Blog

  • Moti për nesër në Maqedoni

    Moti për nesër në Maqedoni

    Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave.

    Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

    Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri 10, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri 19 gradë celsius.

    Në ditët në vijim moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut./Telegrafi/

  • Concern about Vincent Company, reportedly suffered concessions after the crash.

    TBayern Munich’s lynx, Vincent Company, reportedly has suffered a fall after which he allegedly dislocated his shoulder. According to reports, the Belgian coach has also shown concessions after falling to the ground, causing concern for his state of health.

    Doctors are said to have ruled out the possibility of a stroke or heart attack while investigating whether there might be neurologic problems. According to the same reports, overload and fatigue are among the factors under consideration as possible explanations.

    However, to confirm from official sources, this information must be carefully handled. The state of health of the Belgian coach remains in the spotlight, while fans hope for good news about him.

  • Shqetësim për Vincent Kompanyn, raportohet se pësoi konvulsione pas rrëzimit

    Shqetësim për Vincent Kompanyn, raportohet se pësoi konvulsione pas rrëzimit

    Shqetësim për Vincent Kompanyn, raportohet se pësoi konvulsione pas rrëzimit

    Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, raportohet se ka pësuar një rrëzim, pas të cilit dyshohet se ka dislokuar shpatullën. Sipas raportimeve, trajneri belg ka shfaqur edhe konvulsione pasi ka rënë në tokë, duke shkaktuar shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore.

    Mjekët thuhet se kanë përjashtuar mundësinë e një goditjeje në tru apo ataku në zemër, ndërsa po hetojnë nëse mund të ketë probleme neurologjike. Sipas të njëjtave raportime, mbingarkesa dhe lodhja e tepërt janë ndër faktorët që po shqyrtohen si shpjegime të mundshme.

    Megjithatë, deri në konfirmimin nga burime zyrtare, këto informacione duhet të trajtohen me kujdes. Gjendja shëndetësore e trajnerit belg mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa tifozët shpresojnë për lajme të mira rreth tij.

  • Yamal: My moment will come, no need to rush

    LAmine Yamal has reacted after the Golden Ball ceremony, showing full confidence that one day he will succeed in winning the most prestigious individual award in football. Barcelona’s talent stressed that he is convinced of his journey and that he does not feel the need to rush to achieve major goals.

    He’ll be here. Good things take time and I believe in the road I’m building. No need to rush. I’m full of hope and confidence that one day my moment will come, Yamal said.

    Finally, Barcelona’s star congratulated the winners and made it clear that he is already focused on targets with the Catalan team. Happy winners. Now my focus is on what really matters: helping Barcelona win again, He declared.

  • Yamal: Momenti im do të vijë, nuk ka nevojë të nxitohem

    Yamal: Momenti im do të vijë, nuk ka nevojë të nxitohem

    Yamal: Momenti im do të vijë, nuk ka nevojë të nxitohem

    Lamine Yamal ka reaguar pas ceremonisë së Topit të Artë, duke treguar besim të plotë se një ditë do të arrijë të fitojë çmimin më prestigjioz individual në futboll. Talenti i Barcelonës theksoi se është i bindur në rrugëtimin e tij dhe se nuk ndien nevojën të nxitohet për të arritur objektivat e mëdha.

    “Do të vijë. Gjërat e mira kërkojnë kohë dhe unë besoj në rrugën që po ndërtoj. Nuk ka nevojë të nxitohem. Jam plot shpresë dhe besim se një ditë do të vijë momenti im”, u shpreh Yamal.

    Në fund, ylli i Barcelonës uroi fituesit dhe bëri të qartë se tashmë është i përqendruar te objektivat me skuadrën katalanase. “Urime fituesve. Tani fokusi im rikthehet te ajo që ka vërtet rëndësi: ta ndihmoj Barcelonën të fitojë sërish”, deklaroi ai.

  • Organizatorja nga protesta: Duam përgjigje, a e pranuat letrën e Arlindës, a e lexoi dikush? (VIDEO)

    Organizatorja nga protesta: Duam përgjigje, a e pranuat letrën e Arlindës, a e lexoi dikush? (VIDEO)

    Organizatorja nga protesta: Duam përgjigje, a e pranuat letrën e Arlindës, a e lexoi dikush? (VIDEO)

    Njëra nga organizatoret e protestës, ku po kërkohet drejtësi për rastin e Arlinda Zekajt, te objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kërkoi përgjigje për letrat e saj të organet e rendit dhe drejtësisë.

    Ajo tha se duan të dinë se çfarë veprimesh u ndërmarrën pasi Arlinda i dokumentoi problemet e saj.

    “…Duam përgjigje, a e pranuat letrën e Arlindës, a e lexoi dikush, a u trajtua kërkesa e saj, çfarë veprime ndërmorët nëse e pranuar… Arlinda Zekaj nuk heshti përballë dhunës, i dokumentoi problemet me të cilat po përballej dhe ju drejtua institucioneve që ta mbronin…” – tha ajo derisa shtoi se nga KGJK kërkojnë llogari dhe përgjegjësi “nuk pranojmë pandëkueshmëri…”. /Klankosova.tv

  • Protestuesit nisen drejt Qeverisë së Kosovës (VIDEO)

    Protestuesit nisen drejt Qeverisë së Kosovës (VIDEO)

    Protestuesit nisen drejt Qeverisë së Kosovës (VIDEO)

    Pas qëndrimit dhe thirrjeve para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, protestuesit janë nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Paraprakisht, ata janë ndalur para Ministrisë së Drejtësisë, objektit të Këshillit Prokurorial, të Policisë së Kosovës, me ç’rast është kërkuar dorëheqeje dhe shkarkime të krerëve institucionalë, duke i akuzuar ata se kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt, e cila është vrarë më pas nga ish-kunati i saj.

    Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, të ministrit Xhelal Sveçla, të kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë dhe të zyrtarëve të tjerë, përfshirë prokurorë e gjykatës dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale.

    “Marre”, “Drejtësi” dhe “Dorëheqje” janë brohoritjet kryesore të tyre. /Klankosova.tv

  • Kërkohet llogari edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (VIDEO)

    Kërkohet llogari edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (VIDEO)

    Kërkohet llogari edhe nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (VIDEO)

    Protestuesit janë zhvendosur te objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku kanë kërkuar llogari për rastin e Arlinda Zekajt.

    Me thirrjet për drejtësi, ata kanë hedhur tym para KGjK-së.

    Pamjet LIVE nga protesta mund t’i ndiqni në Klan Kosova.

  • Vrasja e Arlinda Zekajt në fokus të mediave zvicerane: Kërkoi ndihmë disa herë, por u gjet e vdekur

    Vrasja e Arlinda Zekajt në fokus të mediave zvicerane: Kërkoi ndihmë disa herë, por u gjet e vdekur

    Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, e cila kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga autoritetet në Kosovë para se të gjendej e vdekur pranë Pejës, ka marrë vëmendjen e mediave zvicerane. Përmes hashtagut #DrejtësiPërArlindën, gratë zvicerane me prejardhje kosovare kërkojnë përgjigje, hetim të pavarur dhe përgjegjësi për çdo dështim të mundshëm institucional.

    Rasti i Arlinda Zekajt po vazhdon të marrë vëmendje edhe jashtë Kosovës, me mediat zvicerane që kanë raportuar për rrethanat e rënda të vdekjes së saj dhe kërkesat e përsëritura për ndihmë që ajo kishte drejtuar te institucionet, shkruan Telegrafi.

    Mediumi zviceran “20 Minuten” i ka kushtuar vëmendje rastit të 49-vjeçares, e cila, sipas raportimeve, kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga policia për shkak të kërcënimeve dhe dhunës, por u gjet e vdekur disa orë pasi kishte kërkuar sërish mbrojtje.

    Vdekja e saj ka nxitur reagime edhe në Zvicër, ku gratë me prejardhje nga Kosova po kërkojnë që rasti të zbardhet plotësisht dhe të ketë përgjegjësi për çdo mangësi që mund të konstatohet gjatë hetimeve.

    Kunati i saj, AS Zekaj, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Arlindës, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë edhe dështimet e mundshme individuale dhe institucionale. I dyshuari prezumohet i pafajshëm deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

    “A duhet të më vrasë para se ta arrestoni?”

    Sipas raportit të policisë në Pejë, “A duhet të më vrasë J.* para se ta arrestoni?”, ishin disa nga fjalët e fundit të Arlinda Zekajt. Disa orë më vonë, ajo u gjet e vdekur.

    Atë mbrëmje, kunati i saj kishte denoncuar bashkëshortin e saj të ndarë, JS, për kërcënime dhe dhunë.

    “Shpresoj të vijë dita kur do të duhet të përgjigjesh për këtë”, thuhet se kishte thënë Arlinda, transmeton Telegrafi.

    Sipas raportimeve dhe të dhënave të tjera lokale, 49-vjeçarja kishte kërkuar vazhdimisht ndihmë nga policia që nga korriku. Nëntë ditë para vdekjes së saj, një gjykatë kishte lëshuar një urdhër ndalimi për gjashtë muaj, me të cilin bashkëshortit të saj të ndarë i ndalohej t’i afrohej asaj në një rreze prej dy metrash.

    Arlindës i ishte lejuar të kthehej në shtëpinë e tyre të përbashkët në Pejë, ndërsa i ishte dhënë edhe kujdestaria e përkohshme e djalit të saj.

    Tri ditë para ngjarjes, policia e kishte shoqëruar për herë të parë në shtëpinë e tyre të përbashkët. Megjithatë, zyrtarët nuk kishin mundur të hynin brenda, pasi dyert ishin të kyçura.

    Sipas Arlindës, aty ndodheshin të afërm të bashkëshortit të saj, përfshirë edhe kunatin AS Zekaj. Për këtë arsye, autoritetet e kishin konsideruar kthimin e saj në shtëpi si rrezik për jetën.

    Po atë ditë, ajo i kishte shkruar zyrës së prokurorit publik, duke paralajmëruar se institucionet mund të përballeshin me përgjegjësi vetëm pas vdekjes së saj.

    “Shpresoj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse do të përgjigjeni për veprimet tuaja vetëm pas vdekjes sime”, thuhet në mesazhin e saj.

    Kërkoi ndihmë edhe ditën e vdekjes

    Ditën kur u gjet e vdekur, Arlinda kishte shkuar përsëri në polici pas një grindjeje. Bashkëshorti i saj i ndarë ishte ndaluar për 48 orë.

    Sipas zyrës së prokurorit publik, ajo kishte refuzuar një vend në një strehimore për gratë dhe ishte kthyer te djali i saj, në shtëpinë e tyre të përbashkët.

    “Shteti ka detyrë të largojë banorët e paligjshëm nga shtëpia ime”, thuhet se kishte deklaruar ajo, sipas raportit të policisë.

    Disa orë më vonë, Arlinda u gjet e vdekur në atë shtëpi.

    Rrethanat e rastit kanë ngritur pikëpyetje për mënyrën se si janë trajtuar kërkesat e saj për ndihmë dhe nëse institucionet kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për ta mbrojtur.

    Gratë në Zvicër kërkojnë përgjigje dhe përgjegjësi

    Vdekja e Arlinda Zekajt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale edhe në Zvicër. Nën hashtagun #DrejtësiPërArlindën, gratë zvicerane me prejardhje kosovare po kërkojnë sqarimin e plotë të rastit dhe pasoja për çdo mangësi që mund të zbulohet.

    Rinesa, 23-vjeçare nga Lucerni, e sheh këtë rast si më shumë sesa një dështim të mundshëm të autoriteteve. Si pjesëtare e gjeneratës së dytë të emigrantëve, ajo shpesh e krahason Kosovën me Zvicrën dhe pyet se sa tragjedi mund të parandaloheshin nëse ligjet do të zbatoheshin vazhdimisht.

    Sipas saj, dhuna në familje ende shumë shpesh nënvlerësohet ose trajtohet si çështje private.

    “Nuk duhet të konsiderohet kurrë normale që një grua të rrihet, kontrollohet ose urdhërohet nga partneri i saj”, thotë Rinesa.

    Ajo thekson se, përveç ligjeve efektive, nevojitet edhe një ndryshim në mendësinë shoqërore, përmes edukimit për respekt, barazi dhe mosdhunë.

    Edhe Tina, 26-vjeçare nga Aargau, kërkon më shumë strehimore të sigurta dhe mbështetje për gratë që ndodhen në rrezik.

    “Duhet të flasim për këto çështje në Kosovë në vend që thjesht t’i injorojmë ato”, shprehet ajo.

    Tina kërkon një hetim të pavarur për rastin e Arlindës dhe përgjegjësi për çdo mangësi që mund të identifikohet.

    Ndërkaq, Arbijona, 20-vjeçare nga Solothurni, thotë se rasti nuk duhet të shndërrohet në debat politik mes partive.

    “Pavarësisht se kush qeveris, gratë që përjetojnë dhunë në shtëpi vuajnë”, thekson ajo.

    Sipas Arbijonës, gratë në pozita të larta mund të jenë modele të rëndësishme për shoqërinë, por kjo nuk mjafton nëse gratë e tjera nuk janë të mbrojtura.

    “Dukshmëria në krye nuk zëvendëson mbrojtjen në shtëpi”, thotë ajo.

    Ajo kërkon që ligjet dhe mekanizmat mbrojtës të zbatohen në praktikë, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kalojë nga një institucion te tjetri.

    “Nëse të gjithë thonë, ‘Kjo nuk është përgjegjësia ime’, atëherë në fund të fundit askush nuk është përgjegjës”, përfundon Arbijona.

    Rasti i Arlinda Zekajt, tashmë në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik edhe në Zvicër, po shoqërohet me kërkesa për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së saj. Krahas hetimit për vrasjen, në fokus mbetet edhe pyetja nëse kërkesat e saj të përsëritura për ndihmë janë trajtuar në mënyrën e duhur nga institucionet përgjegjëse./Telegrafi/

  • In 68, the number of victims from Spain’s train crash goes to 68

    It has reached 68 people who lost their lives from the impact of two high – speed trains in southern Madrid, Spain.

    Over 500 passengers were on two trains at the time of the accident, and dozens of people have been injured.

    According to Spanish authorities, 77 people are being treated in hospital, 15 of them in serious condition, reports the BBC.

    Health Minister Monica García has indicated that all hospitals have activated emergency plans, strengthening emergency services and operating halls to cope with the influx of the injured.

    Meanwhile, Spanish Prime Minister Pedro Sanchez has said the country is in mourning after the tragedy, while most of the main parties have suspended the campaign for general elections.

    The cause of the accident is still under investigation.

    The Spanish Minister of Transport has described the decision of the control centre that, according to him, led to the train crash, as a computer defect had initially caused their ban.

    Source Layer: Dukeagini