Blog

  • Imeri: Vuçiqi fiton në burgje dhe Kosovë, serbët mbahen peng nga Lista Serbe

    Imeri: Vuçiqi fiton në burgje dhe Kosovë, serbët mbahen peng nga Lista Serbe

    Analisti politik Dorajet Imeri ka ngritur pikëpyetje për mbështetjen elektorale që Aleksandër Vuçiq, raportohet se ka marrë nga votuesit serbë në Kosovë dhe nga të burgosurit në Serbi, duke vënë në pah ndikimin politik të Listës Serbe dhe të rrjeteve të lidhura me Milan Radoiçiqin mbi serbët e Kosovës.

    Sipas Imerit, ndonëse votat e serbëve të Kosovës dhe ato të të burgosurve në Serbi përfaqësojnë kontekste të ndryshme, krahasimi i tyre ngre pikëpyetje për varësinë politike dhe ruajtjen e strukturave të pushtetit.

    Ai thekson se serbët e Kosovës prej vitesh jetojnë nën dominimin politik të Listës Serbe dhe ndikimin e rrjeteve të lidhura me Milan Radoiçiqin. Në këtë kontekst, Imeri shtron pyetjen se deri në çfarë mase mbështetja elektorale pasqyron vullnetin e lirë politik dhe sa ndikohet nga varësia institucionale, presioni politik dhe mungesa e alternativave të qëndrueshme.

    Sipas tij, dobësimi i lidhjeve mes udhëheqjes së re në Serbi dhe Listës Serbe mund të krijojë mundësi për pluralizëm më të madh politik, përfaqësim më të pavarur të serbëve të Kosovës dhe marrëdhënie më të institucionalizuara me autoritetet e Kosovës.

    Imeri vlerëson se një transformim i tillë do të mund të shënonte fillimin e kalimit nga një marrëdhënie e karakterizuar nga mosbesimi dhe mohimi i legjitimitetit politik, drejt një qasjeje ku të dyja palët, edhe pa pajtim për statusin, do ta pranonin njëra-tjetrën si realitete politike me të cilat duhet të bashkëjetojnë.

    Megjithatë, ai thekson se ndryshimi kërkon më shumë sesa zëvendësimin e elitave politike. Sipas tij, nevojiten ndryshime në diskursin politik, në normat mbizotëruese dhe në mënyrën se si Serbia i përcakton interesat e saj kombëtare në raport me Kosovën.

    Në përfundim, Imeri vlerëson se sprova kryesore për Listën Studentore do të jetë gatishmëria për të sfiduar qasjen që e ka lidhur Kosovën me identitetin shtetëror serb dhe për t’u mundësuar serbëve të Kosovës të zhvillojnë përfaqësim politik të pavarur nga Beogradi.

    Ai paralajmëron se, nëse Serbia vazhdon ta ndërtojë identitetin e saj politik mbi mohimin e shtetësisë së Kosovës dhe ruan mekanizmat e kontrollit politik mbi serbët e Kosovës, ndryshimi do të jetë vetëm në udhëheqje, jo në politikë.

    “Vuçiqi mund të largohet nga pushteti, por trashëgimia e tij politike ndaj Kosovës mund të vazhdojë”, përfundon Imeri.

    Burimi: RTKLive

  • NPL “Fushë Kosova” pastron hapësirat publike pranë shkollës “Mihal Grameno” dhe në Sllatinë

    NPL “Fushë Kosova” pastron hapësirat publike pranë shkollës “Mihal Grameno” dhe në Sllatinë

    NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar për vazhdimin e aktiviteteve të pastrimit dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike në territorin e komunës.

    Sipas njoftimit, ekipet kanë grumbulluar dhe larguar mbeturinat e shpërndara në hapësirat para dhe përreth shkollës “Mihal Grameno”, në Aneksin 3.

    Po ashtu, është realizuar pastrimi i parkingut dhe i hapësirave përreth palestrës sportive dhe fushave të sportit në Sllatinë.

    Nga kjo kompani kanë theksuar se këto aktivitete synojnë krijimin e një ambienti më të pastër dhe më të përshtatshëm për qytetarët.

    “Pastërtia është përgjegjësi e përbashkët. Të kujdesemi për hapësirat publike dhe t’i mbajmë ato të pastra për të gjithë!”, thuhet në njoftimin e NPL “Fushë Kosova”. /Telegrafi/

  • Arlinda Zekaj: Killed by brother-in-law ( VIDEOS)

    ADrinda Zekiaj was killed only 10 minutes after returning with police escort to her home in Vitomirica, Peja, where she did not feel safe.

    She was allegedly hit to death by an axe by her brother – in – law, Africa Sylaj, on the run.

    Zekiaj had initially denounced the violence by the former husband, against whom the prosecution had filed charges on October 23rd for scurrying into family relations.

    The victim’s family are accusing institutions of neglect, while the late one has expressed concerns even in the letter to institutions.

  • If last goodbye is given to Arlinda Zekaj

    ADrinda Zekiaj, who was killed Sunday in Vitomirica, Pec, will be buried tomorrow, October 27th.

    According to the family announcement, the funeral ceremony will be held at 1500 o’clock in the village of Radac, Pec.

    News of her murder has shaken public opinion, while the case has prompted reactions and calls for institutional responsibility in protecting women from domestic violence.

  • Nesë i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt

    Nesë i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt

    Nesë i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekajt

    Arlinda Zekaj, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, do të varroset nesër, më 27 tetor.

    Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës.

    Lajmi për vrasjen e saj ka tronditur opinionin publik, ndërsa rasti ka nxitur reagime dhe thirrje për përgjegjësi institucionale në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

  • Arlinda Zekaj: Vritet “në dorë t‘shtetit” nga kunati (VIDEO)

    Arlinda Zekaj: Vritet “në dorë t‘shtetit” nga kunati (VIDEO)

    Arlinda Zekaj: Vritet “në dorë t‘shtetit” nga kunati (VIDEO)

    Arlinda Zekaj u vra vetëm 10 minuta pasi u kthye me përcjellje policore në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, ku nuk ndihej e sigurt.

    Ajo dyshohet se u godit për vdekje me sëpatë nga kunati i saj, Afrim Sylaj, i cili ndodhet në arrati.

    Zekaj paraprakisht kishte denoncuar dhunën nga ish-bashkëshorti, ndaj të cilit Prokuroria kishte ngritur aktakuzë më 23 tetor për kanosje në marrëdhënie familjare.

    Familjarët e viktimës po akuzojnë institucionet për neglizhencë, ndërsa e ndjera kishte shprehur shqetësimet e saj edhe në shkresa drejtuar institucioneve.

  • Çfarë është stërvitja në zonën 2 dhe si ta kuptoni nëse po ushtroni në këtë intensitet?

    Çfarë është stërvitja në zonën 2 dhe si ta kuptoni nëse po ushtroni në këtë intensitet?

    Stërvitja në zonën 2 është një formë ushtrimi me intensitet të ulët deri mesatar, gjatë së cilës mund të flisni me fjali të plota, por nuk mund të këndoni lehtësisht.

    Ajo është bërë shumë e popullarizuar në botën e fitnesit, pasi lidhet me përmirësimin e qëndrueshmërisë, shëndetin e zemrës dhe funksionimin e mitokondrive, pjesëve të qelizave që prodhojnë energji.

    Sipas ekspertëve, kjo zonë i referohet intensitetit pak më të ulët se pragu i parë laktik ose ventilator, kur frymëmarrja fillon të përshpejtohet dhe laktati nis të grumbullohet në gjak.

    Foto ilustruese

    Megjithatë, kufiri i saktë ndryshon nga personi në person dhe nuk mund të përcaktohet gjithmonë vetëm përmes formulave të bazuara në moshë.

    Një analizë e studiuesve kanadezë, e publikuar në revistën shkencore Sports Medicine, ka vënë në pikëpyetje pretendimin se stërvitja në zonën 2 është zgjedhja më e mirë për të gjithë.

    Sipas tyre, provat shkencore nuk tregojnë se ky intensitet është optimal për përmirësimin e kapacitetit aerobik dhe funksionit të mitokondrive te popullata e përgjithshme.

    Studimet sugjerojnë se ushtrimet me intensitet më të lartë mund të sjellin përmirësime më të mëdha në kapacitetin maksimal të marrjes së oksigjenit, i njohur si VO₂max, veçanërisht kur koha për stërvitje është e kufizuar.

    Megjithatë, stërvitja në zonën 2 mbetet e dobishme për ndërtimin e qëndrueshmërisë dhe për të ushtruar për periudha më të gjata pa shkaktuar lodhje të tepërt.

    Ekspertët theksojnë se kjo metodë nuk duhet të përjashtohet nga rutina e aktivitetit fizik.

    Përkundrazi, kombinimi i ushtrimeve me intensitet të ulët me një ose dy seanca më intensive në javë mund të jetë një mënyrë e mirë për të përmirësuar kondicionin fizik, në varësi të gjendjes dhe qëllimeve të secilit person. /Telegrafi/

  • Pacolli dëshmon për shtatë orë në SPAK për Aeroportin e Vlorës, denoncon ndërhyrje të paligjshme në pronësi

    Pacolli dëshmon për shtatë orë në SPAK për Aeroportin e Vlorës, denoncon ndërhyrje të paligjshme në pronësi

    Biznesmeni Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se është paraqitur për rreth shtatë orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri, ku ka dëshmuar dhe ka paraqitur denoncime lidhur me zhvillimet rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

    Përmes një reagimi publik, Pacolli ka deklaruar se para prokurorëve të SPAK-ut ka dorëzuar dokumente dhe prova që, sipas tij, dëshmojnë ndërhyrje të paligjshme në strukturën e pronësisë së aeroportit, shpërfillje të vendimeve gjyqësore dhe cenim të të drejtave të pronës private.

    “Sot pata mundësinë të paraqitesha për rreth 7 orë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku paraqita në mënyrë të detajuar faktet, dokumentet dhe rrethanat e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës”, ka shkruar Pacolli.

    Ai është shprehur i kënaqur që ka pasur mundësinë t’i paraqesë pretendimet dhe dokumentacionin përkatës para institucionit të specializuar të drejtësisë në Shqipëri.

    “E vlerësoj këtë mundësi dhe jam i kënaqur që mundëm të sjellim përpara organit kompetent të vërtetën e plotë mbi ndërhyrjet e paligjshme në strukturën e pronësisë, shpërfilljen e vendimeve gjyqësore dhe cenimin e pronës private”, ka theksuar ai.

    Pacolli ka shprehur besimin se institucionet shqiptare të drejtësisë do ta trajtojnë çështjen në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me ligjin.

    “Nuk e kam humbur shpresën se në Shqipëri po bëhet drejtësi. Besoj se institucionet e drejtësisë do të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe do të garantojnë respektimin e ligjit”, ka deklaruar biznesmeni.

    Ai ka paralajmëruar vazhdimin e bashkëpunimit me SPAK-un dhe institucionet e tjera kompetente deri në sqarimin e plotë të rrethanave që lidhen me pronësinë dhe të drejtat ligjore mbi projektin e Aeroportit të Vlorës.

    “Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me SPAK dhe me çdo institucion kompetent, deri në sqarimin e plotë të së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave tona ligjore”, ka shtuar ai.

    Në përfundim të reagimit, Pacolli ka theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe se vendimet e gjykatave, si dhe të drejtat e pronës private, duhet të respektohen.

    “Askush nuk është mbi ligjin. Prona private dhe vendimet e gjykatave duhet të respektohen”, ka përfunduar Pacolli. /Telegrafi/

  • Zviceranët shqetësohen nga dezinformimi, por po lexojnë gjithnjë e më pak lajme

    Zviceranët shqetësohen nga dezinformimi, por po lexojnë gjithnjë e më pak lajme

    57% e qytetarëve e konsiderojnë dezinformimin problem serioz, ndërsa interesi për aktualitetin dhe gazetarinë cilësore po bie. Në të njëjtën kohë, platformat ndërkombëtare dixhitale po marrin më shumë të ardhura nga reklamat sesa të gjitha mediat zvicerane së bashku.

    Dezinformimi po bëhet një shqetësim gjithnjë e më i madh për popullsinë zvicerane, por, pavarësisht kësaj, interesi për lajmet dhe gazetarinë cilësore është në rënie. Këto janë disa nga përfundimet kryesore të botimit të fundit të librit vjetor “Cilësia e Medias”, të publikuar nga Qendra Kërkimore për Sferën Publike dhe Shoqërinë (fög) në Universitetin e Cyrihut, shkruan 24 heures.

    Sipas një ankete përfaqësuese me më shumë se 1.200 persona, 57% e të anketuarve e konsiderojnë dezinformimin një problem mjaft të rëndësishëm ose shumë të rëndësishëm. Pesë vjet më parë, kjo përqindje ishte 49%.

    Ndërgjegjësimi në rritje duket se lidhet edhe me përvojën e drejtpërdrejtë të qytetarëve. Pak më shumë se gjysma e të anketuarve thonë se përballen çdo ditë me dezinformim të hapur ose të dyshuar. Pesë vjet më parë, këtë e pohonte më pak se një e treta e tyre.

    Rrjetet sociale, burimi kryesor i përmbajtjeve mashtruese

    Më së shumti, qytetarët zviceranë hasin përmbajtje mashtruese në mediat sociale. Sipas anketës, 76% e të anketuarve thonë se përballen me to mjaft shpesh ose shumë shpesh.

    Pas rrjeteve sociale renditen platformat e videove, si YouTube, aplikacionet e mesazheve dhe chatbot-et që përdorin inteligjencën artificiale.

    Në të kundërt, radioja, gazetat, televizioni dhe faqet e internetit të lajmeve lidhen dukshëm më pak me fenomenin e lajmeve të rreme. Autorët e librit vjetor vërejnë se shtypi po perceptohet gjithnjë e më shumë si pjesë e zgjidhjes dhe jo si pjesë e problemit. Sipas tyre, gazetaria cilësore ka më shumë mundësi t’i rezistojë dezinformimit.

    Të dhënat e mbledhura nga fög mbështesin gjithashtu pikëpamjen se konsumimi i rregullt i lajmeve cilësore lidhet me një ndjeshmëri më të ulët ndaj teorive të konspiracionit.

    Teoritë e konspiracionit gjejnë mbështetje te një pjesë e qytetarëve

    Në kuadër të studimit, studiuesit vlerësuan edhe shkallën në të cilën të anketuarit janë të prirur të besojnë teori konspirative.

    Rezultatet tregojnë se 41% e të anketuarve besojnë se elitat politike po nxisin qëllimisht imigracionin drejt Evropës, me synimin për të ndryshuar përbërjen afatgjatë të popullsisë.

    Ndërkohë, 36% e konsiderojnë të besueshme pretendimin se rrjetet hebraike kontrollojnë prapaskenat e politikës perëndimore. Një tjetër 34% besojnë se antenat e telefonisë celulare 5G paraqesin rrezik për probleme serioze shëndetësore.

    Sipas studiuesve, njerëzit që informohen rregullisht përmes mediave cilësore janë më pak të prirur të besojnë këto pretendime. Në anën tjetër, ata që ndjekin më rrallë lajmet janë dukshëm më të ndjeshëm ndaj teorive të tilla.

    Kjo prirje vërehet si te personat që konsumojnë pak lajme, ashtu edhe te ata që konsultojnë rrallë mediat, por përdorin shpesh platforma si Instagram dhe TikTok, transmeton Telegrafi.

    Interesi për lajmet po bie, veçanërisht te të rinjtë

    Pavarësisht shqetësimit në rritje për dezinformimin, interesi i qytetarëve për ngjarjet aktuale dhe gazetarinë cilësore po dobësohet ndjeshëm.

    Sipas librit vjetor, vetëm 49% e të anketuarve shprehin ende interes të madh për aktualitetin. Kjo përbën një rënie prej dhjetë pikësh përqindjeje krahasuar me vitin 2016.

    Rënia është veçanërisht e dukshme te të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç. Vetëm 34% e tyre shprehin aktualisht interes të madh për lajmet, ndërsa mediat sociale janë bërë burimi i tyre kryesor i informacionit.

    Në përgjithësi, gjithnjë e më pak njerëz po i marrin lajmet përmes një mediaje të caktuar. Sipas studiuesve, ky zhvillim dobëson mediat cilësore dhe shton varësinë e publikut nga platformat teknologjike.

    Përballë këtyre zhvillimeve, autorët rekomandojnë masa për të zvogëluar numrin e njerëzve që janë të informuar dobët dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e gazetarisë cilësore.

    Të ardhurat nga reklamat po largohen nga mediat zvicerane

    Ndërsa interesi për lajmet tradicionale bie, gazetaria zvicerane po përballet edhe me një dobësim të burimeve financiare.

    Të ardhurat e mediave zvicerane nga reklamat ranë me 4% në vitin 2025, duke zbritur në 1,9 miliardë franga. Në të kundërt, të ardhurat e platformave ndërkombëtare dixhitale po rriten.

    Sipas librit vjetor, këto platforma tashmë sigurojnë më shumë të ardhura nga reklamat në Zvicër sesa të gjitha mediat e vendit së bashku.

    Për këtë arsye, fög e konsideron veçanërisht të rëndësishme ruajtjen e një shërbimi mediatik publik, të aksesueshëm gjerësisht edhe në internet.

    Studiuesit kërkojnë gjithashtu vendosjen e një të drejte fqinjësore, e cila do t’i detyronte platformat kryesore dixhitale dhe ofruesit e inteligjencës artificiale të kompensonin në mënyrë të drejtë punën gazetareske.

    Një tjetër propozim është krijimi i kuponëve të abonimit, të bashkëfinancuar nga autoritetet publike dhe të destinuar për studentët dhe praktikantët. Këta kuponë do t’u mundësonin të rinjve të abonoheshin në versionet dixhitale të mediave të tyre të preferuara me çmime dukshëm më të ulëta.

    Cilësia është përmirësuar, por diversiteti i medias vazhdon të bjerë

    Një nga të paktat zhvillime pozitive të evidentuara në raport është përmirësimi i lehtë i cilësisë së medias zvicerane gjatë vitit të kaluar, veçanërisht sa i përket rëndësisë së përmbajtjes dhe kontekstualizimit të saj.

    Megjithatë, diversiteti mediatik vazhdon të bjerë. E njëjta përmbajtje gazetareske po publikohet gjithnjë e më shpesh në media të ndryshme.

    Në Zvicrën gjermanishtfolëse, pjesa e kombinuar e tregut e tri grupeve më të mëdha mediatike parashikohet të rritet nga 66% në vitin 2017 në 73% në vitin 2024.

    Bëhet fjalë për Korporatën Zvicerane të Transmetimeve (SRG SSR), CH Media dhe TX Group, ku bën pjesë edhe ekipi editorial i medias që ka publikuar materialin.

    Gjetjet e librit vjetor nxjerrin në pah një kontrast: ndërsa qytetarët janë gjithnjë e më të shqetësuar për dezinformimin, ata po i kushtojnë gjithnjë e më pak vëmendje lajmeve dhe gazetarisë cilësore, pikërisht në një kohë kur mediat zvicerane po përballen me presion në rritje financiar dhe me përqendrim më të madh të tregut./Telegrafi/

  • Kuci: Arlinda did not choose to be sacrificed, hoped to return to her son in peace

    The nature Kuci, friend of Arlinda Zekaj, has said she had not given up hope that she could return home to her son, even after continuing efforts to seek help from institutions.

    Speaking on Dabbat Plus on TV Dukaagjini, Kuci said Arlinda had gone to the police several times and had continued to believe that things would improve, including after the court’s decision and the arrest of her husband.

    Every time she’s gone to the police, there’s nothing that… she hasn’t given up one second believing, even this court decision and the boy has. Come back the man from America and play with my son. Linda hasn’t given up. Linda has not chosen to sacrifice that day, she has hoped that after her husband was arrested, I will go home quietly to her son. Although the institutional chain has failed to free Linda’s home, which she built with her husband, Kuci said.

    Source Layer: Dukeagini