ShBA-të godasin një anije në Paqësorin Lindor, pesë të vrarë

ShBA-të godasin një anije në Paqësorin Lindor, pesë të vrarë

Written by

in

ShBA-të godasin një anije në Paqësorin Lindor, pesë të vrarë

Ushtria amerikane njoftoi se ka vrarë pesë persona gjatë një sulmi ndaj një mjeti lundrues në Paqësorin Lindor, nën dyshimet për përfshirje në trafikun e drogës.

Komanda Jugore e ShBA-së bëri të ditur se sulmi u krye ndaj një mjeti që, sipas inteligjencës amerikane, operonte në rrugë të njohura të trafikimit të narkotikëve. Autoritetet nuk publikuan detaje të tjera për identitetin e personave të vrarë apo për provat që mbështesin pretendimet e tyre, shkruan Reuters.

Administrata e presidentit Donald Trump ka deklaruar se mjetet e goditura që nga shtatori 2025 transportonin drogë. Sipas raportimeve, sulmet amerikane në Karaibe dhe në Paqësorin Lindor kanë shkaktuar më shumë se 230 viktima.

Megjithatë, operacionet kanë nxitur kritika nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe ekspertë të pavarur të Kombeve të Bashkuara, të cilët i konsiderojnë këto sulme vrasje të paligjshme jashtëgjyqësore./Klankosova.tv