Blog

  • Miratohet marrëveshja me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

    Miratohet marrëveshja me Suedinë për transferimin e personave të dënuar

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar, me qëllim që personave të dënuar t’u mundësohet vuajtja e dënimit në shtetin ku kanë banimin e përhershëm.

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e drejtësisë, si dhe lehtësimin e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të dënuar në shoqëri.

    “Çështja e transferimit të personave të dënuar është shumëdimensionale dhe prandaj rregullohet përmes marrëveshjes në mes të shteteve tona, jo vetëm që synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtësi, në krijimin e mundësisë që personat e dënuar ta vuajnë dënimin në shtetin ku kanë banimin e përhershëm, me qëllim lehtësimin e rehabilitimit dhe reintegrimit të tyre në shoqëri. Aty përcaktohen kushtet, procedurat e transferimit nga shteti ku është dënuar, në shtetin tjetër, me qëllim të vazhdimit të vuajtjes së dënimit në te fundit”, tha ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti: Shqiptarët në Serbi arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

    Kurti: Shqiptarët në Serbi arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

    Kurti: Shqiptarët në Serbi arritën rezultatin më të lartë që nga viti 2000

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Koalicioni Shqiptar në zgjedhjet e së dielës në Serbi ka arritur rezultatin më të lartë të votave për shqiptarët që nga viti 2000, duke marrë 27 mijë e 607 vota.

    Sipas tij, ky rezultat është dëshmi e rëndësisë së bashkimit të subjekteve politike shqiptare, pavarësisht dallimeve mes tyre.

    Kurti ka theksuar se shqiptarët janë renditur të dytët për nga numri i votave dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët, në mesin e listave të pakicave kombëtare në Serbi.

    “Të dielën që lamë pas, u mbajtën zgjedhjet në Serbi, në këto zgjedhje pati disa arritje historike. Koalicioni Shqiptar morri 27.607 vota, ky është rezultati më i lartë i shqiptarëve që nga viti 2000. Plot 1.233 vota më shumë se sa në vitin 2020, kur u patën fituar tri mandate. Me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, ky rezultat ka ekuivalentin përllogaritës të 37.354 votave. Shqiptarët janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, por janë renditur të dytët për nga votat dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët ndër listat e pakicave kombëtare”, tha ai, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

    Kurti ka vlerësuar gjithashtu rezultatin e listës studentore, e cila, sipas tij, doli e para, ndërsa ka thënë se koalicioni i presidentit serb Aleksandar Vuçiq e humbi shumicën parlamentare dhe lista e Ivica Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit.

    “Në anën tjetër, lista studentore doli e para. Koalicioni i Vuçiqit e humbi shumicën parlamentare, ndërsa lista e Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit”, tha ai.

  • Liverpool prepares for the removal of Mac Allister, three names on the substitute list

    Liverpool prepares for the removal of Mac Allister, three names on the substitute list

    Liverpool has started preparations for a possible escape of Alexis Mac Allister in the coming summer, while Real Madrid’s interest in the Argentine midfielder has prompted the heads of the English club to consider alternatives to the transfer market.

    According to reports, coach Andon Irala has identified three potential candidates to reinforce the midfield department, where Dominic Szoboslaw and Ryan Gravenberch are currently playing.

    It’s Lamine Camaran of Monaco, Alex Scott of Bournemouth and Felix Nmechan of Borussia Dortmund, three football players with different characteristics that can adapt to the Spanish coach’s system.

    Liverpool prepares for the removal of Mac Allister, three names on the substitute list Alexis Mac Allister

    Liverpool leaders are drafting a reserve plan in view of Real Madrid’s ongoing interest in Mac Allistry, considered one of the Spanish giant’s goals for the summer of 2027.

    Topping the English club’s list of preferences are Lamine Camara and Alex Scott, two midfielders who are valued for their physical abilities, game organisation and potential for further development.

    However, Scott’s transfer may be more complex, as Chelsea has intensified efforts to provide the services of the 23-year-old English.

    Liverpool requires a midfielder that can bring stability, intensity to dams and creativity in stock-building, elements that Irala considers important to improve team performance.

    Meanwhile, Felix Nmeva remains another option that is being monitored by leaders of the English club.

    Felix Nmecha

    According to journalist Florian Pletenberg, the German midfielder’s performance of Borussia Dortmund has been positively praised by Liverpool, though he is not considered the priority at this stage.

    The club’s strategy from Anfield is to invest mainly in young footballers, with Lamine Camaran viewed as one of the most suitable candidates for the long-term project.

    During November and December, Liverpool representatives are expected to intensify the surveillance of three midfielders before making a final decision on the main goal.

    If Real Madrid concretely shows interest and presents an offer to Mac Allister at the end of the season, Liverpool intends to be prepared to act immediately on the transfer market.

    For the time being, the removal of the Argentinians remains only one option, but the heads of the English club do not want to risk losing a suitable replacement for one of the most important players in the team. /Telegraphy/

  • Liverpooli përgatitet për largimin e Mac Allisterit, tre emra në listën e zëvendësuesve

    Liverpooli përgatitet për largimin e Mac Allisterit, tre emra në listën e zëvendësuesve

    Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i Real Madridit për mesfushorin argjentinas ka shtyrë drejtuesit e klubit anglez të shqyrtojnë alternativat në tregun e transferimeve.

    Sipas raportimeve, trajneri Andoni Iraola ka identifikuar tre kandidatë potencialë për të përforcuar repartin e mesfushës, ku aktualisht luajnë edhe Dominik Szoboszlai dhe Ryan Gravenberch.

    Bëhet fjalë për Lamine Camaran e Monacos, Alex Scottin e Bournemouthit dhe Felix Nmechan e Borussia Dortmundit, tre futbollistë me karakteristika të ndryshme që mund t’i përshtaten sistemit të trajnerit spanjoll.

    Liverpool prepares for the removal of Mac Allister, three names on the substitute list Alexis Mac Allister

    Drejtuesit e Liverpoolit po hartojnë një plan rezervë, duke marrë parasysh interesimin e vazhdueshëm të Real Madridit për Mac Allisterin, i cili konsiderohet një nga objektivat e gjigantit spanjoll për verën e vitit 2027.

    Në krye të listës së preferencave të klubit anglez qëndrojnë Lamine Camara dhe Alex Scott, dy mesfushorë që vlerësohen për aftësitë fizike, organizimin e lojës dhe potencialin për zhvillim të mëtejshëm.

    Megjithatë, transferimi i Scottit mund të jetë më i ndërlikuar, pasi Chelsea ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit anglez.

    Liverpooli kërkon një mesfushor që mund të sjellë stabilitet, intensitet në presing dhe kreativitet në ndërtimin e aksioneve, elemente që Iraola i konsideron të rëndësishme për përmirësimin e paraqitjeve të skuadrës.

    Ndërkohë, Felix Nmecha mbetet një alternativë tjetër që po monitorohet nga drejtuesit e klubit anglez.

    Felix Nmecha

    Sipas gazetarit Florian Plettenberg, paraqitjet e mesfushorit gjerman te Borussia Dortmundi janë vlerësuar pozitivisht nga Liverpooli, megjithëse ai nuk konsiderohet prioritet në këtë fazë.

    Strategjia e klubit nga Anfieldi është të investojë kryesisht te futbollistët e rinj, me Lamine Camaran që shihet si një nga kandidatët më të përshtatshëm për projektin afatgjatë.

    Gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, përfaqësuesit e Liverpoolit pritet të intensifikojnë vëzhgimin e tre mesfushorëve, përpara se të marrin një vendim përfundimtar mbi objektivin kryesor.

    Në rast se Real Madridi konkretizon interesimin dhe paraqet një ofertë për Mac Allisterin në fund të sezonit, Liverpooli synon të jetë i përgatitur për të vepruar menjëherë në tregun e transferimeve.

    Për momentin, largimi i argjentinasit mbetet vetëm një mundësi, por drejtuesit e klubit anglez nuk dëshirojnë të rrezikojnë duke mbetur pa një zëvendësues të denjë për një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. /Telegrafi/

  • NATO Parliamentary Assembly Delegation to Kosovo Today, Aware With Several Meetings in Parliament

    A delegation of the Parliamentary Assembly of NATO, of the Political Committee of this Assembly, respectively, will stay on a visit to Kosovo on October 28th and 29th.

    According to the Kosovo Assembly announcement, during today the delegation will hold several meetings in the Assembly of the Republic of Kosovo.

    The first meeting is to be held at 09:05 with Kosovo Parliament Speaker Albulen Haxhiu.

    At 10:00, the delegation will meet with European Parliamentary Commissions for Foreign Affairs and Integration, while at 11:00 will hold meetings with representatives of the non-US communities in the Assembly.

    All meetings will be held at the 506th Kosovo Assembly Hall.

    According to the announcement, the media will have the opportunity to receive images from these meetings.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s sot në Kosovë, agjendë me disa takime në Kuvend

    Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s sot në Kosovë, agjendë me disa takime në Kuvend

    Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s sot në Kosovë, agjendë me disa takime në Kuvend

    Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht i Komitetit Politik të kësaj Asambleje, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 28 dhe 29 tetor.

    Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, gjatë ditës së sotme delegacioni do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Takimi i parë është paraparë të mbahet në orën 09:05 me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

    Në orën 10:00, delegacioni do të takohet me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillojë takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.

    Të gjitha takimet do të mbahen në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës.

    Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje nga këto takime.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Britain: New budget aimed at easing cost of living and supporting businesses

    KBritish acelar John Healey is expected to present the first budget of Andy Burnham’s government, with measures aimed at facilitating the cost of living for families and business support.

    Healey has promised relief for some of the citizens’ daily expenses, while among the expected measures are the annulment of the planned fuel tax increase, the rise in minimum wage by about 3.9 percent, and the reduction of customs duties for more than 100 food products, broadcast Klaankosova.tv.

    The package is also expected to include additional funds for social residence, local economic development and security, as well as changes in the scheme of assistance to unpaid caretakers.

    The Chancellor has declared that the budget will target long-term reduction of energy costs and economic growth, while simultaneously respecting the country’s fiscal rules.

    Final measures will become known during the official budget presentation to the British Parliament.

  • Britani: Buxheti i ri synon lehtësimin e kostos së jetesës dhe mbështetjen e bizneseve

    Britani: Buxheti i ri synon lehtësimin e kostos së jetesës dhe mbështetjen e bizneseve

    Britani: Buxheti i ri synon lehtësimin e kostos së jetesës dhe mbështetjen e bizneseve

    Kancelari britanik, John Healey pritet të prezantojë buxhetin e parë të qeverisë së Andy Burnham, me masa që synojnë lehtësimin e kostos së jetesës për familjet dhe mbështetjen e bizneseve.

    Healey ka premtuar lehtësim për disa nga shpenzimet e përditshme të qytetarëve, ndërsa ndër masat e pritshme janë anulimi i rritjes së planifikuar të taksës së karburanteve, rritja e pagës minimale me rreth 3.9 për qind dhe ulja e tarifave doganore për më shumë se 100 produkte ushqimore, transmeton Klankosova.tv.

    Paketa pritet të përfshijë gjithashtu fonde shtesë për banim social, zhvillim ekonomik lokal dhe siguri, si dhe ndryshime në skemën e ndihmës për kujdestarët e papaguar.

    Kancelari ka deklaruar se buxheti do të synojë uljen afatgjatë të kostove të energjisë dhe rritjen ekonomike, duke respektuar njëkohësisht rregullat fiskale të vendit.

    Masat përfundimtare do të bëhen të ditura gjatë prezantimit zyrtar të buxhetit në Parlamentin britanik.

  • ShBA-të godasin një anije në Paqësorin Lindor, pesë të vrarë

    ShBA-të godasin një anije në Paqësorin Lindor, pesë të vrarë

    ShBA-të godasin një anije në Paqësorin Lindor, pesë të vrarë

    Ushtria amerikane njoftoi se ka vrarë pesë persona gjatë një sulmi ndaj një mjeti lundrues në Paqësorin Lindor, nën dyshimet për përfshirje në trafikun e drogës.

    Komanda Jugore e ShBA-së bëri të ditur se sulmi u krye ndaj një mjeti që, sipas inteligjencës amerikane, operonte në rrugë të njohura të trafikimit të narkotikëve. Autoritetet nuk publikuan detaje të tjera për identitetin e personave të vrarë apo për provat që mbështesin pretendimet e tyre, shkruan Reuters.

    Administrata e presidentit Donald Trump ka deklaruar se mjetet e goditura që nga shtatori 2025 transportonin drogë. Sipas raportimeve, sulmet amerikane në Karaibe dhe në Paqësorin Lindor kanë shkaktuar më shumë se 230 viktima.

    Megjithatë, operacionet kanë nxitur kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe ekspertë të pavarur të Kombeve të Bashkuara, të cilët i konsiderojnë këto sulme vrasje të paligjshme jashtëgjyqësore./Klankosova.tv

  • Kurti për rastin e Arlindës: Drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit

    Kurti për rastin e Arlindës: Drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit

    Kurti për rastin e Arlindës: Drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se drejtësia në Kosovë shpesh ka dalë në krahun e të fortit, ndërsa ka vlerësuar se vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dëshmon për një zinxhir lëshimesh institucionale, pavarësisht paralajmërimeve që, sipas tij, nuk morën përgjigje. Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme një raport të detajuar për lëshimet në secilën hallkë institucionale, raporton Ekonomia Online.

    Kurti ka bërë të ditur se raportet i pret deri nesër, para orës 18:00, duke shtuar se ato do të bëhen publike. Ai ka theksuar se drejtimi i drejtësisë në Kosovë është urgjencë kombëtare.

    “Sot bëhen 3 ditë nga vrasja mizore e Arlinda Zekaj, në Vitomiricë të Pejës, Arlinda u vra para shtëpisë nga kunati. E mbrëmë, pak para mesnatës, është arrestuar edhe dora siç ishte në arrati. Secila vrasje është vepër e rëndë, por ajo rëndohet edhe më shumë kur qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet të cilat janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë. Një vrasje me të tilla paralajmërime që nuk merrnin përgjigje, në fakt nuk kishte se si të përfundonte ndryshe. Dhe kjo e bën edhe më të pafalshme situatën. Menjëherë pas informacioneve të para, Z.Kryeministrja dhe Ministria e Drejtësisë, Donika Gërvalla, si koordinatore kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, ka thirrur mbledhjen urgjente me të gjitha institucionet relevante të sigurisë e të drejtësisë qendrore e lokale, për të marrë informacionet e sakta mbi këtë ngjarje. Ndërkaq, si Kryeministër, kam kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme një raport të detajuar me evidencat dhe lëshimet në secilat hallka të institucioneve”, tha ai.

    Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se raporti duhet të dorëzohet deri nesër në orën 18:00, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si, sipas tij, funksionon drejtësia në vend.

    “Tash, kur po flasim, kanë mbetur edhe 34 orë për hartimin dhe dorëzimin e atij raporti të cilin sigurisht që do ta ndajmë me publikun. Nesër mbrëma, para orës 18:00, i pres raportet. Të dashur qytetarë, drejtësia nuk ka lindur vetvetiu. Ajo është faqur si domosdoshmërie kundër vënies ndaj padrejtësisë që ka lindur në botën e pabarazisë. Drejtësia është garancia që i forti nuk do ta cënojë të dobëtin vetëm pse ata janë të tillë. Por në Kosovën tonë, dhe ndoshta jo vetëm në Kosovë, drejtësia fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të të dobëtit, përkundrazi, drejtësia shpesh ka dalë në krahun e të fortit. Drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë disi e shtrembër”, tha ai.