Blog

  • Publikohen nominimet për "The Game Awards 2026", GTA 6 kryeson me tetë kandidatura

    Publikohen nominimet për “The Game Awards 2026”, GTA 6 kryeson me tetë kandidatura

    Janë publikuar nominimet për ceremoninë e ndarjes së çmimeve The Game Awards 2026, ndërsa në krye të listës qëndron loja shumë e pritur Grand Theft Auto VI (GTA 6), me gjithsej tetë nominime.

    Ceremonia e sivjetme do të mbahet më 10 dhjetor dhe do të shpërblejë videolojërat më të mira të vitit, si nga studiot e mëdha të industrisë, ashtu edhe nga zhvilluesit e pavarur, transmeton Telegrafi.

    Viti 2026 solli një numër të madh lojërash të suksesshme, përfshirë prodhime me buxhete të mëdha dhe tituj të pavarur që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

    GTA 6 ka marrë vëmendje të veçantë, pasi është nominuar në tetë kategori, ndonëse ende nuk është publikuar zyrtarisht.

    Më poshtë është lista e plotë e nominimeve për The Game Awards 2026:

    Loja e vitit (Game of the Year)

    • 007 First Light
    • Control Resonant
    • Grand Theft Auto VI
    • Phantom Blade Zero
    • Resident Evil Requiem
    • The Legend of Zelda: Ocarina of Time

    Regjia më e mirë e lojës (Best Game Direction)

    • Control Resonant
    • Grand Theft Auto VI
    • Phantom Blade Zero
    • Pragmata
    • Resident Evil Requiem

    Historia më e mirë (Best Narrative)

    • 007 First Light
    • Control Resonant
    • Grand Theft Auto VI
    • Resident Evil Requiem
    • The Blood of Dawnwalker

    Drejtimi më i mirë artistik (Best Art Direction)

    • Control Resonant
    • Grand Theft Auto VI
    • Mouse P.I. For Hire
    • Phantom Blade Zero
    • The Legend of Zelda: Ocarina of Time

    Muzika më e mirë (Best Score and Music)

    • Ace Combat 8: Wings of Theve
    • Grand Theft Auto VI
    • Mixtape
    • Phantom Blade Zero
    • The Legend of Zelda: Ocarina of Time

    Dizajni më i mirë i zërit (Best Audio Design)

    • Ace Combat 8: Wings of Theve
    • Control Resonant
    • Grand Theft Auto VI
    • Resident Evil Requiem
    • Star Wars: Galactic Racer

    Performanca më e mirë (Best Performance)

    • Anxhela Sant’Albano – Resident Evil Requiem
    • Liam McIntyre – Marvel’s Wolverine
    • Mani L. Perez – Grand Theft Auto VI
    • Patrick Gibson – 007 First Light
    • Rahul Kohli – Saros

    Inovacioni në qasshmëri (Innovation in Accessibility)

    • Assassin’s Creed Black Flag Resynced
    • Forza Horizon 6
    • Gears of War E-Day
    • Marvel’s Wolverine
    • Rhythm Heaven Groove

    Lojërat me ndikim shoqëror (Games for Impact)

    • Big Walk
    • Cairn
    • Forever Ago
    • Life is Strange Reunion
    • Lily’s World XD
    • Mixtape

    Loja më e mirë me mbështetje të vazhdueshme (Best Ongoing Game)

    • Arc Raiders
    • Final Fantasy XIV
    • Fortnite
    • No Man’s Sky
    • The Witcher 3: Wild Hunt

    Përmbajtja më e mirë e krijuar nga përdoruesit (Best User Creation)

    • A Dream of Silence: Revamped
    • Create Aeronautics
    • Nopixel V
    • Star Wars: Droid Tycoon
    • TTK Testing

    Mbështetja më e mirë për komunitetin (Best Community Support)

    • Crimson Desert
    • Helldivers 2
    • No Man’s Sky
    • The Witcher 3: Wild Hunt
    • Warframe

    Loja më e mirë e pavarur (Best Independent Game)

    • Big Walk
    • Cairn
    • Denshattack!
    • Mewgenics
    • Mina the Hollower

    Loja më e mirë debutuese e pavarur (Best Debut Indie Game)

    • Dressmaker
    • Esoteric Ebb
    • Orbitals
    • Replaced
    • Mina the Hollower

    Loja më e mirë për telefona (Best Mobile Game)

    • Arknights: Endfield
    • Monster Hunter Outlanders
    • Neverness to Everness
    • Pokémon Champions
    • Where Winds Meet

    Loja më e mirë VR/AR

    • Forefront
    • Into the Radius 2
    • Little Nightmares VR Altered Echoes
    • Teenage Mutant Ninja Turtles: Empire City
    • Thief VR: Legacy of Shadow

    Loja më e mirë aksion (Best Action Game)

    • Ace Combat 8: Wings of Theve
    • Gears of War E-Day
    • Onimusha Way of the Sword
    • Phantom Blade Zero
    • Saros

    Loja më e mirë aksion-aventurë (Best Action/Adventure Game)

    • 007 First Light
    • Control Resonant
    • Grand Theft Auto VI
    • Pragmata
    • Resident Evil Requiem
    • The Legend of Zelda: Ocarina of Time

    Loja më e mirë RPG

    • Final Fantasy Resonance
    • Fire Emblem Fortune’s Weave
    • Monster Hunter Stories 3: Twisted Reflection
    • The Blood of Dawnwalker
    • Trails in the Sky 2nd Chapter

    Loja më e mirë luftarake (Best Fighting Game)

    • 2XKO
    • Avatar Legends: The Fighting Game
    • Invincible VS
    • Marvel Tokon: Fighting Souls
    • My Hero Academia: All’s Justice

    Loja më e mirë familjare (Best Family Game)

    • Big Walk
    • Lego Batman: Legacy of the Dark Knight
    • Nintendo Switch Sports Resort
    • Pokémon Pokopia
    • Yoshi and the Mysterious Book

    Loja më e mirë simulim/strategji (Best Sim/Strategy Game)

    • Mewgenics
    • Planet Zoo 2
    • Pokémon Pokopia
    • Slay the Spire 2
    • Star Wars: Zero Company

    Loja më e mirë sportive/garuese (Best Sports/Racing Game)

    • Forza Horizon 6
    • Star Wars: Galactic Racer
    • NBA 2K27
    • Screamer
    • EA SPORTS FC 27

    Loja më e mirë me shumë lojtarë (Best Multiplayer Game)

    • Big Walk
    • Call of Duty: Modern Warfare 4
    • Gears of War: E-Day
    • Marathon
    • Mecca Chameleon
    • Orbitals

    Përshtatja më e mirë nga videoloja (Best Adaptation)

    • Cyberpunk Edgerunners 2
    • Fallout – Sezoni 2
    • Mortal Kombat 2
    • The Super Mario Galaxy Movie
    • Resident Evil

    Loja më e pritur (Most Anticipated Game)

    • Fable
    • Final Fantasy VII Revelation
    • God of War Laufey
    • Resident Evil Veronica
    • The Witcher IV

    Krijuesi më i mirë i përmbajtjes (Content Creator of the Year)

    • CDawg
    • Cellbit
    • iShowSpeed
    • LilSimsie
    • OhnePixel

    Loja më e mirë e sporteve elektronike (Best Esports Game)

    • Counter-Strike 2
    • DOTA 2
    • League of Legends
    • Mobile Legends: Bang Bang
    • Valorant

    Lojtari më i mirë i sporteve elektronike (Best Esports Athlete)

    • Chovy – Gen.G
    • donk – Team Spirit
    • EDward Gaming (Erde) – LOUD
    • Jat0r0 – Team Spirit
    • ZayVu – Team Vitality

    Ekipi më i mirë i sporteve elektronike (Best Esports Team)

    • Gen.G – League of Legends
    • LOUD – Valorant
    • Team Falcons – Counter-Strike 2
    • Team Falcons – Rocket League
    • Team Spirit – DOTA 2
    • Team Vitality – Counter-Strike 2
  • Vjehrri dhe vjehrra blenë pajisje për foshnjën, nusja zbulon arsyen pse u zemërua

    Vjehrri dhe vjehrra blenë pajisje për foshnjën, nusja zbulon arsyen pse u zemërua

    Ajo që në pamje të parë dukej si një gjest dashamirës nga gjyshërit, u shndërrua në një konflikt familjar. Prindërit e bashkëshortit të një nëne të re filluan të blinin pajisje për foshnjën, megjithëse ajo nuk kishte ndërmend t’ua linte fëmijën për përkujdesje.

    Nëna e re, e identifikuar si Keana, tregoi në TikTok se vjehrri dhe vjehrra kishin blerë një bazë për ulësen e fëmijës në veturën e tyre, si dhe një djep për shtëpinë e tyre.

    Publikimi i saj nxiti debat të madh, ndërsa ajo më pas shpjegoi se vendimi për të mos ua lënë fëmijën lidhej me një konflikt që kishte zgjatur prej vitesh me prindërit e bashkëshortit.

    Gjithçka nisi kur ata blenë një bazë për ulësen e fëmijës, të cilën planifikonin ta mbanin në veturën e tyre. Kjo iu duk e çuditshme Keanës, pasi, sipas saj, ata takoheshin rrallë.

    Menjëherë pas kësaj, blenë edhe një djep për shtëpinë e tyre, madje më cilësor se ai që Keana dhe bashkëshorti kishin për fëmijën e tyre.

    Ajo filloi të pyeste veten nëse vjehrri dhe vjehrra prisnin që foshnja të kalonte netët tek ata, ndonëse një gjë e tillë nuk ishte diskutuar apo dakorduar asnjëherë.

    “Nuk e di nëse prisni që fëmija im të flejë tek ju, pasi keni folur keq për prindërit e mi vetëm pse më qëndruan pranë në spital. Kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh ajo.

    Në përshkrimin e videos ishte edhe më e drejtpërdrejtë: “M’u desh ta rrisja djalin tuaj 23-vjeçar, ndërsa ju prisni që t’ju lejoj të kujdeseni për fëmijën tim? Absolutisht jo!”.

    Pretendon se vjehrri e poshtëronte bashkëshortin prej vitesh

    Keana shpjegoi se më herët kishte punuar për babanë e bashkëshortit dhe se marrëdhënia e tyre kishte qenë problematike që nga fillimi.

    Ajo pretendon se vjehrri vazhdimisht ia kujtonte se punën e kishte siguruar vetëm falë tij, duke e përshkruar sjelljen e tij si manipuluese.

    “Të gjithë thonë se problemi zakonisht është vjehrra, por në rastin tim ishte vjehrri”, theksoi ajo.

    Sipas saj, vjehrri shpesh e poshtëronte djalin e tij para miqve dhe familjarëve, duke u tallur me peshën, punën dhe çështje të tjera personale.

    Ajo shtoi se shumë njerëz, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, i konsideronin këto komente si shaka, derisa ajo ia shpjegoi se një sjellje e tillë nuk ishte normale.

    Një moment i pakëndshëm në festën para lindjes së foshnjës

    Keana kujtoi edhe një incident të pakëndshëm gjatë festës së organizuar para lindjes së fëmijës.

    Mes dhuratave që po hapnin ishte edhe një libër me titullin “Lopa e trashë”. Ajo u befasua veçanërisht nga reagimi i nënës së bashkëshortit.

    “Po hapnim dhuratat dhe morëm një libër që quhej ‘Lopa e trashë’. Kur e hapëm dhe të gjithë e panë, nëna e tij tha para të gjithëve: ‘Hej, Trevor, kjo je ti’”, tregoi ajo.

    Keana pretendon gjithashtu se prindërit e bashkëshortit ua kishin marrë paratë dhe se vjehrri kishte tentuar ta sulmonte fizikisht të birin, ndërsa ai ishte me paterica, vetëm tri ditë pas një operacioni në gju.

    Ajo zbuloi edhe një detaj tjetër të rëndësishëm: ajo dhe bashkëshorti nuk kanë komunikuar me prindërit e tij prej tri vjetësh.

    “Kemi ndërprerë komunikimin me prindërit e tij para tre vjetësh. Ende çdo disa muaj marrim mesazhe të pakëndshme. Me pjesën tjetër të familjes së tij vazhdojmë të takohemi dhe të komunikojmë, ndërsa këtë vendim e kemi marrë së bashku, unë dhe bashkëshorti im”, shkroi ajo.

    Keana theksoi se nuk i konsideron të gjithë gjyshërit njerëz të këqij dhe se blerja e gjërave për nipërit e mbesat nuk është problem në vetvete.

    “Por në situatën tonë është problem! Jemi të kënaqur me jetën dhe familjen tonë dhe nuk pres që të gjithë ta kuptoni këtë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

  • Magic at the minister Trepca makes dramatic return against Split

    The Trepca Basketball Club has won a grand victory at the Gystrea Minatorão in Mitrovica, defeating the Croatian team Split with a dramatic score of 94:88, within the seventh lap of the Group A at FIBA Europe Cup.

    Kosovo’s champion has scored at the most crucial moments of the match, overturning the outcome through a fantastic commitment, where absolute protagonist Drilon Hajrizi became a basketball player with his brilliant performance.

    With this important triumph, theXehetars record the fourth victory in addition to three losses, climbing the 11 – point quota on the board.

    When three laps remain until the end of this stage, the race for the second position to provide the qualifications remains completely open, leaving all the table options for the Mitrovica team.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Magji në “Minatori” – Trepça bën rikthim dramatik kundër Splitit

    Magji në “Minatori” – Trepça bën rikthim dramatik kundër Splitit

    Magji në “Minatori” – Trepça bën rikthim dramatik kundër Splitit

    Klubi i Basketbollit Trepça ka realizuar një fitore madhështore në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke mposhtur skuadrën kroate Split me rezultat dramatik 94:88, në kuadër të xhiros së shtatë të Grupit A në FIBA Europe Cup.

    Kampionia e Kosovës ka shkëlqyer në çastet më vendimtare të ndeshjes, duke përmbysur rezultatin përmes një angazhimi fantastik, ku protagonist absolut u bë basketbollisti Drilon Hajrizi me paraqitjen e tij brilante.

    Me këtë triumf të rëndësishëm, “Xehetarët” regjistrojnë fitoren e katër krahas tri humbjeve, duke ngjitur kuotën e 11 pikëve në tabelë.

    Kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në përfundim të kësaj faze, gara për pozitën e dytë që siguron kualifikimin tutje mbetet plotësisht e hapur, duke i lënë të gjitha opsionet të tavolinë për skuadrën mitrovicase.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rhetman Rama: I think tomorrow the Special Court law is voted on, we’re willing to change it again.

    Democratic Party of Kosovo MP ( PDK), Nundman Rama, has voiced conviction that the Law for Special Court will be voted tomorrow, stressing that the process of completing it could then begin.

    Speaking on the TV show “Presing ‘%s’ at T7, Rama said MPs are willing to change the law again, even after completion, if this is required to help the process.

    I have the personal conviction that tomorrow this law ends, is voted, so as soon as we start completing the change. Even after two days, if it is a request and a need to help the process, we are still willing to change it, Rama has declared.

    Source Layer: Insander

  • Rrahman Rama: Besoj se nesër votohet ligji për Gjykatën Speciale, jemi të gatshëm ta ndryshojmë sërish

    Rrahman Rama: Besoj se nesër votohet ligji për Gjykatën Speciale, jemi të gatshëm ta ndryshojmë sërish

    Rrahman Rama: Besoj se nesër votohet ligji për Gjykatën Speciale, jemi të gatshëm ta ndryshojmë sërish

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se Ligji për Gjykatën Speciale do të votohet nesër, duke theksuar se pas kësaj mund të nisë procesi i plotësim-ndryshimit të tij.

    Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Rama tha se deputetët janë të gatshëm që ligjin ta ndryshojnë sërish, edhe pas plotësim-ndryshimeve, nëse një gjë e tillë kërkohet për t’i ndihmuar procesit.

    “E kam bindjen personale që nesër përfundon ky ligj, votohet, që sa më parë të fillojmë plotësim-ndryshimin. Edhe pas dy ditësh, nëse është kërkesë dhe nevojë për t’i dalë në ndihmë procesit, prapë jemi të gatshëm ta ndryshojmë”, ka deklaruar Rama.

    Burimi: Insajderi

  • Kamberi: PDK fails to rebuild after Hashim Thaci, Kadri Veseli

    Kamberi: PDK fails to rebuild after Hashim Thaci, Kadri Veseli

    Source Layer: Dukeagini

  • Kamberi: PDK fails to rebuild after Hashim Thaci, Kadri Veseli

    Kamberi: PDK fails to rebuild after Hashim Thaci, Kadri Veseli

    Source Layer: Dukeagini

  • Kamberi: PDK-ja nuk po arrin të rindërtohet pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit

    Kamberi: PDK-ja nuk po arrin të rindërtohet pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit

    Kamberi: PDK-ja nuk po arrin të rindërtohet pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit

    Burimi: Dukagjini

  • Kamberi: PDK-ja nuk po arrin të rindërtohet pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit

    Kamberi: PDK-ja nuk po arrin të rindërtohet pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit

    Kamberi: PDK-ja nuk po arrin të rindërtohet pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit

    Burimi: Dukagjini