Blog

  • Mësuesi rrihet nga një nxënës në një shkollë në Itali, përfundon në spital - mediat sjellin detaje

    Mësuesi rrihet nga një nxënës në një shkollë në Itali, përfundon në spital – mediat sjellin detaje

    Një mësues është rrahur nga një nxënës në një shkollë në Torino, të mërkurën, dhe është dërguar në spital me lëndime të lehta.

    Mësuesi i Institutit “Carlo Grassi”, në kryeqendrën e rajonit të Piemontes, u sulmua nga i mituri, i cili dyshohet se e goditi me shkelma e grushte dhe i hodhi një karrige, shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi.

    Siç bëhet e ditur më tej, ngjarja ndodhi brenda ambienteve të shkollës.

    Një koleg i mësuesit dha alarmin duke telefonuar numrin 112.

    Në vendngjarje mbërritën forcat e Karabinierisë dhe personeli mjekësor i urgjencës.

    Nxënësi, i cili ndjek vitin e dytë të shkollës së mesme, u shoqërua nga Karabinierët në komisariat për t’u marrë në pyetje.

    Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi sulmin.

    Ky sulm është i fundit në një sërë incidentesh të ngjashme në Itali.

    Në muajin mars, një mësuese 57-vjeçare nga Berzo San Fermo, Chiara Mocchi, përfundoi në gjendje kritike në spitalin e Bergamos, pasi u godit me thikë nga një nxënës 13-vjeçar jashtë një shkolle në qytezën fqinje, Trescore Balneario.

    Mësuesja e gjuhëve të huaja u transportua në spital me helikopter.

    Madje, sipas policisë, i mituri e kishte filmuar të gjithë ngjarjen me telefonin e tij celular.

    Më pas, në muajin maj, një djalë 11-vjeçar u përpoq të godiste me thikë një mësues në një shkollë pranë Trapanit, në Siçili, por u ndalua nga vetë mësuesi para se të arrinte ta godiste.

    Më pas, muajin e kaluar, në një shkollë të ciklit të mesëm në lagjen Centocelle të Romës, një nxënës spërkati me sprej djegës fytyrën e një mësueseje dhe më pas e goditi atë me thikë.

    Viktima, Isabella Marsilio, 66 vjeçe, mësuese e letërsisë italiane – e cila po fillonte vitin e saj të fundit para daljes në pension – u godit me thikë nga njëri prej nxënësve të saj 13-vjeçarë.

    Ajo mori ndihmë nga shërbimet e urgjencës; gjendja e saj nuk paraqiste rrezik për jetën, ndonëse ajo ishte në gjendje shoku.

    Sulmuesi, një djalë 13-vjeçar, po përpiqej ta transmetonte sulmin drejtpërdrejt (live) nga telefoni i tij përmes aplikacionit Telegram.

    Një nxënës tjetër e ndaloi sulmin. /Telegrafi/

  • Anger following Arlinda Zekaj’s assassination today protested in Pristina, resignations and dismissals sought

    The assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica of Peja has prompted sharp reactions to Kosovo institutions, while for today a protest in Pristina is expected to be called for responsibility for the way the victim’s warnings were addressed for the impending danger.

    The protest, organised by the Religious Thought and Action Council, has been warned to begin at 4: 00 p.m., in Zahir Pajaziti Square, the signal newspaper reports.

    From this square has been warned marching towards the Ministry of Justice, Prosecutorial Council, Judiciary Council, Police and the Government of Kosovo.

    The main message of the protest is: Kill women treated as national emergency.

    Organisers have also warned a 24-hour ultimatum of responsible institutions.

    Government and Prosecutor’s Downloads Required

    In social networks, following the 49-year-old assassination, requirements have been stepped up for the resignation of Justice Minister Donika Grovalla, and Interior Affairs Minister Jelal Svecla.

    Criticals against Gervailla have intensified, especially after her statement that the victim had not turned to the Government for protection.

    In addition to demands for resignation in Government, numerous citizens have also sought responsibility within the prosecutorial system.

    Among the officials against whom the criticism has been directed are mentioned prosecutor Suada Hamza and Peja chief prosecutor Joy Vucetaj.

    The demands for their dismissal are related to claims that institutions had not responded properly to warnings of the danger posed to Arlinda.

    However, the official’s individual eventual responsibility remains an issue requiring verification and assessment by competent organs.

    Arlinda’s shocking warning three days before the assassination

    Arlinda Zekiaj was killed on October 25th, 2026, in the village of Vitomirica in Pec.

    Her brother – in – law murder was suspected of being arrested in Decani on October 27, after police investigation.

    The case has caused great anger, especially after publishing warnings that the victim had made before he was killed.

    On October 22nd, just three days before the assassination, Arlinda had addressed justice institutions, expressing concern for her security.

    I wish the day would not come when you and responsible institutions would be forced to render an account only after my life is taken away.It was her warning.

    Those words are widely distributed on social networks, prompting questions about the actions that institutions took following its defence requirements.

    Arlinda was not wrong. State abandoned her.

    One of the messages that has dominated civic reactions after the murder is:

    Arlinda was not wrong. COUNTRY BRECTIS.

    This message reflects the anger of citizens who seek answers why a woman who had warned about her life could not be protected.

    Protest organisers have announced that politicians are not welcome at the gathering, while protests have been warned during the following days.

    Today’s protest is expected to focus on the request for justice for Arlinda, institutional accountability and concrete measures for protecting women from violence.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zemërim pas vrasjes së Arlinda Zekajt – sot protestohet në Prishtinë, kërkohen dorëheqje dhe shkarkime

    Zemërim pas vrasjes së Arlinda Zekajt – sot protestohet në Prishtinë, kërkohen dorëheqje dhe shkarkime

    Zemërim pas vrasjes së Arlinda Zekajt – sot protestohet në Prishtinë, kërkohen dorëheqje dhe shkarkime

    Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime të ashpra ndaj institucioneve të Kosovës, ndërsa për sot është paralajmëruar një protestë në Prishtinë, ku pritet të kërkohet përgjegjësi për mënyrën se si janë trajtuar paralajmërimet e viktimës për rrezikun që i kanosej.

    Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, është paralajmëruar të nisë në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Gazeta Sinjali.

    Nga ky shesh është paralajmëruar marshim drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.

    Mesazhi kryesor i protestës është: “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

    Organizatorët kanë paralajmëruar edhe një ultimatum 24-orësh për institucionet përgjegjëse.

    Kërkohen dorëheqje në Qeveri dhe shkarkime në prokurori

    Në rrjetet sociale, pas vrasjes së 49-vjeçares, janë shtuar kërkesat për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Kritikat ndaj Gërvallës janë intensifikuar veçanërisht pas deklaratës së saj se viktima nuk i ishte drejtuar Qeverisë për mbrojtje.

    Krahas kërkesave për dorëheqje në Qeveri, qytetarë të shumtë kanë kërkuar edhe përgjegjësi brenda sistemit prokurorial.

    Në mesin e zyrtarëve ndaj të cilëve janë drejtuar kritika përmenden prokurorja Suada Hamza dhe kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj.

    Kërkesat për shkarkimin e tyre lidhen me pretendimet se institucionet nuk kishin reaguar në mënyrë të duhur ndaj paralajmërimeve për rrezikun që i kanosej Arlindës.

    Megjithatë, përgjegjësia eventuale individuale e zyrtarëve mbetet çështje që kërkon verifikim dhe vlerësim nga organet kompetente.

    Paralajmërimi tronditës i Arlindës, tri ditë para vrasjes

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    Për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan, pas kërkimeve policore.

    Rasti ka shkaktuar zemërim të madh, veçanërisht pas publikimit të paralajmërimeve që viktima kishte bërë para se të vritej.

    Më 22 tetor, vetëm tri ditë para vrasjes, Arlinda u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.

    “Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ishte paralajmërimi i saj.

    Këto fjalë janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur pyetje për veprimet që institucionet ndërmorën pas kërkesave të saj për mbrojtje.

    “Arlinda nuk e kishte gabuar adresën, shteti e braktisi”

    Një nga mesazhet që ka dominuar reagimet qytetare pas vrasjes është:

    “Arlinda nuk e kishte gabuar adresën. SHTETI E BRAKTISI.”

    Ky mesazh pasqyron zemërimin e qytetarëve që kërkojnë përgjigje se përse një grua që kishte paralajmëruar rrezikun për jetën e saj nuk arriti të mbrohej.

    Organizatorët e protestës kanë bërë të ditur se politikanët nuk janë të mirëpritur në tubim, ndërsa janë paralajmëruar protesta edhe gjatë ditëve në vijim.

    Protesta e sotme pritet të përqendrohet te kërkesa për drejtësi për Arlindën, llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave nga dhuna.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mickoski: I expect good neighbourly relations with Serbia to continue even after changes in Belgrade

    Prime Minister Hristian Micoski expects good neighbourly relations with Serbia to continue following Aleksandar Vuciqi’s defeat of SNS, the party that was previously in power.

    Mickoski told Lokalnoı that he was among the first to congratulate Ilija Srdanovich, leader of the winning List of Students win.

    I expect our good neighbourly relations to continue, I expect that as good neighbours we will work to boost our economy, in both countries. We’ve already talked to the top of the list, Srdanovic, where I wished him for his election victory. As good neighbors, I was among the first to congratulate him, Micoski said.

    Mickoski before reporters also said he learned from the campaign of an opposition party that attacks and insults him constantly.
    I’m used to the insults, attacks and constructions I hear about me coming from that opposition party’s speaker. They would like me to go down to that level and respond the same way, of course that won’t happen, the prime minister said.

    He added that their aim is to realise projects from the government programme, such as today’s one for promoting the MMA app, which needs to be further developed in a digital portfolio. /Telegraphy/

  • Mickoski: Pres që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë të vazhdojnë edhe pas ndryshimeve në Beograd

    Mickoski: Pres që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë të vazhdojnë edhe pas ndryshimeve në Beograd

    Kryeministri Hristijan Micoski pret që marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë të vazhdojnë pas humbjes së SNS-së së Aleksandar Vuçiqit, partisë që më parë ishte në pushtet.

    Mickoski për “Lokalno” tha se ishte ndër të parët që e uroi Ilija Srdanoviqin, kreun e partisë fituese “Lista e Studentëve – Studentët fitojnë”.

    “Pres që marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mirë të vazhdojnë, pres që si fqinjë të mirë të punojmë për të rritur ekonominë tonë, në të dy vendet. Tashmë kemi folur me kreun e listës, Srdanoviq, ku e urova për fitoren e tij zgjedhore. Si fqinjë të mirë, isha ndër të parët që e urova”, tha Micoski.

    Mickoski para gazetarëve gjithashtu tha se mësuar me fushatën e një partie opozitare, e cila e sulmon dhe e fyen vazhdimisht.
    “Jam mësuar me fyerjet, sulmet dhe konstruksionet që dëgjoj për mua që vijnë nga foltorja e partisë së asaj partie opozitare. Ata do të donin që unë të zbrisja në atë nivel dhe të përgjigjesha në të njëjtën mënyrë, sigurisht që kjo nuk do të ndodhë”, tha Kryeministri.

    Ai shtoi se qëllimi i tyre është të realizojnë projektet nga programi qeveritar, siç është ai i sotmi për promovimin e aplikacionit “M.uslugi”, i cili duhet të zhvillohet më tej në një portofol digjital./Telegrafi/

  • Lionel Messi vendosi një rekord të pabesueshëm në historinë e Topit të Artë

    Lionel Messi vendosi një rekord të pabesueshëm në historinë e Topit të Artë

    Lionel Messi përfundoi përsëri në pesë të parët për Topin e Artë dhe vendosi një rekord të pabesueshëm në historinë e këtij çmimi prestigjioz individual.

    Ylli argjentinas, fituesi më i suksesshëm në historinë e Topit të Artë, nuk ishte fizikisht i pranishëm në galanë e madhe në Londër të hënën mbrëma.

    Megjithatë, emri dhe trashëgimia e tij e bënë “London Palladium” të gumëzhinte në më shumë se një rast.

    Në ceremoninë e këtij viti, ylli argjentinas ishte përsëri një figurë kyçe në ndarjen e çmimeve, duke u renditur i pesti në votimin përfundimtar.

    Në moshën 39-vjeçare dhe me një nivel qëndrueshmërie që kufizohet me mbinatyroren, gjeniu nga Rosario shijoi një sezon të pazakontë për një futbollist të moshës së tij, duke marrë edhe një herë miratimin e jurisë.

    Ky përfundim në vendin e pestë në votimin përfundimtar thjesht konfirmon një nivel qëndrueshmërie të paparë në historinë e futbollit.

    Gjatë karrierës së tij, Messi është nominuar për 17 herë Topin e Artë dhe është bërë lojtari i dytë më i nominuar, pas Cristiano Ronaldos (18).

    Nga këto 17 nominime, ai ka arritur të përfundojë në pesë më të mirët në botë në 16 raste, duke munguar në atë grup elitar vetëm në debutimin e tij në vitin 2006.

    Renditja e Messit për Topin e Artë:

    2006: Vendi i 20-të

    2007: Vendi i 3-të

    2008: Vendi i dytë

    2009: Vendi i parë

    2010: Vendi i parë

    2011: Vendi i parë

    2012: Vendi i parë

    2013: Vendi i dytë

    2014: Vendi i dytë

    2015: Vendi i parë

    2016: Vendi i dytë

    2017: Vendi i dytë

    2018: Vendi i 5-të

    2019: Vendi i parë

    2021: Vendi i parë

    2023: Vendi i parë

    2026: Vendi i 5-të

    Çelësat e sezonit 2025–26 për të gjithë

    Pikërisht kur bota mendoi se koha e tij në krye kishte mbaruar, Messi nisi të vërtetonte të kundërtën me një sezon me statistika dhe arritje pothuajse mitike.

    Gjatë vitit të kaluar, ylli i lindur në Rosario ka ndryshuar përgjithmonë historinë e një klubi në Shtetet e Bashkuara dhe edhe një herë e ka lënë të gjithë planetin në vend, ndërsa mbante veshur fanellën e Albiceleste.

    Momentet kryesore të përfundimit të tij në vendin e pestë të “Topit të Artë”

    Një performancë historike në Kupën e Botës: Ai e udhëhoqi ekipin kombëtar të Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 me një nivel dominimi absolut. Ai shënoi 8 gola dhe dha 4 asistime në turne, duke e mbajtur ekipin mbi supet e tij dhe duke dëshmuar se gjenialiteti i tij garues mbetet i paprekur.

    Mbreti i MLS-së: Ai e transformoi plotësisht Inter Miamin dhe e udhëhoqi ekipin nga Florida drejt fitores së tyre të parë në Kupën MLS. Një moment vendimtar për futbollin e Amerikës së Veriut.

    Shifra fantastiko-shkencore: Pavarësisht statusit të tij si veteran, Messi e mbylli sezonin me statistika që i tejkalojnë ato të shumicës së sulmuesve në kulmin e karrierës së tyre. Ai ishte i përfshirë drejtpërdrejt në 75 gola gjatë gjithë sezonit.

    Statistikat e Lionel Messit për sezonin 2025–26:

    49 ndeshje të luajtura

    45 gola

    30 asistime

    4 kartonë të verdhë

    0 kartonë të kuq

    1 trofe

    Një betejë e fituar kundër kohës

    Performanca e Lionel Messit në “Topin e Artë” të vitit 2026 përfaqëson një moment mbresëlënës në jetëgjatësinë e futbollit modern.

    Sapo mbushi 39 vjeç, argjentinasi është renditur përsëri në pesëshen më të mirë për çmimin më prestigjioz të futbollit botëror.

    Një legjendë e gjallë. /Telegrafi/

  • Caktohet seanca fillestare në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte në Kosovë

    Caktohet seanca fillestare në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte në Kosovë

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve, të cilët akuzohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

    Sipas njoftimit të gjykatës, çështja penale me numër PS.nr.46/2026 ka të bëjë me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me numër PPS.nr.25/2025, të datës 6 gusht 2026.

    Të pandehurit janë Milovan Kovačevič, Radomir Čolić, Miloš Đošan, Predrag Ristić, Srđan Kristič, Ljubiša Obradovič, Živko Sarič, Spaso Sarić, Lazar Drašković, Zvonko Rištić, Darko Gligorijevič, Čedomir Božović, Vladimir Božović, Robert Dobruna, Radomir Raković, Ljubiša Raković, Miloš Ščepanović, Milan Radoičić, Svetislav Gligorijevič dhe Tomica Avramović.

    Më poshtë e keni njoftimin e plotë:

    Caktohet seanca e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile

    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka bwrw tw ditur se wshtw caktuar njofton opinionin publik dhe të gjitha mediat se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.46/2026, e cila ka për objekt shqyrtimi aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës – PPS.

    nr.25/2025 e datës 06.08.2026, kundër të pandehurve MILOVAN KOVAČEVIČ, RADOMIR

    ČOLIĆ, MILOŠ ĐOŠAN, PREDRAG RISTIĆ, SRĐAN KRISTIČ, LJUBISŠA OBRADOVIČ,

    ŽIVKO SARIČ, SPASO SARIĆ, LAZAR DRAŠKOVIĆ, ZVONKO RIŠTIĆ, DARKO

    GLIGORIJEVIČ, ČEDOMIR BOŽOVIĆ, VLADIMIR BOŽOVIĆ, ROBERT DOBRUNA,

    RADOMIR RAKOVIĆ, LJUBIŠA RAKOVIĆ,MILOŠ ŠČEPANOVIĆ, MILAN RADOIČIĆ,

    SVETISLAV GLIGORIJEVIČ, TOMICA AVRAMOVIĆ, për shkak të veprës penale Krimet e

    Luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish Republikës

    Socialiste Federative të Jugosllavisë.

    Sipas propozimit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjykimi në këtë çështje do të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, për shkak se te njëjtit kanë qenë te pa arritshëm deri në momentin e ngritjes se aktakuzës.

    Për këtë arsye, përmes kësaj komunikate ju bëhet thirrje të pandehurve MILOVAN KOVAČEVIČ, RADOMIR ČOLIĆ, MILOŠ ĐOŠAN, PREDRAG RISTIĆ, SRĐAN KRISTIČ, LJUBISŠA OBRADOVIČ, ŽIVKO SARIČ, SPASO SARIĆ, LAZAR DRAŠKOVIĆ, ZVONKO RIŠTIĆ, DARKO GLIGORIJEVIČ, ČEDOMIR BOŽOVIĆ, VLADIMIR BOŽOVIĆ, ROBERT DOBRUNA, RADOMIR RAKOVIĆ, LJUBIŠA RAKOVIĆ,MILOŠ ŠČEPANOVIĆ, MILAN RADOIČIĆ, SVETISLAV GLIGORIJEVIČ, TOMICA AVRAMOVIĆ, që të paraqiten dhe të dorëzohen para organeve të ndjekjes së Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.

    Njoftohen te pandehurit dhe gjithë opinioni publik se seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore ne Prishtinë, Pallati i drejtësisë Hajvali, Objekti D , Kati I, gjykatorja nr. 27, me datë 21.12.2026 nga ora 09:30, nga kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska.

    Gjykata Themelore në Prishtinë do të vazhdojë të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë çështje penale. /Telegrafi/

  • Trial in absentia against 20 war crimes indictees, session scheduled on 21 December

    GThe Founding Jykat in Pristina has scheduled the session of initial review in absentia against 20 defendants charged with criminal acts of war crimes against the civilian population.

    According to the court’s announcement, the criminal case relates to the indictment filed by the Special Prosecutor of the Republic of Kosovo on August 6th 2026.

    The defendants, according to the Special Prosecutor’s Proposal, will be tried in absentia, as they have been unattainable until the moment of the indictment’s establishment, broadcast Klankosova.tv.

    Through the communiqué, the court has called on defendants to appear before Kosovo’s justice bodies. He has also asked all persons with relevant information on their whereabouts to report them to the Kosovo Police or other competent bodies.

    The initial review hearing is scheduled for 21 December at 09:30, at the Constitutional Court in Pristina, broadcasts Clankosova.tv.

    Judge Leon Perlasca will head the court.

  • Kurti at the midterm conference: Today they function freely in Kosovo, Albania

    KPrime Minister Albin Kurti has participated in the International Scientific Conference of the Albanians ʹdresive stories of the contribution, organised by the Institute for Islamic Studies and Research, within the framework of the Islamic Community of Kosovo.

    At the beginning of his speech, Kurti expressed condolences to those present for the separation of life from Bahri Efendi Simnica, professor at the Middle Medresaudinão in Pristina, former director of the institution, and former editor-in-chief of the magazine Islame dusturia.

    During the conference, the prime minister stressed the importance of knowledge, scientific research and research on the development and progress of a society.

    Speaking of the history of Albanian men and medres during the XX century, Kurti said efforts, sacrifices and resistance over decades followed the fall of the communist regime in Albania and the liberation of Kosovo from Serbia, as well as the establishment of the state of Kosovo.

    He stressed that today medres in Kosovo and Albania function freely, such as religious schools, but also as educational and scientific institutions within the education systems of the two countries.

  • Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

    Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

    Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

    Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut”, të organizuar nga Instituti për Studime dhe Hulumtime Islame, në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Në fillim të fjalës së tij, Kurti u shprehu ngushëllime të pranishmëve për ndarjen nga jeta të Bahri Efendi Simnicës, profesor në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, ish-drejtor i këtij institucioni dhe ish-kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”.

    Gjatë konferencës, kryeministri theksoi rëndësinë e dijes, kërkimit shkencor dhe studimit për zhvillimin dhe përparimin e një shoqërie.

    Duke folur për historikun e mejtepeve dhe medreseve shqiptare gjatë shekullit XX, Kurti tha se përpjekjet, sakrificat dhe rezistenca ndër dekada u pasuan me rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe me krijimin e shtetit të Kosovës.

    Ai theksoi se sot medresetë në Kosovë dhe Shqipëri funksionojnë lirshëm, si shkolla fetare, por edhe si institucione edukative dhe shkencore brenda sistemeve arsimore të të dy vendeve.