Grupet mediatike indiane e kundërshtojnë ligjin për privatësinë në gjykatë

Grupet mediatike indiane e kundërshtojnë ligjin për privatësinë në gjykatë

Written by

in

Grupet mediatike indiane e kundërshtojnë ligjin për privatësinë në gjykatë

Një grup prej 21 botuesish të lajmeve në Indi ka kundërshtuar në gjykatë ligjin për privatësinë, duke argumentuar se disa prej dispozitave të tij mund të pengojnë gazetarinë investigative dhe të cenojnë mbrojtjen e burimeve të gazetarëve.

Sipas agjencisë Reuters, përfaqësuesit e grupeve mediatike deklaruan të martën para Gjykatës Supreme se zbatimi i disa dispozitave mund të ndryshojë mënyrën e raportimit të lajmeve dhe të çojë deri në mbylljen e disa redaksive.

Paditësit paralajmërojnë se ligji mund t’u japë autoriteteve mundësi më të mëdha për të identifikuar burimet konfidenciale të gazetarëve, duke rrezikuar punën hetimore dhe raportimin për çështje me interes publik.

Në mesin e botuesve që e kanë kundërshtuar ligjin janë edhe kompani mediatike në pronësi të miliarderëve Mukesh Ambani dhe Gautam Adani.

Çështja pritet të jetë një test i rëndësishëm për raportin mes mbrojtjes së të dhënave personale dhe lirisë së shtypit në Indi.