Blog

  • “Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës

    “Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës

    “Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës

    Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj, i cili vazhdon të jetë në arrati dhe i pakapshëm për organet e rendit.

    Në ditën e dytë të reagimeve të shumta lidhur me këtë rast tragjik, kjo organizatë ka vebdosur mbishkrime në dyert e Ministrisë së Drejtësisë, së cilën e udhëheq Donika Gërvalla.

    Me anë të këtij aksioni, është kërkuar dorëheqja e ministres Gërvalla.

    “Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”, “Arlinda nuk e kishte gabuar adresën, shteti e braktisi”, janë disa nga mbishkrimet e vendosura.

    Gjithashtu, edhe “Dorëhiqu, është njëra prej mbishkrimeve që është vendosur në hyrje të dikasterit që udhëhiqet nga Gërvalla.

    “Sot, në Ministrinë e Drejtësisë, vendosëm disa mesazhe dhe pjesë nga deklaratat e Arlinda Zekajt, për t’ia rikujtuar ministres së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, Donika Gërvalla, se përgjegjësia institucionale nuk mund të shmanget duke ia bartur fajin viktimës. Gërvallës ia rikujtuam se Arlinda ka kërkuar ndihmë aty ku duhej. Ka trokitur në dyert e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin, por shteti e braktisi. Deklaratat skandaloze, relativizimi i përgjegjësisë dhe fajësimi i viktimave nuk mund të kalojnë në heshtje. Donika Gërvalla duhet të marrë përgjegjësi politike dhe të japë dorëheqje!”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate. /Klankosova.tv

  • Carrick mbetet në stol për duelin ndaj Chelseat, pavarësisht krizës te Manchester United

    Carrick mbetet në stol për duelin ndaj Chelseat, pavarësisht krizës te Manchester United

    Carrick mbetet në stol për duelin ndaj Chelseat, pavarësisht krizës te Manchester United

    Michael Carrick pritet të jetë në stolin e Manchester Unitedit për ndeshjen ndaj Chelseat, pavarësisht krizës së thellë që ka përfshirë klubin anglez dhe presionit të madh mbi trajnerin.

     Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Unitedit kanë zhvilluar bisedime për të ardhmen e Carrickut pas humbjes së rëndë 0-3 ndaj Bournemouthit në Old Trafford.

     Kjo ishte një tjetër goditje për skuadrën, e cila po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Megjithatë, Carrick ka vazhduar punën me ekipin dhe po përgatitet për ndeshjen e radhës në Premier League, ndaj Chelseat, të shtunën më 31 tetor.

     E ardhmja e tij mbetet e pasigurt, ndërsa drejtuesit po shqyrtojnë edhe alternativa të mundshme për stolin.

    Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann përmenden ndër kandidatët kryesorë në rast të një ndryshimi në drejtimin e skuadrës./Klankosova.tv

  • Nga Suarez te Eto'o dhe Vieira – 12 lojtarë të mëdhenj që nuk përfunduan kurrë në top treshe të Topit të Artë

    Nga Suarez te Eto’o dhe Vieira – 12 lojtarë të mëdhenj që nuk përfunduan kurrë në top treshe të Topit të Artë

    Harry Kane sapo i ka shpëtuar një grupi çuditërisht të shquar. Përpara se të fitonte Topin e Artë 2026, ai nuk kishte përfunduar kurrë në tre vendet e para. Tani ai është bërë menjëherë fitues, përpara Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.

    Shumë yje të futbollit kanë fituar trofe të mëdhenj, kanë shkëlqyer në klube dhe kombëtare, por asnjëherë nuk kanë arritur në tri vendet e para të Topit të Artë. Nga Luis Suarez te Patrick Vieira, këta janë 12 emrat që mbetën jashtë podiumit.

    1.Luis Suarez – vendi i katërt, 2016

    Suarez shënoi 40 gola në La Liga dhe 59 në të gjitha garat me Barcelonën në sezonin 2015/16. Megjithatë, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Antoine Griezmann përfunduan para tij në garën për Topin e Artë.

    2.Wesley Sneijder – vendi i katërt, 2010

    Sneijder ishte një nga figurat kryesore të Interit në sezonin historik të tripletës, ndërsa me Holandën arriti në finalen e Kupës së Botës, duke shënuar pesë gola. Megjithatë, Messi, Iniesta dhe Xavi zunë tri vendet e para.

    3.Samuel Eto’o – vendi i pestë, 2009

    Sulmuesi kamerunas shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, duke ndihmuar Barcelonën të fitonte tripletën. Përkundër sezonit të jashtëzakonshëm, ai përfundoi pas Messit, Ronaldos, Xavit dhe Iniestës.

    4.Arjen Robben – vendi i katërt, 2014

    Robben ishte vendimtar në sukseset e Bayern Munichut dhe shkëlqeu edhe me Holandën në Kupën e Botës 2014. Megjithatë, Cristiano Ronaldo, Messi dhe Manuel Neuer u renditën para tij.

    5.Gareth Bale – vendi i gjashtë, 2016

    Bale fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe udhëhoqi Uellsin drejt gjysmëfinales së Kampionatit Evropian. Pavarësisht sezonit të madh, ai përfundoi në vendin e gjashtë, pas Ronaldos, Messit, Griezmannit, Suarezit dhe Neymarit.

    6.Didier Drogba – vendi i katërt, 2007

    Drogba shënoi 33 gola për Chelsean në sezonin 2006/07 dhe ishte vendimtar në finalet e kupave vendase. Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Messi përfunduan para tij në garën për çmimin prestigjioz.

    7.Alessandro Del Piero – vendi i katërt, 1995 dhe 1996

    Legjenda e Juventusit përfundoi dy herë radhazi në vendin e katërt të Topit të Artë. Ai fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 1996 dhe më vonë u shpall kampion bote me Italinë, por asnjëherë nuk arriti në podiumin e çmimit.

    8.David Villa – vendi i shtatë, 2008

    Villa ishte golashënuesi më i mirë i Euro 2008 me katër gola dhe një nga sulmuesit kryesorë të Spanjës në triumfin e Kupës së Botës 2010. Megjithatë, përfundimi i tij më i mirë në Topin e Artë mbeti vendi i shtatë.

    9.Mohamed Salah – vendi i katërt, 2025

    Salah u rendit i katërti në vitin 2025, pas Ousmane Dembeles, Lamine Yamalit dhe Vitinhas. Pavarësisht statusit si një nga sulmuesit më të shquar të gjeneratës së tij, ai nuk arriti në tri vendet e para.

    10.Sergio Ramos – vendi i gjashtë, 2017

    Ramos ishte një nga figurat kryesore të Real Madridit dhe Spanjës, duke fituar trofe të shumtë dhe duke shënuar gola vendimtarë në finale. Megjithatë, renditja e tij më e mirë në Topin e Artë ishte vendi i gjashtë në vitin 2017.

    11.Patrick Vieira – vendi i 14-të i përbashkët, 2006

    Kapiteni i Arsenalit gjatë sezonit të pamposhtur 2003/04 ishte një nga mesfushorët më dominues të kohës së tij. Pavarësisht sukseseve me klubin dhe kombëtaren, Vieira nuk arriti asnjëherë në tri vendet e para.

    12.Cesc Fabregas – vendi i tetë, 2007

    Fabregas u rendit i teti në vitin 2007, kur ishte një nga lojtarët kryesorë të Arsenalit. Ai më vonë luajti rol të rëndësishëm në sukseset e Spanjës, përfshirë asistimin për golin e fitores në finalen e Kupës së Botës 2010, por nuk arriti asnjëherë në podiumin e Topit të Artë.

    Podiumi nuk e përcakton madhështinë

    Këta 12 futbollistë dëshmojnë se Topi i Artë nuk e pasqyron gjithmonë plotësisht kontributin e një lojtari. Konkurrenca e fortë, bashkëlojtarët e mëdhenj dhe natyra e votimit kanë ndikuar në renditje.

    Mungesa nga tri vendet e para nuk ua zbeh arritjet, trofetë dhe ndikimin që kanë pasur në historinë e futbollit. /Telegrafi/

  • Haxhiu meets North Macedonia president, co-operation talks

    During the meeting, good neighbourly relations, regional security and the Euro-Atlantic route of both countries were discussed.

    Haxhiu stressed the importance of ties between citizens, reaffirming Kosovo’s support for North Macedonia’s progress towards the European Union.

    She also praised Northern Macedonia’s support for Kosovo’s integration into European and Euro-Atlantic structures.

    Source Layer: RTKLive

  • English giant refuses to pay 50 million pounds for Valentine’s talent

    According to Fowtball Insiderão, the English club will not activate the 19-year-old release clause if it grows to 50 million pounds.

    Initially, Liverpool reportedly intended to pay 25 million pounds to transfer the Spanish talent, but the situation changed after claims that Valencia had doubled the value of the clause, bringing it to 50 million pounds.

    Otorby plays mainly on the right side of the attack, and this season has been part of Vallencia’s team in nine of the ten matches held in La League, though in most cases it has been activated by jewelry.

    According to Trubuna Deportiva, Liverpool had expressed readiness to activate the original 30m-euro clause. However, reports on changing its value have created uncertainty about the possibility of implementing the agreement.

    Journalist Pete O’Rourke from Fowtball Insider) has reported that Liverpool will not make a move for Otorbin in January if office demands 50 million pounds.

    According to him, the heads of the English club are not willing to spend such a high amount on a young footballer in the middle of the season.

    Even journalist David Lynch has voiced doubts about reports coming from Spain, stressing that he does not expect Liverpool to take a hasty move for a player who has not had many minutes available to Valencia.

    Meanwhile, Liverpool has several alternatives to the attack, including Bradley Barcoran, Victor Muñozin, Cody Gakpon, Rio Ndumhan and Federico Chiesan.

    This situation makes Otorby’s transfer less likely in January, unless the financial terms of the deal change.

    Source Layer: RTKLive

  • Gjiganti anglez refuzon të paguajë 50 milionë funte për talentin e Valencias

    Gjiganti anglez refuzon të paguajë 50 milionë funte për talentin e Valencias

    Sipas “Football Insider”, klubi anglez nuk do të aktivizojë klauzolën e lirimit të 19-vjeçarit nëse ajo rritet në 50 milionë funte.

    Fillimisht, Liverpooli raportohej se synonte të paguante 25 milionë funte për ta transferuar talentin spanjoll, por situata ndryshoi pas pretendimeve se Valencia e kishte dyfishuar vlerën e klauzolës, duke e çuar atë në 50 milionë funte.

    Otorbi luan kryesisht në krahun e djathtë të sulmit dhe këtë sezon ka qenë pjesë e skuadrës së Valencias në nëntë nga dhjetë ndeshjet e zhvilluara në La Liga, ndonëse në shumicën e rasteve është aktivizuar nga stoli.

    Sipas “Tribuna Deportiva”, Liverpooli kishte shprehur gatishmërinë për të aktivizuar klauzolën fillestare prej 30 milionë eurosh. Megjithatë, raportimet për ndryshimin e vlerës së saj kanë krijuar paqartësi rreth mundësisë së realizimit të marrëveshjes.

    Gazetari Pete O’Rourke nga “Football Insider” ka raportuar se Liverpooli nuk do të bëjë lëvizje për Otorbin në janar nëse Valencia kërkon 50 milionë funte.

    Sipas tij, drejtuesit e klubit anglez nuk janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë kaq të lartë për një futbollist të ri në mesin e sezonit.

    Edhe gazetari David Lynch ka shprehur dyshime rreth raportimeve që vijnë nga Spanja, duke theksuar se nuk pret që Liverpooli të ndërmarrë një veprim të nxituar për një lojtar që nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion te Valencia.

    Ndërkohë, Liverpooli ka disa alternativa në krahët e sulmit, përfshirë Bradley Barcolan, Victor Muñozin, Cody Gakpon, Rio Ngumohan dhe Federico Chiesan.

    Kjo situatë e bën më pak të mundshëm transferimin e Otorbit në janar, përveç nëse ndryshojnë kushtet financiare të marrëveshjes.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu takon presidenten e Maqedonisë së Veriut, diskutojnë bashkëpunimin

    Haxhiu takon presidenten e Maqedonisë së Veriut, diskutojnë bashkëpunimin

    Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira fqinjësore, sigurinë rajonale dhe rrugën euroatlantike të të dyja vendeve.

    Haxhiu theksoi rëndësinë e lidhjeve ndërmjet qytetarëve, duke riafirmuar mbështetjen e Kosovës për përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.

    Ajo vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike.

    Burimi: RTKLive

  • KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

    KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

    Sipas njoftimit, intervenimet do të zhvillohen në rrugët Haxhi Zeka, Ardhmëria, Zahir Pajaziti, Nazim Gafurri, 28 Nëntori, Berid Beker, Bajram Bahtiri dhe UÇK, si dhe në fshatin Vranidoll.

    Burimi: RTKLive

  • Galeria Kombëtare e Kosovës vazhdon Programin për Familje me gjashtë punëtori

    Galeria Kombëtare e Kosovës vazhdon Programin për Familje me gjashtë punëtori

    Programi përfshin gjashtë punëtori artistike, të udhëhequra nga Lumjetë Havolli Blakçori, të cilat do të mbahen gjatë tri fundjavave radhazi, më 31 tetor dhe 1 nëntor, 7 dhe 8 nëntor, si dhe 14 dhe 15 nëntor.

    Punëtoritë trajtojnë tema të ndryshme artistike, përfshirë kolazhin, vizatimin, teksturën, simetrinë dhe performancën, duke u ofruar familjeve mundësi për kreativitet dhe eksplorim përmes artit.

    Aktivitetet do të zhvillohen në Galerinë Kombëtare të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Illija Sërdanoviq: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë

    Illija Sërdanoviq: Dialogu me Kosovën dhe integrimi evropian do të vazhdojnë

    Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në vitin 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thotë Illija Sërdanoviq, i pari në listën që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), Sërdanoviq thotë se pushteti i ri do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit.

    Kjo vlen për marrëveshjet politike, ndërsa sa u përket kontratave me kompanitë e huaja për investime në Serbi, ato do të respektohen “nëse janë në përputhje me sistemin juridik të Serbisë dhe aktet ndërkombëtare”.

    Sërdanoviq thekson, gjithashtu, se Serbia do ta vazhdojë procesin e integrimit evropian dhe se do të bëhet gjithçka që qytetarët të informohen për përfitimet që sjell anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

    Ai përsërit thirrjen për shmangien e çdo forme revanshizmi në Serbi, dhe thotë se përgjegjësinë për gjendjen aktuale të sigurisë e mban Qeveria në largim, e cila është në detyrë.

    Sërdanoviq ishte i pari në Listën Studentore, i zgjedhur përmes vendimeve të plenumeve të fakulteteve në Serbi. Strategjia e kësaj lëvizjeje, e cila doli nga protestat dyvjeçare kundër korrupsionit dhe në mbështetje të sundimit të ligjit, ishte organizimi pa një udhëheqës të vetëm.

    Pas fitores bindëse ndaj forcave të Aleksandar Vuçiqit, të cilat qeverisën Serbinë për 14 vjet, shtrohet edhe pyetja se kush do të jetë kandidati i Listës Studentore për kryeministër.

    Burimi: Dukagjini