Blog

  • U njohën që në fëmijëri, historia e veçantë e dashurisë që Harry Kane ka me gruan e tij

    U njohën që në fëmijëri, historia e veçantë e dashurisë që Harry Kane ka me gruan e tij

    Harry Kane mbërriti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Topi i Artë” në Londër me gruan e tij, Katie Goodland. Ajo pozoi në tapetin e kuq të “London Palladium” me një fustan elegant të zi me supe të zbuluara. Çifti njihet që kur ishin katër vjeç dhe sot kanë katër fëmijë.

    Kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Bayern Munich fitoi Topin e 70-të të Artë. Ceremonia u mbajt në Londër për herë të parë në historinë e saj këtë vit. Gruaja e tij, siç ka bërë në shumicën e ngjarjeve të mëdha në karrierën e tij, ishte pranë tij.

    Fustan i zi dhe flokë të lëshuar


    Katie zgjodhi një fustan të thjeshtë të zi me supe të zbuluara dhe një varëse delikate për tapetin e kuq. Ajo i mbajti flokët bjonde të lëshuara në valë të buta. Kane mbante veshur një smoking klasik të zi me papion dhe një distinktiv të kuq në jakë. Ai pozoi për fotografët ndërsa rregullonte papionin.

    Së bashku që nga shkolla fillore

    Sipas London Evening Standard, Harry dhe Katie u takuan kur ishin katër vjeç në Shkollën Fillore Larkswood në Chingford, në verilindje të Londrës. Ata jetonin disa rrugë larg njëri-tjetrit dhe filluan të dilnin bashkë në moshën 16 vjeç. Ata u fejuan në Bahamas në vitin 2017 dhe u martuan dy vjet më vonë. Ata kanë katër fëmijë: Ivy, Vivienne, Louis dhe Henry.

    Kane më parë ka thënë se e konsideron veten me fat që është ende me të dashurën e fëmijërisë. Siç tha ai, nëse do të ishte i lirë tani, nuk do të ishte kurrë i sigurt pse njerëzit ishin me të.

    Katie u diplomua në shkenca sportive nga Universiteti Middlesex në Londër në vitin 2014 dhe punon si trajnere fitnesi, shkruan gazeta britanike British Brief. Familja jeton në Mynih që nga viti 2023, kur Kane u transferua nga Tottenham te Bayern.

    Para ceremonisë, siç raportohet nga gazeta gjermane Absolut Fussball, Kane zbuloi me shaka se gruaja e tij po përpiqej të zbulonte paraprakisht nëse ai do të shpallej lojtari më i mirë në botë.

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri: Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë kaluar një natë të qetë

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri: Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë kaluar një natë të qetë

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha sot se është zgjuar me dhimbje të madhe përballë një fenomeni që përbën plagën më të rëndë të shoqërisë sonë.

    Tahiri në një postim në Facebook ka reaguar sërish pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke thënë se kjo ka të bëjë me dështim të shtetit të Kosovës.

    Lexoni të plotë postimin:

    Besoj se shumë prej nesh nuk e kanë kaluar një natë të qetë. Edhe unë, mëngjesin e sotëm, jam zgjuar me dhimbje të madhe përballë një fenomeni që përbën plagën më të rëndë të shoqërisë sonë.

    E thashë dje dhe vazhdoj të insistoj, vrasja e Arlinda Zekajt, ka të bëjë me dështim të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale. Prokuroria, Policia, Qendrat për Punë Sociale dhe të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi dhe te ju kërkohet llogari kur mosveprimi i tyre na çon drejt tragjedive të tilla.

    Betejën kundër dhunës në familje nuk duhet ta ndalim. Duhet të flasim, të kërkojmë përgjegjësi dhe të ecim përpara me vendosmëri. /Telegrafi/

  • Gunshots fired in Gjakova, 17-year-old surrenders himself to a gungun cop, had an earlier case with a peer.

    An incident with firearms has upset residents of the road — Boujar Sylaʹ in Gjakova — where a minor allegedly shot a pistol. The case takes on even more disturbing proportions, as there had been an earlier incident between the suspect and his associate, reported to the Police, reports the Signal newspaper.

    The event took place on October 26th 2026, around 17:40, while signal sources suggest the suspect is a 17-year-old, B.V.

    According to information provided, the minor was shown himself at the Police Station in Gjakova, carrying a short firearm and claiming to have fired him.

    Police have immediately seized the weapon and sent relevant units to the location where shooting had allegedly occurred.

    Two bullets and a shelling have been found and seized at the scene, which will serve as evidence during the investigation.

    His co-worker heard the shooting, but he thought they were pyrotechnics.

    During the investigation, police have identified and interviewed the complainer, as well as minors, with the initials O.S. (2009), as well as a witness.

    According to the complainer’s statement, he had heard several shots, but he had initially thought it was about pyrotechnics.

    What raises concerns is that the complainer has stated that with the alleged 17-year-old, he had another earlier case, which was reported to the police.

    The nature of that incident has not yet been clarified, and if the latest shooting is related to the previous dispute.

    The suspect was interviewed in the presence of his defense attorney and guardian, but exercised the right to defend in silence.

    In the case, the competent juvenile prosecutor has been announced, who has ordered the initiative of the procedure for criminal acts: possession, control or unauthorized possession of weapons and use of weapons or dangerous means.

    At the prosecutor’s decision, a 24-year-old detention measure has been imposed on him.

    Investigations are continuing to clarify the circumstances of the shooting, the direction in which the weapon was used and the eventual connection of the incident to the previous case.

    Note: The identity of minors has been protected. The suspect’s eventual responsibility will be determined by competent bodies under minor legislation.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Të shtëna me armë në Gjakovë, 17-vjeçari dorëzohet vetë në Polici me pistoletë – kishte një rast të mëhershëm me një bashkëmoshatar

    Të shtëna me armë në Gjakovë, 17-vjeçari dorëzohet vetë në Polici me pistoletë – kishte një rast të mëhershëm me një bashkëmoshatar

    Të shtëna me armë në Gjakovë, 17-vjeçari dorëzohet vetë në Polici me pistoletë – kishte një rast të mëhershëm me një bashkëmoshatar

    Një incident me armë zjarri ka shqetësuar banorët e rrugës “Bujar Syla” në Gjakovë, ku një i mitur dyshohet se ka shtënë me pistoletë. Rasti merr përmasa edhe më shqetësuese pasi mes të dyshuarit dhe një bashkëmoshatari të tij kishte pasur një incident të mëhershëm, i cili ishte raportuar në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur më 26 tetor 2026, rreth orës 17:40, ndërsa burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është një 17-vjeçar, B.V..

    Sipas informacioneve të siguruara, i mituri është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Gjakovë, duke marrë me vete një armë të shkurtër zjarri dhe duke deklaruar se kishte shtënë me të.

    Policia ka sekuestruar menjëherë armën dhe ka dërguar njësitë përkatëse në vendin ku dyshohej se kishin ndodhur të shtënat.

    Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë dhe një gëzhojë, të cilat do të shërbejnë si prova gjatë hetimeve.

    Bashkëmoshatari i tij kishte dëgjuar të shtënat, por mendoi se ishin mjete piroteknike

    Gjatë hetimeve, Policia ka identifikuar dhe intervistuar ankuesin, po ashtu të mitur, me inicialet O.S. (2009), si dhe një dëshmitar.

    Sipas deklarimit të ankuesit, ai kishte dëgjuar disa të shtëna, por fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për mjete piroteknike.

    Ajo që ngre shqetësime është se ankuesi ka deklaruar se me 17-vjeçarin e dyshuar kishte pasur edhe një rast të mëhershëm, i cili ishte raportuar në Polici.

    Ende nuk është sqaruar natyra e atij incidenti dhe nëse të shtënat e fundit kanë lidhje me mosmarrëveshjen e mëparshme.

    I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe kujdestarit të tij, por ka ushtruar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria kompetente për të mitur, e cila ka urdhëruar inicimin e procedurës për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    Me vendim të prokurorit, ndaj 17-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

    Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e të shtënave, drejtimin në të cilin është përdorur arma dhe lidhjen eventuale të incidentit me rastin e mëhershëm.

    Shënim: Identitetet e të miturve janë mbrojtur. Përgjegjësia eventuale e të dyshuarit do të përcaktohet nga organet kompetente sipas legjislacionit për të mitur.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The father and sister denounced the 27-year-old violence in Rahovec allegedly demanded money for drugs, fled home after learning that police were notified.

    A family in Rahovec has again faced a serious situation, as his father and daughter have denounced the boy, their brother, for continued psychological violence, insults and demands for money. The suspect, who according to signal sources is known for previous cases of domestic violence, has left the house as soon as he realized that his family had denounced him to the police.

    The latest event took place on Monday, October 26, 2026, about 4: 00 p.m., on the road éRamiz & Jevdet Krasniqi in Rahovec.

    Signal Gazette sources suggest the victims are the 56-year-old father, Q.H., and his 21-year-old daughter, A.H., while the suspect is G.H., 27.

    According to information provided by the signal, the two family members have long claimed that they face the violent behavior of the 27-year-old, who constantly insults, insults, and exercises psychological pressure on them, asking for money.

    The latest incident took place in the house salon in the presence of other family members, where the suspect allegedly continued with insults and behavior that caused anxiety and concern in his father and sister.

    Signal sources suggest that continued demand for money is allegedly linked to the use of narcotics.

    What makes the case even more disturbing is that the 27-year-old, according to sources, is the user of narcotic substances and has been involved even earlier in criminal cases, including some cases of domestic violence.

    After the incident, the father and daughter have sought police assistance, where the case has been initiated around 6:00.

    Both were interviewed in the presence of an official at the Centre for Social Affairs in Rahovec. They have refused medical treatment and, after completing the procedures, have voluntarily returned home.

    Meanwhile, the situation has taken another turn when the suspect learned that his family had denounced him.

    As soon as he realized that the case was reported to the police, the 27-year-old left in the unknown direction, avoiding contact with police officials.

    Police units have been committed to its location, while the State Prosecutor has been notified in the case.

    With the Prosecution’s instructions, procedure for criminal work has been initiated in the family, while further actions against the suspects are expected to be taken after his whereabouts.

    Investigations are continuing to clear up the circumstances.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Babai dhe motra denoncojnë 27-vjeçarin për dhunë në Rahovec – dyshohet se u kërkonte para për drogë, ikën nga shtëpia pasi mëson se është lajmëruar Policia

    Babai dhe motra denoncojnë 27-vjeçarin për dhunë në Rahovec – dyshohet se u kërkonte para për drogë, ikën nga shtëpia pasi mëson se është lajmëruar Policia

    Babai dhe motra denoncojnë 27-vjeçarin për dhunë në Rahovec – dyshohet se u kërkonte para për drogë, ikën nga shtëpia pasi mëson se është lajmëruar Policia

    Një familje në Rahovec është përballur sërish me një situatë të rëndë, pasi babai dhe vajza e tij kanë denoncuar djalin, përkatësisht vëllain e tyre, për dhunë të vazhdueshme psikologjike, ofendime dhe kërkesa për para. I dyshuari, i cili sipas burimeve të Sinjalit është i njohur për raste të mëhershme të dhunës në familje, është larguar nga shtëpia sapo ka kuptuar se familjarët e kishin denoncuar në Polici.

    Ngjarja e fundit ka ndodhur të hënën, më 26 tetor 2026, rreth orës 16:00, në rrugën “Ramiz & Xhevdet Krasniqi” në Rahovec.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktimat janë babai 56-vjeçar, Q.H., dhe vajza e tij 21-vjeçare, A.H., ndërsa i dyshuari është G.H., 27-vjeçar.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dy familjarët kanë deklaruar se prej kohësh përballen me sjellje të dhunshme të 27-vjeçarit, i cili vazhdimisht i shan, i fyen dhe ushtron presion psikologjik ndaj tyre, duke u kërkuar para.

    Incidenti i fundit ka ndodhur në sallonin e shtëpisë, në prani të familjarëve të tjerë, ku i dyshuari dyshohet se ka vazhduar me ofendime dhe sjellje që kanë shkaktuar ankth e shqetësim te babai dhe motra e tij.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dyshohet që kërkesat e vazhdueshme për para lidhen me përdorimin e substancave narkotike.

    Ajo që e bën edhe më shqetësues rastin është se 27-vjeçari, sipas burimeve, është përdorues i substancave narkotike dhe ka qenë i përfshirë edhe më herët në raste penale, përfshirë disa raste të dhunës në familje.

    Pas incidentit, babai dhe vajza kanë kërkuar ndihmën e Policisë, ku rasti është iniciuar rreth orës 18:00.

    Të dy janë intervistuar në prani të një zyrtareje të Qendrës për Punë Sociale në Rahovec. Ata kanë refuzuar trajtimin mjekësor dhe, pas përfundimit të procedurave, me dëshirën e tyre janë kthyer në shtëpi.

    Ndërkohë, situata ka marrë një tjetër rrjedhë kur i dyshuari ka mësuar se familjarët e kishin denoncuar.

    Sapo ka kuptuar se rasti ishte raportuar në Polici, 27-vjeçari është larguar në drejtim të panjohur, duke iu shmangur kontaktit me zyrtarët policorë.

    Njësitë policore janë angazhuar për lokalizimin e tij, ndërsa për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit.

    Me udhëzim të Prokurorisë, është iniciuar procedura për veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa veprimet e mëtejshme ndaj të dyshuarit pritet të ndërmerren pas lokalizimit të tij.

    Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Netanyahu përballet me një garë të ngushtë zgjedhore, rrezikon humbjen e pushtetit në Izrael

    Netanyahu përballet me një garë të ngushtë zgjedhore, rrezikon humbjen e pushtetit në Izrael

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përballet me një garë të ngushtë në zgjedhjet e së martës, në të cilat votuesit do të vlerësojnë udhëheqjen e tij pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, luftërave në Gaza dhe me Iranin, si dhe përkeqësimit të marrëdhënieve të Izraelit me pjesën tjetër të botës.

    Megjithatë, Netanyahu, i cili ka kaluar gjithsej 19 vjet në krye të qeverisë dhe është kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, mbetet një figurë e fuqishme politike. Sistemi i fragmentuar politik i vendit mund t’ia mundësojë atij formimin e një qeverie të re, pavarësisht rezultatit të ngushtë, raporton Reuters.

    Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë mes partisë së tij, Likud, së bashku me aleatët e djathtë, dhe një aleance rivale të udhëhequr nga Gadi Eisenkot, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, i cili mbështetet nga votues të krahut të djathtë dhe të qendrës.

    Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00, ndërsa do të mbyllen në orën 22:00, sipas kohës lokale. Komiteti Qendror i Zgjedhjeve në Izrael ka njoftuar se rreth 7.3 milionë qytetarë kanë të drejtë vote, përfshirë rreth 330 mijë votues për herë të parë.

    Gjatë fushatës, Netanyahu është mbështetur në udhëheqjen e tij gjatë luftës dhe në marrëdhëniet me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili e ka mbështetur atë dhe i është bashkuar Izraelit në luftën kundër Iranit.

    Të dielën, Netanyahu deklaroi se Trump ishte i gatshëm të ndërmerrte veprime të tjera për ta eliminuar përfundimisht kërcënimin iranian, por vetëm nëse ai mbetej në pushtet.

    Në anën tjetër, Eisenkot e ka akuzuar Netanyahun se po mbështetet në një fushatë të bazuar në frikësim, gënjeshtra dhe kërcënime. Ai ka thënë se është i bindur që Trump do të bashkëpunojë plotësisht me cilindo udhëheqës që zgjedhin qytetarët izraelitë.

    Përgjegjësia për sulmet e 7 tetorit

    Zgjedhjet po mbahen pas një prej periudhave më të trazuara në historinë e Izraelit që nga themelimi i shtetit më 1948. Sulmet e udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023, ofensiva ushtarake izraelite në Gaza dhe përçarjet e thella të brendshme kanë dominuar debatin politik.

    Për shumë kundërshtarë të Netanyahut, një nga çështjet kryesore është përgjegjësia për dështimet e sigurisë që mundësuan sulmin e 7 tetorit, ditën më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit.

    Mali Hajaj, punonjëse e Ministrisë së Arsimit dhe mbështetëse e Eisenkotit, ka thënë se krijimi i një komisioni kombëtar hetimor është çështja më e rëndësishme, pasi sipas saj, përmes tij mund të nisë procesi i shërimit të shoqërisë.

    Ndërkaq, Lisa Tortor ka shprehur shpresën që Netanyahu të largohet nga pushteti dhe të formohet një qeveri e re, e cila, sipas saj, do të përpiqej të riparonte dëmet që ai i ka shkaktuar Izraelit dhe imazhit të tij në botë.

    Por, Nof Gabay, 18-vjeçar dhe mbështetës i Likudit, ka kundërshtuar pretendimet se Netanyahu mban përgjegjësi për sulmet e 7 tetorit, duke e cilësuar atë si njeriun e duhur për shtetin e Izraelit.

    “Netanyahu e menaxhoi luftën në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë ai.

    Luftërat dhe bilanci i Netanyahut

    Pas sulmeve të 7 tetorit, militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona dhe morën peng 251 të tjerë. Izraeli nisi një ofensivë të gjerë ushtarake në Gaza, gjatë së cilës u shkatërrua një pjesë e madhe e territorit.

    Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, sulmet izraelite kanë vrarë rreth 74 mijë persona.

    Izraeli gjithashtu i shkaktoi humbje të mëdha Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani në Liban, dhe shkëmbeu sulme me Iranin. Në vitin 2025, Izraeli zhvilloi një fushatë ajrore 12-ditore kundër objekteve bërthamore iraniane, ndërsa këtë vit iu bashkua Shteteve të Bashkuara në një tjetër luftë kundër Iranit.

    Eisenkot ka deklaruar se qeveria e ardhshme izraelite duhet të parandalojë Iranin që të sigurojë kapacitete bërthamore ushtarake, qoftë përmes përdorimit të forcës, qoftë përmes një marrëveshjeje diplomatike të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

    Formimi i qeverisë, sfida kryesore

    Përveç rezultatit të zgjedhjeve, një nga sfidat kryesore do të jetë sigurimi i shumicës parlamentare. Netanyahu mund të ketë sërish nevojë për mbështetjen e liderëve të së djathtës ekstreme, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, për të formuar qeverinë.

    Të dy janë përballur me sanksione nga disa vende perëndimore, të cilat i akuzojnë për nxitje të dhunës kundër palestinezëve. Megjithatë, partia e Ben-Gvirit, Fuqia Hebraike, ka shënuar rritje të mbështetjes në sondazhe.

    Ndërkohë, Eisenkot ka kritikuar dhunën e kolonëve hebrenj kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, e cila është shtuar që nga viti 2023 dhe ka tensionuar marrëdhëniet e Izraelit me vendet perëndimore. Ai gjithashtu kundërshton përfshirjen e Ben-Gvirit dhe Smotrichut në qeverinë e ardhshme.

    Një tjetër faktor që mund të ndikojë në rezultat është pjesëmarrja e qytetarëve të pakicës arabe të Izraelit. Një dalje e lartë e tyre në votime mund të favorizojë Eisenkotin, megjithëse ai ka përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me partitë arabe, duke përmendur mungesën e vlerave të përbashkëta.

    Megjithatë, analistët shohin mundësinë që partitë arabe të mbështesin një qeveri të pakicës të udhëhequr nga Eisenkot, me synimin për ta larguar Netanyahun nga pushteti.

    Përveç kësaj, disa votues tradicionalë të Likudit janë zhgënjyer nga Netanyahu, ndërsa ai vazhdon të përballet me akuza për korrupsion, të cilat i mohon në një proces gjyqësor që zgjat prej vitesh.

    Nëse as Netanyahu dhe as Eisenkot nuk arrijnë të sigurojnë shumicën për formimin e qeverisë në parlamentin prej 120 deputetësh, Netanyahu mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë si kryeministër në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja vitin e ardhshëm.

    “Pritshmëria ime është që shumica të jetë e ngushtë, në njërën apo tjetrën anë. Nuk do të ketë fitore dërrmuese”, ka deklaruar analisti politik izraelit Amotz Asa-El, nga Instituti Shalom Hartman.

    Burimi: Dukagjini

  • Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime

    Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime

    Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime

    Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës në Shtime, pasi gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “De Rada” në Shtime, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit të policisë, njësia e hetimeve e stacionit policor në Shtime, në kuadër të planeve operative “Shtatori i Sigurt”, ka ndaluar automjetin dhe gjatë kontrollit të shoferit, me inicialet R.I., është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike, me peshë prej 3.15 gramësh.

    I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është liruar dhe rasti do të trajtohet sipas procedurave të rregullta ligjore.

  • Rusia pezullon sulmet në Kherson, hyn në fuqi armëpushimi për evakuimin e civilëve

    Rusia pezullon sulmet në Kherson, hyn në fuqi armëpushimi për evakuimin e civilëve

    Rusia pezullon sulmet në Kherson, hyn në fuqi armëpushimi për evakuimin e civilëve

    Rusia ka pezulluar sulmet në rajonin ukrainas të Khersonit, pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi lokal që synon dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e civilëve nga qyteti i Oleshky-t.

    Marrëveshja u njoftua më 23 tetor dhe u ndërmjetësua nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, me përfshirjen e Papa Leonit XIV, në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar bisedimet e paqes mes Moskës dhe Kievit.

    Sipas Kombeve të Bashkuara, në Oleshky kanë mbetur deri në 2,000 banorë, të cilët përballen me mungesë të ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera jetike. Minat dhe sulmet me dronë e kanë bërë largimin nga zona veçanërisht të rrezikshëm.

    Plani humanitar parashikon dërgimin e mjekëve, barnave, ushqimeve dhe ujit, përpara hapjes së korridoreve për evakuimin e civilëve.

    Oleshky ndodhet në bregun lindor të lumit Dnipro, përballë qytetit të Khersonit, që kontrollohet nga forcat ukrainase. Qyteti u pushtua nga trupat ruse në ditët e para të invazionit të shkurtit 2022 dhe ka pësuar dëme të mëdha nga luftimet dhe përmbytjet e vitit 2023.

    Megjithatë, mosbesimi i thellë mes Rusisë dhe Ukrainës mbetet një pengesë për zbatimin e qëndrueshëm të armëpushimit.

  • Grupet mediatike indiane e kundërshtojnë ligjin për privatësinë në gjykatë

    Grupet mediatike indiane e kundërshtojnë ligjin për privatësinë në gjykatë

    Grupet mediatike indiane e kundërshtojnë ligjin për privatësinë në gjykatë

    Një grup prej 21 botuesish të lajmeve në Indi ka kundërshtuar në gjykatë ligjin për privatësinë, duke argumentuar se disa prej dispozitave të tij mund të pengojnë gazetarinë investigative dhe të cenojnë mbrojtjen e burimeve të gazetarëve.

    Sipas agjencisë Reuters, përfaqësuesit e grupeve mediatike deklaruan të martën para Gjykatës Supreme se zbatimi i disa dispozitave mund të ndryshojë mënyrën e raportimit të lajmeve dhe të çojë deri në mbylljen e disa redaksive.

    Paditësit paralajmërojnë se ligji mund t’u japë autoriteteve mundësi më të mëdha për të identifikuar burimet konfidenciale të gazetarëve, duke rrezikuar punën hetimore dhe raportimin për çështje me interes publik.

    Në mesin e botuesve që e kanë kundërshtuar ligjin janë edhe kompani mediatike në pronësi të miliarderëve Mukesh Ambani dhe Gautam Adani.

    Çështja pritet të jetë një test i rëndësishëm për raportin mes mbrojtjes së të dhënave personale dhe lirisë së shtypit në Indi.