Blog

  • Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

    Qeveria miraton tri marrëveshje me Suedinë, ndër to edhe atë për ekstradim

    Marrëveshjet kanë të bëjnë me ekstradimin, ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe transferimin e personave të dënuar.

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se marrëveshja për ekstradim përcakton procedurat dhe kushtet për ekstradimin e personave të kërkuar, si për ndjekje penale, ashtu edhe për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet gjyqësore.

    Ajo theksoi se marrëveshja për ndihmë të ndërsjellë juridike krijon bazë ligjore për shkëmbimin e provave dhe zhvillimin e procedurave penale përtej kufijve shtetërorë.

    “Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje e forcon kapacitetin e Republikës sonë për të bashkëpunuar me autoritetet e Suedisë në hetimin dhe trajtimin e veprave penale, duke lehtësuar sigurimin e provave dhe zhvillimin e procedurave penale përtej kufijve shtetërorë”, deklaroi Gërvalla.

    Ndërkaq, marrëveshja për transferimin e personave të dënuar parasheh mundësinë që ata ta vazhdojnë vuajtjen e dënimit në shtetin ku kanë banimin e përhershëm.

    Sipas ministres, kjo synon të lehtësojë rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri, duke përcaktuar kushtet dhe procedurat e transferimit ndërmjet dy vendeve.

    Burimi: RTKLive

  • Rama again calls on students for dialogue

    Albania’s prime minister, Edi Rama, has reiterated the call for dialogue against students who are continuing the protest, publishing a video on the social Facebook network.

    In the video published by the head of the government, the stone table on which letters have been placed with the inscription “Dialog” as another appeal to students to sit at the negotiating table.

    Students have been protesting for more than two weeks, demanding Prime Minister Rama’s resignation.

    Meanwhile, despite repeated calls by the government head for dialogue, students have so far refused to sit at the negotiating table with government representatives.

    They are continuing the protests, taking their stand for the requirements put forward. /Telegraphy/

  • ​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

    ​Rama u bën sërish thirrje studentëve për dialog

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur thirrjen për dialog ndaj studentëve që po vazhdojnë protestën, duke publikuar një video në rrjetin social Facebook.

    Në videon e publikuar nga kreu i qeverisë shfaqet tryeza prej guri, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër apel drejtuar studentëve për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.

    Studentët kanë më shumë se dy javë që po protestojnë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.

    Ndërkohë, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për dialog, studentët deri më tani kanë refuzuar të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e qeverisë.

    Ata po vazhdojnë protestat, duke mbajtur qëndrimin e tyre për kërkesat e parashtruara. /Telegrafi/

  • Negotiations on closing the war in Ukraine, Trump: A meeting will be held between Putin and Zelensky soon

    US President Donald Trump said a meeting between Russian President Vladimir Putin and Ukrainian President Volodymyr Zelensky will be held very soon.

    A meeting will be held very soon and I believe we will be able to make great progress, Trump told reporters, referring to diplomatic efforts to end the war between Russia and Ukraine, which has continued for nearly five years.

    On Sunday, Zelensky said a meeting between the Russians and Ukrainians would be held in November under US mediation to resume peace talks that have stalled since the beginning of the year.

    We’re ready to talk. If it is a territorial issue, it should be discussed at the leadership level. Other issues concern technical groups. So all of this can be discussed in November, the Ukrainian president said in an interview with state television.

    Russia had announced two days earlier that such a meeting was scheduled for November in Abu Dhabi, in the United Arab Emirates, as part of the recent US efforts to revive peace talks, which have been suspended since the beginning of the US-Israel War against Iran in late February.

    Direct talks between the Russians and Ukrainians have already taken place in 2025 without reaching a solution to the conflict, with both sides insisting on their terms.

    The Kremlin has so far ruled out any possibility of a meeting between Putin and Zelensky elsewhere other than Moscow, writes Tch.

    Russia refuses any interruption of operations before an essential agreement, believing a ceasefire would allow Kiev to re-arm itself.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

    Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

    Negociatat për mbylljen e luftës në Ukrainë, Trump: Do mbahet një takim mes Putin dhe Zelenskyt shumë shpejt

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbahet “shumë shpejt”.

    “Një takim do të mbahet shumë shpejt dhe besoj se do të jemi në gjendje të bëjmë përparim të madh”, u tha Trump gazetarëve, duke iu referuar përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila ka vazhduar për gati pesë vjet.

    Të dielën, Zelensky tha se një takim midis rusëve dhe ukrainasve do të mbahet në nëntor nën ndërmjetësimin e SHBA-së për të rinisur bisedimet e paqes që kanë ngecur që nga fillimi i vitit.

    “Jemi gati të flasim. Nëse është një çështje territoriale, duhet të diskutohet në nivelin e udhëheqësve. Çështjet e tjera kanë të bëjnë me grupet teknike. Pra, e gjithë kjo mund të diskutohet në nëntor”, tha presidenti ukrainas në një intervistë me televizionin shtetëror.

    Rusia kishte njoftuar dy ditë më parë se një takim i tillë ishte planifikuar për në nëntor në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, si pjesë e përpjekjeve të fundit të SHBA-së për të ringjallur bisedimet e paqes, të cilat kanë qenë të pezulluara që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në fund të shkurtit.

    Bisedime të drejtpërdrejta midis rusëve dhe ukrainasve kanë ndodhur tashmë në vitin 2025 pa arritur një zgjidhje të konfliktit, me të dyja palët që këmbëngulin në kushtet e tyre.

    Kremlini deri më tani ka përjashtuar çdo mundësi për një takim midis Putinit dhe Zelenskyt diku tjetër përveç Moskës, shkruan tch.

    Rusia refuzon çdo ndërprerje të operacioneve para një marrëveshjeje thelbësore, duke besuar se një armëpushim do t’i lejonte Kievit të riarmatoset.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Why the Golden Ball race?

    Why the Golden Ball race?

    The goals alone were not enough. Despite all his many goals, Kylean Muppee was forced to enjoy second place in the race for Golden Ball 2026, after English man Harry Kane, his dream died despite an extraordinary individual season for Real Madrid’s star.

    Spanish newspaper Marca He investigated why the price continues to save Mbappes, arguing that the crucial factor has nothing to do with individual numbers. It all depends on the titles a player wins with his team and how well it adapts to the collective system.

    The collective headlines are the secret

    Marca believes that the last three winners of the Golden Ball — Rodri, Osmanie Demble and Harry Kane — all share a fundamental feature: trophies with their clubs, linked to the mentality of a player who puts the team first.

    Overuse produced impressive goals. Real Madrid, however, simply did not give up the collective success the French attackers needed to strengthen his position.

    The price may be individual, but as the paper points out, it increasingly reflects the collective spirit of the game. This was also true of Luke Modric and Carim Benzema in earlier editions, both crowned when the race was open.

    The goals alone did not save Mbppen

    Mbppe entered the race after leading the goal scorer’s list in the Spanish league and won the best goalist title in the Champions League, along with his splendor in the World Cup score.

    None of this was enough, according to the newspaper. MarcaTo defeat rivals that combined individual splendor with collective success.

    Marca He mentioned the 2025 edition, when Mbppe finished seventh despite winning the Golden Shoe, falling behind Paris Saint-Germain, Barcelona and Liverpool players. The newspaper felt that these clubs had developed better seasons than Real Madrid and had won important titles.

    Kane, winner of 2026, did not rely solely on goals. It can build games and establish ties with teammates, the paper noted, increasing its value within the collective system.

    A Dream Not Ended at Real Madrid

    Mbahpe did not hide his disappointment after losing to London. However, there is still time to continue following him with Real Madrid’s fan.

    The newspaper recalled that the French star had finished fourth in 2018, newly acquired from the World Cup with France after Luke Modric, Cristiano Ronaldo and Antoine Greezmann.

    Another imminent failure occurred in 2020, when he scored 30 goals and provided 18 assistings for Paris Saint-Germain, only to cancel the price because of the coronavrus pandemic.

    Marca closed with a decision: The Golden Ball race is a marathon, and Mbppe still has time to achieve his goal. He simply needs to link his individual numbers to the collective achievements of Real Madrid, turning ambition into a real crown. /Telegraphy/

  • Pse Mbappe humbi garën për Topin e Artë?

    Pse Mbappe humbi garën për Topin e Artë?

    Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me vendin e dytë në garën për Topin e Artë 2026, pas anglezit Harry Kane, ëndrra e tij u shua pavarësisht një sezoni të jashtëzakonshëm individual për yllin e Real Madridit.

    Gazeta spanjolle Marca hetoi pse çmimi vazhdon t’i shpëtojë Mbappes, duke argumentuar se faktori vendimtar nuk ka të bëjë vetëm me numrat individualë. Gjithçka varet nga titujt që një lojtar fiton me ekipin e tij dhe sa mirë përshtatet në sistemin kolektiv.

    Titujt kolektivë janë sekreti

    Marca beson se tre fituesit e fundit të Topit të Artë, Rodri, Ousmane Dembele dhe Harry Kane, të gjithë ndajnë një tipar themelor: trofetë me klubet e tyre, të lidhura me mentalitetin e një lojtari që e vendos ekipin në vend të parë.

    Mbappe prodhoi numra mbresëlënës golash. Megjithatë, Real Madridi thjesht nuk e dha suksesin kolektiv që sulmuesit francez i nevojitej për të forcuar pozicionin e tij.

    Çmimi mund të jetë individual, por siç thekson gazeta, ai pasqyron gjithnjë e më shumë frymën kolektive të lojës. Kjo ishte e vërtetë edhe për Luka Modric dhe Karim Benzema në edicionet e mëparshme, të dy të kurorëzuar kur gara ishte e hapur.

    Vetëm golat nuk e shpëtuan Mbappen

    Mbappe hyri në garë pasi kryesoi listën e golashënuesve në ligën spanjolle dhe fitoi titullin e golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, së bashku me shkëlqimin e tij në shënimin e golave në Kupën e Botës.

    Asnjë nga këto nuk ishte e mjaftueshme, sipas gazetës Marca, për të mposhtur rivalët që kombinonin shkëlqimin individual me suksesin kolektiv.

    Marca përmendi edicionin e vitit 2025, kur Mbappe përfundoi i shtati pavarësisht se fitoi Këpucën e Artë, duke mbetur pas lojtarëve të Paris Saint-Germain, Barcelonës dhe Liverpoolit. Gazeta mendonte se këto klube kishin zhvilluar sezone më të mira se Real Madridi dhe kishin fituar tituj të rëndësishëm.

    Kane, fituesi i vitit 2026, nuk u mbështet vetëm te golat. Ai mund të ndërtojë lojë dhe të krijojë lidhje me shokët e ekipit, vuri në dukje gazeta, duke rritur vlerën e tij brenda sistemit kolektiv.

    Një ëndërr që nuk ka mbaruar te Real Madridi

    Mbappe nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas humbjes në Londër. Megjithatë, ka ende kohë për të vazhduar ta ndjekë atë me fanellën e Real Madridit.

    Gazeta kujtoi se ylli francez kishte përfunduar i katërti në vitin 2018, i sapofituar nga Kupa e Botës me Francën, pas Luka Modric, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann.

    Një tjetër dështim i afërt ndodhi në vitin 2020, kur ai shënoi 30 gola dhe dha 18 asistime për Paris Saint-Germain, vetëm që çmimi të anulohej për shkak të pandemisë së coronavirusit.

    Marca e mbylli me një vendim: gara për Topin e Artë është një maratonë dhe Mbappe ka ende kohë për të arritur qëllimin e tij. Ai thjesht duhet të lidhë numrat e tij individualë me arritjet kolektive te Real Madridi, duke e shndërruar ambicien në një kurorëzim të vërtetë. /Telegrafi/

  • Kurti: Albanians in Valley achieved highest score since 2000

    Kurti said the Albanian Coalition received 27.607 votes, naming it the highest result of Albanians since 2000. According to him, the result is 1,233 votes higher than that of 2020, when Albanians won three mandates.

    With 35 percent increase of the national minority election coffient, this result has the estimated equivalent of 37,354 votes, Kurti noted.

    He said Albanians are the fourth largest population minority in Serbia, but in these elections were ranked second in the number of votes and first in mandates, along with Hungarians, among the national minorities’ lists.

    Commenting on the results in Serbia, Kurti stressed that the student list came first, while President Aleksandar Vuciq’s coalition lost the parliamentary majority and Ivica Dacic’s list remained out of the Assembly.

    A quarter of a century after Milosevic and Scheel’s defeat, at the beginning of the 20th century, their political followers, Vuciq and Daciq, lost, Kurti said.

    Prime Minister Kurti commended the Albanian subjects for this success and thanked them for co-operation and co-ordination among themselves.

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti: Shqiptarët në Luginë arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

    Kurti: Shqiptarët në Luginë arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

    Kurti tha se Koalicioni Shqiptar mori 27.607 vota, duke e cilësuar këtë si rezultatin më të lartë të shqiptarëve që nga viti 2000. Sipas tij, ky rezultat është për 1.233 vota më i lartë se ai i vitit 2020, kur shqiptarët fituan tri mandate.

    “Me rritjen prej 35 për qind të koeficientit zgjedhor për pakicat kombëtare, ky rezultat ka ekuivalentin përllogaritës të 37.354 votave”, theksoi Kurti.

    Ai tha se shqiptarët janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, por në këto zgjedhje u renditën të dytët për nga numri i votave dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët, ndër listat e pakicave kombëtare.

    Duke komentuar rezultatet në Serbi, Kurti theksoi se lista studentore doli e para, ndërsa koalicioni i presidentit Aleksandar Vuçiq humbi shumicën parlamentare dhe lista e Ivica Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit.

    “Një çerek shekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, në fillim të shekullit XXI, edhe pasuesit e tyre politikë, Vuçiq dhe Daçiq, humbën”, deklaroi Kurti.

    Kryeministri Kurti përgëzoi subjektet shqiptare për këtë sukses dhe falënderoi ato për bashkëpunim dhe koordinim në mes veti.

    Burimi: RTKLive

  • Deal approved with Sweden for transfer of convicted persons

    The government of Kosovo has adopted the draft bill for ratification of the Agreement between the Republic of Kosovo and the Kingdom of Sweden for the transfer of condemned persons in order for convicted persons to be enabled to suffer punishment in the state where they have permanent residence.

    Justice Minister Donika Grovalla has said the agreement is aimed at strengthening international co-operation in the field of justice, as well as facilitating rehabilitation and reintegration of persons convicted in society.

    The matter of transferring convicted persons is multidimensional and therefore regulated through agreement between our states, not only is it aimed at strengthening international co-operation in justice, in creating the possibility that convicted persons will suffer the penalty in the state where they have permanent residence, in order to facilitate rehabilitation and reintegration of them into society. It sets out the conditions, the transfer procedures from the state where it was convicted, to the other country, with the goal of continuing to suffer the punishment at last, she said.

    Source Layer: Dukeagini