Blog

  • Vëllai i Donjeta Pajazitaj pjesë e protestës, kritikon institucionet që s’i dolën në ndihmë Arlinda Zekajt (VIDEO)

    Vëllai i Donjeta Pajazitaj pjesë e protestës, kritikon institucionet që s’i dolën në ndihmë Arlinda Zekajt (VIDEO)

    Vëllai i Donjeta Pajazitaj pjesë e protestës, kritikon institucionet që s’i dolën në ndihmë Arlinda Zekajt (VIDEO)

    Ka nisur protesta në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për gratë e vrara në Kosovë.

    Nga sheshi “Zahir Pajaziti” ata kanë nisur marshin në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, ku një prej krerëve që kërkohet dorëheqja pas vrasjes së Arlinda Zekajt është edhe udhëheqja e këtij dikasteri, Donika Gërvalla.

    Gjatë këtij marshimi, protestuesit kanë rrëzuar kontejnerët e vendosur në rrugë.

    Pjesë e kësaj proteste ka qenë edhe vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqim Pajazitaj, i cili ka kritikuar institucionet që nuk i dolën në ndihmë Arlinda Zekajt.

    Ndryshe, Donjeta Pajazitaj ishte vrarë vite në parë në bjeshkët e Deçanit, dhe vëllai i saj vazhdimisht ka kërkuar drejtësi për këtë rast. /Klankosova.tv

  • Protestuesit vendosin letra me emrat e grave të vrara në Kosovë

    Protestuesit vendosin letra me emrat e grave të vrara në Kosovë

    Protestuesit vendosin letra me emrat e grave të vrara në Kosovë

    Ka filluar protesta ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vrarat, pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt.

    Sipas raportimit të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi në tokë po vendosen disa letra, në njërën me emrat e grave të vrara dhe aty flitet se si kanë shkuar proceset gjyqësore për to. /Klankosova.tv

  • LIVE nga marshi: Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

    LIVE nga marshi: Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

    LIVE nga marshi: Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

    Disa nga qytetarët që po marrin pjesë në protestën ku po kërkohet siguri për gratë dhe drejtësi për të vrarat, kanë rrëzuar kontejnerët e mbeturinave, në afërsi të objektit ku ndodhet ministria e Drejtësisë.

    Në krye të marshit ndodhen familjarët e Arlinda Zekajt, e me ta janë solidarizuar edhe familjarët e grave që janë vrarë në Kosovë. /Klankosova.tv

  • ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

    ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

    Instituti për Shëndet Publik njofton se janë regjistruar 72 raste të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni deri më 27 tetor. Nga këto, 67 janë të konfirmuara në laborator, ndërsa pesë konsiderohen raste të mundshme.

    Nga rastet e regjistruara, 53 ose 73.6% janë meshkuj, dhe 19 ose 26.4% janë femra. Sa i përket shpërndarjes së moshës, shumica janë persona mbi 60 vjeç – 59 ose 81.9%. Shtatë persona janë të moshës 50 deri në 59 vjeç, dy persona nga 40 deri në 49 vjeç, një person nga 30 deri në 39 vjeç dhe tre persona nga 20 deri në 29 vjeç. Mosha mesatare është 66.5 vjeç.

    Fillimi i simptomave tek shumica e pacientëve, pra 39 raste ose 54.2 përqind, ishte në gusht. 12 raste u regjistruan në shtator, 17 në korrik, dy në qershor dhe nga një rast në maj dhe tetor.

    Të gjithë 70 pacientët me formën neuroinvazive të sëmundjes u shtruan në spital. Nga këta, 57 pacientë ose 81.4 përqind u larguan nga spitali, një ishte ende duke marrë trajtim, ndërsa 12 pacientë vdiqën. Kohëzgjatja mesatare e trajtimit për pacientët e larguar dhe të vdekur ishte 15 ditë./Telegrafi/

  • Pse fëmijët janë më të qetë me gjyshërit e tyre sesa me prindërit e tyre?

    Pse fëmijët janë më të qetë me gjyshërit e tyre sesa me prindërit e tyre?

    Fëmijët shpesh u besojnë më lehtë gjyshërve të tyre dhe janë më të relaksuar me ta sesa me prindërit e tyre. Psikologia e fëmijëve Carmen Botello Fuenteseca shpjegon se kjo nuk është një shenjë se ata i duan më pak prindërit e tyre, por një pasojë e një ritmi më të ngadaltë dhe faktit që gjyshërit nuk kanë pse të vendosin rregullat çdo ditë.

    Botello Fuenteseca është psikologe për fëmijë dhe adoleshentë në Qendrën e Psikologjisë Crea Sentido në Spanjë, dhe e shpjegoi këtë në një intervistë me revistën HELLO!. Puna e saj mbështetet në një qasje të njohur si Rrethi i Sigurisë. Në këtë qasje, të rriturit janë “duart” që ofrojnë një bazë të sigurt për fëmijën për të eksploruar botën dhe një strehë kur ka nevojë për ngushëllim.

    Siç thotë ai, prindërit janë duart kryesore në jetën e përditshme, sepse janë përgjegjës për rritjen, kufijtë dhe sigurinë e fëmijës. Gjyshërit janë një palë duar shtesë që zgjerojnë rrjetën e sigurisë së fëmijës. Meqenëse nuk kanë presionin e prindërimit të përditshëm, lidhja e tyre me fëmijën e tyre ka më shumë të bëjë me lojën, argëtimin dhe butësinë.

    Një ritëm më i ngadaltë e qetëson fëmijën.

    Botello Fuenteseca pohon se ritmi i të rriturve ndikon drejtpërdrejt në sistemin nervor të fëmijës. Kur prindërit jetojnë me nxitim, me orare të ngjeshura dhe presion të vazhdueshëm, amigdala e fëmijës, pjesa e trurit që njeh një kërcënim, e ndjen atë. Një i rritur nën stres dërgon në mënyrë të pavetëdijshme një sinjal alarmi dhe atëherë është më e vështirë për fëmijën të qetësohet.

    Gjyshërit kanë tendencë të kenë një ritëm më të qetë dhe mund të jenë plotësisht të pranishëm. Sipas saj, ritmi më i ngadaltë e fik alarmin në tru dhe i lë hapësirë korteksit prefrontal, pjesës së trurit përgjegjëse për arsyetimin, qetësimin dhe përpunimin e emocioneve.

    Prindërit janë vazhdimisht në ekuilibër

    Psikologia thekson se gjyshërit mund t’i kushtojnë fëmijës vëmendjen e tyre të plotë. Prindërit, si kujdestarë kryesorë, nga ana tjetër, duhet vazhdimisht të balancojnë midis butësisë dhe kufijve të vendosur. Me gjyshërit, fëmija e di se askush nuk do ta gjykojë për atë që ndjen.

    Në vitet e adoleshencës, ky rol ndryshon. Të rinjtë më pas largohen natyrshëm nga prindërit e tyre për t’u bërë të pavarur, dhe kjo shpesh sjell fërkime dhe vënie në pikëpyetje të rregullave në shtëpi. Gjyshërit më pas bëhen një spirancë emocionale, pikërisht sepse nuk janë përgjegjës për zbatimin e rregullave.

    Kur gjyshërit thyejnë rregullat

    Problemi lind kur gjyshërit i minojnë rregullat e prindërve ose janë tepër mbrojtës. Botello Fuenteseca thotë se një fëmijë e ndjen menjëherë një tension të tillë, sepse ai ka nevojë për qëndrueshmëri për siguri emocionale. Konflikti mbi rregullat fshin kufijtë dhe dobëson autoritetin e prindërve.

    Kjo është arsyeja pse ai u këshillon gjyshërve të pranojnë që prindërit kanë fjalën kryesore në edukim. Roli i tyre është t’i mbështesin prindërit, jo t’i korrigjojnë ata në çdo rast.

    Xhelozia është normale.

    Psikologu u thotë prindërve që ndihen xhelozë kur shohin që fëmija i tyre i hapet më shumë gjyshes ose gjyshit se kjo është një ndjenjë krejtësisht e natyrshme dhe se nuk i bën ata prindër të këqij. Ai këshillon që të mos e perceptojnë këtë marrëdhënie si një konkurrencë, por ta mbështesin atë, sepse besimi që një fëmijë ka te gjyshërit e tij nuk e zvogëlon dashurinë e tij për prindërit, por përkundrazi e zgjeron atë.

    Ai gjithashtu rekomandon që të rriturit të mos ia transferojnë konfliktet e tyre fëmijës dhe që të flasin për gjyshërit në shtëpi me respekt. Kështu, fëmija e percepton familjen si një ekip harmonik.

  • Today the court decides the detention measure against Albert Sylajt

    The Constitutional Court in Pec has scheduled for today, at 4: 00 p.m., the hearing for the security measure’s appointment of Albert Sylajt, suspected of the murder of Arlinda Zekaj.

    Sylaj was arrested on Tuesday evening in Decan.

    He allegedly killed his former sister-in-law, Arlinda Zekay.

    Source Layer: Dukeagini

  • Sot gjykata vendos për masën e paraburgimit ndaj Albert Sylajt

    Sot gjykata vendos për masën e paraburgimit ndaj Albert Sylajt

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot, në orën 16:00, seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Sylaj u arrestua të martën mbrëma në Deçan.

    Ai dyshohet se e vrau me sëpatë ish-kunatën e tij, Arlinda Zekajn.

    Burimi: Dukagjini

  • Hajrizi: We don’t sell square meters, but vision and opportunity from Kosovo target global market

    Hajrizi: We don’t sell square meters, but vision and opportunity from Kosovo target global market

    Innovation and sustainability are taking on an increasingly important role in how businesses develop, create new products, and respond to the needs of society.

    Just about the combination of these two areas, about the future of construction and projects aimed at bringing a new approach to the Kosovo market, Besart Hajrizi, associate for sustainability and innovation at Insta Innovation Center under Plana Ventures has spoken.

    YouTube www.youtube.com

    Hajrizi said the group in which they operate includes several related business entities, from investments and development of real estate projects to innovative construction systems and activities related to research, development and innovation.

    According to him, the main ambition is for the traditional construction industry to increasingly transform into a standardized production process.

    One of the elements he singled out is the company’s constructive system, through which the vast majority of an object is accomplished in the factory.

    We’ve actually seen and transformed the construction industry into production, which means 98 percent of the house is built in the factory and only two percent éon-site, Hajriz said.

    People, processes and products at the center of development

    Hajriz explained that the development of products and projects is based on a framework called unjustly5Pʹ, which begins with people and continues with processes, products, projects and profits.

    Hajrizi: We don’t sell square meters, but vision and opportunity from Kosovo target global market Photo: Ridvan Sliva

    He stressed that people are considered the company’s most important asset, while processes are essential for transforming an idea into a product that can commercialise and create value in the market.

    According to him, however, the financial outcome is not viewed as the only ultimate goal.

    Hajriz said that the importance is also the impact business creates on environment and society, whether through educational activities, professional organizations or initiatives that promote higher standards of sustainability.

    In this context, Insta Innovation Center has also organised BARSutainability Day, gathering experts on various fields to discuss the future of construction and standards that companies must meet.

    Certificate as condition for international quality and markets

    Another issue Hajriz considers important is the Certificate of products.

    Besart Hajrizi, pu00ebrfaqu00ebsues nga Pllana Ventures Photo: Ridvan Sliva

    According to him, companies aiming to work with international partners must harmonise products and processes with relevant standards, as this directly affects product development and access to larger markets.

    To be quality products, they must be certified.

    We don’t sell square meters, sell opportunities and vision

    An important part of the interview was dedicated to the project under way at Pristina’s entrance.

    Hajrizi said the company’s philosophy is not simply oriented towards selling surfaces.

    What characterizes us is that we don’t sell square meters. We sell opportunities. We sell vision, he declared.

    According to him, the physical object is only the means of achieving a broader vision.

    He said that in Kosovo many residential spaces have become over time into commercial offices and environments, while the aim of the new project is to create an environment designed from the very beginning for business needs.

    Hajrizi said the idea is to create an ecosystem where Kosovo businesses can co-operate, generate innovation and also expose themselves to the international market.

    I innovation is the result of co-operation, he said.

    World Link Towers, business space and expansion from Kosovo to the world

    Speaking to the World Link Towers, Hajriz said the project is conceived on three main pillars: co-operation, innovation, and the possibility of businesses growing and expanding globally from Kosovo.

    According to him, the vision is for local companies to create an environment where they can interact and develop products or services with potential for international markets.

    Kosovo from around the world is possible, Hayriz said.

    He indicated that the complex includes two towers, called Alpha and Omega, with about 15 thousand square feet each, as well as other escort space.

    The complex envisions, among other things, children’s nests, restaurants, and fine places, with the goal of reaching out for much of their daily activities within the same environment.

    The project also envisions four underground levels and about 750 parking lots.

    One element isolated during the interview was the recall, aimed at facilitating the dailyness of working parents in the complex, allowing children to have access to their workplace.

    Greening and Endurance Part of the Vision

    Asked whether the environmental aspect was involved in the project, Hajriz confirmed that greenery and elements of sustainability are part of the project vision.

    He stressed that the goal is not only to create a large construction project but to develop a concept that responds to the concrete needs of people and businesses.

    Our goal has never been and will never be simply selling square meters. Our idea is to meet customer requirements and needs, Hayriz said.

    At the end of the interview, he repeated philosophy that, according to him, is behind the development of the company.

    We don’t sell square meters. We sell vision and opportunities that facilitate the lives of Kosovo citizens, but also enable global growth and development. From Kosovo around the world is possible, Hayriz concluded. /Telegraphy/

  • Hajrizi: Nuk shesim metra katrorë, por vizion dhe mundësi – nga Kosova synojmë tregun global

    Hajrizi: Nuk shesim metra katrorë, por vizion dhe mundësi – nga Kosova synojmë tregun global

    Inovacioni dhe qëndrueshmëria po marrin një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në mënyrën se si bizneset zhvillohen, krijojnë produkte të reja dhe u përgjigjen nevojave të shoqërisë.

    Pikërisht për ndërthurjen e këtyre dy fushave, për të ardhmen e ndërtimit dhe projektet që synojnë të sjellin një qasje të re në tregun kosovar, për Telegrafin ka folur Besart Hajrizi, bashkëpunëtor për Qëndrueshmëri dhe Inovacion në Insta Innovation Center në kuadër të Pllana Ventures.

    – YouTube www.youtube.com

    Hajrizi tha se grupi në të cilin veprojnë përfshin disa entitete biznesore që lidhen mes vete, që nga investimet dhe zhvillimi i projekteve të patundshmërisë, deri te sistemet inovative të ndërtimit dhe aktivitetet që lidhen me hulumtimin, zhvillimin dhe inovacionin.

    Sipas tij, ambicia kryesore është që industria tradicionale e ndërtimit të transformohet gjithnjë e më shumë në një proces të standardizuar prodhimi.

    Një prej elementeve që ai veçoi është sistemi konstruktiv i kompanisë, përmes të cilit pjesa dërrmuese e një objekti realizohet në fabrikë.

    “Pretendojmë dhe realisht e kemi transformuar industrinë ndërtimore në prodhim, që nënkupton se 98 për qind e shtëpisë ndërtohet në fabrikë dhe vetëm dy për qind ‘on-site’”, tha Hajrizi.

    Njerëzit, proceset dhe produkti në qendër të zhvillimit

    Hajrizi shpjegoi se zhvillimi i produkteve dhe projekteve mbështetet në një kornizë të quajtur “5P”, e cila fillon me njerëzit dhe vazhdon me proceset, produktin, projektin dhe profitin.

    Hajrizi: We don’t sell square meters, but vision and opportunity from Kosovo target global market Foto: Ridvan Slivova

    Ai theksoi se njerëzit konsiderohen aseti më i rëndësishëm i kompanisë, ndërsa proceset janë thelbësore për transformimin e një ideje në produkt që mund të komercializohet dhe të krijojë vlerë në treg.

    Megjithatë, sipas tij, rezultati financiar nuk shihet si qëllimi i vetëm përfundimtar.

    Hajrizi tha se rëndësi ka edhe ndikimi që biznesi krijon në mjedis dhe shoqëri, qoftë përmes aktiviteteve edukative, organizimeve profesionale apo iniciativave që promovojnë standarde më të larta të qëndrueshmërisë.

    Në këtë kuadër, Insta Innovation Center ka organizuar edhe “Sustainability Day”, duke mbledhur ekspertë të fushave të ndryshme për të diskutuar mbi të ardhmen e ndërtimit dhe standardet që kompanitë duhet të plotësojnë.

    Certifikimi si kusht për cilësi dhe tregje ndërkombëtare

    Një tjetër çështje që Hajrizi e konsideron të rëndësishme është certifikimi i produkteve.

    Besart Hajrizi, pu00ebrfaqu00ebsues nga Pllana Ventures Foto: Ridvan Slivova

    Sipas tij, kompanitë që synojnë të punojnë me partnerë ndërkombëtarë duhet t’i harmonizojnë produktet dhe proceset me standardet relevante, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e produktit dhe në mundësinë për të hyrë në tregje më të mëdha.

    “Që të jenë produktet cilësore, ato duhet të jenë të certifikuara”, theksoi ai.

    “Nuk shesim metra katrorë, shesim mundësi dhe vizion”

    Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua projektit që po zhvillohet në hyrje të Prishtinës.

    Hajrizi tha se filozofia e kompanisë nuk është e orientuar thjesht drejt shitjes së sipërfaqeve të objekteve.

    “Ajo që neve na karakterizon është se ne nuk shesim metra katrorë. Ne shesim mundësi. Ne shesim vizion”, deklaroi ai.

    Sipas tij, objekti fizik është vetëm mjeti për realizimin e një vizioni më të gjerë.

    Ai tha se në Kosovë shumë hapësira rezidenciale janë shndërruar me kalimin e kohës në zyra dhe ambiente komerciale, ndërkohë që synimi i projektit të ri është krijimi i një ambienti të projektuar që nga fillimi për nevojat e bizneseve.

    Hajrizi tha se ideja është të krijohet një ekosistem ku bizneset kosovare të kenë mundësi të bashkëpunojnë, të gjenerojnë inovacion dhe njëkohësisht të ekspozohen ndaj tregut ndërkombëtar.

    “Inovacioni është rezultat i bashkëpunimit”, tha ai.

    World Link Towers, hapësirë për biznes dhe zgjerim nga Kosova në botë

    Duke folur për World Link Towers, Hajrizi tha se projekti konceptohet mbi tri shtylla kryesore: bashkëpunimin, inovacionin dhe mundësinë që bizneset të rriten e të zgjerohen globalisht nga Kosova.

    Sipas tij, vizioni është që kompanive vendore t’u krijohet një ambient ku mund të ndërveprojnë mes vete dhe të zhvillojnë produkte apo shërbime me potencial për tregje ndërkombëtare.

    “Prej Kosovës nëpër botë është e mundur”, u shpreh Hajrizi.

    Ai tregoi se kompleksi përfshin dy kulla, të quajtura Alfa dhe Omega, me rreth 15 mijë metra katrorë secila, si dhe hapësira të tjera përcjellëse.

    Në kompleks parashihen, ndër të tjera, çerdhe për fëmijë, restorante dhe hapësira fitnesi, me synimin që njerëzit të mund të kryejnë një pjesë të madhe të aktiviteteve të tyre të përditshme brenda të njëjtit ambient.

    Projekti parashikon gjithashtu katër nivele nëntokësore dhe rreth 750 vende parkimi.

    Një element që u veçua gjatë intervistës ishte çerdhja, e cila synon t’ua lehtësojë përditshmërinë prindërve që punojnë në kompleks, duke u mundësuar që fëmijët t’i kenë pranë vendit të punës.

    Gjelbërimi dhe qëndrueshmëria pjesë e vizionit

    I pyetur nëse në projekt është përfshirë edhe aspekti ambiental, Hajrizi konfirmoi se gjelbërimi dhe elementet e qëndrueshmërisë janë pjesë e vizionit të projektit.

    Ai theksoi se qëllimi nuk është vetëm krijimi i një projekti të madh ndërtimor, por zhvillimi i një koncepti që u përgjigjet nevojave konkrete të njerëzve dhe bizneseve.

    “Qëllimi ynë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë që thjesht të shesim metra katrorë. Ideja jonë është që t’i përmbushim kërkesat dhe nevojat e klientëve”, tha Hajrizi.

    Në fund të intervistës, ai përsëriti filozofinë që, sipas tij, qëndron pas zhvillimeve të kompanisë.

    “Ne nuk shesim metra katrorë. Ne shesim vizion dhe mundësi që e lehtësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, por edhe mundësojnë rritjen dhe zhvillimin globalisht. Prej Kosovës nëpër botë është e mundur”, përfundoi Hajrizi. /Telegrafi/

  • Kendall dhe Kylie Jenner pozuan me të brendshme pranë Babagjyshit të Vitit të Ri

    Kendall dhe Kylie Jenner pozuan me të brendshme pranë Babagjyshit të Vitit të Ri

    Kylie dhe Kendall Jenner janë shfaqur përkrah motrës së tyre Kim Kardashian në një fushatë të re festive për markën e saj SKIMS.

    Motrat pozojnë me të brendshme të kuqe, të fotografuara nga fotografja britanike Nadia Lee Cohen. Fushata është vendosur në një ambient festiv me borë artificiale, dhurata të mëdha dhe detaje të tjera festive.

    Motrat në edicionin e festave

    Kylie, Kendall dhe Kim zgjodhën komplete të kuqe të ndezura nga koleksionet Fits Everybody dhe Stretch Lace.

    Secila prej tyre mori skenografinë dhe rekuizitat e veta. Kylie pozoi me një karamele të madhe, Kendall me një arush pelushi gjigant, ndërsa Kim u ul në një kuti të madhe dhuratash.

    Kim Kardashian thotë se fushata kishte për qëllim të theksonte rëndësinë e familjes dhe të qenit bashkë. “Këtë vit, ne donim t’i jepnim komunitetit tonë SKIMS një takim të madh festiv me një fushatë që feston dhënien, marrjen dhe, më e rëndësishmja, të qenit bashkë”, tha ajo.

    Ajo ishte veçanërisht e kënaqur që motrat e saj morën pjesë në fushatë. “Festat janë të gjitha për familjen dhe kjo fushatë është një homazh për lidhjen e veçantë që ndajmë.

    Kylie dhe Kendall kanë stilin e tyre unik dhe ishte kënaqësi të shihje se si sollën personalitetet e tyre në koleksion. Ne kaluam shumë mirë duke xhiruar dhe fotot dolën shumë bukur”, tha Kardashian.

    Koleksioni i festave do të jetë i disponueshëm duke filluar nga e enjtja, më 30 tetor dhe do të përfshijë më shumë se 100 artikuj të rinj. Oferta përfshin veshje shtëpiake, pizhame dhe të brendshme. Çmimet variojnë nga 16 deri në 128 dollarë, që është afërsisht 14 deri në 110 dollarë me kursin aktual të këmbimit.