Blog

  • Partia e Bolsonaros pranon rezultatin e zgjedhjeve në Brazil, Trumpi e cilëson votimin si të “manipuluar”

    Partia e Bolsonaros pranon rezultatin e zgjedhjeve në Brazil, Trumpi e cilëson votimin si të “manipuluar”

    Partia e Bolsonaros pranon rezultatin e zgjedhjeve në Brazil, Trumpi e cilëson votimin si të “manipuluar”

    Partia Liberale e Brazilit, e drejtuar nga Valdemar Costa Neto, ka njohur zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, megjithëse ka kërkuar sqarime për disa çështje që lidhen me procesin e votimit.

    Kandidati i së djathtës, Flavio Bolsonaro, i cili ende nuk e ka pranuar zyrtarisht humbjen, ka paralajmëruar se do të ndërmarrë hapa ligjorë për anulimin e rezultatit. Ai kundërshton vendimin për zgjatjen e orarit të votimit, duke pretenduar se masa e ka dëmtuar elektoratin e tij, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, sipas një analize të profesorit Pedro Burgos nga instituti brazilian Insper, zgjatja e votimit solli rreth 35 mijë vota shtesë, më pak se 0.03 për qind e totalit, një shifër shumë më e ulët se diferenca prej mbi 4.4 milionë votash mes kandidatëve, shkruan AlJazeera.

    Edhe presidenti amerikan Donald Trump komentoi zgjedhjet, duke pretenduar se procesi dukej i manipuluar. Ai, megjithatë, deklaroi se nuk kishte mbajtur anë në garën presidenciale.

    Ndërkohë, mediat braziliane raportojnë se këshilltarët ligjorë dhe aleatët politikë po përpiqen ta bindin Bolsonaron të heqë dorë nga kërkesa për anulimin e rezultatit.

  • Izraeli voton, Netanyahu përballet me një betejë vendimtare për të ardhmen politike

    Izraeli voton, Netanyahu përballet me një betejë vendimtare për të ardhmen politike

    Izraeli voton, Netanyahu përballet me një betejë vendimtare për të ardhmen politike

    Qytetarët izraelitë kanë nisur të votojnë të martën në zgjedhjet që mund të përcaktojnë të ardhmen politike të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili ka qenë në pushtet për gjithsej 19 vjet.

    Votimi zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa zgjedhësit vlerësojnë drejtimin e vendit pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023, luftës në Gaza dhe konfliktit me Iranin.

    Sipas Reuters, zgjedhjet shihen si një test për udhëheqjen e Netanyahut, ndërsa sistemi politik i fragmentuar i Izraelit e bën të vështirë parashikimin e formimit të qeverisë së ardhshme.

    Rivali kryesor i kryeministrit është ish-shefi i ushtrisë, Eisenkot. Megjithatë, asnjë parti nuk shihet me një rrugë të qartë drejt sigurimit të pushtetit.

  • “Nuk i njihnin as dorasin, as shtëpinë”, gazetari rrëfen për rastin në Pejë (VIDEO)

    “Nuk i njihnin as dorasin, as shtëpinë”, gazetari rrëfen për rastin në Pejë (VIDEO)

    “Nuk i njihnin as dorasin, as shtëpinë”, gazetari rrëfen për rastin në Pejë (VIDEO)

    Gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, ka folur mbi tragjedinë e vrasjes së Arlinda Zekajt, duke treguar se banorët e zonës nuk i njihnin personat që jetonin në shtëpinë ku ndodhi rasti.

    Në emisionin “Ora 7”, Tahiri tha se familja ishte shpërngulur nga komuna e Deçanit dhe se, sipas asaj që kishte mësuar gjatë qëndrimit në terren, banorët nuk kishin informacione për ta.

    “Në krejt lagjet, edhe në Vitomiricë, as nuk e kishin idenë se kush janë këta persona, sepse ishin shpërngulur nga komuna e Deçanit. Kjo ka qenë shqetësuese, sepse nuk tregonin as për shtëpinë. Në njëfarë mënyre, e kemi pasur të pamundur ta gjejmë edhe shtëpinë, sepse askush nuk e njihte as dorasin, as shtëpinë”, ka deklaruar Tahiri.

    Detajet e plota nga raportimi i gazetarit mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme:

  • Zbulohet arsyeja pse Yamal humbi Topin e Artë, “fajtor” është bashkëlojtari i tij

    Zbulohet arsyeja pse Yamal humbi Topin e Artë, “fajtor” është bashkëlojtari i tij

    Harry Kane e ka fituar Topin e Artë 2026, por një nga pretendentët kryesorë për çmimin prestigjioz ishte Lamine Yamal. Megjithatë, lojtari i ri spanjoll përfundoi pas Kylian Mbappe dhe Vincent Garcia, kryeredaktor i France Football, e cila jep çmimin, shpjegoi pse votat për futbollistët spanjollë ishin të ndara.

    Kane pati një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 73 gola në 65 ndeshje. Ai fitoi Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë me Bayernin, arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës me Anglinë.

    Yamal ishte gjithashtu midis kandidatëve kryesorë, por në renditjen përfundimtare ai ishte përpara Mbappes. Francezi fitoi Këpucën e Artë në Kupën e Botës dhe ishte golashënuesi më i mirë në La Liga, ndërsa Yamal i ndërtoi më tej argumentet e tij me performancat në sezonin aktual, të cilat nuk u përfshinë në periudhën e përzgjedhjes.

    Garcia shpjegoi se votat për lojtarët spanjollë u ndanë sepse ekipi kombëtar performoi si një ekip shumë i fortë, gjë që e bëri të vështirë të veçohej një individ.

    “Votat ishin disi të shpërndara midis lojtarëve spanjollë. Spanja ishte jashtëzakonisht e fortë si kolektiv, gjë që e bëri të vështirë të veçohej një individ që spikaste në veçanti”, ka thënë fillimisht Garcia.

    “Duhet të merret në konsideratë gjithashtu se Lamine Yamal është kampion bote, por ai shënoi vetëm një gol dhe e nisi kampionatin i lënduar. Ishte e vështirë për anëtarët e jurisë të dallonin se cili nga lojtarët spanjollë spikati më shumë dhe t’i jepnin përparësi njërit mbi të tjerët”.

    Një pjesë e votave që mund të kishin shkuar për Yamal shkuan për bashkëkombësin e tij Rodri, fituesin e Topit të Artë 2024, i cili u rendit i katërti në zgjedhjet e këtij viti.

    “Nëse analizojmë votat, shohim se në ekipin kombëtar spanjoll, i cili fitoi Kupën e Botës, ato u ndanë midis Rodrit dhe Lamine Yamal. Rodri i mori disa nga votat Lamines në atë votim”, përfundoi kryeredaktori i France Football. /Telegrafi/

  • Një eksperiment serb me shumë paqartësi: çka mund të presë Evropa tani?

    Një eksperiment serb me shumë paqartësi: çka mund të presë Evropa tani?

    Komentet e mediave perëndimore për zgjedhjet në Serbi, humbjen e autokratit Aleksandar Vuçiq dhe fitoren e “Listës Studentore”.

    Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan:

    Prej disa muajsh shihej qartë se lëvizja studentore në Serbi mund t’i shkaktonte telashe sundimtarit afatgjatë Aleksandar Vuçiç. Mirëpo, fakti që ajo arriti të fitonte një shumicë absolute të mandateve në zgjedhjet parlamentare të së dielës dhe ta shporrte nga pushteti partinë e Vuçiçit, kufizohet me një sensacion. “Lista Studentore” profitoi me këtë rast nga një frymë e përhapur për ndryshim. Shumë njerëz në Serbi thjesht ishin të ngopur e të lodhur nga presidenti i tyre shumëvjeçar. Atyre u kishte ardhur te hunda prania e tij e vazhdueshme mediatike, monologët me orë të tëra në kanalet televizive, paraqitjet e tij teatrale dhe sjelljen sunduese të partisë së tij.

    Premtimet e lëvizjes studentore janë të qarta: Duhet të jetë një Serbi pa korrupsion. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka arritur edhe aq shumë në Kosovë, por mbetet ende i popullarizuar sepse konsiderohet i pakorruptuar. A do të funksionojë kjo recetë minimale edhe për lëvizjen studentore serbe? Së pari, institucionet shtetërore të kapura nga partia e Vuçiçit duhet të çlirohen nga ndikimi politik. Fitorja e “Listës Studentore” i ka krijuar parakushtet për këtë. Do të ishte një sukses enorm nëse kjo ia del. Më pas, nën kushte më të lira, duhet të mbahen sërish zgjedhje, transmeton Telegrafi.

    Gazeta “Süddeutsche Zeitung” nënvizon:

    Në Serbi tani po fillon një periudhë pasigurie. Ilija Sërdanoviq, një mjek nga Novi Sadi, kryesoi “Listën Studentore”; në të gjendeshin kryesisht profesorë, artistë apo sipërmarrës. Përpara zgjedhjeve, ai deklaroi se do t’i rikthehet profesionit të tij dhe la të hapur mundësinë nëse dëshiron të bëhet kryeministër. Dhe pavarësisht se si do të jetë e përbërë qeveria në tërësi – ajo ka përpara një detyrë kolosale: të luftojë shpejt e me efikasitet korrupsionin që ka depërtuar kudo, si dhe grupet mafioze; për më tepër, të shkatërrojë shtetin klientelist, në të cilin edhe drejtori më i fundit i një shkolle duhej të ishte anëtar i partisë në pushtet; ku mediat shtetërore si dhe televizionet private në pronësi të oligarkëve ishin thjesht dora e zgjatur e Vuçiçit, e po ashtu edhe prokuroria, policia, shërbimi sekret dhe gjykatat, deri te Gjykata Kushtetuese.

    Mbetet megjithatë pikëpyetje se çfarë politike do të ndjekë qeveria e re. Kush mendon se “Lista Studentore” nuk ka një program, gabohet. Në fakt, dokumenti përmban më shumë se 50 faqe të ngjeshura me shkrim. Dhe jo gjithçka do t’ju pëlqejë partnerëve evropianë të Serbisë.

    Në politikën e jashtme, për shembull, insistohet në fiksionin se Kosova i përket ende Serbisë. Theksohet jo vetëm rëndësia e BE-së, por edhe marrëdhënia me Rusinë si dhe refuzimi për të mbështetur sanksionet e BE-së kundër Moskës. Sidoqoftë, programet janë një gjë, kurse realiteti politik shpesh një tjetër. Kjo do të pasojë me shpejtësi – por për momentin, serbët kanë arsyen për të festuar siç nuk kanë pasur prej më shumë se një dekade.

    Sipas gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”:

    Aq më tepër shtrohet tani pyetja se çfarë do të bëjë lëvizja studentore me pushtetin që i ka rënë në dorë dhe se si mund t’ia dalë mbanë të përmbushë pritshmëritë. Ajo donte aq shumë të shkëputej nga sistemi i deritanishëm, saqë nuk pranoi asnjë lloj aleance politike me partitë e etabluara. Me vetëdije, ajo zgjodhi të jetë heterogjene, me qëllim që të fitonte sa më shumë mbështetje të mundshme.

    Ajo nuk iu shmang as toneve nacionaliste, të cilat vazhdojnë të jenë të përhapura gjerësisht në shoqërinë serbe, dhe mbeti e paqartë në politikën e jashtme. Po ashtu, me qëllim hoqi dorë nga politikanët me përvojë në radhët e saj. Kandidati i saj kryesor, Ilija Sërdanoviq, është një mjek pa asnjë përvojë politike.

    Ajo që përbënte avantazh gjatë protestës dhe fushatës zgjedhore, tani mund të shndërrohet në një ngarkesë të rëndë. Vuçiqi dhe besnikët e tij kanë qenë në pushtet për gati një dekadë e gjysmë. Ata janë të rrënjosur thellë në sistemin e vjetër, i cili daton që nga shpërbërja e Jugosllavisë, luftërat e Ballkanit dhe sundimi i Sllobodan Millosheviqit. Vetëm nëse studentët dhe bashkëudhëtarët e tyre do t’ia dalin të shkatërrojnë lidhjet e vjetra, ata do të mund t’i realizojnë premtimet e tyre për t’i dhënë fund nepotizmit, për forcimin e shtetit ligjor, si dhe të sistemit arsimor dhe social./Telegrafi/

  • Gruaja denoncoi bashkëshortin për dhunë e kanosje, Policia zbulon dy armë të gjata në shtëpinë e familjes në Vushtrri

    Gruaja denoncoi bashkëshortin për dhunë e kanosje, Policia zbulon dy armë të gjata në shtëpinë e familjes në Vushtrri

    Gruaja denoncoi bashkëshortin për dhunë e kanosje, Policia zbulon dy armë të gjata në shtëpinë e familjes në Vushtrri

    Një rast i dhunës në familje dhe kanosjes në Vushtrri ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e dy armëve të gjata në një shtëpi në fshatin Novolan, pasi viktima kishte paralajmëruar Policinë për praninë e armëve në pronën familjare, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë trajtimit të rastit për dhunë në familje dhe kanosje, gruaja kishte deklaruar para hetuesve se bashkëshorti i saj posedonte armë të gjata.

    Ky informacion ka bërë që Policia të zgjerojë veprimet hetimore, ndërsa gjatë intervistimit bashkëshorti ka pretenduar se armët nuk ishin të tijat, por i përkisnin babait të tij.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Sh. Zh. rreth 73-vjeç, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri për t’u intervistuar lidhur me armët.

    Pas marrjes së informacioneve, njësia e hetimeve ka kryer kontroll në shtëpinë e tij në fshatin Novolan.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të gjata, njëra e tipit M98 dhe tjetra po ashtu armë e gjatë, modeli i së cilës nuk është specifikuar në raportin fillestar.

    Armët janë sekuestruar në kuadër të procedurës për dyshimet lidhur me posedimin e paautorizuar të tyre.

    Pas përfundimit të veprimeve policore, është njoftuar Prokuroria e Shtetit, e cila ka udhëzuar që rasti të vazhdojë të hetohet.

    Sh. Zh. është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e posedimit të armëve dhe përgjegjësinë eventuale penale.

    Ndërkohë, informacionet fillestare nuk sqarojnë nëse armët e sekuestruara ishin përdorur apo përmendur gjatë kanosjes së raportuar nga viktima.

    Shënim: Personi i dyshuar konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës, por jo për të gjithë - personat alergjikë ndaj lateksit duhet të jenë të kujdesshëm

    Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës, por jo për të gjithë – personat alergjikë ndaj lateksit duhet të jenë të kujdesshëm

    Gështenjat e pjekura janë një nga ëmbëlsirat e preferuara të vjeshtës, dhe përveçse janë të shijshme, ato kanë shumë pak yndyrë dhe shumë fibra, kalium dhe vitaminë C.

    Kjo është arsyeja pse ato mund të jenë një zgjedhje e mirë për zemrën, tretjen dhe kontrollin e peshës, por me masë dhe jo për të gjithë.

    Gështenja ndryshon në përbërje nga shumica e arrave. Në vend të yndyrës, ajo përmban kryesisht karbohidrate.

    Sipas bazës së të dhënave FoodData Central të Departamentit të Bujqësisë të SHBA-së (USDA) , 100 gramë gështenja të pjekura kanë 245 kalori, 2.2 gramë yndyrë, 53 gramë karbohidrate dhe 5.1 gramë fibra. E njëjta sasi përmban 590 miligramë kalium dhe 26 miligramë vitaminë C. Një porcion me dhjetë gështenja (84 gramë) ka rreth 206 kalori.

    Si ndikon në zemër

    Sipas WebMD , teksti i të cilit u shqyrtua me ekspertizë nga nutricionistja Kathleen Zelman, kaliumi dhe magnezi nga gështenjat, së bashku me antioksidantët, kontribuojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Gështenjat janë të pasura me acid galik dhe elagjik. Këto janë antioksidantë, përqendrimi i të cilëve rritet gjatë gatimit dhe pjekjes. Gështenjat nuk kanë kolesterol dhe kanë kripë të papërfillshme.

    Si ndikon në tretje

    Fibra në gështenja ndihmon tretjen e rregullt dhe ushqen bakteret e dobishme në zorrë. Gështenja nuk përmban gluten, kështu që njerëzit me sëmundje celiake mund ta hanë atë, sipas WebMD.

    Fibra ngadalëson përthithjen e niseshtesë dhe zvogëlon rritjen e papritur të sheqerit në gjak. Indeksi glicemik i gështenjave është 54, gjë që i vendos ato midis ushqimeve me një indeks të ulët glicemik. Megjithatë, gështenjat kanë dukshëm më shumë karbohidrate sesa arrat e tjera. Prandaj, nutricionistët në Healthline paralajmërojnë se sasitë e tepërta, nëse hahen shpesh, mund t’i anulojnë këto përfitime.

    Humbje peshe

    Gështenjat janë më të ngopura për më gjatë për shkak të përmbajtjes së tyre të fibrave. Ato kanë gjithashtu pak yndyrë, kështu që kanë më pak kalori për gram sesa shumica e arrave. Kjo mund t’i bëjë ato një meze të mirë për ata që kujdesen për peshën e tyre, por vetëm nëse po hanë më pak kalori sesa djegin.

    Hulumtimet në kafshë sugjerojnë gjithashtu një efekt të mundshëm në indin dhjamor. Shkencëtarët nga Universiteti i Trás-os-Montes dhe Alto Douro në Portugali publikuan një studim paraprak në revistën Biomedicines në vitin 2020. Në të, minjtë u ushqyen me ushqim të plotësuar me miell gështenje për 35 ditë. Grupi me dozën më të lartë kishte më pak ind dhjamor në bark, por nuk kishte ndryshim në peshën trupore. Studimi u krye vetëm në 18 minj, kështu që rezultatet nuk mund të zbatohen drejtpërdrejt tek njerëzit.

    Kush përfiton dhe kush duhet të jetë i kujdesshëm

    Gështenjat janë një zgjedhje e mirë për ata që duan më shumë fibra në dietën e tyre, për njerëzit me sëmundjen celiake dhe për ata që kërkojnë një meze të ngopur dhe me pak yndyrë. Njerëzit me diabet mund t’i hanë, por në porcione më të vogla dhe duke numëruar karbohidratet.

    Ata që kanë alergji ndaj lateksit duhet të jenë të kujdesshëm. Gështenjat, së bashku me avokadot, bananet dhe kivit, janë ndër ushqimet që shoqërohen më shpesh me të ashtuquajturin sindromë të frutave të lateksit. Sipas organizatës amerikane Allergy & Asthma Network , 30 deri në 50 përqind e njerëzve me alergji ndaj lateksit reagojnë edhe ndaj ndonjë fruti ose perimeje. Gështenjat janë në listën e saj të ushqimeve me rrezik të lartë.

    Gështenjat e papërpunuara përmbajnë tanine, të cilat mund të irritojnë stomakun dhe të shkaktojnë të përziera. WebMD pohon se te njerëzit me sëmundje të mëlçisë ose probleme më të rënda me veshkat, edhe mëlçia mund të dëmtohet. Kjo është arsyeja pse është më mirë t’i hani të pjekura ose të ziera.

    Gështenjat e kalit nuk hahen. Agjencia franceze e sigurisë ushqimore ANSES paralajmëron se janë helmuese dhe shkaktojnë dhimbje stomaku, të përziera, të vjella dhe acarim të fytit. Sipas një analize të qendrave franceze të helmimit nga viti 2012 deri në vitin 2018, kalimi midis gështenjës së egër dhe asaj të ëmbël përbënte 11 përqind të rasteve në të cilat një bimë helmuese u zëvendësua nga një e ngrënshme. Gështenja e butë ka një guaskë kafe me gjemba të trasha e të gjata dhe dy deri në tre fruta më të vogla e të sheshta. Gështenja e egër ka një lëkurë të trashë jeshile me gjemba të rrallë e të shkurtër dhe zakonisht një frut më të madh e të rrumbullakët.

  • Nis armëpushimi në qytetin ukrainas të Oleshky-t pas njoftimit të Melania Trumpit

    Nis armëpushimi në qytetin ukrainas të Oleshky-t pas njoftimit të Melania Trumpit

    Një armëpushim ka hyrë në fuqi në qytetin Oleshky, të pushtuar nga Rusia në Ukrainë, një javë pasi marrëveshja u njoftua nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump. Ndalimi i luftimeve synon të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve të bllokuar në qytet.

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi në Telegram se kishte ndalur goditjet drejt qytetit ukrainas të Khersonit, në anën tjetër të lumit Dnipro, në orën 04:00 sipas kohës së Moskës, në përgatitje për operacionin humanitar, transmeton Telegrafi.

    Oleshky ndodhet në bregun jugor të lumit Dnipro, i cili përbën vijën e frontit në rajonin e Khersonit. Banorët që kanë mbetur në qytet përballen prej kohësh me mungesa të mëdha të ushqimit dhe furnizimeve të tjera jetike.

    Komisioneri i Parlamentit ukrainas për të Drejtat e Njeriut, Dmytro Lubinets, konfirmoi në rrjetet sociale se armëpushimi kishte nisur. “Si drejtues i ekipit negociator ukrainas, konfirmoj se pala ukrainase po i përmbush angazhimet e saj”, shkroi ai në Facebook.

    Forcat ruse pushtuan Oleshky-n gjatë ditëve të para të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, banorët kanë mbetur të bllokuar mes pozicioneve ukrainase në anën tjetër të lumit Dnipro dhe forcave ruse në lindje, me qasje të kufizuar në ushqim dhe ndihma.

    Para luftës, qyteti kishte rreth 24 mijë banorë. Sipas vlerësimeve të Ukrainës, aktualisht në qytet dhe zonat përreth kanë mbetur rreth 6 mijë persona, përfshirë afërsisht 200 fëmijë.

    Shtëpia e Bardhë njoftoi javën e kaluar se Melania Trump kishte siguruar armëpushimin në Oleshky. Në një deklaratë për shtyp, ajo tha se përfaqësues civilë, jo ushtarakë, nga të dyja vendet do të bashkëpunojnë për të vizituar banorët në shtëpitë e tyre dhe për të vlerësuar nevojat e tyre për ndihmë.

    Megjithëse Melania Trump ka një profil më të ulët publik se disa nga paraardhëset e saj dhe shfaqet vetëm herë pas here në aktivitetet e Shtëpisë së Bardhë, ajo është përfshirë në çështje humanitare që lidhen me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

    Në gusht të vitit 2025, ajo i dërgoi një letër presidentit rus Vladimir Putin, duke i bërë thirrje se “ka ardhur koha për të mbrojtur fëmijët dhe brezat e ardhshëm në mbarë botën”. /Telegrafi/

  • Lushaku Sadriu për PISA-n: Pas gjashtë vjetësh të Qeverisë Kurti, rezultatet e nxënësve më të dobëta se në vitin 2015

    Lushaku Sadriu për PISA-n: Pas gjashtë vjetësh të Qeverisë Kurti, rezultatet e nxënësve më të dobëta se në vitin 2015

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për gjendjen në arsim, duke i cilësuar rezultatet e nxënësve të Kosovës në testin PISA si shqetësuese.

    Duke folur në “Përballje Podcast” në Telegrafi, ajo ka thënë se rezultatet në vlerësimin ndërkombëtar dëshmojnë nevojën për më shumë angazhim në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

    “Që gjashtë vjet kanë qeverisur. Nxënësit tanë në testin PISA kanë treguar rezultate më të ulëta se në vitin 2015. Imagjinoni, më pak se atëherë, kur e kemi pasur testin PISA njëmbëdhjetë vjet përpara”, ka deklaruar Lushaku Sadriu, shkruan Telegrafi.

    Ajo ka shprehur shqetësim për nivelin e njohurive të nxënësve në matematikë, të kuptuarit e tekstit dhe shkencë, duke kërkuar që institucionet t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj fushe.

    – YouTube www.youtube.com

    Sipas saj, vlerësimet ndërkombëtare duhet të shërbejnë për të kuptuar mangësitë në sistemin arsimor dhe për të ndërmarrë masa për përmirësimin e tij.

    “Duhet të bëjmë tepër shumë në këtë aspekt”, është shprehur ajo.

    Në kuadër të kritikave ndaj qeverisjes, Lushaku Sadriu ka paralajmëruar se LDK-ja do të kërkojë përgjegjësi në Kuvend për zbatimin e reformave të premtuara.

    “Do të kërkojmë llogari nga Qeveria për të gjitha reformat që i ka premtuar”, ka deklaruar ajo.

    Ndryshe më shumë se tetë në dhjetë pjesëmarrës në pyetësorin online të Telegrafit vlerësojnë se gjendja në arsim duhet të shpallet urgjencë kombëtare dhe se ky sektor duhet të jetë prioriteti numër një i Qeverisë. Këtë qëndrim e kanë shprehur 389 nga 474 pjesëmarrësit, apo 82,1 për qind e tyre. /Telegrafi/

  • Heavy He is naked and covered with injuries in the house where he lived alone, 84-year-old Decani in danger of life, suspected of serious assault

    A serious yet unclear event occurred Monday in the village of Babacoq of Decani, where an elderly man has been found in serious health, lying on the floor of his house, with multiple injuries to his body and broken ribs. Police have launched investigations under suspicion of criminal activity, serious bodily access, the Signal newspaper reports.

    According to information provided by the signal, the victim is Muharrem Etemi, about 84, who lived alone in his home in Babacojq.

    The event was reported on October 26, 2026, about 14:40, by a relative of the victim, A. About 45 years old, who had gone to visit him.

    But when he arrived at home, 84-year-old had not responded to the calls.

    Worried by the lack of reaction, the family had looked through the window, where they had noticed the elderly man lying on the floor with no visible clothes and injuries in various parts of the body.

    Shortly thereafter, they had entered the house and had notified the police.

    Police patrols and investigators at the Decani Police Station have emerged on the scene, while regional investigation units have also been announced in the case.

    The old man was initially transported with the ambulance of the main Family Medicine Centre in Decani to the Regional Hospital in Gjakova.

    Four broken ribs, bruises, and previous injuries

    The victim’s condition has resulted much more serious after medical examinations.

    According to information given by the health care doctor to investigators, 84-year-old had about four broken ribs, other bodily injuries and bruises allegedly caused earlier.

    Due to serious health and risk for life, he has been transferred urgently to the University Clinical Centre in Pristina for specialised treatment.

    The circumstances of the elderly person’s suffering these injuries remain unclear.

    It is still unknown whether 84-year-old was physically assaulted by a person when injuries were caused and how long he had been lying without help.

    The State Prosecution has been announced in the case, which has directed the initiative of investigations into criminal work — heavy body failure.

    So far no suspected person has been identified.

    Investigators are working to clear up the circumstances of the incident, while the victim’s serious health situation makes the case especially disturbing.

    The signal paper will keep you informed of new developments in this case.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal