Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Written by

in

Përplasje mes Haxhiut dhe Hazirit në Kuvend gjatë debatit për vrasjen e Arlindës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është përplasur me deputetin e LDK-së, Lutfi Haziri, gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohej për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Përplasja nisi pas fjalimit të Hazirit, i cili kritikoi Qeverinë për përgjegjësinë në garantimin e sigurisë juridike dhe fizike të qytetarëve.

Haziri tha se siguria e qytetarëve është një nga detyrat kryesore të Qeverisë dhe se institucionet nuk mund të distancohen nga përgjegjësia për mbrojtjen e tyre.

Ai kërkoi që rasti i Arlindës të shërbejë si thirrje për reflektim dhe masa konkrete për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Në anën tjetër, Haxhiu kritikoi qeveritë e kaluara, duke pretenduar se gjatë mandateve të tyre nuk ishin ndërmarrë veprime të mjaftueshme për trajtimin e dhunës ndaj grave.

Ajo deklaroi se, sipas saj, veprimet institucionale në këtë drejtim kanë nisur në vitin 2021, kur ajo mori detyrën e ministres së Drejtësisë.

Haxhiu gjithashtu e akuzoi LDK-në për shfrytëzimin e foltores së Kuvendit për akuza politike, duke kërkuar kujdes në deklaratat e bëra gjatë debatit për vrasjen e Arlindës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali