Blog

  • Real Madridi dhe Barcelona pas yllit të Tottenhamit

    Real Madridi dhe Barcelona pas yllit të Tottenhamit

    Real Madridi dhe Barcelona pas yllit të Tottenhamit

    Real Madridi dhe Barcelona po e monitorojnë nga afër Pedro Porron, i cili po rikthehet në formën më të mirë pas problemeve fizike.

    Mbrojtësi i djathtë spanjoll është një objektiv për të dy gjigantët, që kërkojnë përforcime në këtë pozitë.

    Madrilenët kanë pasur vështirësi për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa te Barcelona e ardhmja e Jules Koundes mbetet e pasigurt.

    Megjithatë, transferimi i Porros nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi lojtari ka kontratë deri në qershor të vitit 2031.

    Sipas raportimeve në mediat spanjolle, klubi anglez do të kërkonte një shumë të konsiderueshme për ta lënë të lirë, ndërsa një lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit duket pak e mundshme.

  • Nis inspektimi për rastin në Pejë, ku viktima dhe i dyshuari u urdhëruan të jetojnë nën të njëjtin kulm

    Nis inspektimi për rastin në Pejë, ku viktima dhe i dyshuari u urdhëruan të jetojnë nën të njëjtin kulm

    Nis inspektimi për rastin në Pejë, ku viktima dhe i dyshuari u urdhëruan të jetojnë nën të njëjtin kulm

    Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhiaj, ka bërë të ditur për Klan Kosovën se ka nisur procesi i inspektimit lidhur me rastin ku viktima dhe personi që dyshohet se e ka kërcënuar janë urdhëruar të jetojnë nën të njëjtin kulm, me një distancë prej dy metrash.

    Duke u përgjigjur në pyetjen se si e vlerëson vendimin e gjyqtarit në këtë rast, Haxhiaj tha se vendimet gjyqësore nuk i komentojnë, por konfirmoi se janë ndërmarrë veprime për shqyrtimin e lëndës.

    Ai bëri të ditur se kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës e ka autorizuar drejtorin e inspektimit, së bashku me dy inspektorë, për të shqyrtuar lëndët përkatëse në fushën civile dhe penale.

    Sipas Haxhiajt, pas shqyrtimit të lëndëve, inspektorët do të hartojnë një raport të detajuar lidhur me veprimet e ndërmarra nga gjykata.

    Ai shtoi se gjykata nuk ka dashur të dalë me një komunikatë zyrtare pa u konfirmuar fillimisht informacionet nga inspektorët që i kanë marrë lëndët në shqyrtim.

  • Sërdanoviq nga Lista Studentore në Serbi: Do të vazhdojmë dialogun me Kosovën

    Sërdanoviq nga Lista Studentore në Serbi: Do të vazhdojmë dialogun me Kosovën

    Sërdanoviq nga Lista Studentore në Serbi: Do të vazhdojmë dialogun me Kosovën

    Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në vitin 2013 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, thotë Illija Sërdanoviq, i pari në listën që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), Sërdanoviq thotë se pushteti i ri do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit.

    Kjo vlen për marrëveshjet politike, ndërsa sa u përket kontratave me kompanitë e huaja për investime në Serbi, ato do të respektohen “nëse janë në përputhje me sistemin juridik të Serbisë dhe aktet ndërkombëtare”.

    Sërdanoviq thekson, gjithashtu, se Serbia do ta vazhdojë procesin e integrimit evropian dhe se do të bëhet gjithçka që qytetarët të informohen për përfitimet që sjell anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

    Ai përsërit thirrjen për shmangien e çdo forme revanshizmi në Serbi, dhe thotë se përgjegjësinë për gjendjen aktuale të sigurisë e mban Qeveria në largim, e cila është në detyrë.

    Sërdanoviq ishte i pari në Listën Studentore, i zgjedhur përmes vendimeve të plenumeve të fakulteteve në Serbi. Strategjia e kësaj lëvizjeje, e cila doli nga protestat dyvjeçare kundër korrupsionit dhe në mbështetje të sundimit të ligjit, ishte organizimi pa një udhëheqës të vetëm.

    Pas fitores bindëse ndaj forcave të Aleksandar Vuçiqit, të cilat qeverisën Serbinë për 14 vjet, shtrohet edhe pyetja se kush do të jetë kandidati i Listës Studentore për kryeministër.

  • Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës

    Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës

    Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës

    Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshatin Dubravë, në komunën e Istogut, ku një person është lënduar në një objekt.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Klankosova.tv se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar në QKMF-Istog, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjësimi, Dëmtimi ose Heqja e Pajisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

  • Robert F. Kennedy Jr. pretendon se 500 milionë arabë nuk prodhojnë shkencë, deklaratat shkaktojnë reagime në SHBA

    Robert F. Kennedy Jr. pretendon se 500 milionë arabë nuk prodhojnë shkencë, deklaratat shkaktojnë reagime në SHBA

    Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., ka bërë deklarata të gjera për arabët dhe myslimanët gjatë një tubimi elektoral të republikanëve në Grand Rapids, Michigan, të hënën. Gjatë fjalimit, ai pretendoi se “500 milionë arabë” në botë nuk prodhojnë shkencë dhe nuk fitojnë çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

    Kennedy po fliste për Vëllazërinë Myslimane, pasi përmendi kandidatin republikan për Senatin, Mike Rogers, i cili e ka ngritur këtë çështje gjatë fushatës kundër kandidatit demokrat Abdul El-Sayed. Ky i fundit i ka mohuar vazhdimisht pretendimet për lidhje me organizatën dhe është distancuar publikisht prej saj.

    “Mike Rogers po fliste për Vëllazërinë Myslimane. Kjo është diçka për të cilën mund të flas”, deklaroi Kennedy, duke shtuar se diskutimi për organizatën nuk përbën islamofobi, transmeton Telegrafi.

    Më pas, ai i përshkroi njerëzit që jetojnë nën ndikimin e organizatës si pjesë të një “kulti të vdekjes”, duke e lidhur ideologjinë e saj me atë që e quajti “viktimizim, vrasje dhe gjenocid”.

    Gjatë fjalimit, Kennedy deklaroi: “Në botë ka 500 milionë arabë. E megjithatë, ata nuk prodhojnë shkencë. Nuk fitojnë çmimin Nobel, çmimin Fields apo çmimin Wolf. Nuk prodhojnë letërsi”.

    Pretendimi i tij për çmimet Nobel bie ndesh me të dhënat zyrtare të organizatës që i jep këto çmime. Shkencëtari egjiptian Ahmed Zewail fitoi çmimin Nobel në Kimi në vitin 1999, ndërsa shkrimtari egjiptian Naguib Mahfouz mori çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1988. Gjithashtu, gazetarja dhe aktivistja jemenase Tawakkol Karman ndau çmimin Nobel për Paqen në vitin 2011.

    Deklaratat u bënë në Michigan, shtetin amerikan me përqindjen më të lartë të banorëve që raportojnë prejardhje arabe. Sipas të dhënave të vitit 2024 nga Anketa e Komunitetit Amerikan, e realizuar nga Byroja e Regjistrimit të SHBA-së, rreth 2.2 për qind e banorëve të shtetit kanë prejardhje arabe.

    Gazeta Newsweek bëri të ditur se u është drejtuar fushatave të Mike Rogers dhe Abdul El-Sayed për komente lidhur me deklaratat e Kennedy-t.

    Çështja e Vëllazërisë Myslimane është kthyer në një temë të debatueshme në fazën përfundimtare të garës për Senatin mes Rogers dhe El-Sayed. Rogers dhe aleatët e tij republikanë janë përpjekur ta lidhin kandidatin demokrat me organizatën, ndërsa El-Sayed i ka mohuar këto pretendime dhe është distancuar publikisht prej saj.

    Kennedy ka folur edhe më herët për Vëllazërinë Myslimane. Sipas gazetës The Jerusalem Post, në fillim të tetorit ai fshiu një publikim në rrjetet sociale, në të cilin e akuzonte organizatën për zhvillimin e një fushate globale propagandistike të financuar nga Katari.

    Çështja u ngrit edhe gjatë debatit mes kandidatëve më 21 tetor, kur Rogers përmendi lidhjet e pretenduara të El-Sayed me organizatën. Kandidati demokrat u përgjigj se vënia në dyshim e përkushtimit të tij ndaj Kushtetutës amerikane ishte “e turpshme”.

    Në një aktivitet elektoral në fillim të këtij muaji, El-Sayed u pyet drejtpërdrejt nëse do të distancohej nga Vëllazëria Myslimane. “Sigurisht. Po, absolutisht”, u përgjigj ai, përpara se të kundërshtonte mënyrën e formulimit të pyetjes, duke argumentuar se ajo nënkuptonte se besimi i tij mysliman mund të vinte në dyshim besnikërinë e tij ndaj Shteteve të Bashkuara.

    Rogers vazhdoi ta ngrinte këtë çështje edhe gjatë një interviste në emisionin Meet the Press të NBC-së, të dielën. Moderatorja Kristen Welker i kujtoi atij se El-Sayed ishte distancuar publikisht nga organizata dhe e pyeti për deklaratat e mëparshme të Rogers lidhur me kontaktet me anëtarë të Vëllazërisë Myslimane. Rogers argumentoi se kandidati demokrat nuk u ishte përgjigjur në mënyrë të mjaftueshme pyetjeve për këtë çështje.

    Përpara pjesëmarrjes në tubimin elektoral, Kennedy ishte në Grand Rapids në kuadër të detyrave të tij zyrtare. Ai vizitoi institucionet shëndetësore Corewell Health për të promovuar një nismë që synon përmirësimin e ushqimit në spitale dhe edukimit mbi të ushqyerit.

    Kennedy tha se afro 300 spitale, përfshirë 21 institucione të rrjetit Corewell, i ishin bashkuar një zotimi për t’u dhënë përparësi ushqimeve të plota, për të kufizuar produktet shumë të përpunuara dhe pijet me sheqer, si dhe për të shtuar konsumin e drithërave të pasura me fibra.

    Sekretari amerikan i Shëndetësisë e ka vendosur ushqyerjen në qendër të përpjekjeve të tij për të luftuar sëmundjet kronike në SHBA. Vizita në Corewell Health u zhvillua përpara se ai t’i bashkohej Rogers dhe kandidatit republikan për guvernator, John James, në tubimin elektoral. /Telegrafi/

  • Artileria e Koresë së Veriut është vërejtur pranë kufirit me fqinjin e saj – me tytat e drejtuara nga Koreja e Jugut

    Artileria e Koresë së Veriut është vërejtur pranë kufirit me fqinjin e saj – me tytat e drejtuara nga Koreja e Jugut

    Vizitorët në një pikë vëzhgimi të Koresë së Jugut, nga e cila mund të shihet Koreja e Veriut, thanë të martën se prania e artilerisë me tytat e drejtuara nga jugu përgjatë kufirit është shqetësuese, ndërsa tensionet mes dy vendeve po shtohen.

    Që nga shtatori, kur një shpërthim mine plagosi tre ushtarë të Koresë së Jugut, të dyja Koretë kanë shkëmbyer akuza të ashpra dhe kanë forcuar pozicionet e tyre përgjatë Zonës së Çmilitarizuar (DMZ) që i ndan ato.

    Koreja e Jugut ka kërkuar që Koreja e Veriut të kërkojë falje, ndërsa Pheniani e ka akuzuar Seulin se e ka trilluar incidentin.

    Kim Yo Jong, motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut, deklaroi të enjten e kaluar se Pheniani do të vendoste, brenda pak ditësh, altoparlantë përgjatë gjithë kufirit për të transmetuar propagandë kundër Koresë së Jugut, si dhe ka vënë në gatishmëri masa të reja kundërpërgjigjeje, të cilat nuk janë specifikuar, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

    Ndërkohë, të premten, mediat e Koresë së Jugut fotografuan një mjet të blinduar që dukej qartë pranë kufirit.

    Sipas një dëshmitari të agjencisë Reuters, deri të hënën, aty ndodheshin tre mjete të tilla, me tytat e armëve të drejtuara nga jugu.

    “E kisha parë vetëm në televizion që Koreja e Veriut kishte vendosur artileri 122-milimetërshe, por ta shohësh zonën vetë, të bën të kuptosh se sa real është rreziku”, ka thënë Jang Gil-seong, një veteran lufte 83-vjeçar që ka luftuar në Luftën e Vietnamit.

    Ai ndodhej jashtë pikës së vëzhgimit Aegibong, e cila ofron pamje nga qarku Kaephung i Koresë së Veriut, në një distancë prej rreth 1,4 kilometrash.

    “Jam vërtet i shqetësuar se sa shumë do t’i duhet të bëjë Koreja e Jugut për t’u përgatitur dhe për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi në të ardhmen”.

    Ndryshe, Zona e Çmilitarizuar (DMZ) vazhdon të tërheqë turistë vendas dhe të huaj, pavarësisht rritjeve periodike të tensioneve midis dy Koreve, të cilat teknikisht mbeten ende në gjendje lufte.

    Hannah Robbins, një turiste 28-vjeçare nga Kanadaja, tregoi se grupi i saj turistik mësoi për artilerinë vetëm pasi udhërrëfyesi i tyre u foli për armët ndërsa ndodheshin në pikën e vëzhgimit.

    “Sigurisht që jemi pak të frikësuar”, tha ajo. “Udhërrëfyesi na tha ‘mos u shqetësoni, nuk do të qëllojnë’, por gjithsesi, situata aktuale na shkakton pak shqetësim”.

    Analistët i identifikuan armët si obusë vetëlëvizës M-1981 të kalibrit 122 mm – një sistem artilerie i vjetër koreano-verior, që mendohet se ka hyrë në shërbim në fund të viteve 1970.

    Ato kanë një rreze maksimale veprimi prej rreth 24 km (15 milje), çka i vendos brenda rrezes zona si qyteti koreano-jugor i Gimpo-s – ku ndodhet edhe observatori – ndonëse këto armë janë më pak të fuqishme se sistemet më të reja të artilerisë, u shpreh Yang Uk, një ekspert ushtarak në Institutin Asan për Studime të Politikave në Seul.

    “Do ta shihja këtë më tepër si një demonstrim të fuqisë së zjarrit, sesa si një rritje thelbësore të kapaciteteve luftarake”, thotë Yang.

    “Fakti që u pozicionuan në një vend ku mund të shihen lehtësisht, sugjeron se janë vendosur pikërisht për t’u vënë re”.

    Edhe ushtria e Koresë së Jugut i përshkroi armët si një sistem të vjetër.

    “Ndonëse Koreja e Veriut ka përmendur sisteme të reja armatimi në deklaratat e saj të fundit, ne besojmë se ky nuk mund të konsiderohet si i tillë”, deklaroi të martën Jang Do-young, zëdhënës i Shtabit të Përbashkët të Seulit, gjatë një informimi për shtyp. /Telegrafi/

  • Dyshime për falimentim të qëllimshëm për të shmangur borxhe prej miliona eurosh, Policia Financiare ngrit kallëzime penale

    Dyshime për falimentim të qëllimshëm për të shmangur borxhe prej miliona eurosh, Policia Financiare ngrit kallëzime penale

    Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy kompanive, nën dyshimet për shkaktim të qëllimshëm të falimentimit, me qëllim shmangien e borxheve ndaj kreditorëve.

    Sipas hetimit, pronari i një kompanie nga Vallandova dyshohet se gjatë periudhës 2020–2023 ka ndërmarrë veprime për ta paraqitur kompaninë si financiarisht të paaftë, për të shmangur pagesën e borxheve që arrijnë në mbi 290 milionë denarë, kryesisht ndaj një kompanie të huaj.

    Sipas Policisë Financiare, pronari kishte lidhur një kontratë qiraje me një kompani tjetër që gjithashtu e drejtonte vetë. Edhe pse kontrata nuk ishte realizuar, pas ndërprerjes së saj ishin regjistruar penalitete prej 233.7 milionë denarësh dhe ishte vendosur barrë mbi pasurinë e kompanisë. Gjykata më pas kishte ndaluar ekzekutimin pas kundërshtimit të kreditorëve.

    Pasi nuk kishte arritur ta tjetërsonte pasurinë, ai dyshohet se, me ndihmën e një personi tjetër, kishte transferuar 4 milionë denarë në emër të një huaje dhe më pas kishte kërkuar hapjen e procedurës së falimentimit.

    Rasti i është dorëzuar Prokurorisë në Veles për procedim të mëtejshëm. Përgjegjësia penale e të kallëzuarve mbetet për t’u vërtetuar në procedurë gjyqësore.

  • Rahoveci shpall ankand për dhënien me qira të gjashtë lokaleve në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”

    Rahoveci shpall ankand për dhënien me qira të gjashtë lokaleve në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”

    Komuna e Rahovecit ka shpallur ankandet publike për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të gjashtë lokaleve afariste në Palestrën Sportive “Mizahir Isma”.

    Sipas njoftimit të Komunës, lokalet që do të jepen në shfrytëzim janë lokalet me numrat 1, 2, 3, 7, 8 dhe 9.

    Të gjithë të interesuarit mund t’i shqyrtojnë njoftimet përkatëse për t’u informuar për kushtet, kriteret dhe afatet e aplikimit për secilin lokal.

    Komuna ka publikuar njoftime të veçanta për secilin nga gjashtë lokalet, përmes të cilave të interesuarit mund të informohen për detajet e ankandeve publike. /Telegrafi/

  • Worker dies at his place of work in Istog, responsible sent to holding for 48 hours

    One person died today in an object in the village of Dubrava in Istog, after being injured at work.

    The case has confirmed for Gazeta Police Signal for the Peje region, Driton Rugova.

    According to him, police have reported on the case around 08:40, while relevant units have immediately appeared at the scene to investigate the circumstances.

    The victim has been sent to the Main Centre of Family Medicine in Istog, where the medical team has concluded that it has achieved no signs of life.

    The State Prosecutor has been announced in connection with the case, which has ordered that the lifeless body be sent to the Institute of Legal Medicine in Pristina for organisation.

    The case has been initiated as “Evertification, damage or removal of protective equipment and risking safety at the workplace.”

    Meanwhile, police have interviewed the employee, who after the interview has been sent to the hold for 48 hours.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Punëtori vdes në vendin e punës në Istog, përgjegjësi dërgohet në mbajtje për 48 orë

    Punëtori vdes në vendin e punës në Istog, përgjegjësi dërgohet në mbajtje për 48 orë

    Punëtori vdes në vendin e punës në Istog, përgjegjësi dërgohet në mbajtje për 48 orë

    Një person ka vdekur sot në një objekt në fshatin Dubravë të Istogut, pasi ishte lënduar në vendin e punës.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejes, Driton Rugova.

    Sipas tij, Policia është njoftuar për rastin rreth orës 08:40, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.

    Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

    Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Ndërkohë, Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali