tre-katër muajve, kur zonja Nafije tha: ‘Çka keni nevojë, diçka me ju ndihmu?’ dhe tha se e kemi një donacion, po s’po dimë ku me dhuru’. Atëherë thashë se te ne ka nevojë dhe i orientojmë aty ku duhet”, tha Kurtishi.

    Bujar Berisha, drejtor i IP Petrol në Kosovë, theksoi se vendimi për të kontribuar në këtë drejtim u ndikua në nevojat e familjeve të prekura nga sëmundjet e kancerit.

    Bujar Berisha, drejtor i Rrjetit IP Petrol në KosovëFoto: Ridvan Slivova

    Ai tha se qëllimi i IP Petrol, si kompani përgjegjëse ndaj shoqërisë në Kosovë është të jap një kontribut konkret në përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve.

    “Së pari, jemi shumë të lumtur që, pas një pune dhe përkushtimi të gjatë, kjo iniciativë më në fund është realizuar me sukses. Kjo nuk do të ishte e mundur pa angazhimin e bashkëpunëtorëve tanë, të cilët kanë punuar pa ndërprerë për ta bërë këtë projekt realitet. Për këtë, u jemi sinqerisht mirënjohës të gjithëve. Së dyti, kjo iniciativë përfaqëson një vlerë të rëndësishme të filozofisë së kompanisë sonë IP Petrol. Ne besojmë se përgjegjësia e një kompanie shkon përtej aktivitetit të saj të përditshëm ekonomik. Përmes këtij projekti, synojmë të japim kontributin tonë, sado modest, për të lehtësuar trajtimin dhe përkujdesjen ndaj pacientëve të prekur nga kanceri, si dhe për të qenë pranë tyre dhe familjeve të tyre në këtë rrugëtim të vështirë”, ka thënë Berisha.

    Tutje ai tha se kjo nuk do të jetë iniciativa e vetme.

    “Dëshiroj të theksoj gjithashtu se kjo nuk do të jetë një iniciativë e njëhershme. Së bashku me partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë, synojmë ta vazhdojmë këtë angazhim edhe në të ardhmen, duke punuar që kontributi ynë të jetë gjithnjë e më i madh dhe ndikimi ynë sa më domethënës”, tha Berisha.Berisha vlerësoi gjithashtu punën e stafit të Klinikës së Onkologjisë, duke e cilësuar atë si një institucion të veçantë, ku profesionistët shëndetësorë kryejnë punë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, foli edhe për investimet e realizuara në Klinikën e Onkologjisë gjatë periudhës së fundit.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben VitiaFoto: Ridvan Slivova

    Ai bëri të ditur se, në aspektin infrastrukturor, është dyfishuar numri i shtretërve që përdoren për marrjen e terapisë.

    Ndërkaq, përfaqësuesit e përfshirë në këtë aktivitet shprehën gatishmërinë që, edhe në të ardhmen, të vazhdojnë mbështetjen për Klinikën e Onkologjisë, në bazë të nevojave të saj dhe në bashkëpunim me operatorë të tjerë ekonomikë e biznese. /Telegrafi/


    Foto: Ridvan Slivova

  • Musliu-Sashi raises concern over special decision at meeting with NATO Parliamentary Assembly delegation

    Democratic Party of Kosovo MP ( The PDK, Ariana Musliu-Shoshi, has raised concern over the recent decision of The Hague Specialised Chambers on former Kosovo Liberation Army leaders ( KLA).

    At a meeting with the NATO Parliamentary Assembly delegation, it has called on Kosovo allies to show increased attention to the Appeals process and to ensure respect for international standards of justice.

    Through a Facebook post, Musliu-Scheshi has announced that the issue was raised during the meeting with the delegation.

    At the meeting with the NATO Parliamentary Assembly delegation, I raised concern over the recent decision of the Specialised Chambers in The Hague to KLA leaders. Our allies called attention to the Appeals process and full respect for international standards of justice. Justice for the Liberations!

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Musliu-Shoshi ngre shqetësimin për vendimin e Speciales në takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Musliu-Shoshi ngre shqetësimin për vendimin e Speciales në takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësimin lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ajo ka kërkuar nga aleatët e Kosovës që të tregojnë vëmendje të shtuar ndaj procesit të Apelit dhe të sigurohet respektimi i standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.

    Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se këtë çështje e ka ngritur gjatë takimit me delegacionin.

    “Në takimin me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ngrita shqetësimin për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj udhëheqësve të UÇK-së. Nga aleatët tanë kërkova vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Drejtësi për Çlirimtarët!”, ka shkruar ajo.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Seven places in the house where you shouldn’t plant your inner plants

    Seven places in the house where you shouldn’t plant your inner plants

    Inner plants can produce beauty and vitality in any area, but their endurance does not depend solely on regular water and care.

    Also important is their location, as proximity to heat sources, cold air, and a lack of natural light can cause depletion, drying, and falling leaves.

    Even when a plant receives proper care, setting in an inappropriate area can slow down growth and affect its health.

    Seven places in the house where you shouldn’t plant your inner plants Photo: Shutterstock

    Hence, it is important to check whether the place where you wear it meets its needs before changing your irrigation or using additional maintenance products.

    According to plant experts, there are seven places in the home where you should avoid settling them or show special consideration.

    1. Under air – conditioned or heating exits

    Space near air exits and heating systems is not the best choice for most internal plants.

    Warm air can speed up drying the soil and leaves, while cold air can cause stress from temperature changes.

    Gardener Carmen Per warns that direct air currents can damage plants even when the rest of the room offers adequate conditions.

    If this country has good enlightenment, it is not necessary to remove the plant completely from that space.

    Just move it out of the air or change its direction.

    2. Near radiators or chimneys

    Radiators and chimneys produce heat that can be too strong for sensitive plants, especially when they are placed very close.

    Horticulturalist Karen Musgrave, from the Hicks branch in New York, explains that these conditions can dry the soil, causing the edges of the leaves to become brown, dry, and fragile.

    If you notice such changes, check the distance of the plant from the heat source.

    Its moving to a country with a more stable temperature may help prevent further injuries.

    3. Near the open door

    The area near the entrance may look like a suitable location for a decorative plant, but the frequent opening of the door brings immediate changes in temperature and air current.

    This is especially problematic during the cold months, when outside air can be very cold.

    According to Musgras, many interior plants are of tropical origin and do not cope well with severe temperature fluctuations.

    For this reason, it is best to place plants away from the front door, especially if it often opens up or allows for a break in the cold air.

    4. Next to the cold window window

    Windows are an important source of natural light, but during winter they can also become a source of cold. This is especially evident in old buildings with poor isolation.

    temperatures below 13 degrees Fahrenheit [13 ° C] can cause stress on many internal plants, while more sensitive species can cause more serious damage.

    The solution is simple: Remove the plant several inches from the glass, and avoid direct contact with leaves with the cold surface.

    In this way she continues to receive light by being less exposed to the cold.

    5. On the threshold of the bright sun

    Some plants enjoy direct sunlight, while for others it can be harmful. Especially sensitive are plants that need bright but not direct light.

    When the leaves are long exposed to intense sunlight, faint spots or brown may appear that indicate damage.

    During local selection, it is important to consider the needs of each type.

    If the plant does not bear the direct sun, move it further away from the window or settle it into a space where it gets filtered light.

    6. Near kitchen equipment

    The kitchen can offer good conditions for the growth of interior plants, especially if there is sufficient enlightenment. However, their location near the refrigerator, oven, toaster, electric jug, or estuary is not the best choice.

    During their operation, these devices can produce heat and steam, causing frequent changes in conditions near them. Moreover, cooking can cause fats to accumulate on leaves, damaging their appearance and making cleaning difficult.

    So put plants away from heating or steaming devices, and select parts of the kitchen where temperatures and conditions are more stable.

    7. In the bathroom without windows

    Because of high humidity, the bathroom is often considered a suitable place for interior plants. However, moisture is not enough if plants do not have access to light.

    The same is true of the dark corners of other rooms. Some species may adapt to poor lighting, but this does not mean that they can survive for a long time without natural light.

    If your bathroom does not have windows, consider another area of home where the plant can receive sufficient light or use special lighting for plant growth.

    Finally, choosing the right place is just as important as watering and caring daily.

    Keeping plants out of excess heat, cold air currents, and constant darkness can help them grow healthier and maintain their cool appearance for longer. /Telegraphy/

  • Shtatë vendet në shtëpi ku nuk duhet t’i vendosni bimët e brendshme

    Shtatë vendet në shtëpi ku nuk duhet t’i vendosni bimët e brendshme

    Bimët e brendshme mund t’i japin bukuri dhe gjallëri çdo hapësire, por qëndrueshmëria e tyre nuk varet vetëm nga ujitja dhe kujdesi i rregullt.

    Po aq e rëndësishme është edhe vendndodhja e tyre, pasi afërsia me burimet e nxehtësisë, ajri i ftohtë dhe mungesa e dritës natyrale mund të shkaktojnë zverdhjen, tharjen dhe rënien e gjetheve.

    Edhe kur një bimë merr kujdesin e duhur, vendosja në një hapësirë të papërshtatshme mund të ngadalësojë rritjen dhe të ndikojë në shëndetin e saj.

    Seven places in the house where you shouldn’t plant your inner plants Foto: Shutterstock

    Prandaj, para se të ndryshoni mënyrën e ujitjes ose të përdorni produkte shtesë për mirëmbajtje, është e rëndësishme të kontrolloni nëse vendi ku e mbani i plotëson nevojat e saj.

    Sipas specialistëve të bimëve, ekzistojnë shtatë vende në shtëpi ku duhet të shmangni vendosjen e tyre ose të tregoni kujdes të veçantë.

    1. Poshtë daljeve të ajrit të kondicionuar ose ngrohjes

    Hapësirat pranë daljeve të ajrit të kondicionuar dhe sistemeve të ngrohjes nuk janë zgjedhja më e mirë për shumicën e bimëve të brendshme.

    Ajri i ngrohtë mund të përshpejtojë tharjen e dheut dhe të gjetheve, ndërsa ajri i ftohtë mund të shkaktojë stres nga ndryshimet e temperaturës.

    Kopshtarja Carmen Per paralajmëron se rrymat e drejtpërdrejta të ajrit mund t’i dëmtojnë bimët edhe kur pjesa tjetër e dhomës ofron kushte të përshtatshme.

    Nëse ky vend ka ndriçim të mirë, nuk është e domosdoshme ta largoni bimën plotësisht nga ajo hapësirë.

    Mjafton ta zhvendosni larg rrjedhës së drejtpërdrejtë të ajrit ose të ndryshoni drejtimin e saj.

    2. Pranë radiatorit ose oxhakut

    Radiatorët dhe oxhaqet prodhojnë nxehtësi që mund të jetë tepër e fortë për bimët e ndjeshme, veçanërisht kur ato vendosen shumë afër.

    Hortikulturistja Karen Musgrave, nga fidanishteja Hicks në Nju-Jork, shpjegon se këto kushte mund ta thajnë dheun, duke bërë që skajet e gjetheve të marrin ngjyrë kafe, të thahen dhe të bëhen të brishta.

    Nëse vëreni ndryshime të tilla, kontrolloni largësinë e bimës nga burimi i nxehtësisë.

    Zhvendosja e saj në një vend me temperaturë më të qëndrueshme mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme.

    3. Pranë derës së hyrjes që hapet shpesh

    Hapësira pranë hyrjes mund të duket si vend i përshtatshëm për një bimë dekorative, por hapja e shpeshtë e derës sjell ndryshime të menjëhershme të temperaturës dhe rryma ajri.

    Kjo është veçanërisht problematike gjatë muajve të ftohtë, kur ajri i jashtëm mund të jetë shumë i ftohtë.

    Sipas Musgrave, shumë bimë të brendshme janë me origjinë tropikale dhe nuk i përballojnë mirë luhatjet e mëdha të temperaturës.

    Për këtë arsye, është më mirë t’i vendosni bimët larg derës së hyrjes, veçanërisht nëse ajo hapet shpesh ose lejon depërtimin e ajrit të ftohtë.

    4. Ngjitur me xhamin e ftohtë të dritares

    Dritaret janë burim i rëndësishëm i dritës natyrale, por gjatë dimrit mund të bëhen edhe burim i të ftohtit. Kjo vërehet sidomos në ndërtesat e vjetra me izolim të dobët.

    Temperaturat nën rreth 13 gradë Celsius mund të shkaktojnë stres te shumë bimë të brendshme, ndërsa te llojet më të ndjeshme mund të sjellin dëmtime më serioze.

    Zgjidhja është e thjeshtë: largojeni bimën disa centimetra nga xhami dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të gjetheve me sipërfaqen e ftohtë.

    Në këtë mënyrë, ajo vazhdon të marrë dritë, duke u ekspozuar më pak ndaj të ftohtit.

    5. Në pragun e dritares ku bie dielli i fortë

    Disa bimë e pëlqejnë dritën e drejtpërdrejtë të diellit, ndërsa për të tjerat ajo mund të jetë e dëmshme. Veçanërisht të ndjeshme janë bimët që kanë nevojë për dritë të fortë, por jo të drejtpërdrejtë.

    Kur gjethet ekspozohen për një kohë të gjatë ndaj rrezeve intensive të diellit, mund të shfaqen njolla të zbehta ose kafe, të cilat tregojnë dëmtime.

    Gjatë zgjedhjes së vendit, është e rëndësishme të merrni parasysh nevojat e secilit lloj.

    Nëse bima nuk e duron diellin e drejtpërdrejtë, zhvendoseni më larg dritares ose vendoseni në një hapësirë ku merr dritë të filtruar.

    6. Pranë pajisjeve të kuzhinës

    Kuzhina mund të ofrojë kushte të mira për rritjen e bimëve të brendshme, veçanërisht nëse ka ndriçim të mjaftueshëm. Megjithatë, vendosja e tyre pranë frigoriferit, furrës, tosterit, ibrikut elektrik ose enëlarëses nuk është zgjedhja më e mirë.

    Gjatë funksionimit, këto pajisje mund të prodhojnë nxehtësi dhe avull, duke shkaktuar ndryshime të shpeshta të kushteve në afërsi të tyre. Për më tepër, gatimi mund të bëjë që yndyra të grumbullohet në gjethe, duke ua dëmtuar pamjen dhe duke e vështirësuar pastrimin.

    Për këtë arsye, vendosini bimët larg pajisjeve që nxehen ose lëshojnë avull dhe zgjidhni pjesë të kuzhinës ku temperatura dhe kushtet janë më të qëndrueshme.

    7. Në banjë pa dritare

    Për shkak të lagështisë së lartë, banja shpesh konsiderohet vend i përshtatshëm për bimët e brendshme. Megjithatë, lagështia nuk mjafton nëse bimët nuk kanë qasje në dritë.

    E njëjta vlen edhe për këndet e errëta të dhomave të tjera. Disa lloje mund të përshtaten me ndriçim të dobët, por kjo nuk do të thotë se mund të mbijetojnë për një kohë të gjatë pa dritë natyrale.

    Nëse banja juaj nuk ka dritare, merrni parasysh një hapësirë tjetër të shtëpisë ku bima mund të marrë dritë të mjaftueshme ose përdorni ndriçim të posaçëm për rritjen e bimëve.

    Në fund, zgjedhja e vendit të duhur është po aq e rëndësishme sa ujitja dhe kujdesi i përditshëm.

    Duke i mbajtur bimët larg nxehtësisë së tepërt, rrymave të ftohta të ajrit dhe errësirës së vazhdueshme, mund t’i ndihmoni të rriten më shëndetshëm dhe të ruajnë pamjen e tyre të freskët për më gjatë. /Telegrafi/

  • Real Madridi reagon pas tragjedisë me viktima në Spanjë, mesazh emocionues nga klubi

    Real Madridi reagon pas tragjedisë me viktima në Spanjë, mesazh emocionues nga klubi

    Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet për viktima dhe persona të lënduar.

    Klubi mbretëror ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke treguar solidaritet me të gjithë personat e prekur nga kjo tragjedi.

    Përmes një komunikate zyrtare, gjiganti spanjoll ka shprehur dhimbjen dhe tronditjen e thellë për ngjarjen e rëndë që ka goditur vendin.

    “Real Madrid CF dëshiron të shprehë tronditjen e tij më të thellë për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në provincën e Toledos”, thuhet në deklaratën e klubit.

    Real Madridi gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të personave që humbën jetën, ndërsa ka përcjellë mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti për të lënduarit.

    Klubi madrilen ka vlerësuar edhe angazhimin e ekipeve të emergjencës dhe të gjithë personelit të përfshirë në operacionet e shpëtimit, duke shprehur mbështetjen e plotë për punën e tyre në këto momente të vështira.

    Në fund, Real Madridi ka theksuar se bashkëndien dhimbjen me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi, duke u solidarizuar me familjet që po përballen me humbjen e më të dashurve të tyre. /Telegrafi/

  • Kurti expresses condolences to Spanish prime minister after tragic railway accident

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has expressed condolences to Spain’s prime minister, Pedro Sánchez, following the tragic railway accident in Madrid, where dozens have lost their lives.

    Through a reaction on the X platform, Kurti expressed grief at the event, expressing solidarity with the families of victims and the Spanish people.

    He was deeply saddened by the news of the railway accident in Spain, which has claimed dozens of lives. My sincerest condolences are expressed to Prime Minister Pedro Sánchez, the families of the victims and the people of Spain on this tragic day, Kurti wrote.

    According to reports, two high-speed trains have crashed in Spain, causing the break-up of the railway line linking Madrid to the southern region of Andalusia.

    Regional authorities of Castilla- La Mancha has announced that at least 64 people have lost their lives since the accident.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal