Ngjarja rrëqethëse e cila ndodhi mbrëmë në Vitomiricë të Pejës, u diskutua sonte në emisionin KIKS Kosova me avokatin Leutrim Syla.
Syla deklaroi në Klan Kosova se në disa qytetëza pushteti është siç tha ai mbi të fortët.
Ai theksoi se në disa raste edhe ata kanë vet probleme gjatë punës së tyre.
“Në raste të tilla, QPS-ja punon për të fortin, policia punon për të fortin e nëse edhe një Prokurori, e cila është e vendosur në Pejë punon për të fortin, atëherë viktima me të vërtetë mbetet e pafuqishme, qoftë edhe nëse ka avokat”, deklaroi ai.
Pak orë para se t’i merrej jeta, Arlinda Zekaj iu drejtua policisë me një pyetje që sot tingëllon si paralajmërim për vrasjen e saj dhe tregon dështimin e institucioneve për ta mbrojtur jetën e një gruaje.
“A duhetme më vra mua Jetoni, që ju policia atëherë ta arrestoni atë?”, kishte pyetur ajo policët, sipas raportit të organeve të ndjekjesë që mbajnë datën 25 tetorit 2026.
Në orën 17:58 të asaj dite, Arlinda kishte dhënë dëshminë e saj të fundit në polici. Ajo kishte rrëfyer se si, pas një përplasjeje në shtëpi, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, e kishte kërcënuar dhe ia kishte hedhur rrobat në oborr.
“Pasi unë kam dalë nga banjo dhe e kam pritur lavatriqen që t’i përfundojë rrobat e anëtarëve të Jetonit, dhe pasi përfundoi lavatriqja, unë i kam futur rrobat e mija që të pastrohen, e kam lëshuar lavatriqen dhe shkova në kuzhinë për të ngrënë bukë. Vetëm kur e kam dëgjuar Jetonin duke bërtitur me të madhe dhe ka filluar që të më kërcënojë me fjalët: ‘Unë të thyej, të mbys, çka lyp ti në shtëpinë time, ti nuk guxon kështu me vepru, kush je ti’, dhe me pasi i kishte marrë rrobat e mija dhe i ka gjuajtur në oborrin e shtëpisë, siç edhe e kanë parë policia. Unë menjëherë nga frika e kam thirrur policin.”
Ajo kishte treguar se, nga frika, e kishte thirrur menjëherë policinë.
Edhe pse kishte deklaruar se nuk ndihej mjaftueshëm e sigurt, Arlinda kishte refuzuar të shkonte në strehimore. Ajo kishte këmbëngulur se nuk do të hiqte dorë nga djali dhe prona e saj.
“Nuk e ndi veten të sigurt sa duhet, por nuk heq dorë nga djali dhe pasuria ime. Shteti ka pasur obligim dhe ka për t’i larguar uzurpatorët nga shtëpia ime”, kishte deklaruar ajo, sipas raportit policor.
Por, kërcënimet e raportuara atë ditë nuk ishin fillimi i historisë së Arlindës.
Në qendër të konfliktit ishte edhe djali i saj 12-vjeçar, i cili ka shtetësi amerikane.
Sipas të dhënave të rastit, pasi djali kishte shkuar për vizitë te axha i tij, nuk i ishte kthyer më nënës. Arlinda pretendonte se fëmija ishte mbajtur nga familjarët e babait dhe se ishte privuar nga mundësia për t’u kthyer tek ajo.
Rasti ishte raportuar në polici më 10 korrik 2026 dhe ishte regjistruar me numrin referues 2026-DA-853.
Më 13 korrik, Arlinda ishte intervistuar sërish, ndërsa një ditë më vonë ishte marrë në pyetje edhe Jeton Sylaj bashkë më të birin, që kishte deklaruar se dëshironte të qëndronte të familja e babit.
Por raportet hetimore nxjerri një fakt të pamohueshëm, që i biri i saj ishte braktisur edhe nga i ati i cili kishte shkuar në Amerikë me 5 shtator të 2026, duke lënë kujdestarin e të birit tek palët e treta.
Të ndodhur përball këtij fakti, Gjykata Themelore në Pejë vendosi më 16 shtator që i mituri të kthehet në kujdestarinë e së ëmës.
E po ashtu, gjykata vendosi alimentacionin që duhet ta paguajnë dhe urdhrin mbrojtës të afrimit të Jetonit ndaj saj .
“Jeton Sylajt i ndalohet t’i afrohet palës së mbrojtur, Arlinda Zekaj, në distancë prej 2 metrash në shtëpinë ku aktualisht qëndron pala e mbrojtur, si dhe në distancë prej 20 metrash në rrugë, qytet, fshat apo në vendin e saj të punës. Gjithashtu, i ndalohet të ushtrojë dhunë fizike ose psikike, t’ia bllokojë lëvizjen viktimës, ta ofendojë, ta shqetësojë apo ta kërcënojë palën e mbrojtur.”
Por për veç këtij raporti dhjetëra faqesh të datë 16 tetor 2026, ekzistojnë edhe vendimet e organeve të drejtësisë që mbajnë datën 23 tetor dhe 25 tetor, ku Arlinda kërkonte nga shteti që të zbatonin vendimin për kthimin e të birit tek ajo.
Sipas aktakuzës së ngritur më 23 tetor 2026 nga prokurorja Nora Tigani, Jeton Sylaj akuzohet për veprën penale të kanosjes, sipas nenit 181, paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Dokumenti përshkruan një histori kërcënimesh që, sipas materialeve të administruara nga prokuroria, i ishin drejtuar Arlindës.
“Kam me të mbyt”, “kam me të ngre zhag”, “as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dora ime”, si dhe “s’ki me pa djalin nëse jam gjallë unë”, janë disa nga shprehjet e cituara në aktakuzë.
Pra, kërcënimet e pretenduara ishin bërë objekt i raportimeve dhe veprimeve institucionale disa muaj para vrasjes së Arlindës.
Më 23 tetor, dy ditë para vrasjes, Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj Jeton Sylajt për kanosje.
Më 25 tetor, pak orë para se të vritej, Arlinda u kthye sërish te policia për të raportuar kërcënimet dhe për të shprehur frikën për jetën e saj.
“A duhet më me më vra Jetonin, që ju ta arrestoni?”, ishte pyetja e saj.
Arlinda kishte raportuar kërcënimet. Kishte shprehur frikën për jetën e saj. Kishte kërkuar të mos ndahej nga djali.
Pak orë para se të vritej, ajo ishte kthyer në shtëpi nga Policia, pasi e kishte raportuar sërish bashkëshortin për dhunë. Ai ishte arrestuar, pasi tashmë ndaj tij ekzistonte kallëzim penal. Por, pasi policia e kishte lënë Arlindën te dera e shtëpisë, vetëm pak minuta më vonë, ajo u vra me sëpatë nga kunati i saj.
Pyetja që Arlinda ua kishte drejtuar policëve, nëse duhej të vdiste që shteti të vepronte, mori përgjigjen më tragjike të mundshme: ajo u vra.
Një grup i madh qytetarësh u mblodh mbrëmjen e sotme para zyrave të tabloidit pro-qeveritar *Informer* në Beograd, ndërsa disa prej tyre më pas hynë brenda në ndërtesë.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, kryeredaktori i *Informer*, Dragan J. Vuçiqeviq, e përshkroi situatën si një “krizë pengmarrjeje” dhe i bëri thirrje policisë të ndërhyjë menjëherë, transmeton Telegrafi.
“Ata do të vrasin dikë; në ndërtesë ka edhe fëmijë,” pretendoi Vuçiqeviq, duke thënë se ishte vetëm çështje kohe para se grupi të hynte me forcë në ambiente dhe të sulmonte stafin. Ai gjithashtu pretendoi se personat jashtë ndërtesës ishin në gjendje të dehur.
Gjatë transmetimit, Vuçiqeviq i bëri thirrje publikisht Ilija Srdanoviçit – kandidatit kryesor të “Listës Studentore” fituese – që të ndërhynte dhe të ndalonte turmën. Ai gjithashtu u përpoq të telefononte policinë, por raportoi se askush nuk u përgjigj.
“Nikad nisam rekao da ste ustaše”Hm …. 👀 https://t.co/H5VmhnIGG5 — Shonetin (@kaonikotinn) October 26, 2026
Në një moment, ai i kërkoi një kolegu të telefononte ambulancën, duke deklaruar se Nina Kuburoviç po kalonte një krizë epileptike. Pak më vonë, disa nga qytetarët e mbledhur hynë në zyrat e *Informer*.
“Kurrë nuk ju kam quajtur ustashë”, u tha Vuçiqeviq qytetarëve. Deri më tani, nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lidhur me ndonjë incident, lëndim apo arrestim gjatë tubimit të kësaj mbrëmjeje.
Më herët gjatë ditës, *Informer* raportoi se Vuçiqeviq ishte përballur me një valë telefonatash dhe kërcënimesh, pasi numrat e tij privatë të telefonit ishin shpërndarë në rrjetet sociale.
Këtë mëngjes, vetë Vuçiqeviq pretendoi se disa persona kishin shkuar te shtëpia e tij gjatë natës, duke rënë zilen dhe duke bërtitur, gjë që kishte zgjuar fëmijët e tij.
Milomir Jaçimoviq u shfaq gjithashtu sot para zyrave të *Informer*, duke mbërritur me autobusin e tij.
*Informer* e akuzoi atë se kishte ardhur për të bllokuar redaksinë, ndërsa Jaçimoviq u tha gazetarëve se po “ofron dorën e pajtimit për të gjithë” dhe se nuk kishte ndonjë agjendë politike personale.
Kjo nuk është hera e parë që Vuçiqeviq e përshkruan një protestë jashtë zyrave të *Informer*-it si një “krizë pengmarrjeje”.
“Nikad nisam rekao da ste ustaše”Hm …. 👀 https://t.co/H5VmhnIGG5 — Shonetin (@kaonikotinn) October 26, 2026
Građani su pred TV Informer i lupaju na vrataDJV u vidnom strahu, moli za sigurnost, nema više vikanja odjednom, moli policiju da reaguje, preklinje i govori da mu se u policiji niko ne javlja https://t.co/dKm2fB6Za3 — fiumi di parole (@AndjelkaM) October 26, 2026
Ai veproi në të njëjtën mënyrë në mars të vitit 2025, kur disa mijëra studentë dhe qytetarë u mblodhën para ndërtesës për të protestuar kundër mënyrës se si *Informer*-i pasqyroi demonstratat studentore.
Në atë kohë, studentët theksuan se nuk po e bllokonin ndërtesën dhe nuk po i pengonin punonjësit të hynin apo të dilnin, ndërsa Vuçiqeviq pretendoi se redaksia po mbahej “peng” nga protestuesit. Burime të pavarura gazetareske më vonë e hodhën poshtë këtë pretendim.
Prej vitesh, *Informer*-i ka qenë një nga aleatët mediatikë më të zëshëm të Aleksandar Vuçiqit dhe administratës së tij. Gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti, ai vuri në shënjestër në veçanti “Listën Studentore” (*Studentska lista*) dhe kandidatin e saj kryesor, Ilija Srdanoviq.
Në fillim të tetorit, portali *Raskrikavanje* zbuloi se *Informer*-i kishte publikuar një ekstrakt të falsifikuar nga regjistri kadastral kroat, duke i atribuar gabimisht Srdanoviqit një shtëpi në Kroaci.
“Nikad nisam rekao da ste ustaše”Hm …. 👀 https://t.co/H5VmhnIGG5 — Shonetin (@kaonikotinn) October 26, 2026
Građani su pred TV Informer i lupaju na vrataDJV u vidnom strahu, moli za sigurnost, nema više vikanja odjednom, moli policiju da reaguje, preklinje i govori da mu se u policiji niko ne javlja https://t.co/dKm2fB6Za3 — fiumi di parole (@AndjelkaM) October 26, 2026
Informer trenutno. Konjska glava kaže da sve razume. https://t.co/fEb7u9lLKt — Nepravoverni (@nepravoverni) October 26, 2026
Në transmetimet e tij, Vuçiqeviq e quajti Srdanoviqin “mjeran”, “llum” dhe “njeri të poshtër”, si dhe ngriti një sërë akuzash të tjera kundër tij gjatë gjithë fushatës.
Pas fitores së “Listës Studentore” dje dhe pranimit të humbjes nga ana e Vuçiqit, *Informer*-i vazhdoi me një pasqyrim tejet negativ ndaj fituesve të zgjedhjeve, duke përdorur terma si “bllokues” dhe “ekstremistë”. /Telegrafi/
Ai e interpretoi të njëjtin personazh edhe në disa filma të serisë, duke u bërë një nga figurat e dashura për fansat.
Përveç “Star Trek”, aktori luajti edhe në produksione të njohura si “Babylon 5” dhe “Columbo”, si dhe kontribuoi me zërin e tij në seriale të animuara, përfshirë “Futurama”.
Ai vazhdoi të merrej me aktrim deri në fund të jetës.
Gjatë këtij viti, Koenig u vlerësua në festivalin Independent Shorts Awards për rolin e tij në filmin “Mr. Fleischmann”.
Përfaqësuesi i tij e kujtoi si një artist të talentuar, i cili kishte ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të ngrohtë me admiruesit e tij.
Jeta personale e aktorit u shënua nga humbje të dhimbshme. Djali i tij, Andrew, vdiq në vitin 2010, teksa bashkëshortja Judy, me të cilën ishte i martuar për gati 60 vjet, ndërroi jetë në vitin 2022.
Walter Koenig lë pas vajzën Danielle dhe një trashëgimi artistike që do të kujtohet nga miliona fansa të “Star Trek”, të cilët e lidhin emrin e tij me një nga personazhet më të njohura të këtij universi fantastiko-shkencor. /Telegrafi/
The show is organised in co-operation with the Ministry of Health and the Ministry of Culture and Tourism, under the activities of the Rose Month, aimed at awareness of the prevention and fight against breast cancer.
Through this display, organizers aim to convey the message of the importance of regular health checks and early detection of the disease.
Shfaqja organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, që synojnë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit.
Përmes kësaj shfaqjeje, organizatorët synojnë të përcjellin mesazhin për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Ato trokitën në dyert e institucioneve për të kërkuar mbrojtje. Disa denoncuan dhunën në polici, të tjera kërkuan ndihmën e gjykatave, ndërsa disa kishin në duar edhe urdhra mbrojtjeje. Por, as denoncimet, as vendimet gjyqësore dhe as paralajmërimet për rrezikun nuk arritën t’ua shpëtonin jetën.
Në Kosovë, disa nga vrasjet më tronditëse të grave kanë një të përbashkët, institucionet ishin njoftuar për dhunën ose rrezikun përpara se të ndodhte krimi. Në disa raste, dështimi i shtetit për t’i mbrojtur viktimat është konstatuar edhe nga Gjykata Kushtetuese. Në raste të tjera, familjarët dhe organizatat për mbrojtjen e të drejtave të grave kanë kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si janë trajtuar denoncimet.
Diana Kastrati është një nga rastet e para që nxori në pah pasojat fatale të mosveprimit institucional. Në vitin 2011, ajo iu drejtua Gjykatës Komunale në Prishtinë për të kërkuar urdhër mbrojtjeje nga ish-partneri i saj, Adnon Jashari. Megjithatë, kërkesa nuk mori përgjigjen e nevojshme. Më 18 maj të atij viti, Diana u vra me armë zjarri në Prishtinë. Më vonë, Gjykata Kushtetuese konstatoi se institucionet kishin shkelur të drejtën e saj për jetë.
Katër vjet më vonë, më 23 dhjetor 2015, Zejnepe Berisha u vra nga bashkëshorti i saj, Nebih Berisha, në Suharekë. Para vrasjes, ajo kishte raportuar vazhdimisht dhunën në familje në polici. Megjithatë, dhuna nuk u ndal. Zejnepja u godit shumë herë me thikë, në prani të fëmijëve të saj. Bashkëshorti i saj u dënua për krimin, ndërsa rasti ngriti pyetje të rënda për trajtimin e denoncimeve të mëparshme.
Sebahate Morina-Sopi kishte kërkuar gjithashtu ndihmë përpara se të vritej në mars të vitit 2021. Vetëm dhjetë ditë para vrasjes, njëra nga vajzat e saj kishte raportuar në polici dhunën që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj. Sebahatja e kishte konfirmuar dhunën gjatë intervistimit policor. Megjithatë, nuk u ndërmorën masa të mjaftueshme për të parandaluar krimin. Ajo u vra nga ish bashkëshorti, i cili më pas kreu vetëvrasje. Gjykata Kushtetuese konstatoi se Policia dhe Prokuroria kishin dështuar në përmbushjen e detyrimeve për mbrojtjen e jetës së saj.
Në fillim të vitit 2022, Lirie Qerimaj, nga Llausha e Skenderajt, kërkoi mbrojtje pas dhunës së ushtruar nga bashkëshorti. Më 1 janar, rasti u raportua në polici dhe ajo kërkoi urdhër mbrojtjeje. Mirëpo, urdhri emergjent nuk u lëshua. Procedurat për kërkesën e mbrojtjes u shtynë gjatë ditëve të festave zyrtare. Më 5 janar, vetëm katër ditë pas raportimit, Liria u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj. Kërkesa për mbrojtje nuk kishte arritur ta shpëtonte.
Më 30 nëntor 2022, Kosova u trondit nga vrasja e Hamide Magashit, gruas shtatzënë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj. Ajo kishte raportuar bashkëshortin për dhunë në familje dhe kishte urdhër mbrojtjeje që vlente deri në mars të vitit 2023. Megjithatë, u qëllua për vdekje me armë zjarri nga bashkëshorti në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, në Prishtinë. Pas krimit, dorasi kreu vetëvrasje. Vrasja e saj ngriti dyshime për efektivitetin e masave mbrojtëse që duhej të garantonin sigurinë e viktimës.
Rastet e vitit 2024 e rikthyen vëmendjen te dhuna ndaj grave. Më 12 prill, Erona Cakolli, 21 vjeçe, u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo ndodhej në një institucion publik kur ndodhi krimi.
Katër ditë më vonë, më 16 prill, Gjyljeta Ukellaj u vra me armë zjarri nga bashkëshorti në banesën e tyre në Pejë. Bashkëshorti kishte qenë i dënuar më parë për dhunë në familje.
Rasti më i fundit është i Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës. Ajo kishte urdhër mbrojtjeje gjashtëmujor, të lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë më 16 tetor. Më 22 tetor, Arlinda iu drejtua Prokurorisë duke ngritur shqetësime për trajtimin e rasteve të saj dhe duke kërkuar zbatimin e vendimit gjyqësor. Në shkresën e saj kishte paralajmëruar edhe për rrezikun ndaj jetës.
Mbrëmjen e 25 tetorit, pasi kishte qenë në stacionin policor për të denoncuar dhunën, Arlinda u vra në shtëpi. Sipas raportimeve, i dyshuari është kunati i saj.
Te gjitha këto gra kërkuan mbrojtje nga shteti për të mbetur gjallë, por sot emrat e tyre janë dëshmi e dhimbshme se ndonjëherë, mes një denoncimi të shpërfillur dhe një jete të humbur, qëndron heshtja e institucioneve.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka bërë thirrje që debati për këtë tragjedi të mos mbetet vetëm në diskutime.
Ajo ka theksuar rëndësinë që diskutimi për këtë rast të mos kufizohet vetëm në një debat të momentit, por të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi.
“Uroj që ky debat i filluar sot, të mos përfundojë sot ose nesër me varrimin e të ndjerës që ka pësuar në këtë tragjedi. Ky debat nuk guxon me u shëndrru në debat politik”, u shpreh ajo./Klankosova.tv
Kosovo’s Specialised Chambers in The Hague have approved publication of versions with fewer editing transcripts of ten witnesses in the trial of Hashim Thaci, Kadri Veselini, Rexhep Selimi and Jakup Krasniqi.
In the decision published on October 26, 2026The Judicial Chamber II has estimated that parts of transcripts that do not require further editing can be made public, preserving the protection of identity, privacy and safety of witnesses and other persons.
The court has approved the revisions proposed by the Specialised Prosecutor’s Office, with several changes, while praising that an additional revision requested by the Office for Witness Protection and Support is not necessary, especially when relevant information is already public.
Under the decision, the prosecution must hand over the census Office versions of transcripts with less editing, while the latter should ensure the implementation of relevant editings even in Albanian and Serbian versions, as well as audio-visual recordings, as well as in technically possible.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versioneve me më pak redaktime të transkripteve të dëshmive të dhjetë dëshmitarëve në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në vendimin e publikuar më 26 tetor 2026, Trupi Gjykues II ka vlerësuar se pjesët e transkripteve që nuk kërkojnë redaktime të mëtejshme mund të bëhen publike, duke ruajtur mbrojtjen e identitetit, privatësisë dhe sigurisë së dëshmitarëve dhe personave të tjerë.
Trupi gjykues ka miratuar redaktimet e propozuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me disa ndryshime, ndërsa ka vlerësuar se disa redaktime shtesë të kërkuara nga Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve nuk janë të nevojshme, veçanërisht kur informacionet përkatëse janë tashmë publike.
Sipas vendimit, Prokuroria duhet t’ia dorëzojë Zyrës së Regjistrimit versionet e transkripteve me më pak redaktime, ndërsa kjo e fundit duhet të sigurojë zbatimin e redaktimeve përkatëse edhe në versionet në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe në incizimet audio-vizuale, për aq sa është teknikisht e mundur.