Protestuesit nisen drejt Qeverisë së Kosovës (VIDEO)

Protestuesit nisen drejt Qeverisë së Kosovës (VIDEO)

Written by

in

Protestuesit nisen drejt Qeverisë së Kosovës (VIDEO)

Pas qëndrimit dhe thirrjeve para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, protestuesit janë nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Paraprakisht, ata janë ndalur para Ministrisë së Drejtësisë, objektit të Këshillit Prokurorial, të Policisë së Kosovës, me ç’rast është kërkuar dorëheqeje dhe shkarkime të krerëve institucionalë, duke i akuzuar ata se kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt, e cila është vrarë më pas nga ish-kunati i saj.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, të ministrit Xhelal Sveçla, të kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë dhe të zyrtarëve të tjerë, përfshirë prokurorë e gjykatës dhe zyrtarë të Qendrës për Punë Sociale.

“Marre”, “Drejtësi” dhe “Dorëheqje” janë brohoritjet kryesore të tyre. /Klankosova.tv