Blog

  • Shtëpi 300m² në Royal Green Residence - qetësi, hapësirë dhe pishinë #16840

    Shtëpi 300m² në Royal Green Residence – qetësi, hapësirë dhe pishinë #16840

    Për ata që kërkojnë një shtëpi me qira në një lagje të qetë dhe të organizuar, kjo pronë prej 300m² në Royal Green Residence ofron hapësirë të bollshme dhe kushte të përshtatshme për banim familjar.

    Shtëpia është e organizuar në përdhes dhe një kat dhe përfshin qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, tri dhoma gjumi, tri banjo, një tualet, depo dhe ballkon.

    Ngrohja realizohet me pompë termike, ndërsa prona ka orientim nga veriu dhe perëndimi.

    Një prej veçorive kryesore është oborri i gjelbëruar dhe i mirëmbajtur me pishinë, si dhe hapësira e mjaftueshme për vendparkim.

    Royal Green Residence ofron ambient të qetë dhe kushte të përshtatshme për jetesë, duke e bërë pronën tërheqëse për familjet që kërkojnë më shumë privatësi dhe komoditet.

    Shtëpia ofrohet me qira për 2,000 euro në muaj.

    Karakteristika dhe informata të pronës

    • Sipërfaqe: 300m²
    • 3 dhoma gjumi
    • 3 banjo
    • 1 tualet
    • 1 tarracë
    • Qëndrim ditor
    • Kuzhinë me tryezari
    • Depo
    • Orientimi: Perëndim, Veri
    • Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo
    • Sistemi i ngrohjes: Pompë termike
    • Oborr i gjelbëruar
    • Pishinë
    • Vendparkim

    Kontakti

    Arben Haliti
    Email: arben.haliti@pro-rks.com
    Tel: +383 44 888 444

  • Come to Government, don’t even get in the yard. A citizen criticizes Kurti, Haxhiu, and Gervala

    Today’s protest in Pristina against the assassination of Arlinda Zekaj has gathered numerous citizens — women and men — who sought justice and institutional responsibility for cases of violence against women.

    Among the protesters are men, one of whom expressed his displeasure at statements by Justice Minister Donika Grovall, criticising the way institutions are dealing with citizens and their problems.

    He also cited a prime minister’s pledge to resolve the problem within 52 hours, questioning what had happened with the deadline.

    Instead of the Speaker of the Parliament that day, I was told to solve the problem, and the prime minister gave a word that said within 52 hours to solve the problem, I don’t know what’s done with those hours… She tried to protect me with innocence from Donika and Svechla, she said why she didn’t come to us, but in Government within the court she doesn’t accept that permission to solve my problem with Donikaão, the protestor said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Thojshin hajde në Qeveri, aty as brenda oborrit nuk t’pranojnë” – Qytetari kritikon Kurtin, Haxhiun e Gërvallën

    “Thojshin hajde në Qeveri, aty as brenda oborrit nuk t’pranojnë” – Qytetari kritikon Kurtin, Haxhiun e Gërvallën

    “Thojshin hajde në Qeveri, aty as brenda oborrit nuk t’pranojnë” – Qytetari kritikon Kurtin, Haxhiun e Gërvallën

    Protesta e sotme në Prishtinë kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka mbledhur qytetarë të shumtë, gra e burra, të cilët kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastet e dhunës ndaj grave.

    Në mesin e protestuesve ka edhe burra, ku një nga ta shprehu pakënaqësinë e tij ndaj deklaratave të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke kritikuar mënyrën se si institucionet po i trajtojnë qytetarët dhe problemet e tyre.

    Ai përmendi edhe një zotim të kryeministrit për zgjidhjen e problemit brenda 52 orësh, duke vënë në pikëpyetje se çfarë kishte ndodhur me këtë afat.

    “Në vend se kryetarja e Kuvendit atë ditë mi thanë duhet me zgjidh problemin gjithqysh edhe kryeministri e dha një fjalë që tha brenda 52 orëve me zgjidh problemin, nuk e di çka është bo me ato orë… Ajo u mundojke me mbrojtë me ia hekë pafajësinë Donikës dhe Sveçlës, thojke ‘jo pse s’ka ardhë te na’, po në Qeveri brenda oborrit nuk t’pranon se leje më me zgjidh problemin te Donika”, deklaroi protestuesi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Give up, protest in Pristina following the assassination of Arlinda Zekaj

    With calls “Give up, the trial will be taken, the flame will come up, and the case protects the bully, not the victim, citizens have protested in Pristina on Wednesday, demanding institutional accountability after the assassination of Arlinda Zekij in Pec on 25 October.

    National protest, organised by the Council of Thoughts and Religious Action with a call for women to be treated as national emergency, was launched in the Square of Zahir Pajaziti, by protesters marched towards institutions of justice and security, including the Justice, Prosecutorial Council, the Judiciary Council, Police and Government of Kosovo.

    Before the Justice Ministry, protesters demanded the resignation of Minister Donika Grovalla and Interior Minister Jalal Svecla, demanding institutional responsibility for protecting women from violence.

    The protest was joined by the family members of Arlinda Zekij.

    Dhujumi ska i toxemën, placards with photos of Gervala and Vucetaj in protest of the murder of Arlinda Zekaj

    Source Layer: Dukeagini

  • “Jepni dorëheqje”, protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    “Jepni dorëheqje”, protestohet në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Me thirrjet “Jepni dorëheqje”, “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, qytetarët kanë protestuar të mërkurën në Prishtinë, duke kërkuar llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, më 25 tetor.

    Protesta kombëtare, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, nisi në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga protestuesit marshuan drejt institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, Policinë dhe Qeverinë e Kosovës.

    Para Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për mbrojtjen e grave nga dhuna.

    Protestës iu bashkuan edhe familjarët e Arlinda Zekajt.

    “Gjumi s’ka me iu nxanë”, pankarta me fotografitë e Gërvallës dhe Vuçetajt në protestën për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Burimi: Dukagjini

  • Arlinda Zekaqit’s letter and red paint are thrown before Kosovo Police target ( V IDEO)

    PRooters have stopped at the Kosovo Police facility, as they marched to the Ministry of Justice and to the object of the Prosecutorial Council.

    Before the rule forces’ targets, protesters have dropped the letter by Arlinda Zekaj, which is currently considered her will, to the state that did not defend him.

    The red color has also been exposed to the object, which according to protesters symbolizes the blood of murdered women. /I did. tv

  • Letra e Arlinda Zekajt dhe ngjyra e kuqe hidhen para objektit të Policisë së Kosovës (VIDEO)

    Letra e Arlinda Zekajt dhe ngjyra e kuqe hidhen para objektit të Policisë së Kosovës (VIDEO)

    Letra e Arlinda Zekajt dhe ngjyra e kuqe hidhen para objektit të Policisë së Kosovës (VIDEO)

    Protestuesit janë ndalur te objekti i Policisë së Kosovës, pasi kanë marshuar te Ministria e Drejtësisë dhe te objekti i Këshillit Prokurorial.

    Para objektit të forcave të rendit, protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt, e cila tashmë po konsiderohet si testament i saj, për shtetin që nuk i doli në mbrojtje.

    Gjithashtu, edhe ngjyra e kuqe është hedhur para objektit, që sipas protestuesve, simbolizon gjakun e grave të vrara. /Klankosova.tv

  • Qytetari kritikon Kurtin, Haxhiun e Gërvallën: Thojshin hajde në Qeveri, aty as brenda oborrit nuk t’pranojnë” (VIDEO)

    Qytetari kritikon Kurtin, Haxhiun e Gërvallën: Thojshin hajde në Qeveri, aty as brenda oborrit nuk t’pranojnë” (VIDEO)

    Qytetari kritikon Kurtin, Haxhiun e Gërvallën: Thojshin hajde në Qeveri, aty as brenda oborrit nuk t’pranojnë” (VIDEO)

    Në mesin e shumë grave e vajzave, ka edhe shumë burra të pranishëm në protestën e sotme kundër vrasjes së Arlinda Zekaj dhe në përkrahje të gjithave grave tjera.

    Njëri nga protestuesit u shpreh i mërzitur lidhur me deklaratën e Gërvallës, derisa tha se në Qeveri as brenda oborrit nuk të pranojnë, transmeton Klankosova.tv

    “Në vend se kryetarja e Kuvendit atë ditë mi thanë duhet me zgjidh problemin gjithqysh edhe kryeministri e dha një fjalë që tha brenda 52 orëve me zgjidh problemin, nuk e di çka është bo me ato orë… Ajo u mundojke me mbrojtë me ia hekë pafajësinë Donikës dhe Sveçlës, thojke ‘jo pse s’ka ardhë te na’, po në Qeveri brenda oborrit nuk t’pranon se leje më me zgjidh problemin te Donika” – deklaroi ai.

  • Aktivistja Nikaj: Po kërkojmë drejtësi për gratë e vrara e liri për gratë e gjalla

    Aktivistja Nikaj: Po kërkojmë drejtësi për gratë e vrara e liri për gratë e gjalla

    Aktivistja Nikaj: Po kërkojmë drejtësi për gratë e vrara e liri për gratë e gjalla

    Anita Nikaj nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë protestës në Prishtinë, ka kërkuar drejtësi për gratë e vrara dhe liri për gratë që vazhdojnë të përballen me dhunën.

    Ajo tha se qytetarët janë mbledhur para institucioneve, të cilat, sipas saj, i kanë injoruar thirrjet për ndihmë dhe kështu i kanë çuar gratë drejt vdekjes.

    Nikaj kritikoi edhe mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave në raport me veprat e tjera penale.

    “Qytetarë të nderuar, a e dini se në Kosovën tonë të dashur, më shumë dënohesh nëse e vjedh një marmelatë në market sesa kur e dhunon një grua?”, deklaroi Nikaj. /Klankosova.tv

  • Arnis Ademi, talenti i Fiorentinës që është afër debutimit në Serie A: Kosova më ka kontaktuar, kam lidhje emocionale

    Arnis Ademi, talenti i Fiorentinës që është afër debutimit në Serie A: Kosova më ka kontaktuar, kam lidhje emocionale

    Kombëtarja e Kosovës ka nisur punën për ta bindur edhe mbrojtësin e talentuar të Fiorentinës, Arnis Ademi. Këtë e ka konfirmuar vetë futbollisti në një intervistë për Telegrafin.

    Ademi, është lojtari tjetër nga Kosova që së shpejti mund të debutojë në Serie A, ku Fiorentina e ka ftuar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit italian, por fatkeqësisht nuk ka zhvilluar asnjë minutë.

    19-vjeçari në një intervistë të gjatë për Telegrafin ka deklaruar se është plotësisht i motivuar për ta dëshmuar veten, ndërsa ndihet falënderues për vlerësimin që po ia jep skuadra italiane.

    “Rruga është ende e gjatë dhe mendoj se asgjë në jetë nuk vjen rastësisht. Jam munduar gjithmonë të punoj fort dhe të jem i përqendruar. Fakti që më kanë ftuar tregon interesimin dhe vlerësimin e klubit për mua dhe më jep edhe më shumë motivim për të punuar fortë, në mënyrë që të jem gati kur të vijë momenti ime”.

    Ademi ndër të tjera edhe ka shpjeguar si iu bashkua Fiorentinas, duke zbuluar se në garë ka qenë edhe Atalanta, por në fund projekti i trajnerit Paolo Vanoli e bindi.

    “Interesimi nga Fiorentina dhe Atalanta kishte nisur disa muaj para transferimit. Të dy klubet më kishin ndjekur në disa ndeshje me Kombëtaren U19 të Zvicrës. Në verën e vitit 2025, pata një mundësi për t’u transferuar te Atalanta, por në fund u arrit marrëveshja me Young Boys për vlerën e transferimit”.

    “Më pas Fiorentina tregoi interesim të madh dhe këmbënguli për të më afruar në klub. Pas shumë bisedimeve dhe diskutimeve me menaxherët, vendosëm t’i besonim projektit të Fiorentinas. Ishte një vendim i rëndësishëm për mua dhe karrierën time, ndaj e pamë si mundësi për të vazhduar zhvillimin tim si futbollist”.

    “Siç e përmenda më herët, pjesë e projektit të Fiorentinës ishte integrimi sa më i shpejtë me ekipin e parë. E dija që kjo varej shumë nga unë, puna, përkushtimi dhe ajo që do të tregoja në fushë dhe stërvitje”.

    Ai ndër të tjera po stërvitet vazhdimisht me ekipin e parë të Fiorentinës, ku lojtari po merr përvojë të madhe, pranë shumë emrave, si ish-portieri i Manchester Unitedit, David de Gea.

    “Fatkeqësisht, sezoni nuk më nisi siç doja sepse pësova lëndim muskulor që ma vështirësoi përshtatjen me klubin e ri. Megjithatë, vazhdoja të punoja me durim dhe të jepja maksimumin, ndaj mendoj se e kam merituar mundësinë për t’iu bashkuar ekipit të parë”.

    “Stërvitjet me ekipin e parë kanë intensitet dhe ritëm krejt tjetër. Për mua, është një përvojë shumë e mirë dhe një motivim edhe më i madh për të punuar çdo ditë, për t’u përmirësuar dhe për të qenë gati kur të më jepet rasti”.

    I pyetur për debutimin e mundshëm në Serie A, Ademi nënvizoi se me durim do t’ia dalë objektivit.

    “Detyra ime është të jap maksimumin çdo ditë dhe të jem gati për ta shfrytëzuar mundësinë kur të më jepet. Debutimi varet nga trajneri dhe e respektoj këtë. Ajo që më takon mua është të qëndroj i përqendruar te puna, të përmirësohem dhe të ndihmoj skuadrën sa herë që më jepet mundësia. Natyrisht, do të ishte një gëzim i madh për mua të debutoja”.

    “Synimi im për këtë vit është i qartë, të integrohem sa më shumë me ekipin e parë dhe të bëj debutimin. Po punoj fortë për t’i arritur këto objektiva dhe shpresoj që gjithë ky përkushtim të shpërblehet. E di që duhet durim, jam i motivuar dhe do të jap maksimumin për të realizuar këtë synim”.

    Kosova, Shqipëria apo Zvicra – tri zgjidhje për yllin e ri nga Kosova

    Njësoi si plot lojtarë na diaspora, Arnis Ademi tani do të jetë pranë një vendimi të madh, kë të përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar.

    Mbrojtësi i talentuar për Telegrafin deklaroi se ndjehet falënderues ndaj Zvicrës, por njëkohësisht ka emocione të veçanta me Kosovën dhe Shqipërinë.

    “Është e vërtetë kam bërë të gjithë rrugëtimin me të rinjtë e Zvicrës përveç grumbullimit të fundit për shkak të lëndimit”.

    “Është një pyetje shumë e rëndësishme për mua sepse të përfaqësosh një kombëtare është nder dhe përgjegjësi e madhe. Kam shumë respekt për Zvicrën, ku jam rritur dhe ku kam pasur mundësinë të zhvillohem si futbollist, por njëkohësisht kam lidhje të veçanta emocionale me Kosovën dhe Shqipërinë, të cilat i ndjej shumë afër”.

    “Fokusi im është të punoj fortë, të përmirësohem çdo ditë dhe të jap maksimumin. Fokusi im është 100 për qind tek klubi. Sa i përket vendimit përfundimtar, mendoj se është ende herët për të folur në mënyrë definitive. Do ta vlerësoj këtë mundësi me shumë kujdes dhe kur të vjen momenti, do ta marrë vendimin që e ndjej me të drejtë”.

    Ademi konfirmoi se Kosova e ka kontaktuar, më saktësisht menaxheri Bajram Shala, gjë që e ka gëzuar tërë familjen e tij.

    “Po, jemi kontaktuar nga Z.Shala, i cili shprehu interesimin për Kosovën A (pra, ekipi i parë) dhe i jemi shumë mirënjohës për bisedën e ngrohtë dhe vëllazërore, e cila na gëzoi familjarisht”.

    “Për momentin, fokusi im është te Fiorentina, ku po mundohem të përshtatem sa më mirë me klubin, të vazhdoj të zhvillohem dhe të punoj çdo ditë për t’i shfrytëzuar mundësitë që më jepen”.

    “Çështja e kombëtares është shumë e rëndësishme, por çdo gjë vjen në kohën e duhur. Dua të përqendrohem te puna ime në klub, të fitojë sa më shumë përvojë dhe të bëj hapa të sigurt në karrierë. Kur të vjen momenti i duhur, do t’i vlerësoj të gjitha mundësitë”./Telegrafi/