Rrahman Rama: Besoj se nesër votohet ligji për Gjykatën Speciale, jemi të gatshëm ta ndryshojmë sërish

Rrahman Rama: Besoj se nesër votohet ligji për Gjykatën Speciale, jemi të gatshëm ta ndryshojmë sërish

Written by

in

Rrahman Rama: Besoj se nesër votohet ligji për Gjykatën Speciale, jemi të gatshëm ta ndryshojmë sërish

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se Ligji për Gjykatën Speciale do të votohet nesër, duke theksuar se pas kësaj mund të nisë procesi i plotësim-ndryshimit të tij.

Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Rama tha se deputetët janë të gatshëm që ligjin ta ndryshojnë sërish, edhe pas plotësim-ndryshimeve, nëse një gjë e tillë kërkohet për t’i ndihmuar procesit.

“E kam bindjen personale që nesër përfundon ky ligj, votohet, që sa më parë të fillojmë plotësim-ndryshimin. Edhe pas dy ditësh, nëse është kërkesë dhe nevojë për t’i dalë në ndihmë procesit, prapë jemi të gatshëm ta ndryshojmë”, ka deklaruar Rama.

Burimi: Insajderi