Blog

  • Tragjedi në një pallat në Milano, një viktimë dhe pesë të plagosur, dyshime për zjarr të qëllimshëm

    Tragjedi në një pallat në Milano, një viktimë dhe pesë të plagosur, dyshime për zjarr të qëllimshëm

    Tragjedi në një pallat në Milano, një viktimë dhe pesë të plagosur, dyshime për zjarr të qëllimshëm

    Një grua 84-vjeçare me aftësi të kufizuara ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu apartamentin ku jetonte, në rrugën Bottoni 16, në zonën Vigentino, në jug të Milanos.

    E moshuara u nxor nga banesa nga ekipet e shpëtimit, të cilët tentuan ta rikthenin në jetë, por pa sukses.

    Zjarri shkaktoi edhe plagosjen e pesë personave të tjerë. Sipas informacioneve paraprake, hetuesit dyshojnë se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme. Në kuadër të hetimeve, është marrë në pyetje edhe një fqinj i viktimës.

    Në vendngjarje mbërritën gjashtë mjete zjarrfikëse nga komandanti i zjarrfikësve në rrugën Messina, patrulla të policisë italiane dhe ekipet e urgjencës mjekësore 118.

    Zjarri shpërtheu në një kompleks banimi social me gjashtë kate. Gruaja 84-vjeçare jetonte në katin e dytë, në shkallën D, ndërsa apartamenti i saj u shkatërrua plotësisht nga flakët.

    Pesë personat e plagosur u transportuan në urgjencat e disa spitaleve në zonën e Milanos. Tre prej tyre u klasifikuan me kod të verdhë, që tregon një gjendje që kërkon vlerësim të shpejtë mjekësor, ndërsa dy të tjerët me kod të gjelbër, për raste më pak urgjente.

    Për arsye sigurie, të gjithë banorët e pallatit u evakuuan deri në përfundimin e kontrolleve nga zjarrfikësit dhe verifikimin e kushteve të sigurisë së ndërtesës.

    Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

    Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

    Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro

    Piktura “Iris” nga Claude Monet, të cilën publiku nuk pati mundësi ta shihte për një kohë të gjatë, u shit në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s” në Francë për një shifër rekord prej 50 milionë eurosh.

    Tani është piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në atë vend, shkruan ArtNet.

    “Iris” (1924-25), e cila nuk është ekspozuar kurrë publikisht më parë, është një kanavacë monumentale katrore, pothuajse 1.8 metra e gjerë. Ajo mbërriti në ankand me një vlerësim prej 22 deri në 30 milionë euro, që ishte vlerësimi më i lartë për një pikturë të ofruar në një ankand francez.

    Pas 45 minutash ofertash, oferta fituese erdhi nga një koleksionist privat në Azi. Çmimi përfundimtar e tejkaloi rekordmbajtësen e mëparshme, veprën “Koka e një Kariatide” të Modigliani-t, e cila u shit në vitin 2010 në Christie’s në Paris për 43.2 milionë euro.

    “Gjashtë ofertues, 45 minuta, 50 milionë euro dhe një rekord i ri për Francën. Parisi i përkiste Monet sonte”, tha Thomas Bompard, bashkëkryetar i departamentit të artit modern dhe bashkëkohor të Sotheby’s France.

    Kjo vepër ishte një nga tre kanavacat e Monet nga koleksioni i Jean Schlumberger. Dy piktura u shitën brenda vlerave të parashikuara: “Shelgu që qan” (1918-19) arriti një çmim prej 9.6 milionë eurosh, ndërsa “Shtëpia në Kopshtin e Trëndafilave” (1925-26) u shit për 2.5 milionë euro. Ndërkohë, Seine at Vernon, Pemë (1894) u shit për 4.2 milionë euro, më shumë se dyfishi i vlerësimit të sipërm.

    Në të njëjtin aktivitet, tre vepra të hershme të Paul Cézanne u blenë paraprakisht nga qyteti i Aix-en-Provence dhe Ministria Franceze e Kulturës. Këto janë veprat “Ferma”, “Pemët pranë lumit” dhe “Qielli midis pemëve”, të krijuara midis viteve 1862 dhe 1864 si pjesë e dekorimit të murit në Jas de Boufan, shtëpinë e familjes së Cézanne në Aix. Të shpallura thesar kombëtar, pikturat do t’i shtohen koleksionit të Muzeut Granet.

    Rekorde u vendosën edhe për Pierre Bonnard, piktura e të cilit “Vjelja e kumbullave” (rreth vitit 1899) arriti në 2.5 milionë euro, si dhe për Gustave Moreau, vepra e të cilit “Ëndrra e Orientit” (1881) u shit për 1.4 milionë euro. Në të dyja rastet, këto janë çmimet më të larta të arritura nga artistët në ankande në Francë.

    Në total, ankandi i koleksionit Schlumberger, ku çdo vepër e ofruar gjeti një blerës, solli një shumë mbresëlënëse prej 74.4 milionë eurosh (83.7 milionë dollarë). Ai u bë koleksioni më i vlefshëm i arteve të bukura i shitur ndonjëherë nëpërmjet Sotheby’s në Paris, me 74 përqind të veprave që tejkaluan vlerësimet e tyre para shitjes.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti me dy propozime pas rastit të Arlindës: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë

    Kurti me dy propozime pas rastit të Arlindës: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë

    Kurti me dy propozime pas rastit të Arlindës: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën e sotme për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës, duke kërkuar masa konkrete institucionale për parandalimin e rasteve të dhunës ndaj grave.

    Kurti theksoi se as zhgënjimi, as xhelozia dhe as ndjenja e refuzimit nuk mund të justifikojnë dhunën, duke nënvizuar se askush nuk ka të drejtë t’ia mohojë tjetrit mundësinë për t’i dhënë fund një marrëdhënieje.

    “As zhgënjimi, as xhelozia dhe as ndjenja e refuzimit, nuk e bëjnë legjitime përpjeken për ta detyruar dikë të qëndrojë. Askush nuk mund ta kërkojë vazhdimin e një marrëdhënie, duke ia mohuar tjetrit të drejtën për të dalë prej saj. Dhuna e vendosë pikërisht këtë detyrim, që gruaja ta organizojë jetën sipas frikës nga dhunuesi”, u shpreh ai.

    Ai propozoi dy ndërhyrje konkrete, me synimin për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të përmirësuar mbrojtjen e personave që janë në rrezik.

    “Propozoj dy ndërhyrje konkrete, të ngarkojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme që përmes strukturave kompetente të policisë të organizojë brenda 72 orëve rishikimin urgjent të rasteve aktive me rrezik të lartë. Për secilin rast të dokumentohen masat e sigurisë, zyrtari përgjegjës për ndjekjen e tyre dhe bashkërendimi me institucionet përkatëse, qëndrore dhe lokale, përfshirë zbatimin policor të urdhërave mbrojtës dhe reagimin ndaj alarmeve të mbikqyrjes elektronike”.

    “Gjithashtu, brenda 72 orëve, Ministria e Drejtësisë të vijë me një raport të detajuar që zbardh gjithë reagimin apo mosreagimin e secilës hallk të zinxhirit institucional në këtë rast”, u shpreh Kurti./Klankosova.tv

     

  • Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Institucionet kanë përgjegjësi

    Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Institucionet kanë përgjegjësi

    Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Institucionet kanë përgjegjësi

    Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.

    Dyshohet se ajo u privua nga jeta nga kunati i saj.

    Gashi në fjalimin e tij, ngriti disa shqetësime lidhur me rastet e vrasjes së grave në Kosovë, sidomos për parandalimin e tyre.

    “Ne në këtë Kuvend këtu, shumë herë kemi diskutu, shumë herë kemi debatu për çështjen që pajtohemi e nuk pajtohemi. Por, institucionet kanë memorie dhe kanë përgjegjësi dhe kanë llogaridhënie”, deklaroi Gashi në fjalimin e tij.

  • I gjatë 2.92 metra - peshkatari gjerman kap një peshk gjigant në një liqen në Poloni, por nuk e fitoi garën

    I gjatë 2.92 metra – peshkatari gjerman kap një peshk gjigant në një liqen në Poloni, por nuk e fitoi garën

    Një peshkatar gjerman ka zënë një mustak gjigant, të gjatë 2.92 metra, gjatë një gare peshkimi në qytetin Rybnik, në jug të Polonisë.

    Oliver Schäfer, 34 vjeç, së bashku me partnerin e tij holandez të peshkimit, Kevin Cremers, mori pjesë në garën që u mbajt më 10 dhe 11 tetor, ku konkurruan rreth 150 peshkatarë, të ndarë në 70 ekipe nga vende të ndryshme të Evropës.

    Schäfer kuptoi se kishte kapur një peshk të jashtëzakonshëm kur ai doli për herë të parë në sipërfaqen e ujit.

    Përpjekjet për ta nxjerrë zgjatën më shumë se 30 minuta, ndërsa Cremers manovronte varkën kundër erës.

    Pasi e nxorën në breg, gjyqtarët matën mustakun dhe konstatuan se ai ishte i gjatë 292 centimetra. Më pas, peshku u rikthye në liqen, në përputhje me rregullat e garës.

    Schäfer shpjegoi se mustakët nxirren në breg mbi një pëlhurë të posaçme, për të mos dëmtuar shtresën mbrojtëse të pjesës që mbulon trupin e tyre.

    Megjithëse kapën peshkun gjigant, Schäfer dhe Cremers nuk arritën ta fitojnë garën, e cila u vendos në bazë të pikëve të përgjithshme. Dyshja përfundoi në vendin e dytë me 28.930 pikë.

    Gjatë garës, ata peshkuan edhe për shandanë, një lloj peshku grabitqar i njohur si zander, duke kapur një ekzemplar të gjatë 81 centimetra, i cili u ndihmoi të grumbullonin pikë shtesë. /Telegrafi/

  • Donjeta Sadiku nominohet për ta përfaqësuar Evropën në Kupën Kontinentale Papp 2026

    Donjeta Sadiku nominohet për ta përfaqësuar Evropën në Kupën Kontinentale Papp 2026

    Boksierja kosovare Donjeta Sadiku është nominuar për ta përfaqësuar Ekipin Kontinental Evropian në edicionin e parë të Kupës Papp 2026, një garë ndërkontinentale që do të bashkojë boksierët më të mirë nga Evropa dhe kontinenti amerikan.

    Sipas njoftimit të Federatës së Boksit të Kosovës, Sadiku është nominuar në kategorinë e femrave deri në 60 kilogramë, për garën që do të zhvillohet më 14 nëntor në Budapest të Hungarisë.

    Ky nominim përbën një vlerësim të rëndësishëm për boksieren kosovare, e cila vazhdon të konfirmojë vendin e saj në mesin e emrave të dalluar të boksit evropian.

    Përzgjedhja e saj lidhet me rezultatet e arritura në Kampionatin Evropian për Elitë, të mbajtur në Sofje të Bullgarisë, ku në shtator fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 60 kilogramë.

    Po ashtu në Lojërat Mesdhetare në Taranto 2026 ku e fitoi medaljen e artë.

    Kupa Papp është një ngjarje e re në boksin ndërkombëtar, e organizuar në bashkëpunim nga Boksi Evropian, Konfederata Panamerikane e Boksit dhe Federata Hungareze e Boksit.

    Sipas organizatorëve, në këtë përballje ekipore do të garojnë nga dhjetë boksierë të Evropës dhe dhjetë të kontinentit amerikan.

    Gara mban emrin e legjendës hungareze të boksit, Laszlo Papp, kampion olimpik në tri Olimpiada radhazi, në vitet 1948, 1952 dhe 1956.

    Për Sadikun, nominimi për këtë ekip përfaqësues është një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare dhe një mundësi për ta përfaqësuar Kosovën në një ngjarje që synon të bashkojë elitën e boksit nga dy kontinente. /Telegrafi/

  • Jennifer Lopez befason në Bronxville, viziton kafenenë e shqiptarit nga Kosova në SHBA

    Jennifer Lopez befason në Bronxville, viziton kafenenë e shqiptarit nga Kosova në SHBA

    Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, ka vizituar të dielën kafenenë “Coffee Unique”, në Bronxville të New Yorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kafeneja është në pronësi të gazetarit Adrian Kamberi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në SHBA, shkruan Telegrafi.

    Vizita e yllit botëror në lokalin e shqiptarit nga Kosova është bërë e ditur përmes pamjeve filmike, në të cilat shihet prania e saj në “Coffee Unique”.

    Qëndrimi i Lopez në këtë kafene ka tërhequr vëmendje, duke qenë se bëhet fjalë për një nga emrat më të njohur të industrisë ndërkombëtare të muzikës dhe filmit.

    Jennifer Lopez ka ndërtuar një karrierë të suksesshme ndër vite, duke u afirmuar si këngëtare, aktore dhe interpretuese. Ajo konsiderohet ndër figurat më të njohura të skenës botërore të argëtimit./Telegrafi/

  • Citizens light candles in Pec in memory of Arlinda Zekaj

    The murder of Arlinda Zekiaj by her brother-in-law Sunday evening at Vitomirica in Pec has shocked public opinion in Kosovo.

    After the ordeal, numerous citizens have gathered in Pec to light candles in memory of Arlinda, reports IndexOnline.

    Meanwhile, the Kosovo Assembly is holding an extraordinary session regarding its murder.

    During the hearing, MPs have demanded that those responsible be brought to justice and receive the prior sentence by law.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt

    Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt

    Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt

    Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, ka tronditur opinionin publik në Kosovë.

    Pas ngjarjes së rëndë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në Pejë për të ndezur qirinj në kujtim të Arlindës, raporton IndeksOnline.

    Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e saj.

    Gjatë seancës, deputetët kanë kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e paraparë me ligj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The best days are still ahead of him R &#82/11; Dawn Ademi for the return of Eliot Buyup.

    The best days are still ahead of him R &#82/11; Dawn Ademi for the return of Eliot Buyup.

    President of the Kosovo Football Federation ( FFK), Agim Ademi, has welcomed the return to the green field of Kosovo talent Eliot Buyup, after about ten months of absence due to a knee injury.

    Bujupi returned with VfB Stutgart II’s fans in the match against Alemannia Aachen, marking an important moment after a long and difficult period of rehabilitation.

    Through a post, Adam has appreciated the character, patience, and dedication of a footballer, congratulating further health and success in his career.

    The best days are still ahead of him R &#82/11; Dawn Ademi for the return of Eliot Buyup.

    The prospects are one of the most difficult challenges for any footballer, especially young talent, but Elliot’s recovery testifies to his strong character, patience, commitment, and love for football, Adam wrote.

    The head of the FFK has stressed that the Federation stands near its football players both in moments of success and in difficult times.

    I am convinced that with his talent and devotion, the best days are still ahead of him. Welcome back, Elliot. We wait for more powerful than that, and Adam is finished.

    Buyup is seen as one of Kosovo football’s greatest talents, while at an early age, he has debuted with Kosovo A. /Telegraphy/