Blog

  • Government Approves Law Assistance Agreement Bill with Belgium

    The agreement is aimed at strengthening co-operation between the two countries in providing evidence, developing criminal procedures and fighting cross-border crime.

    Deputy Prime Minister and Justice Minister Donika Grovalla has said that the agreement also regulates procedures for sequetration and seizure of property, as well as the creation of joint investigative groups.

    It sets out the rules for exchange of evidence, investigative and procedural actions, as well as the responsibilities of both states in handling judicial assistance requirements.

    Source Layer: RTKLive

  • Qeveria miraton projektligjin për marrëveshjen e ndihmës juridike me Belgjikën

    Qeveria miraton projektligjin për marrëveshjen e ndihmës juridike me Belgjikën

    Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sigurimin e provave, zhvillimin e procedurave penale dhe luftimin e krimit ndërkufitar.

    Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëveshja rregullon edhe procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dhe krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore.

    Përmes saj përcaktohen rregullat për shkëmbimin e provave, veprimet hetimore dhe procedurale, si dhe përgjegjësitë e autoriteteve të të dyja shteteve në trajtimin e kërkesave për ndihmë juridike.

    Burimi: RTKLive

  • This is the Court’s decision on detention.

    This is the Court’s decision on detention.

    GThe foundation jykat in Pec has assigned the detention measure to Sylajt, following the request of the Founding Prosecutor in Pec, according to the October 27th 2026 verdict.

    According to the court’s decision, the document, provided by Klan Kosovo journalist Tarshan, is scheduled for a month, starting October 26th 2026, at 8:00, until November 25, 2026, at 8:00.

    The decision was made by the General Department, the Criminal Division of the Foundation Court in Pec, after holding the hearing hearing on October 27, 2026, in the presence of the state prosecutor and defender of the defendant.

    The document reportedly calls for the appointment of the detention measure was submitted by the Constitutional Prosecutor in Pec, within the criminal procedure against the defendants. /Klankosova. tv

    This is the Court’s decision on detention.

  • Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

    Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

    Ky është vendimi i Gjykatës për paraburgimin ndaj Jeton Sylajt

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas vendimit të datës 27 tetor 2026.

    Sipas vendimit të gjykatës – dokument të cilin e ka siguruara gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, masa e paraburgimit është caktuar për një muaj, duke filluar nga 26 tetori 2026, në orën 20:00, deri më 25 nëntor 2026, në orën 20:00.

    Vendimi është marrë nga Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal i Gjykatës Themelore në Pejë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 27 tetor 2026, në prani të prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit të të pandehurit.

    Në dokument thuhet se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është paraqitur nga Prokuroria Themelore në Pejë, në kuadër të procedurës penale ndaj të pandehurit./Klankosova.tv

    This is the Court’s decision on detention.

  • Përplasen dy trena në Madrid, humbin jetën 10 persona

    Përplasen dy trena në Madrid, humbin jetën 10 persona

    Përplasen dy trena në Madrid, humbin jetën 10 persona

    Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave në jug të Madridit, bën të ditur një zyrtar rajonal.

    Më shumë se 500 pasagjerë ndodheshin në trenat e përfshirë në aksident, ndërsa numri i viktimave “pothuajse me siguri do të rritet”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë rajonale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u shpreh se është “i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor” dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Transportit.

    Operatori hekurudhor “Adif” njofton se incidenti ndodhi mes një treni të kompanisë “Renfe” dhe një treni tjetër të kompanisë “Iryo”, e cila operon në linjën Madrid-Sevilje.

    Një zëdhënës i shërbimeve spanjolle të emergjencës deklaroi për agjencinë AFP se “të gjitha burimet janë vënë në dispozicion”, duke përfshirë “disa ekipe zjarrfikësish, tre helikopterë dhe dy njësi të lëvizshme të kujdesit intensiv”.

  • Gazetari kroat befasoi të gjithë me votat e tij për Topin e Artë – Kane i gjashti, Yamal jashtë top 10-shes

    Gazetari kroat befasoi të gjithë me votat e tij për Topin e Artë – Kane i gjashti, Yamal jashtë top 10-shes

    Gazetari votues i Kroacisë për Topin e Artë, Zdarvko Reic, e shpërfilli sulmuesin e Barcelonës, Lamine Yamal, nga renditja e tij në 10 vendet e para.

    Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, u kurorëzua fitues i Topit të Artë 2026 të hënën, ndërsa Yamal përfundoi i treti pas Kylian Mbappe.

    Megjithatë, Kane gjithashtu nuk kishte vend në listën e pesë lojtarëve më të mirë të Reic, duke e vendosur sulmuesin anglez në vendin e gjashtë.

    Përfaqësuesi i Kroacisë zgjodhi mesfushorin e Barçës dhe fituesin e Kupës së Botës me Spanjën, Rodrin, si numrin e tij të parë, ndërsa pas tij votoi për Erling Haaland dhe Lionel Messi.

    Reic në pozitën e katërt e vendosi Ferran Torres, Kylian Mbappen të pestin, ndërsa pas tij erdhën Pau Cubarsi, Vitinha, Ousmane Dembele dhe Jude Bellingham.

    Renditjet përfundimtare e votave të Zdravko Reic për Topin e Artë:

    1.Rodri

    2.Erling Haaland

    3.Lionel Messi

    4.Ferran Torres

    5.Kylian Mbappe

    6.Harry Kane

    7.Pau Cubarsi

    8.Vitinha

    9.Ousmane Dembele

    10.Jude Bellingham

    /Telegrafi/

  • Në proces të shkurorëzimi - burri kanos gruan përmes telefonit në Skenderaj

    Në proces të shkurorëzimi – burri kanos gruan përmes telefonit në Skenderaj

    Një grua e cila është në proces të shkurorëzimit me burrin e saj nga i njëjti përmes telefonit ishte kanosur.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 11:06, në Skenderaj.

    “Skenderaj 27.10.2026 – 11:06. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila është në proces të shkurorëzimit me burrin e saj, nga i njëjti përmes telefonit ishte kanosur. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Dogana e Kosovës del me njoftim për grumbullimin e ofertave për dhënien me qira të zyrave

    Dogana e Kosovës del me njoftim për grumbullimin e ofertave për dhënien me qira të zyrave

    Dogana e Kosovës publikon këtë ftesë me anën e të cilës i fton të gjithë të interesuarit qe të ofertojnë për marrje me qira të zyrave lokaleve në Terminalin Doganor Dheu i Bardhë, sipas përshkrimit në vijim.

    Dhënia me qira e hapësirave për zyre/lokale sipas çmimit fillestar të qirasë mujore plus shpenzimet shtesë për shpenzime të energjisë elektrike, ujit dhe mbledhjes se mbeturinave, sipas pjesëve në vijim:

    Nr. Lokalit

    Vlera e qirasë + shpenzimet shtesë

    Sipërfaqja

    Çmimi i ofertuar + 30.00 euro shpenzime shtesë

    Lokali nr. 1

    54.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    13.50 m²

    Lokali nr. 2

    60.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    15.00 m²

    Lokali nr. 3

    60.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    15.00 m²

    Lokali nr. 4

    45.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    7.50 m²

    Lokali nr. 5

    68.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    17.00 m²

    Lokali nr. 6

    80.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    20.00 m²

    Lokali nr. 7

    43.50 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    8.70 m²

    Lokali nr. 8

    92.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    23 m²

    Lokali nr. 9

    44.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    11 m²

    Lokali nr. 10

    50.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    12.50 m²

    Lokali nr. 11

    45.00 euro + 30 euro për shpenzime shtesë

    11.24 m²

    Totali i përgjithshëm i çmimit

    Mënyra e paraqitjes se ofertës:

    Oferta duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur në mënyrë konfidenciale dhe duhet t’i përmbajë këto dëshmi:

    • 1.Certifikatë e Biznesit se bashku me informatat mbi biznesin, ku shënohet veprimtaria si agjent doganor (shpedicion);
    • 2.Deklaratë me shkrim për çmimin e ofruar, ku çmimi i ofertuar duhet të jetë mbi pragun minimal të përcaktuar për pjesën qe ofertoni;
    • 3.Dëshmi me shkrim se ofertuesi mund të sigurojë se paku 1 punëtor për ofrimin e shërbimeve të shpedicionit;
    • 4.Dëshmi me shkrim qe subjektet ofertuese nuk kanë borxhe të pashlyera ndaj institucioneve publike përkatësisht ATK.

    Kushtet e ofertimit: Të gjithë të interesuarit mund të tërheqin ftesën nga webfaqja e DK-së https://dogana.rks-gov.net/ apo në zyrën doganore në Terminalin Doganor Dheu i Bardhë. Oferta e nënshkruar dhe e mbyllur në zarf do të pranohen nga Dogana jo më vonë se 04.11.2026, koha 14:00, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës, adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

    Të gjithë të interesuarit mund të vizitojnë hapësirat e zyrave në terminalin doganor Dheu i Bardhë me datën 02.11.2026 nga ora 10:00 – 11:30.

    Hapja e ofertave bëhet nga Komisioni për hapjen dhe vlerësimin e ofertave në mënyrë publike në prani të ofertuesve, të cilët kanë shprehë interesim të marrin pjesë në hapje të ofertave. Hapja e ofertave bëhet me datën 04.11.2026, koha 14:30, Zyra e Prokurimit, Dogana e Kosovës. Adresa: Lagjja Kalabri, Rr. “Rexhep Krasniqi” 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

    Nëse qiraja mujore tejkalon vlerën prej njëmijë (1,000) euro, para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi fitues duhet të sigurojë garancion bankar me vlerën e së paku tre (3) muajve të qirasë.

    Kohëzgjatja e kontratës deri në 36 muaj.

    Kriter i shpërblimit me kontratë është oferta e përgjegjshëm me çmimin më të lartë mbi pragun minimal të caktuar nga Dogana e Kosovës.

    Objekti i kontratës është i ndarë në 11 pjesë si hapësira për zyre (zyre lokale)). Ofertuesi mund të paraqesë ofertë për një, dy apo më shumë zyre, mirëpo mund të shpallet fitues vetëm për një zyre sipas çmimit me te lartë të ofertuar. Numri maksimal i zyrave që do të mund të shpërblehet tek një ofertues është 1 zyre.

    Ofertuesi/ qiramarrësi pas nënshkrimit të kontratës dhe para fillimit të ofrimit te shërbimeve është i obliguar qe me shpenzime të veta ta bëjë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e gjithë hapësirës se zyrës. Pastrimi i zyrave bëhet nga ana eqiramarrësit/ofertuesit.

    Carina Kosova objavljuje ovaj poziv kojim poziva sve zainteresovane strane da daju svoje ponude za zakup kancelarijskog prostora na Carinskom Terminalu Bela Zemlja, kako je opisano u nastavku.

    Davanje kancelarije/lokala u zakup po početnoj mesečnoj ceni zakupnine plus dodatni troškovi za struju, vodu i odvoz otpada, kao što je navedeno u sledećim odeljcima:

    Br. Lokalit

    Vrednost zakupnine + dodatni troškovi

    Površina

    Ponuđena cena + 30,00 evra dodatnih troškova

    Lokal br. 1

    54.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    13.50 m²

    Lokal br. 2

    60.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    15.00 m²

    Lokal br. 3

    60.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    15.00 m²

    Lokal br. 4

    45.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    07.50 m²

    Lokal br. 5

    68.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    17.00 m²

    Lokal br. 6

    80.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    20.00 m²

    Lokal br. 7

    43.50 evra + 30 evra za dodatne troškove

    08.70 m²

    Lokal br. 8

    92.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    23.00 m²

    Lokal br. 9

    44.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    11 m²

    Lokal br. 10

    50.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    12.50 m²

    Lokal br. 11

    45.00 evra + 30 evra za dodatne troškove

    11.24 m²

    Ukupna cena

    Način podnošenja ponuda:

    Ponuda mora biti podneta u zatvorenoj koverti na poverljiv način i mora sadržati sledeće dokaze:

    • 1.Potvrda o poslovanju (Biznis Certifikat) zajedno sa poslovnim informacijama, koja ukazuje na delatnost carinskog agenta (špedicija);
    • 2.Pismena izjava o ponuđenoj ceni, pri čemu ponuđena cena mora biti iznad minimalnog praga utvrđenog za deo koji nudite/licitirate;
    • 3.Pismeni dokaz da ponuđač može da obezbedi najmanje 1 (jednog) zaposlenog za pružanje usluga špedicije;
    • 4.Pisani dokaz da ponuđači nemaju neizmirenih dugova prema javnim institucijama, odnosno prema PAK-u.

    Uslovi licitiranja: Sve zainteresovane strane mogu povući poziv sa web stranice Carine Kosova https://dogana.rks-gov.net/ ili u carinskoj ispostavi na Carinskom Terminalu Bela Zemlja.

    Potpisana i zapečaćena ponuda u koverti biće primljena od strane Carine najkasnije do 04.11.2026. godine, u 14:00 časova, Kancelarija za javne nabavke, Carina Kosova, adresa: Naselje Kalabri, ul. „Rexhep Krasniqi“ 10000 Priština, Republika Kosovo.

    Svi zainteresovani mogu posetiti kancelarijske prostorije na Carinskom Terminalu Bela Zemlja dana 02.11.2026. god., od 10:00 do 11:30 časova.

    Otvaranje ponuda će sprovesti Komisija za otvaranje i procenu ponuda javno u prisustvu ponuđača koji su izrazili interesovanje za učešće u otvaranju ponuda. Otvaranje ponuda će se obaviti 04.11.2026. godine, u 14:30 časova, u Kancelariji za Javne Nabavke, Carina Kosova. Adresa: Naselje Kalabri, ul. „Rexhep Krasniqi“ 10000 Priština, Republika Kosovo.

    Ako mesečna zakupnina prelazi hiljadu (1.000) evra, pre potpisivanja ugovora, ponuđač pobednik mora da obezbedi bankarsku garanciju u vrednosti od najmanje tri (3) meseca zakupnine.

    Trajanje ugovora do 36 meseci.

    Kriterijum za dodelu ugovora je odgovarajuća ponuda sa najvišom cenom iznad minimalnog praga koji je odredila Carina Kosova.

    Predmet ugovora je podeljen na 11 delova kao kancelarijski prostor (lokalne kancelarije).

    Ponuđač može podneti ponudu za jednu, dve ili više kancelarija, ali može biti proglašen pobednikom samo za jednu kancelariju prema najvišoj ponuđenoj ceni.

    Maksimalan broj kancelarija koje se mogu dodeliti ponuđaču je 1 kancelarija.

    Ponuđač/zakupac, nakon potpisivanja ugovora i pre početka pružanja usluga, dužan je da o svom trošku izvrši dezinfekciju, dezinsekciju i deratizaciju celog kancelarijskog prostora. Čišćenje kancelarija vrši zakupac/ponuđač.

  • LSDM: Prokuroria të hape hetim për pretendimet e transferimit të "parave të zeza" nga Serbia në Maqedoni

    LSDM: Prokuroria të hape hetim për pretendimet e transferimit të “parave të zeza” nga Serbia në Maqedoni

    LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në Maqedoni.
    Nga LSDM thonë se informacionet e fundit nga mediat në Serbi thonë se “Alta Banka”, e cila konsiderohet të jetë në pronësi të Vuçiqit dhe partisë simotër të OBRM-PDUKM-së – SNS, ka filluar të transferojë me shpejtësi dhe intensivisht shuma të mëdha parash në Maqedoni dhe Rusi.

    Procesi, sipas këtyre informacioneve, filloi më 26 tetor, pas zgjedhjeve dhe rënies së shefit të Mickoskit – Aleksandar Vuçiq.
    “Nova.rs” raporton informacion nga avokati i famshëm Ninic se shuma të mëdha parash po transferohen intensivisht në llogaritë e personave juridikë të vendosur në Moskë dhe Shkup.

    Ninic është anëtar i komisionit të pavarur hetimor civil që u formua nga profesorë universiteti dhe ekspertë nga fusha të ndryshme për të hetuar përgjegjësinë për shembjen e tendës në Novi Sad.

    A do të thotë kjo se paratë e zeza, paratë kriminale, të regjimit të rrëzuar të Vuçiçit dhe SNS, partisë simotër të OBRM-PDUKM-së në Serbi, po transferohen në Maqedoni?

    Prokuroria Publike duhet të veprojë menjëherë, të hapë një hetim, të përcaktojë origjinën e parave dhe të parandalojë të gjitha abuzimet e mundshme në Maqedoni.

    Ne paralajmëruam, ja ku fillon. Gjithçka që thamë është konfirmuar. Kjo është arsyeja pse Mickoski dhe Trajko Slavevski lejuan që “Alta Bank” të hynte në Maqedoni. Bankieri i Vuçiqit u bë bankieri i Mickoskit në Maqedoni.

    Edhe pse Banka Qendrore Evropiane ia ka ndaluar asaj të blejë aksione nga një bankë austriake. Edhe pse është nën hetim për origjinë të dyshimtë të kapitalit.

    Në Evropë është ndalur, në Mal të Zi ka ndalim, ndërsa tek ne ka blerë banka dhe një kompani sigurimesh.

    Sanksione janë propozuar edhe në Kongresin Amerikan për pronarin e “Alta Banka”, Davor Macura, i afërt me SNS-në dhe shumë i afërt me Aleksandar Vuçiqin.

    Nga një këmbimore në Zemun në miliarda brenda pak vitesh dhe hyrje në Maqedoni”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/

  • Ish-ylli i Fenerbahces merr përkohësisht drejtimin e klubit

    Ish-ylli i Fenerbahces merr përkohësisht drejtimin e klubit

    Fenerbahce ka konfirmuar zyrtarisht se Dirk Kuyt, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe një nga ish-futbollistët e vlerësuar të klubit turk, do ta marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë.

    Vendimi vjen pas dorëheqjes së menjëhershme të Ismail Kartalit, pas një serie rezultatesh zhgënjyese në garat vendore dhe evropiane.

    Gjiganti turk ka reaguar shpejt pas largimit të Kartalit, duke ia besuar Kuytit drejtimin e përkohshëm të ekipit. Holandezi, i cili luajti për Fenerbahçen nga viti 2012 deri më 2015, ishte pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner përpara se të merrte këtë detyrë.

    Klubi tashmë është në kërkim të një trajneri të përhershëm, i cili do ta drejtojë skuadrën në vazhdim të sezonit 2026/27.

    Në njoftimin zyrtar, Fenerbahce bëri të ditur se Kuyt do të shërbejë si koordinator teknik i ekipit të parë deri në emërimin e trajnerit të ri.

    “Pas dorëheqjes së Ismail Kartalit, klubi ynë e ka emëruar Dirk Kuytin koordinator teknik të ekipit të parë deri në përcaktimin e trajnerit të ri”, thuhet në komunikatën e publikuar nga klubi turk.

    Kartal u largua nga detyra pavarësisht se kishte arritur ta rikthente Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas gati dy dekadash. Kualifikimi në garën më të rëndësishme evropiane për klube ishte pritur me entuziazëm, por rezultatet e mëvonshme e vështirësuan ndjeshëm pozitën e tij.

    Humbja në shtëpi ndaj Besiktasit dhe ajo në transfertë kundër rivalit të përbetuar, Galatasarayt, e lanë Fenerbahcen prapa në garën për titullin e kampionit.

    Goditja përfundimtare erdhi në skenën evropiane, ku skuadra pësoi një humbje të rëndë 6-0 ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve. Ky rezultat, i kombinuar me vështirësitë në kampionat, shtoi presionin mbi trajnerin dhe përfundimisht çoi në largimin e tij./Telegrafi/