Blog

  • KQZ nis procesin e auditimit të financave të partive politike, në shqyrtim 169 raporte

    KQZ nis procesin e auditimit të financave të partive politike, në shqyrtim 169 raporte

    KQZ nis procesin e auditimit të financave të partive politike, në shqyrtim 169 raporte

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka tërhequr shortin për përcaktimin e auditorëve që do të shqyrtojnë raportet financiare të subjekteve politike të dorëzuara në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

    Sipas njoftimit të KQZ-së, shorti është zhvilluar në prani të përfaqësuesve të subjekteve të ndryshme politike, me ç’rast është përcaktuar se cilat subjekte do të auditohen nga operatorët ekonomikë dhe auditorët e autorizuar.

    Në procesin e auditimit do të përfshihen gjithsej 169 raporte financiare, të ndara në tri kategori:

    52 raporte vjetore financiare të partive politike për vitin 2025;

    93 raporte financiare të fushatës për zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor 2025;

    24 raporte financiare të fushatës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura në dhjetor 2025.

    KQZ-ja ka bërë të ditur se të gjitha raportet financiare janë publikuar në faqen zyrtare të institucionit, në kuadër të masave për rritjen e transparencës.

    Pas përfundimit të auditimit, raportet do të publikohen sërish, së bashku me gjetjet e evidentuara nga auditorët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre Kane, Mbappe, Yamal, por edhe Messi

    Zbulohen dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026, mes tyre Kane, Mbappe, Yamal, por edhe Messi

    Janë zbuluar dhjetë finalistët që do të luftojnë për Topin e Artë 2026, çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror.

    Në listën përfundimtare bëjnë pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit aktual, por edhe Lionel Messi, i cili vazhdon të jetë pjesë e garës për një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij.

    Dhjetë finalistët për Topin e Artë 2026 janë:

    • Ousmane Dembélé – Francë
    • Erling Haaland – Norvegji
    • Harry Kane – Angli
    • Khvicha Kvaratskhelia – Gjeorgji
    • Kylian Mbappé – Francë
    • Lionel Messi – Argjentinë
    • Michael Olise – Francë
    • Fabián Ruiz – Spanjë
    • Rodri – Spanjë
    • Lamine Yamal – Spanjë

    Lista përfshin sulmues të njohur për aftësitë e tyre para portës, si Haaland, Kane dhe Mbappé, por edhe futbollistë që dallohen për kreativitetin dhe ndikimin në lojën e skuadrave të tyre, si Dembélé, Kvaratskhelia dhe Olise.

    Në mesin e finalistëve është edhe Lamine Yamal, një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror, ndërsa Rodri dhe Fabián Ruiz përfaqësojnë Spanjën në mesin e lojtarëve që shquhen për kontributin e tyre në mesfushë.

    Vëmendje të veçantë merr edhe prania e Lionel Messit, fitues i shumëfishtë i këtij çmimi, i cili vazhdon të jetë një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e Topit të Artë.

    telegrafi.com

    Ceremonia e këtij edicioni po mbahet në “London Palladium”, në Londër, ku pritet të zbulohet fituesi i çmimit për vitin 2026. Përmes faqes zyrtare të Topit të Artë mund të ndiqet ceremonia, së bashku me analizat dhe të dhënat nga ngjarja.

    Gara mes dhjetë finalistëve pritet të jetë një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes, ndërsa vëmendja e tifozëve është përqendruar te emri që do të shpallet fitues i Topit të Artë 2026. /Telegrafi/

  • “Fatkeqësisht, nuk iu drejtua Qeverisë” – Gërvalla për Arlindën: Ndoshta do të kishte pasur angazhim

    “Fatkeqësisht, nuk iu drejtua Qeverisë” – Gërvalla për Arlindën: Ndoshta do të kishte pasur angazhim

    Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe shkarkimin e personave përgjegjës për dështimet e mundshme në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë, duke theksuar se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga sistemi i drejtësisë, por nuk e kishte marrë atë.

    Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të diskutuar vrasjen e Zekajt dhe përgjegjësinë e institucioneve, Gërvalla deklaroi se duhet të ketë shkarkime, por sqaroi se Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca kushtetuese për të shkarkuar prokurorë apo gjyqtarë.

    Ajo tha se viktima i ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë për mbrojtje, ndërsa shprehu keqardhje që nuk kishte kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria.

    “Arlinda i është drejtuar drejtësisë dhe nuk e ka marrë mbrojtjen e kërkuar. Fatkeqësisht, nuk i është drejtuar Qeverisë. Ndoshta, po t’i ishte drejtuar Qeverisë, do të kishte pasur angazhim, duke respektuar rendin kushtetues të vendit tonë”, deklaroi Gërvalla.

    Ministrja theksoi se, pavarësisht nevojës për masa ndaj zyrtarëve që mund të kenë dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre, përgjegjësia për shkarkimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve u takon institucioneve kompetente të sistemit të drejtësisë.

    “Po, duhet të ketë edhe shkarkime, por në republikën tonë parlamentare nuk është ministri i Drejtësisë ai që shkarkon as prokurorë dhe as gjyqtarë. Nuk mund të shkarkoj asnjë prokuror që e ka lënë në baltë Arlindën, pasi Kushtetuta nuk ma jep këtë kompetencë”, u shpreh ajo.

    Seanca e jashtëzakonshme parlamentare është thirrur për të diskutuar funksionimin e mekanizmave të mbrojtjes, përgjegjësinë e institucioneve dhe masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e rasteve të ngjashme. /Telegrafi/

  • Agjencia e Mediave me aplikacion falas kundër lajmeve të rreme, në fokus edukimi i të rinjve

    Agjencia e Mediave me aplikacion falas kundër lajmeve të rreme, në fokus edukimi i të rinjve

    Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka ndërmarrë hapa për edukimin e të rinjve mbi detektimin e lajmeve të rreme.

    Sipas zëvendësdrejtorit, Muamer Bekiri, ky hap vjen si nevojë që të rinjtë të mos keqpërdoren nga informacionet që vijnë nga burime të paverifikuara.

    “Përmes këtyre ngjarjeve do të përfshihen të rinjtë, veçanërisht nxënësit e shkollave të mesme, mësuesit e tyre, politikbërësit, njerëzit që u përkasin grupeve të ndryshme të margjinalizuara, si dhe personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre”, deklaroi Muamer Bekiri, zv. Drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

    Ambasada e BE-së në Shkup e cila mbështet këtë projekt thotë se është shumë me rëndësi që në këtë nismë të përfshihen të rinjtë nga të gjitha bashkësitë etnike.

    “Dhe tani është edhe maqedonishtja në shqip që i është bashkuar, të paktën kjo do të thotë që të rinjtë në Maqedoninë e Veriut mund ta luajnë lojën në gjuhën e tyre së bashku me të rinjtë në të gjithë Evropën”, theksoi Luciano Scambiato Licciardi, Zëdhënës i BE-së në Shkup.

    Aplikacioni është falas dhe çdo përdorues mund të verifikon nëse një lajm për cilin ka interes është i vërtetë, bazohet në burime zyrtare apo është informacion i rremë.

  • Gentian Mezani holds the first exercise of Drenica

    The dames Club has announced that the team has held its first training session under the direction of the new coach, continuing preparations for future challenges.

    He completed his first training under the direction of Coach Gentian Mezani! With commitment, discipline and maximum focus, the team continues to work towards future challenges. Work, commitment and ambition for success!

    Earlier, the club from Skenderaj has confirmed reaching agreement with Mezan, welcoming and successful team management.

    Drenica announces the public opinion that he has reached agreement with Coach Gentian Mezani, who will be at the helm of our team’s technical staff. The club welcomes coach Mezani, desiring many successes in running the team and in meeting the club’s sports targets, Drenica’s announcement reported.

    Drenica is in 7th place on the Kosovo Superleague table, which is headed by Maliseva.

    It is these two teams that have faced the final lap, where Malisha has managed to win at Skenderaj with a score of 2.0. 

    Source Layer: RTKLive

  • Gentjan Mezani e mban stërvitjen e parë te Drenica

    Gentjan Mezani e mban stërvitjen e parë te Drenica

    Klubi drenicas ka bërë të ditur se skuadra e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit të ri, duke vazhduar përgatitjet për sfidat e radhës.

    “Ka përfunduar stërvitja e parë nën drejtimin e trajnerit Gentjan Mezani! Me përkushtim, disiplinë dhe fokus maksimal, skuadra vazhdon punën drejt sfidave të radhës. Punë, përkushtim dhe ambicie për suksese!”, ka shkruar Drenica.

    Më herët, klubi nga Skenderaj e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Mezanin, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në drejtimin e ekipit.

    “Drenica njofton opinionin publik se ka arritur marrëveshje me trajnerin Gentjan Mezani, i cili do të jetë në krye të shtabit teknik të skuadrës sonë. Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Mezani, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e ekipit dhe në përmbushjen e objektivave sportive të klubit”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

    Drenica gjendet në vendin e shtatë në tabelën e Superligës së Kosovës, e cila kryesohet nga Malisheva.

    Pikërisht këto dy skuadra janë përballur në xhiron e fundit, ku Malisheva ka arritur të fitojë në Skenderaj me rezultat 2:0. 

    Burimi: RTKLive

  • Haziri: We’re born of mothers, hala s’ the law goes from men &#82/11; Haxhiu reacts harshly

    DLDK exclusive Lutfi Haziri has spoken at the extraordinary session of the Kosovo Assembly, where she was discussed in women’s murders and in particular the last case in Vitomirica, where Arlinda Zekaj was deprived of her brother-in-law’s life.

    Haziri said Albanians have the family adjusted.

    The Albanians fix the family, where women have a role. We’re born of mothers, from women that the needle doesn’t allow the law to be born by men. The tent the government has brought me, he declared.

    Soon came the reaction of Parliament Speaker Albulen Hadziu.

    Mr. Haziri, please remember that you are speaking to the citizens of the Republic of Kosovo. Because once again, he said,

    For more than two decades you have the government on your own and at times together, never taking any action you’ve ever taken, and never again after any prime minister who’s spoken of violence against women, about childicide, the Parliament said.

  • Haziri: Kemi lindur nga nënat, hala s'lejon ligji nga burrat - Haxhiu reagon ashpër

    Haziri: Kemi lindur nga nënat, hala s’lejon ligji nga burrat – Haxhiu reagon ashpër

    Haziri: Kemi lindur nga nënat, hala s'lejon ligji nga burrat - Haxhiu reagon ashpër

    Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për vrasjet ndaj grave dhe në veçanti rastin e fundit në Vitomiricë, ku Arlinda Zekaj u privua nga jeta prej kunatit të saj.

    Haziri tha se shqiptarët e kanë të rregulluar familjen.

    “Shqiptarët e kanë të rregulluar familjen, ku gratë kanë rol. Ne jemi të lindur prej nënave, prej grave se hala nuk lejon ligji ne me lind prej burrave. Tendencën që e ka qeveria me pru”, deklaroi ai.

    Menjëherë erdhi reagimi i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut.

    “Zotëri Haziri, ju lutem keni parasysh se jeni duke folur para qytetarëve të Republikës së Kosovës Nuk është në rregull me pasë këtë qasje. Sepse edhe njëherë e ndërprej fjalën”, deklaroi ajo.

    “Për më shumë se dy dekada keni qeverisë herë vet e herë bashkë, kurrë asnjë veprim se keni ndërmarrë dhe kurrë s’ka pas asnjë kryeministër që ka folur për dhunën ndaj grave, për femicidin”, tha e para e Kuvendit.

  • The clash between Hadziu and Hazir in the Parliament during debate over Arlinda’s murder

    Kosovo Parliament Speaker Albulen Haxhiu has crashed with LDK deputy Lutfi Haziri during the extraordinary session, where she was discussing the murder of Arlinda Zekiaj in Vitomirica in Pec.

    The clash began after Haziri’s speech, which criticised Government for its responsibility in ensuring the legal and physical safety of citizens.

    Haziri said citizens’ security is one of the government’s main tasks and that institutions cannot distance themselves from responsibility for their protection.

    He demanded that the Arlinda case serve as calls for reflection and concrete measures to prevent similar cases.

    On the other hand, Haxhiu criticised past governments, claiming that sufficient action had not been taken during their mandates to deal with violence against women.

    She declared that, according to her, institutional actions in this direction were initiated in 2021, when she took office of the justice minister.

    Haxhiu also accused the LDK of exploiting the Parliament’s speaker on political charges, seeking caution in statements made during the Arlinda assassination debate.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

    Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

    Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është përplasur me deputetin e LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohej për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Përplasja nisi pas fjalimit të Hazirit, i cili kritikoi Qeverinë për përgjegjësinë në garantimin e sigurisë juridike dhe fizike të qytetarëve.

    Haziri tha se siguria e qytetarëve është një nga detyrat kryesore të Qeverisë dhe se institucionet nuk mund të distancohen nga përgjegjësia për mbrojtjen e tyre.

    Ai kërkoi që rasti i Arlindës të shërbejë si thirrje për reflektim dhe masa konkrete për parandalimin e rasteve të ngjashme.

    Në anën tjetër, Haxhiu kritikoi qeveritë e kaluara, duke pretenduar se gjatë mandateve të tyre nuk ishin ndërmarrë veprime të mjaftueshme për trajtimin e dhunës ndaj grave.

    Ajo deklaroi se, sipas saj, veprimet institucionale në këtë drejtim kanë nisur në vitin 2021, kur ajo mori detyrën e ministres së Drejtësisë.

    Haxhiu gjithashtu e akuzoi LDK-në për shfrytëzimin e foltores së Kuvendit për akuza politike, duke kërkuar kujdes në deklaratat e bëra gjatë debatit për vrasjen e Arlindës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali