Blog

  • Stërnipi i Benito Mussolinit shënon golin e parë në Serie A, në një datë historike për fashizmin

    Stërnipi i Benito Mussolinit shënon golin e parë në Serie A, në një datë historike për fashizmin

    Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë në Serie A. Mbrojtësi i Lazios realizoi në minutën e 16-të të fitores së thellë 6-2 ndaj Sassuolos, në kuadër të xhiros së nëntë të kampionatit italian.

    Goli mori vëmendje të veçantë edhe për shkak të datës kur u shënua. Ishte 27 tetori, saktësisht 104 vjet pas ngjarjeve të lidhura me Marshimin mbi Romë, më 1922, që i hapi rrugën ardhjes në pushtet të Benito Mussolinit dhe vendosjes së regjimit fashist në Itali.

    Floriani Mussolini e shënoi golin që i dha Lazios epërsinë 3-1. Kenneth Taylor dërgoi një top të rrezikshëm nga krahu i majtë, i cili kaloi pranë dy lojtarëve të Lazios, përpara se mbrojtësi ta dërgonte në rrjetë te shtylla e largët.

    Fillimisht, goli u anulua për pozicion jashtë loje, por pas rishikimit të pamjeve nga VAR-i, gjyqtari Luca Zufferli e ndryshoi vendimin dhe e akordoi atë të rregullt. Kështu, 23-vjeçari festoi golin e tij të parë në elitën e futbollit italian.

    Pamjet e VAR-it tërhoqën vëmendje edhe për një tjetër detaj: në një moment, Floriani Mussolini shihet me krahun e djathtë të ngritur. Ky gjest riktheu në vëmendje polemikat që e kanë shoqëruar futbollistin për shkak të mbiemrit dhe prejardhjes së tij familjare.

    Kush është Romano Floriani Mussolini?

    Romano Benito Floriani Mussolini lindi më 27 janar 2003 në Romë. Ai është djali i Alessandra Mussolinit, ish-anëtare e Parlamentit italian dhe atij Evropian, dhe biznesmenit Mauro Floriani. Gjyshi i tij ishte Romano Mussolini, pianist dhe muzikant xhazi, djali i diktatorit Benito Mussolini. Në familjen e tij është edhe aktorja e njohur Sophia Loren, tezja e gjyshit të tij.

    Karrierën e futbollit e nisi në akademinë e Romës, ndërsa në vitin 2016 u transferua te Lazio, ku vazhdoi zhvillimin në ekipet e moshave. Paraqitjet e para në futbollin profesionist i bëri gjatë sezonit 2023/24, kur ishte i huazuar te Pescara, në atë kohë pjesë e kategorisë së tretë italiane.

    Më pas, ai u huazua te Juve Stabia, ku luajti 36 ndeshje në Serie B gjatë sezonit pasues dhe shënoi një gol. Në sezonin 2025/26 ishte pjesë e Cremoneses, me të cilën regjistroi 28 paraqitje në Serie A dhe një asistim.

    Pas rikthimit te Lazio, Floriani Mussolini synoi të siguronte më shumë hapësirë në ekipin e parë. Goli ndaj Sassuolos shënoi një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, ndërsa Lazio triumfoi 6-2 dhe u ngjit në krye të kampionatit, me 25 pikë.

    Goli i parë si profesionist u shoqërua me polemika

    Emri i Florianit u bë pjesë e një debati të madh edhe në dhjetor të vitit 2024, kur, duke luajtur për Juve Stabian, shënoi golin e fitores 1-0 ndaj Cesenës në Serie B.

    Pas golit, spikeri i stadiumit thirri disa herë emrin e tij, Romano, ndërsa tifozët vendas iu përgjigjën duke brohoritur mbiemrin Mussolini dhe duke ngritur krahët.

    Pamjet u përhapën në rrjetet sociale dhe shkaktuan akuza se një pjesë e tifozëve po kryenin përshëndetje fashiste.

    Federata Italiane e Futbollit reagoi ndaj incidentit, ndërsa prokuroria sportive nisi një hetim. Juve Stabia i hodhi poshtë pretendimet se festa përbënte glorifikim të fashizmit, duke argumentuar se tifozët e klubit tradicionalisht i ngrenë krahët gjatë festimit të golave.

    Vetë futbollisti e festoi atë gol duke vendosur gishtin tregues te buzët, gjest që në atë kohë u interpretua si një përpjekje për të heshtur kritikët.

    Floriani Mussolini ka deklaruar në të kaluarën se nuk dëshiron të përfshihet në debatet politike që lidhen me mbiemrin e tij dhe se synon të vlerësohet për atë që bën në fushën e futbollit.

    Megjithatë, prejardhja e tij vazhdon të tërheqë vëmendje. Goli i parë në Serie A, i shënuar në përvjetorin e Marshimit mbi Romë, e riktheu edhe një herë emrin e tij në qendër të debatit publik. /Telegrafi/

  • Nikolloski: Ende nuk kemi ndonjë zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

    Nikolloski: Ende nuk kemi ndonjë zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë në strategjinë e re të vizave të zonës Shengen, jo si turistë, dhe janë arritur marrëveshje të drejtpërdrejta me vendet individuale të zonës Shengen për të lëshuar viza afatgjata për transportuesit.

    Duke folur në një diskutim panel në kuadër të “Forumit Global të Tregtisë dhe Rritjes 2026” të organizuar nga Oda Zvicerane e Tregtisë e Maqedonisë, Nikolloski theksoi se shoferët profesionistë të RMV-së ende trajtohen si turistë, duke iu nënshtruar kështu rregullit të qëndrimit të kufizuar prej maksimumi 90 ditësh në një periudhë prej 180 ditësh.

    “Ne po përpiqeshim të gjenim një zgjidhje të përbashkët si vend i Ballkanit Perëndimor së bashku me zonën Shengen, por, për fat të keq, nuk ka një zgjidhje përfundimtare nga BE-ja. Do të thoja se mungon një qasje e organizuar”, theksoi Nikolloski./Telegrafi/

  • Loredana reagon pas rastit të Arlinda Zekajt: Heshtja nuk është zgjidhje, drejtësi për Arlindën

    Loredana reagon pas rastit të Arlinda Zekajt: Heshtja nuk është zgjidhje, drejtësi për Arlindën

    Këngëtarja Loredana ka reaguar pas rastit të Arlinda Zekajt, duke e cilësuar atë si një moment që duhet ta shtyjë shoqërinë të reflektojë për mënyrën se si trajtohen gratë dhe për përgjegjësinë që të gjithë kanë në luftën kundër dhunës ndaj tyre.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja ka theksuar se në raste të tilla heshtja nuk mund të jetë zgjidhje, ndërsa u ka bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit artistik që të reagojnë, të angazhohen dhe të mos qëndrojnë indiferentë përballë ngjarjeve që cenojnë dinjitetin, sigurinë dhe jetën e grave.

    Sipas Loredanës, reagimi nuk duhet të kufizohet vetëm në komunikata apo shkrime në rrjetet sociale, por duhet të shoqërohet edhe me angazhim konkret dhe kërkesa të qarta për përgjegjësi.

    Këngëtarja ka vënë theksin te përgjegjësia e institucioneve, duke kërkuar veprime konkrete dhe llogaridhënie nga organet kompetente. Ajo ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e luftimit të çdo forme të gjuhës dhe sjelljes që nxit urrejtjen dhe dhunën ndaj grave.

    Në mesazhin e saj, Loredana ka shprehur dhimbjen për faktin se, sipas saj, thirrjet për ndihmë kishin mbërritur te institucionet përkatëse, por mekanizmat institucionalë nuk arritën ta parandalonin tragjedinë.

    Në fund, artistja e ka përmbyllur reagimin me një thirrje të drejtpërdrejtë për drejtësi: “Drejtësi për Arlindën”. /Telegrafi/

    Foto: Loredana/InstaStory

  • Sindikatat zvicerane të ndara për financimin e pensionit të 13-të

    Sindikatat zvicerane të ndara për financimin e pensionit të 13-të

    Sindikatat zvicerane janë ndarë lidhur me mënyrën e financimit të pensionit të 13-të, që do të jetë objekt i votimit popullor më 29 nëntor.

    Sindikata e Shërbimeve Publike (SSP) kundërshton rritjen e TVSH-së me 0.4 pikë përqindjeje, duke argumentuar se sigurimi pensional AVS ka rezerva prej rreth 60 miliardë frangash dhe se pensioni shtesë duhet të financohet përmes kontributeve sociale.

    Në anën tjetër, Unioni Sindikal Zviceran (USS) mbështet rritjen e TVSH-së, pasi Parlamenti e ka miratuar këtë zgjidhje për të shmangur deficitin në financimin e pensioneve, shkruan Swissinfo, transmeton Telegrafi.

    Sipas presidentit të USS-së, Pierre-Yves Maillard, rritja do të kushtonte rreth 7 deri në 10 franga në muaj për person.

    SSP e konsideron këtë masë të padrejtë nga pikëpamja sociale, pasi barra bie edhe mbi pensionistët.

    Ndërkohë, propozimi parashikon që norma standarde e TVSH-së të rritet nga 8.1% në 8.5%, ndërsa produktet e domosdoshme, përfshirë ushqimet dhe barnat, të mos preken nga rritja./Telegrafi/

  • The exclusives are located for the murder of Arlinda Zekaj on one condition:

    New developments have taken place today over the research for Albert Sylvia, the suspect in the murder of Arlinda Zekaj, a crime that shocked public opinion on October 25th.

    Signal Gazeta’s sources suggest the suspect has been located tonight, October 27th, while expressing readiness to use himself, as in advance he has the opportunity to talk to his family.

    According to the exclusive information provided by the signal, Sylaj has communicated with his brother through the interphone, asking him to allow ten minutes to speak to his family before he surrenders.

    Just 10 minutes to talk to my family, it’s learned to be his request during this communication.

    Sources suggest recent developments have created expectations that the handover of the suspect be realised soon, though there is still no confirmation that he has surrendered or arrested.

    This development comes after information that Sylaj was reported to be seen yesterday evening in Pristina, while allegedly seeking help to flee to Serbia.

    The signal newspaper has provided further details about the circumstances of localisation and communication of the suspect, but because of the sensitivity of the situation, it has decided not to publish them at this stage.

    According to sources, self-government is expected to be realised soon, while the outcome of the authorities’ actions remains to be confirmed.

    We remember Arlinda Zekiaj was killed on October 25th, while Albert Sylaj was suspected of committing this crime.

    The signal newspaper will continue reporting on new developments in the case.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

    Ekskluzive | Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

    Ekskluzive | Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

    Zhvillime të reja kanë ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me kërkimet për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt, krim që tronditi opinionin publik më 25 tetor.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është lokalizuar sonte, më 27 tetor, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për t’u vetëdorëzuar, pasi paraprakisht të ketë mundësinë të bisedojë me familjarët e tij.

    Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Sinjali, Sylaj ka komunikuar me vëllain e tij përmes interfonit, duke i kërkuar që t’i mundësohen dhjetë minuta për të folur me familjen para se të dorëzohet.

    “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”, mësohet të ketë qenë kërkesa e tij gjatë këtij komunikimi.

    Burimet bëjnë të ditur se zhvillimet e fundit kanë krijuar pritshmëri që vetëdorëzimi i të dyshuarit të realizohet së shpejti, ndonëse ende nuk ka konfirmim se ai është dorëzuar apo arrestuar.

    Ky zhvillim vjen pas informacioneve se Sylaj ishte raportuar të jetë parë mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ndërsa dyshohej se po kërkonte ndihmë për t’u larguar drejt Serbisë.

    Gazeta Sinjali ka siguruar edhe hollësi të tjera lidhur me rrethanat e lokalizimit dhe komunikimet e të dyshuarit, por për shkak të ndjeshmërisë së situatës ka vendosur të mos i publikojë në këtë fazë.

    Sipas burimeve, vetëdorëzimi pritet të realizohet së shpejti, ndërsa mbetet të konfirmohet përfundimi i veprimeve të autoriteteve.

    Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa Albert Sylaj dyshohet për kryerjen e këtij krimi.

    Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet e reja lidhur me rastin.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Students list prepares for power, Vuciq challenges new government

    The 11-point programme envisions measures against corruption, justice reform and media freedoms. Vucic warns of a government-Serbian, while the EU calls for peaceful reform and transition of power.

    After winning early parliamentary elections in Serbia, the Students List is preparing to start talks on forming the new government, while the name candidate for prime minister has not yet been formalised.

    The movement has published an 11-point programme, with much of the measures aimed at fighting corruption. Among other promises are reforms in the judicial system, guaranteeing media freedom, providing affordable housing and improving access to health services.

    One of the pledges of the programme is the slogan ʹchdo village will have a doctor with whom the movement aims to highlight the importance of health services for citizens throughout the country.

    After the election victory, however, the question of how the Students’ List will organise and manage governance remains open. Unlike traditional political parties, the movement does not have a clear hierarchy or a single leader, which raises questions about how decisions will be made and responsibilities in the future government will be shared.

    Among the names that are being mentioned for the prime minister’s post are Ilija Srdanovic, cardiologist from Novi Sad and student List bearer, as well as Dejan ãoškiić, former governor of the National Bank of Serbia.

    So far, it has not been disclosed which one can receive the mandate for forming the government. Candidate appointment and the composition of the new cabinet are expected to be among the main issues of political talks after the elections.

    Meanwhile, Aleksandar Vuciq has criticised the political direction that, according to him, will take the country under the new government.

    In his first interview after losing in Sunday’s election, given to cable television Informer, who openly supported him during the campaign, Vucic declared that “no longer speaks of patriotism, nor of patriotic zeal.

    He claimed the new government would pursue policies he considers against Serbia’s national interests.

    All the naive people carrying the flags of non-government and talking about great national dreams will soon realize that we were right and that this is a government for naked anti-Serb words that will not only admit that we are a genocide people, but will also impose sanctions on Russia, Vucinac said.

    He added that many of the citizens who voted for the Student List would regret their choice after five or six months.

    They were led by hatred, they wanted to fight against someone at any cost, not someone, he said.

    Vuciq also stated that the Serbian Progressive Party is going through a period he described as revolutionary terrorism, warning that its supporters will be self-organised.

    Meanwhile, some citizens continue protests against the media, which they see as supporting former powers.

    EU urges reform, peaceful transition

    On the other hand, European Council President Antonio Costa has voiced support for Serbia’s European road during a telephone conversation with Ilija Srdanovqi, the head of the Students’ List.

    Serbia’s country is in the European Union, Costa said.

    We are willing to support its European path, he added.

    Costa stressed the importance of reforms in the area of rule of law, the fight against corruption and media freedom. He also called for the quick constitutionalisation of parliament and formation of a new government, demanding peaceful transition and respect for election results.

    For his part, Srdanovqi said Serbia will continue the process of European integration.

    Serbia is negotiating membership in the European Union since 2014, but since December 2021 no new group of negotiators has opened. Further progress in this process will also depend on progress in institutional reforms, rule of law and meeting membership criteria.

    Source Layer: RTKLive

  • Lista e Studentëve përgatitet për pushtetin, Vuçiq sfidon qeverinë e re

    Lista e Studentëve përgatitet për pushtetin, Vuçiq sfidon qeverinë e re

    Programi me 11 pika parasheh masa kundër korrupsionit, reformë në drejtësi dhe liri të medias. Vuçiç paralajmëron për një qeveri “anti-serbe”, ndërsa BE-ja kërkon reforma dhe tranzicion paqësor të pushtetit.

    Pas fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, Lista e Studentëve po përgatitet të nisë bisedimet për formimin e qeverisë së re, ndërsa emri i kandidatit për kryeministër ende nuk është zyrtarizuar.

    Lëvizja ka publikuar një program me 11 pika, ku pjesa më e madhe e masave synon luftën kundër korrupsionit. Ndër premtimet e tjera janë reforma në sistemin gjyqësor, garantimi i lirisë së medias, sigurimi i banesave me çmime të përballueshme dhe përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore.

    Një nga zotimet e programit është edhe slogani “çdo fshat do të ketë një mjek”, me të cilin lëvizja synon të theksojë rëndësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët në të gjithë vendin.

    Megjithatë, pas fitores zgjedhore, mbetet e hapur çështja se si Lista e Studentëve do ta organizojë dhe menaxhojë qeverisjen. Ndryshe nga partitë tradicionale politike, lëvizja nuk ka një hierarki të qartë apo një udhëheqës të vetëm, çka ngre pikëpyetje për mënyrën se si do të merren vendimet dhe do të ndahen përgjegjësitë në qeverinë e ardhshme.

    Në mesin e emrave që po përmenden për postin e kryeministrit janë Ilija Srdanoviq, kardiolog nga Novi Sadi dhe bartës i Listës së Studentëve, si dhe Dejan Šoškić, ish-guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë.

    Deri më tani, nuk është bërë e ditur se cili prej tyre mund të marrë mandatin për formimin e qeverisë. Emërimi i kandidatit dhe përbërja e kabinetit të ri pritet të jenë ndër çështjet kryesore të bisedimeve politike pas zgjedhjeve.

    Ndërkohë, Aleksandër Vuçiq ka kritikuar drejtimin politik që, sipas tij, do të marrë vendi nën qeverinë e re.

    Në intervistën e tij të parë pas humbjes në zgjedhjet e së dielës, dhënë për televizionin kabllor Informer, i cili e mbështeti hapur gjatë fushatës, Vuçiç deklaroi se “nuk flitet më për patriotizëm dhe as për zell patriotik”.

    Ai pretendoi se qeveria e re do të ndjekë politika që i konsideron kundër interesave kombëtare të Serbisë.

    “Të gjithë njerëzit naivë që mbanin flamujt ‘jo-dorëzimi’ dhe flisnin për ‘ëndrra të mëdha kombëtare’ së shpejti do ta kuptojnë se kishim të drejtë dhe se kjo është një qeveri fjalë për fjalë e zhveshur anti-serbe që – jo vetëm që do të pranojë se jemi një popull gjenocidal, por edhe do të vendosë sanksione ndaj Rusisë”, tha Vuçiq.

    Ai shtoi se shumë nga qytetarët që votuan për Listën e Studentëve do të pendohen për zgjedhjen e tyre pas pesë ose gjashtë muajsh.

    “Ata u udhëhoqën nga urrejtja, donin të luftonin kundër dikujt me çdo kusht, jo për dikë”, u shpreh ai.

    Vuçiq deklaroi gjithashtu se Partia Progresive Serbe po kalon një periudhë që ai e cilësoi si “terror revolucionar”, duke paralajmëruar se mbështetësit e saj do të vetëorganizohen.

    Ndërkohë, disa qytetarë vazhdojnë protestat kundër mediave që i konsiderojnë si mbështetëse të pushtetit të mëparshëm.

    BE-ja kërkon reforma dhe tranzicion paqësor

    Në anën tjetër, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka shprehur mbështetjen për rrugën evropiane të Serbisë gjatë një bisede telefonike me Ilija Srdanoviqin, kreun e Listës së Studentëve.

    “Vendi i Serbisë është në Bashkimin Evropian”, deklaroi Costa.

    “Ne jemi të gatshëm ta mbështesim rrugën e saj evropiane”, shtoi ai.

    Costa theksoi rëndësinë e reformave në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe lirisë së medias. Ai bëri thirrje edhe për konstituimin e shpejtë të parlamentit dhe formimin e një qeverie të re, duke kërkuar tranzicion paqësor dhe respektim të rezultateve zgjedhore.

    Nga ana e tij, Srdanoviqi deklaroi se Serbia do të vazhdojë procesin e integrimit evropian.

    Serbia negocion për anëtarësimin në Bashkimin Evropian që nga viti 2014, por që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë grup të ri negociatorësh. Ecuria e mëtejshme e këtij procesi do të varet edhe nga përparimi në reformat institucionale, sundimin e ligjit dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

    Burimi: RTKLive

  • Kallas: BE-ja e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

    Kallas: BE-ja e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Serbisë

    Bashkimi Evropian vazhdon të jetë i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e ardhshme të Serbisë, në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, thanë në një deklaratë të përbashkët shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos.

    Ato theksuan se janë “veçanërisht të gatshme për bashkëpunim në lidhje me kriteret demokratike, një gjyqësor të pavarur dhe të drejtat themelore, përfshirë lirinë e medias”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS).

    Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të mbajtura më 25 tetor, Lista Studentore i fitoi 52.54 për qind të votave, ndërsa Partia Progresive Serbe e Vuçiçit, 39,29 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

    Fitorja e lëvizjes studentore i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiçit, i cili e pranoi humbjen qysh pas përfundimit të votimeve.

    Kallas dhe Kos shtuan se “njohja e shpejtë e rezultateve zgjedhore nga pjesëmarrësit kryesorë në zgjedhje tregon përkushtim ndaj një procesi të qetë demokratik”.

    “Konfirmimi zyrtar i rezultateve zgjedhore duhet të mundësojë një tranzicion të rregullt, si dhe konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë pa vonesa, në mënyrë që të mund të fillojë trajtimi i sfidave kryesore me të cilat përballet Serbia”, thuhet në njoftim.

    Ato nënvizuan se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të drejta, në përputhje me standardet ndërkombëtare, “janë parakusht për funksionimin e institucioneve demokratike dhe të domosdoshme që Serbia t’i përmbushë kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

    BE-ja është në dijeni për gjetjet dhe përfundimet paraprake të Misionit Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (IEOM), të përbërë nga përfaqësues të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Parlamentit Evropian (PE), Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA).

    “Në gjetjet e tij paraprake, IEOM-i vuri në dukje se përgatitjet për zgjedhjet u menaxhuan përgjithësisht në mënyrë efikase, si dhe vlerësoi pozitivisht të gjitha fazat e ditës së zgjedhjeve në shumicën dërrmuese të vendvotimeve”, thanë ato.

    IEOM-i theksoi se “mjedisi zgjedhor u cenua nga përparësitë e konsoliduara që gëzon partia në pushtet, përfshirë keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe anshmërinë e theksuar të raportimit mediatik në favor të partisë në pushtet, si dhe frikësimin dhe presionin ndaj votuesve, kandidatëve dhe shoqërisë civile, krahas pengimit të aktiviteteve të fushatës. Incidentet e raportuara të dhunës fizike shkaktuan shqetësim serioz”.

    Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) njoftoi gjatë natës së zgjedhjeve se deri në orën 20:00 kishte regjistruar më shumë se 300 raportime për parregullsi gjatë ditës së votimit.

    Edhe organizata Crta njoftoi atë natë se kishte regjistruar një numër të madh parregullsish individuale.

    Sipas Crta-s, fotografimi i fletëvotimeve ishte vërejtur në 48 për qind të vendvotimeve. Përqindja më e lartë ishte regjistruar në Beograd, ku kjo dukuri ishte vërejtur në 79 për qind të vendvotimeve, e pasuar nga Vojvodina, me 58 për qind.

    Gjithashtu, u bë e ditur se në 30 për qind të vendvotimeve kishte pasur mangësi në përdorimin e dritës ultravjollcë (UV).

    Votimi pa dokumente të vlefshme ishte vërejtur në tetë për qind të vendvotimeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Krasniqi: Arlinda letter, drawing the monumental state failure, must be placed at any Kosovo institution

    Former Kosovo Parliament President Rzazarta Krasniqi has demanded that Arlinda Zekiaj’s letter be placed at any institution in the Republic of Kosovo, along with the President’s photograph, as a reminder of the institutional failure to protect women.

    Krasniqi has said Arlinda’s letter, according to her, reflects more clearly than ever the institutional misery and state failure to ensure women’s safety.

    According to her, the move would have to serve as a call for awareness of every security institutions official before taking any action or decision, especially in cases where women’s lives are at stake.

    Full Posting:

    Arlinda Zekitaj’s Lapidare letter, which paints the institutional misery and the monumentic failure of the state, should be placed in every institution in the Republic, along with the President’s photograph.

    This act should affect the conscience of every official in security institutions, before any action or decision, especially when women’s lives are threatened.

    But in no way do I expect this to be done by today’s institutional leaders, who, under normal conditions, would have to resign to that responsible link of justice in Pec, where the responsibilities would already be in prison.

    Therefore, I invite you all, not only tomorrow, but to protest every day before the government and other institutions of justice, for the national revolt to protect women’s lives and security in Kosovo. For security and freedom for women alive and justice for murdered women!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal