
Real Madridi dhe Barcelona po e monitorojnë nga afër Pedro Porron, i cili po rikthehet në formën më të mirë pas problemeve fizike.
Mbrojtësi i djathtë spanjoll është një objektiv për të dy gjigantët, që kërkojnë përforcime në këtë pozitë.
Madrilenët kanë pasur vështirësi për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, ndërsa te Barcelona e ardhmja e Jules Koundes mbetet e pasigurt.
Megjithatë, transferimi i Porros nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi lojtari ka kontratë deri në qershor të vitit 2031.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, klubi anglez do të kërkonte një shumë të konsiderueshme për ta lënë të lirë, ndërsa një lëvizje gjatë afatit kalimtar të janarit duket pak e mundshme.