Blog

  • Jennifer Lawrence nuk i fsheh ndërhyrjet estetike - tregon çfarë dëshiron të ndryshojë në të ardhmen

    Jennifer Lawrence nuk i fsheh ndërhyrjet estetike – tregon çfarë dëshiron të ndryshojë në të ardhmen

    Aktorja Jennifer Lawrence ka folur hapur për ndërhyrjet estetike dhe dëshirën e saj për t’u ndjerë tërheqëse edhe në rolin e nënës.

    Sipas revistës The Cut, aktorja ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, ndërsa në të ardhmen nuk e përjashton mundësinë që t’i nënshtrohet edhe një lifting-u të fytyrës.

    Ajo dha intervistën me rastin e lansimit të markës së saj për kujdesin e flokëve, “Mes”, e prezantuar më 27 tetor.

    Jennifer Lawrence

    Marka është dizajnuar nga vetë Lawrence dhe është zhvilluar nga kompania bioteknologjike ‘Arcaea’.

    “Dua të jem një nënë seksi”, u shpreh aktorja për The Cut.

    Ajo shpjegoi se dëshiron të duket si një grua që i ka të gjitha nën kontroll kur i dërgon fëmijët në çerdhe, edhe në ato mëngjese kur sapo është zgjuar.

    Për ndërhyrjen në gjoks, Lawrence kishte folur edhe një vit më parë në një profil të publikuar nga The New Yorker, pas lindjes së fëmijës së saj të dytë.

    Në atë kohë, ajo tregoi se pas lindjes së fëmijës së parë trupi i ishte kthyer kryesisht në gjendjen e mëparshme, teksa pas lindjes së dytë gjërat kishin qenë ndryshe.

    Edhe atëherë, aktorja nuk e kishte përjashtuar mundësinë e një lifting-u të fytyrës në të ardhmen.

    Jennifer është e martuar që nga viti 2019 me galeristin Cooke Maroney.

    Çifti ka dy djem: Cy, katër vjeç, dhe djalin e tyre më të vogël, i cili ka lindur në vitin 2025. /Telegrafi/

  • Pacolli njofton për gjobat ndaj kompanive të mbeturinave në Pejë dhe Deçan

    Pacolli njofton për gjobat ndaj kompanive të mbeturinave në Pejë dhe Deçan

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Ministria ka shqiptuar gjoba ndaj disa komunave dhe kompanive rajonale të mbeturinave për dështimet në menaxhimin e tyre.

    Në një konferencë për media, Pacolli ka njoftuar se Komuna e Istogut është gjobitur me 5 mijë euro, ndërsa ndaj kompanive rajonale të mbeturinave janë shqiptuar disa gjoba.

    Kompania “Ambienti” në Pejë është gjobitur dy herë, me nga 5 mijë dhe 2 mijë euro, ndërsa kompania “Higjiena” në Deçan është gjobitur me 2 mijë euro.

    Ministrja ka thënë se gjendja me menaxhimin e mbeturinave në disa komuna të Kosovës është shqetësuese dhe se institucionet qendrore nuk mund të qëndrojnë pasive përballë situatave që rrezikojnë shëndetin publik dhe mjedisin.

    Pacolli ka bërë të ditur se përmes programit për pastrimin e deponive ilegale, për të cilin janë ndarë një milion euro për kompanitë rajonale, janë larguar mbi 8 mijë tonë mbeturina.

    Sipas saj, ky proces ka nxjerrë në pah gjendjen e rëndë të kompanive rajonale, të cilat përballen me keqmenaxhim dhe mungesë kritike të mjeteve të punës.

    Për këtë arsye, ministrja ka njoftuar se është planifikuar buxhet shtesë për ndërhyrje të drejtpërdrejta në situatat kur komunat ose rajonet dështojnë në menaxhimin e mbeturinave.

    Pacolli ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë, përfshirë monitorimin përmes dronëve dhe kamerave, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i dërgojnë në deponitë e licencuara.

    Ajo ka bërë të ditur se deponitë legale në rajone janë të hapura çdo të shtunë dhe se qytetarët që hedhin mbeturina në vende të ndaluara do të përballen me masa ndëshkuese.

    Ministrja ka folur edhe për deponinë ilegale në Zveçan, e cila, sipas saj, paraqet rrezik për ndotjen e lumit, përhapjen e zjarreve në pyjet përreth dhe shëndetin publik, shkruan Telegrafi. Ajo ka njoftuar se është përcaktuar lokacioni për deponinë e re, të ndërtuar me investime të Bashkimit Evropian, dhe se është arritur pajtim në parim për hapjen e saj së shpejti.

    Pacolli ka njoftuar gjithashtu se reforma në menaxhimin e mbeturinave do të përfshihet në ligjin e ri për menaxhimin e integruar të tyre. Ligji parasheh sistemin e kthimit të depozitës për shishet e plastikës dhe të qelqit, si dhe përgjegjësi më të madhe të prodhuesve për trajtimin e mbetjeve, përfshirë gomat, bateritë dhe pajisjet elektrike shtëpiake.

    Sipas saj, parashihet edhe ndarja e Kosovës në pesë zona të menaxhimit, me synim rritjen e riciklimit dhe shndërrimin e mbeturinave në vlerë ekonomike.

    Në fund, ministrja ka bërë të ditur se afati për aplikim në skemën e mbështetjes financiare për bizneset e reja dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që investojnë në riciklim, menaxhim të mbeturinave dhe ekonomi qarkore do të zgjatet edhe për 15 ditë. Bizneset përfituese, në bashkëpunim me UNDP-në, do të marrin edhe mbështetje profesionale. /Telegrafi/

  • Lushak Sadriu: We have lost over 800m euros in EU measures, we will hold accountable to those who undermine integration

    LDK Parliamentary Group chief Jehona Lushaku Sadriu has declared that Kosovo has lost over 800m euros in assistance as a result of European Union measures, criticising government responsibility for the impasse on the road to European integration.

    In confronting Podcast in Telegrafi, she has said that the European agenda, including legislative obligations and economic reforms, should be respected and fulfilled within deadlines.

    There is a European agenda that must be respected and strictly fulfilled, legislative agenda, the Agency of Economic Reforms. In all of this, there are delays and we have lost funds because of our reckless conduct and sanctions imposed on us by the European Union, she has stated, writes Telegrafi.

    Lushaku Sadriu has described this situation as irresponsible, stressing that lost funds could be used for investments that directly affect the lives of citizens.

    In these sanctions we have lost over eight hundred million euros in assistance: roads, schools, nests, it is expressed.

    According to her, these investments could improve the everyday lives of citizens, but politicians’ stubbornness is hindering progress

    It has been possible to improve our lives, but the stubbornness of our politicians makes it impossible to achieve in these processes, Lucak Sadriu said.

    YouTube www.youtube.com

    It has warned that through the Commission for European Integration, which leads the LDK, accountability will be required to respect deadlines and meet obligations

    We’ll demand strict accountability for these deadlines, to meet, she has declared.

    Speaking to the next progress report, Lushaku Sadriu has voiced confidence that he will identify problems related to the role of the government and misgovernance. It has warned that responsibility will be sought by the respective ministers and politicians who obstruct European integration.

    We will ask the ministers of the line, and any Kosovo politician who holds Kosovo hostage on the road to European integration has stressed. /Telegraphy/

  • MMPH fines Pristina municipality with 10,000 euros for waste

    Environment and Spatial Planning Minister Victory Pacolli has accused Pristina’s municipality of lack of will in fulfilling obligations for waste management and for mismanagement of the public company {passrimy.

    At a media conference, Pacolli has indicated that the Pristina municipality has been fined twice over 5 thousand euros, while the regional waste company ʹpassrimimí has been fined 2 thousand euros.

    Pristina’s municipality, in addition to showing a lack of will to carry out its obligations, but mismanage public enterprise, Pacolli has declared.

    She has said the ministry has undertaken dozens of inspection shares and has increased surveillance to prevent mismanagement of waste.

    To protect public health, we cannot sit back when emergency situations arise, even though our competencies in waste management are limited, the minister said.

    Pacolli has warned that field controls will continue, including monitoring through drones and cameras, writes Telegrafi. It has called on citizens to send waste to licensed warehouses, warning punitive measures for those who place them in banned places.

    The minister has announced that through the programme to clean up illegal warehouses, for which one million euros have been earmarked for regional companies, over 8 thousand tonnes of waste have been evacuated.

    It has also raised concern about the situation in Miraschi’s depot, saying there is an urgent need for its closure due to overload and ecological risk.

    According to Pacolli, rehabilitation of space and its transformation into green areas and a protection park are envisioned after the depot is closed. Meanwhile, the location’s location for the Lipjan Waste Management Centre has been described as necessary for the provision of 50m euros in financing by the German government. /Telegraph/

  • MMPH-ja gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat

    MMPH-ja gjobit Komunën e Prishtinës me 10 mijë euro për mbeturinat

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka akuzuar Komunën e Prishtinës për mungesë vullneti në përmbushjen e obligimeve për menaxhimin e mbeturinave dhe për keqmenaxhim të ndërmarrjes publike “Pastrimi”.

    Në një konferencë për media, Pacolli ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës është gjobitur dy herë me nga 5 mijë euro, ndërsa ndërmarrja rajonale e mbeturinave “Pastrimi” është gjobitur me 2 mijë euro.

    “Komuna e Prishtinës, përveçse po tregon mungesë vullneti për t’i kryer obligimet e saj, po e keqmenaxhon ndërmarrjen publike ‘Pastrimi’”, ka deklaruar Pacolli.

    Ajo ka thënë se Ministria ka ndërmarrë dhjetëra aksione inspektimi dhe ka shtuar mbikëqyrjen për të parandaluar keqmenaxhimin e mbeturinave.

    “Për të mbrojtur shëndetin publik, nuk mund të rrimë duarkryq kur krijohen situata emergjente, edhe pse kompetencat tona në menaxhimin e mbeturinave janë të kufizuara”, ka thënë ministrja.

    Pacolli ka paralajmëruar se kontrollet në terren do të vazhdojnë, përfshirë monitorimin përmes dronëve dhe kamerave, shkruan Telegrafi. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i dërgojnë në deponitë e licencuara, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për ata që i hedhin në vende të ndaluara.

    Ministrja ka bërë të ditur se përmes programit për pastrimin e deponive ilegale, për të cilin janë ndarë një milion euro për kompanitë rajonale, janë larguar mbi 8 mijë tonë mbeturina.

    Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësimin për gjendjen në deponinë e Mirashit, duke thënë se ekziston nevojë urgjente për mbylljen e saj për shkak të mbingarkesës dhe rrezikut ekologjik.

    Sipas Pacollit, pas mbylljes së deponisë parashihet rehabilitimi i hapësirës dhe shndërrimi i saj në zonë të gjelbër dhe park mbrojtës. Ndërkohë, caktimi i lokacionit për Qendrën e Menaxhimit të Mbeturinave në Lipjan është cilësuar si i domosdoshëm edhe për sigurimin e financimit prej 50 milionë eurosh nga qeveria gjermane. /Telegrafi/

  • Lushaku Sadriu: Kemi humbur mbi 800 milionë euro nga masat e BE-së, do t’u kërkojmë llogari atyre që pengojnë integrimin

    Lushaku Sadriu: Kemi humbur mbi 800 milionë euro nga masat e BE-së, do t’u kërkojmë llogari atyre që pengojnë integrimin

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se Kosova ka humbur mbi 800 milionë euro asistencë si pasojë e masave të Bashkimit Evropian, duke kritikuar përgjegjësinë qeveritare për ngecjet në rrugën e integrimit evropian.

    Në “Përballje Podcast” në Telegrafi, ajo ka thënë se agjenda evropiane, përfshirë detyrimet legjislative dhe reformat ekonomike, duhet të respektohet dhe të përmbushet brenda afateve.

    “Ka një agjendë evropiane e cila duhet të respektohet dhe të përmbushet në mënyrë strikte, agjendë legjislative, Agjendën e Reformave Ekonomike. Në të gjitha këto ka vonesa dhe kemi humbur fonde për shkak të sjelljes sonë të pamatur dhe sanksioneve që na janë vendosur nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ajo, shkruan Telegrafi.

    Lushaku Sadriu e ka cilësuar këtë situatë si papërgjegjësi, duke theksuar se fondet e humbura mund të përdoreshin për investime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

    “Në këto sanksione ne kemi humbur mbi tetëqind milionë euro asistencë: rrugë, shkolla, çerdhe”, është shprehur ajo.

    Sipas saj, këto investime do të mund ta përmirësonin jetën e përditshme të qytetarëve, por kryeneçësia e politikanëve po pengon përparimin

    “Ka mundur të përmirësohet jeta jonë, por kryeneçësia e politikanëve tanë bën që në këto procese të mos kemi arritje”, ka thënë Lushaku Sadriu.

    – YouTube www.youtube.com

    Ajo ka paralajmëruar se përmes Komisionit për Integrime Evropiane, të cilin e udhëheq LDK-ja, do të kërkohet llogaridhënie për respektimin e afateve dhe përmbushjen e detyrimeve

    “Do të kërkojmë llogaridhënie strikte për këto afate kohore, për t’i përmbushur”, ka deklaruar ajo.

    Duke folur për raportin e ardhshëm të progresit, Lushaku Sadriu është shprehur e bindur se ai do të evidentojë probleme që lidhen me rolin e Qeverisë dhe keqqeverisjen. Ajo ka paralajmëruar se do të kërkohet përgjegjësi nga ministrat përkatës dhe politikanët që pengojnë integrimin evropian.

    “Do t’u kërkojmë llogari ministrave të linjës dhe çdo politikani të Kosovës që e mban peng Kosovën në rrugën e integrimit evropian”, ka theksuar ajo. /Telegrafi/

  • Barcelona planifikon tri shitje të mëdha për transferimin e Harry Kane

    Barcelona planifikon tri shitje të mëdha për transferimin e Harry Kane

    Barcelona po përgatit një plan ambicioz për afatin kalimtar të verës së ardhshme, me synimin për të transferuar sulmuesin e Bayern Munichut dhe fituesin e Topit të Artë 2026, Harry Kane.

    Sipas mediave spanjolle, drejtori sportiv i katalunasve, Deco, po shqyrton mundësinë e shitjes së tre futbollistëve të rëndësishëm, Gavi, Alejandro Balde dhe Frenkie de Jong, për të siguruar fondet e nevojshme për transferimin e sulmuesit anglez.

    Barcelona synon të arkëtojë rreth 150 milionë euro nga këto largime, një shumë që do t’i mundësonte klubit të përballonte koston e transferimit dhe pagën e lartë të Kane.

    Trajneri Hansi Flick e konsideron 33-vjeçarin si përforcimin ideal për repartin ofensiv dhe dëshiron ta ndërtojë sulmin rreth tij, Lamine Yamalit dhe Raphinhas.

    Në këtë skenar, Raphinha do të rikthehej në krahun e majtë, Yamal do të vazhdonte të luante në të djathtin, ndërsa Kane do të ishte sulmuesi kryesor në qendër.

    Anglezi po kalon një tjetër sezon mbresëlënës te Bayern Munichu, duke regjistruar 10 gola dhe shtatë asistime në 12 ndeshjet e para zyrtare të edicionit 2026/27.

    Për të realizuar këtë operacion, drejtuesit e Barcelonës kanë përcaktuar edhe shumat që synojnë të përfitojnë nga shitja e tre futbollistëve.

    Gavi vlerësohet rreth 50 milionë euro, ndërsa për Alejandro Balden katalunasit do të kërkonin të paktën 40 milionë euro. Ndërkohë, Frenkie de Jong konsiderohet lojtari që mund të sjellë më së shumti të ardhura, me një vlerësim prej 60 milionë eurosh.

    Pavarësisht se mesfushori holandez vazhdon të ketë minuta të rregullta nën drejtimin e Flick, drejtuesit sportivë thuhet se janë të gatshëm të sakrifikojnë shërbimet e tij për të krijuar hapësirën e nevojshme financiare.

    Megjithatë, realizimi i këtij plani do të varet edhe nga situata kontraktuale e Kane te Bayern Munichu.

    Sulmuesi anglez ka kontratë me bavarezët deri në qershor të vitit 2027, ndërsa drejtuesit e klubit gjerman tashmë kanë nisur bisedimet për rinovimin e marrëveshjes.

    Barcelona pritet të ndjekë me kujdes zhvillimet gjatë nëntorit dhe dhjetorit, periudhë në të cilën mund të përcaktohet nëse Kane do ta vazhdojë karrierën në Gjermani apo do të shqyrtojë një aventurë të re.

    Nëse bisedimet për rinovimin nuk përfundojnë me sukses, presidenti Joan Laporta, Deco dhe Hansi Flick mund të aktivizojnë planin e shitjeve për të përgatitur një ofertë zyrtare drejt Bayern Munichut.

    Për momentin, gjithçka mbetet në nivel raportimesh dhe planesh të mundshme, por Kane duket se është shndërruar në objektivin kryesor të Barcelonës për verën e vitit 2027. /Telegrafi/

  • OEK, GIZ discuss establishing centre for responsible business in Kosovo

    International experiences and opportunities to adapt responsible business practices to the needs of companies in Kosovo were presented at the meeting. Discussions focused on supporting the private sector in meeting international standards and requirements, including H REDD, ESG and CBAM.

    Through the establishment of this centre, OEK aims to help local businesses adapt to European market requirements, increase competitiveness and strengthen capacity for responsible, green and sustainable development.

    OEK has indicated that it will continue co-operation with development partners and institutions to create new opportunities for Kosovo businesses and support their integration into European markets.

    Source Layer: RTKLive

  • OEK dhe GIZ diskutojnë themelimin e qendrës për biznes të përgjegjshëm në Kosovë

    OEK dhe GIZ diskutojnë themelimin e qendrës për biznes të përgjegjshëm në Kosovë

    Në takim u prezantuan përvojat ndërkombëtare dhe mundësitë për përshtatjen e praktikave të biznesit të përgjegjshëm me nevojat e kompanive në Kosovë. Diskutimet u përqendruan në mbështetjen e sektorit privat për përmbushjen e standardeve dhe kërkesave ndërkombëtare, përfshirë HREDD, ESG dhe CBAM.

    Përmes themelimit të kësaj qendre, OEK synon t’i ndihmojë bizneset vendore të përshtaten me kërkesat e tregut evropian, të rrisin konkurrueshmërinë dhe të forcojnë kapacitetet për zhvillim të përgjegjshëm, të gjelbër dhe të qëndrueshëm.

    OEK ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët zhvillimorë dhe institucionet për të krijuar mundësi të reja për bizneset kosovare dhe për të mbështetur integrimin e tyre në tregjet evropiane.

    Burimi: RTKLive

  • I die at QKUK the person who was seriously injured in Babacan’s Babacan

    A person who was taking medical treatment at KKUK as a result of serious bodily injury has passed away.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, it becomes known that the case occurred in 26.10.2026 around 14:40 in the village of Babacoq of Decani.

    On the other hand, it is said that at the order of the procurement, the lifeless body was sent to the IML for production.

    Shh. Babacan, Decan 26.10,2026 14:40. It has been reported that the Kosovo male victim, who has been taking medical treatment at QKUK, as a result of severe bodily injury at 27.10.2026 about 7:43 a.m. has passed away. At the order of the prosecutor, the lifeless body was sent to the IML for production, the report said. /Telegraphy/