
Lamine Yamal ishte favoriti i tifozëve në platformën Betfair për Topin e Artë 2026, por çmimi përfundoi në duart e Harry Kane.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, ylli i Barcelonës mori 64 për qind të mbështetjes, ndërsa Kane siguroi 17 për qind dhe Kylian Mbappé vetëm gjashtë për qind.
Megjithatë, në renditjen zyrtare, Kane u shpall fitues, Mbappé përfundoi në vendin e dytë, ndërsa Yamal u rendit i treti.
Sipas të dhënave të Betfair, Kane ishte favorit në 12 nga 15 momentet e analizuara gjatë sezonit, ndërsa Yamal kryesoi vetëm në dy prej tyre.
Këto shifra pasqyrojnë mbështetjen dhe parashikimet në platformë, jo votat zyrtare të jurisë së Topit të Artë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali