Blog

  • PLD: Ashtu si në kohën e Gruevskit, administrata publike po shndërrohet në pre të partisë

    PLD: Ashtu si në kohën e Gruevskit, administrata publike po shndërrohet në pre të partisë

    Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Liberale Demokratike (PLD), Dejanço Cvetanovski, beson se është jashtëzakonisht e papranueshme që Qeveria të hapë rrugën për një rritje të re të administratës, ndërsa qytetarët mezi mbijetojnë muajin, duke numëruar denarë për ushqim dhe fatura dhe duke menduar se si t’i ushqejnë familjet e tyre.

    “Në vend që të investojë në digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe institucione më efikase, qeveria rrezikon të krijojë një sistem edhe më të shtrenjtë që përsëri do të paguhet nga qytetarët. Populli po shtrëngon rripat, dhe qeveria po shtrëngon radhët e makinerisë partiake! A është ky vizioni i tyre për një Maqedoni moderne? Kosto më të larta, më shumë burokraci dhe institucione në të cilat interesat partiake do të jenë më të rëndësishme se ekspertiza dhe kualifikimet?”.

    Kjo të kujton në mënyrë të rrezikshme epokën e Gruevskit, kur administrata publike u shndërrua në pre të partive dhe qytetarët paguanin çmimin e llogaritjeve politike. Nuk duhet të lejojmë që shteti të shndërrohet përsëri në një shërbim për partitë në pushtet.
    Çdo person që punon ndershëm meriton siguri, dinjitet dhe mbrojtje të përshtatshme. Megjithatë, kjo nuk duhet të jetë justifikim për anashkalimin e kritereve, neglizhimin e kualifikimeve dhe krijimin e një barre shtesë mbi financat publike. Nevojiten procedura transparente, administratë profesionale dhe mundësi të barabarta për të gjithë, jo zgjidhje që ngrenë dyshime për punësimin partiak”, thekson Cvetanovski.

    Sipas tij, kur e gjithë kjo po ndodh në një kohë presionesh serioze ekonomike mbi buxhetin familjar, lind pyetja në mënyrë të pashmangshme: a po i zgjidh Qeveria problemet e qytetarëve apo po përgatit infrastrukturën e saj partiake për zgjedhjet e ardhshme?./Telegrafi/

  • Gjermania dhe Zvicra ndajnë 2.1 milionë euro për pesë projekte të arsimit profesional në Kosovë

    Gjermania dhe Zvicra ndajnë 2.1 milionë euro për pesë projekte të arsimit profesional në Kosovë

    Pesë projekte të arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë janë përzgjedhur për financim nga Fondi Rajonal i Sfidave (RCF), me rreth 2.1 milionë euro të zotuara për përmirësimin e kushteve të trajnimit dhe zhvillimin e aftësive profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës.

    Investimi synon përmirësimin e ambienteve të trajnimit, pajisjen me mjete moderne dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit profesional dhe bizneseve lokale.

    Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook që e ka hedhur faqja e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

    Ambasadori Rainer Rudolph theksoi rëndësinë e arsimit dhe aftësimit profesional për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, duke nënvizuar se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të trajnimit dhe kompanive është thelbësor për të ngushtuar hendekun ndërmjet aftësive që ofron sistemi arsimor dhe kërkesave reale të tregut të punës.

    Përmes mbështetjes së Fondit Rajonal të Sfidave, konsorciumet përfituese do të mundësojnë trajnimin e profesionistëve të rinj në sektorë me potencial të lartë zhvillimi, përfshirë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK), sigurinë kibernetike, përpunimin e ushqimit dhe menaxhimin e sportit.

    Këto investime synojnë t’u ofrojnë të rinjve aftësi të kërkuara nga punëdhënësit, duke rritur mundësitë e tyre për punësim dhe për të siguruar vende pune me paga më të mira në Kosovë.

    Mbështetja për pesë projektet vlerësohet si një hap drejt forcimit të arsimit profesional dhe rritjes së konkurrueshmërisë së ekonomisë së vendit.

    Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë konsiderohet thelbësor për zhvillimin e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe krijimin e perspektivave të reja të karrierës për të rinjtë në Kosovë./Telegrafi/

  • Forbes publikon 10 sportistët me fitimet më të mëdha në histori

    Forbes publikon 10 sportistët me fitimet më të mëdha në histori

    Cristiano Ronaldo është sportisti me të ardhurat më të larta në historinë e sportit, sipas revistës prestigjioze Forbes.

    Ylli portugez, 41-vjeçar, këtë vit u bë sportisti i parë aktiv që kaloi shifrën prej dy miliardë dollarësh të ardhura totale gjatë karrierës profesionale, ekuivalente me rreth 1.87 miliardë euro. Të ardhurat e tij pritet të rriten edhe më shumë deri në fund të sezonit.

    Në krye të listës historike të Forbes gjenden edhe legjenda të sportit si Tiger Woods, Lionel Messi dhe LeBron James.

    telegrafi.com

    Përllogaritja përfshin pagat, shpërblimet financiare, kontratat e sponsorizimit dhe të ardhurat e tjera nga aktivitetet e biznesit gjatë karrierës profesionale.

    Shumat e publikuara janë bruto, pra para zbritjes së taksave dhe komisioneve të agjentëve./Telegrafi/


  • Vuçiqi po përgatitej për grusht shteti pas humbjes në zgjedhje, gjithçka ndryshoi në orën 21:30

    Vuçiqi po përgatitej për grusht shteti pas humbjes në zgjedhje, gjithçka ndryshoi në orën 21:30

    Aleksandar Vuçiq ishte i gatshëm të përdorte forcën për të qëndruar në pushtet pas humbjes në zgjedhje, por hoqi dorë nga ky plan pas disa telefonatave, pretendojnë për gazetën britanike The Times ish-komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë dhe disa politikanë. Zyra e Vuçiqit thotë se policia ishte dislokuar për shkak të kërcënimeve nga protestuesit.

    Sipas tyre, Vuçiqi, pas 12 vjetësh në krye të Serbisë, ishte i vendosur të mos e dorëzonte pushtetin. Megjithatë, ai ndryshoi qëndrim kur u bë e qartë se Lista Studentore kishte marrë rreth 500 mijë vota më shumë në zgjedhjet parlamentare të së dielës dhe pasi kishte pranuar telefonata me paralajmërime që të mos i kundërshtonte rezultatet.

    “Dërgoi 4.000 policë dhe 3.000 njerëz të dhunshëm në qendër të Beogradit të dielën për ta mbrojtur regjimin. Jam 100 për qind i sigurt se kishte planifikuar të refuzonte njohjen e rezultateve”, deklaroi për The Times Spasoje Vuleviq, ish-komandant i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë.

    Sandro Gozi, deputet i Parlamentit Evropian dhe kryetar i Partisë Demokratike Evropiane, tha se gjatë ditës së zgjedhjeve kishin mbërritur informacione shqetësuese.

    “Të dielën morëm informacione alarmante nga burime diplomatike se Vuçiqi ishte i gatshëm të luftonte dhe të kryente grusht shteti”, deklaroi Gozi.

    Edhe Radomir Saiçiq, një nga kandidatët kryesorë të Listës Studentore, për të cilin The Times shkruan se mund të marrë një post të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme, pretendon se Vuçiqi kishte planifikuar përdorimin e forcës, por ndryshoi mendje në momentin e fundit.

    “Ata kishin një plan për ta anuluar vullnetin e qytetarëve me forcë brutale, nëse rezultati do të ishte i ngushtë. Por kam informacione se ai mori shumë telefonata nga policia dhe qarqe të tjera, të cilat e shtynë të ndryshonte mendje. E bindën se zbatimi i këtij plani do të përfundonte shumë keq për të”, tha Saiçiq.

    Ai pretendoi gjithashtu se një ish-polic, i cili i kishte paralajmëruar kolegët të mos i rrihnin dhe të mos qëllonin protestuesit, kishte marrë një kërcënim anonim: “Plumbi i parë është për ty”.

    Burra të veshur me të zeza në Parkun e Pionierëve

    Sipas The Times, ndërsa qytetarët po votonin në numër rekord të dielën, burra të veshur me të zeza po lëviznin drejt Parkut të Pionierëve në Beograd, ku prej muajsh ndodhej një kamp me tenda i ngritur nga mbështetësit e Vuçiqit.

    “Ata i dërgonin në grupe të vogla, nga 20 deri në 30 persona”, tha Vuleviq.

    Pozicionet i zunë edhe pjesëtarët e xhandarmërisë, disa rrugë u mbyllën për qarkullim, ndërsa ndriçimi publik u fik.

    Rade Gjurçiq, jurist i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë, beson se autoritetet kishin përgatitur një skenar për kundërshtimin e rezultateve zgjedhore.

    “Të dielën në mëngjes, Vuçiqi ndihej i paprekshëm. Dyshoj se kishin planifikuar të thirreshin në parregullsitë gjatë votimit dhe të kërkonin përsëritjen e zgjedhjeve, gjë që do të shkaktonte protesta”, tha Gjurçiq.

    Sipas tij, pushteti më pas do të nxiste dhunën dhe do ta përdorte atë si arsyetim për anulimin e zgjedhjeve.

    Sipas raportimit të The Times, në orën 21:30, një orë e gjysmë pas mbylljes së vendvotimeve, Vuçiqi hoqi dorë nga kundërshtimi i rezultateve, ndërsa grupet e burrave të mbledhur në qendër të Beogradit u shpërndanë.

    Në Beograd u përhapën edhe thashetheme të pakonfirmuara se kryeministri hungarez, Viktor Orban, e kishte bindur Vuçiqin të hiqte dorë nga ky veprim. Orbani vetë kishte humbur pushtetin në prill, pas 16 vjetësh në krye të qeverisë.

    Vuleviqi beson se Vuçiqi ishte nën presion të madh për ta pranuar humbjen, por nuk mendon se atë e bindën zyrtarët e policisë, pasi, sipas tij, komandantët e njësive të angazhuara në Beograd ishin përzgjedhur personalisht nga Vuçiqi.

    “Besoj se Vuçiqi mori telefonata nga qeveritë evropiane. Ishin biseda në nivelin më të lartë”, tha Vuleviqi.

    Zyra e Vuçiqit: Policia u dislokua për shkak të kërcënimeve nga protestuesit

    Zëdhënësja e Vuçiqit i tha The Times se prania e shtuar e policisë në Beograd ishte përgjigje ndaj kërcënimeve për dhunë nga protestuesit dhe jo pjesë e ndonjë plani për ta mbajtur pushtetin me forcë.

    Grupi politik i Gozit kishte paralajmëruar të dielën, në orën 18:43, se partia e Vuçiqit mund t’i mobilizonte mbështetësit e saj për të shkaktuar përplasje rreth orës 21:00, kur priteshin projeksionet e para të rezultateve.

    Gozi nuk e përjashton mundësinë që zyrtarët evropianë të kenë ndërhyrë përmes telefonatave për të parandaluar dhunën.

    “Nuk mund ta përjashtoj mundësinë që të ketë pasur telefonata, por, në çdo rast, numri i votave kundër tij ishte thjesht tepër i madh. Vuçiqi ishte krejtësisht i befasuar”, tha Gozi. /Telegrafi/

  • Oil expected to be released in Albania, Rama shows how low the price will be

    Albania’s Prime Minister, Edi Rama, has warned of changing the way the circulation tax collection was collected under the draft budget for 2027.

    According to Rama, the tax will be removed from the price of oil and will be moved to vehicles, which, according to him, will bring about $32 per litre, or about 35 cents.

    We’re going to remove the traffic tax from the price of oil and automatically reduce $32 on the pump. As we place the tax on the car and collect it through road transport. We will place a circulation tax, as is Europe, on foreign vehicles entering Albania, Rama has declared.

    The Albanian prime minister has presented the draft budget for 2027, worth 10 billion euros, which, according to Albanian media, is the highest ever drafted.

    Under this draft budget, Rama has indicated that the government is aiming to reduce the VAT rate for 54 basic food products, from 20 to 6 percent.

    Likewise, bonus increases for several categories of pensioners have been envisioned, as well as investments in defence, education, health and agriculture sectors.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nafta pritet të lirohet në Shqipëri, Rama tregon sa do të ulet çmimi

    Nafta pritet të lirohet në Shqipëri, Rama tregon sa do të ulet çmimi

    Nafta pritet të lirohet në Shqipëri, Rama tregon sa do të ulet çmimi

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar ndryshimin e mënyrës së mbledhjes së taksës së qarkullimit, në kuadër të projektbuxhetit për vitin 2027.

    Sipas Ramës, taksa do të hiqet nga çmimi i naftës dhe do të zhvendoset te automjetet, çka, sipas tij, do të sjellë ulje automatike prej 32 lekësh për litër, apo rreth 35 centësh.

    “Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim automatikisht 32 lekë në pompë. Ndërkohë që taksën do ta vendosim te makina dhe do ta mbledhim nëpërmjet transportit rrugor. Do të vendosim një taksë qarkullimi, siç e ka Europa, për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, ka deklaruar Rama.

    Kryeministri shqiptar ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 10 miliardë eurosh, i cili, sipas mediave shqiptare, është më i larti i hartuar deri më tani.

    Në kuadër të këtij projektbuxheti, Rama ka bërë të ditur se qeveria synon uljen e normës së TVSH-së për 54 produkte ushqimore bazë, nga 20 në 6 për qind.

    Po ashtu, janë paraparë rritje të bonuseve për disa kategori pensionistësh, si dhe investime në sektorët e mbrojtjes, arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kamberi: We are open to cooperation with the Student List, but we seek serious dialogue.

    Albanian MP in Serbia’s Parliament, Shaip Kamberi, has declared he is willing to co-operate with the Student List after parliamentary elections, if there is a will for a serious dialogue.

    In an interview for Deutsche Welle, Kamberi has stressed that Albanians of the Presevo Valley do not intend to take positions only to create the impression of involvement in institutions, but require that their rights and requirements be realised.

    He has said the priority remains the implementation of the 7-point Plan, as well as the handling of urgent issues affecting Albanians, including the failure of addresses, representation in institutions and education.

    Kamberi has called on the Student List for the issue of Albanians in the Presevo Valley to include in her vision of changing Serbia.

    My message to them would be simple: if you target a democratic, responsible and better regional Serbia, then include the issue of Albanians from the Presevo Valley in your vision for change, Camberi has declared.

    He has also stressed that Serbia should treat Kosovo as an equal partner and build normal relations through mutual dialogue and respect.

    The Student List has won the majority in the 25 October parliamentary elections, ending Aleksandar Vuciqi’s 12-year powers.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kamberi: Jemi të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkojmë dialog serioz

    Kamberi: Jemi të hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkojmë dialog serioz

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se është i gatshëm të bashkëpunojë me Listën Studentore pas zgjedhjeve parlamentare, nëse ekziston vullneti për një dialog serioz.

    Në një intervistë për Deutsche Welle, Kamberi ka theksuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk synojnë të marrin poste vetëm për të krijuar përshtypjen e përfshirjes në institucione, por kërkojnë që të drejtat dhe kërkesat e tyre të realizohen.

    Ai ka thënë se prioritet mbetet zbatimi i Planit 7-pikësh, si dhe trajtimi i çështjeve urgjente që prekin shqiptarët, përfshirë pasivizimin e adresave, përfaqësimin në institucione dhe arsimin.

    Kamberi i ka bërë thirrje Listës Studentore që çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ta përfshijë në vizionin e saj për ndryshimin e Serbisë.

    “Mesazhi im për ta do të ishte i thjeshtë: nëse synoni një Serbi demokratike, të përgjegjshme dhe me marrëdhënie më të mira rajonale, atëherë përfshijeni edhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vizionin tuaj për ndryshim”, ka deklaruar Kamberi.

    Ai ka theksuar gjithashtu se Serbia duhet ta trajtojë Kosovën si partnere të barabartë dhe të ndërtojë marrëdhënie normale përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë.

    Lista Studentore ka fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit.

    Burimi: Dukagjini

  • Letra e Arlinda Zekajt bëhet pankartë, vendoset në sheshin e Prishtinës pak para protestës

    Letra e Arlinda Zekajt bëhet pankartë, vendoset në sheshin e Prishtinës pak para protestës

    Letra e Arlinda Zekajt bëhet pankartë, vendoset në sheshin e Prishtinës pak para protestës

    Letra përmes së cilës Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pak para protestës së paralajmëruar pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës.

    Në letër, Arlinda kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj dhe kishte kërkuar ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

    “Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, thuhet në njërën nga pjesët e letrës që ajo ia kishte drejtuar prokurores në Pejë.

    Mbi letrën e vendosur në hapësirë publike është shkruar mesazhi “Deri kur?”, duke rikujtuar kërkesën e saj për mbrojtje dhe duke ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet i trajtuan paralajmërimet e saj, transmeton Klankosova.tv.

    Vendosja e letrës vjen në ditën kur në Prishtinë është paralajmëruar protestë me kërkesën që rastet e vrasjes së grave të trajtohen si urgjencë kombëtare.

    Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe nis në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nga aty, organizatorët kanë paralajmëruar marshim drejt institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, si dhe Qeverisë së Kosovës.

  • Pas ofertës së Trumpit, Bolsonaro zbarkon në Miami me familje

    Pas ofertës së Trumpit, Bolsonaro zbarkon në Miami me familje

    Pas ofertës së Trumpit, Bolsonaro zbarkon në Miami me familje

    Senatori brazilian Flavio Bolsonaro dhe familja e tij mbërritën në Miami të mërkurën, ku qeveria e Shteteve të Bashkuara do t’u japë viza hyrëse, pasi ai refuzoi të zbatonte një urdhër të Gjykatës Supreme të Brazilit për të dorëzuar pasaportat e tij.

    Bolsonaro, i cili humbi zgjedhjet presidenciale të së dielës përballë kandidatit të së majtës, Luiz Inacio Lula da Silva, u largua nga Brazili në fshehtësi të plotë pas urdhrit të gjykatës – urdhër që lidhet me një hetim për pastrim parash, në të cilin ai mohon të ketë kryer ndonjë shkelje.

    Pamjet e Reuters TV treguan Bolsonaron, bashkëshorten e tij dhe dy vajzat duke zbritur nga avioni “Gulfstream G400” dhe duke hyrë në aeroportin “Miami-Opa Locka Executive Airport”.

    Udhëtimi i tyre drejt Shteteve të Bashkuara tërhoqi vëmendjen në të gjithë rajonin. Sipas departamentit të migracionit të Argjentinës, ata hynë në veri të këtij vendi të martën vonë në mbrëmje dhe më pas udhëtuan me një avion privat drejt qytetit ekuadorian, Guayaquil. Prej aty, ata fluturuan për në Miami, transmeton Klankosova.tv.

    As presidenca e Argjentinës, as ministritë e Ekuadorit dhe as “Baires Fly” – operatori i avionit privat – nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.