Blog

  • “Kërkoi mbrojtje, por nuk e mori”, Kurti flet në Kuvend për vrasjen e Arlinda Zekajt

    “Kërkoi mbrojtje, por nuk e mori”, Kurti flet në Kuvend për vrasjen e Arlinda Zekajt

    “Kërkoi mbrojtje, por nuk e mori”, Kurti flet në Kuvend për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se ajo kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej.

    Duke folur në Kuvend, Kurti ka thënë se Arlinda Zekaj nuk e mori mbrojtjen që i nevojitej për të shpëtuar jetën.

    “Një bashkëqytetare e jona kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne”, ka deklaruar Kurti.

    Kryeministri ka përmendur se vetëm tri ditë para vrasjes, Zekaj i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.

    Sipas Kurtit, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë për mënyrën se si institucionet i trajtuan denoncimet e viktimës dhe arsyet pse paralajmërimi i saj nuk u pasua me masa konkrete mbrojtëse.

    Ai ka kërkuar nga Prokuroria dhe institucionet përgjegjëse që të sqarojnë përgjegjësitë për trajtimin e rastit, duke theksuar se çdo shkelje duhet të zbardhet.

    I dyshuari për vrasjen, sipas raportimeve të deritanishme, vazhdon të jetë në arrati.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rexhepi: Women need more than statements after tragedies

    Kosovo Assembly Vice President Emily Rexhepi has called for independent review of the actions of the institutions responsible following the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica of Pec, stressing the need for concrete measures in preventing violence against women.

    At the Assembly session, Rexhepi said the case is particularly disturbing, since, according to her, the victims three days before the assassination had been addressed by the prosecution demanding urgent action, while on the day of the event, he had reported domestic violence.

    She stressed that during this year eight women have lost their lives under violent circumstances in Kosovo, while during October alone, three cases of women’s deaths have been recorded.

    Rexhepi asked that the actions of the competent bodies be considered and that the eventual responsibility for institutional concessions be determined.

    Women need more than statements after tragedies, they need effective protection while they are still alive, she said.

    She also called for more education and social awareness of women’s rights, gender equality and prevention of violence, assessing that change should start in the family and continue in schools and institutions.

    Rexhepi also raised concerns about hate speech and threats against women on social networks, asking the State Prosecutor and Independent Commission for Media to act within their legal competencies.

    In the end, she stressed that protecting women is a matter of basic human rights and of state responsibility.

    When a woman seeks protection, the state’s response should be security, not another expression of comfort, Rexhepi concluded.

    Source Layer: RTKLive

  • Rexhepi: Grave nuk u nevojiten vetëm deklaratat pas tragjedive

    Rexhepi: Grave nuk u nevojiten vetëm deklaratat pas tragjedive

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, ka kërkuar shqyrtim të pavarur të veprimeve të institucioneve përgjegjëse pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar nevojën për masa konkrete në parandalimin e dhunës ndaj grave.

    Në seancën e Kuvendit, Rexhepi tha se rasti është veçanërisht shqetësues, pasi, sipas saj, viktima tri ditë para vrasjes i ishte drejtuar prokurorisë duke kërkuar veprim urgjent, ndërsa ditën e ngjarjes kishte raportuar edhe dhunën në familje.

    Ajo theksoi se gjatë këtij viti tetë gra kanë humbur jetën në rrethana të dhunshme në Kosovë, ndërsa vetëm gjatë tetorit janë shënuar tri raste të vrasjeve të grave.

    Rexhepi kërkoi që të shqyrtohen veprimet e organeve kompetente dhe të përcaktohet përgjegjësia eventuale për lëshimet institucionale.

    “Grave nuk u nevojiten vetëm deklaratat pas tragjedive, atyre u nevojitet mbrojtja efektive sa janë ende të gjalla”, u shpreh ajo.

    Ajo bëri thirrje edhe për më shumë edukim dhe vetëdijesim shoqëror për të drejtat e grave, barazinë gjinore dhe parandalimin e dhunës, duke vlerësuar se ndryshimi duhet të nisë në familje dhe të vazhdojë në shkolla e institucione.

    Rexhepi ngriti shqetësimin edhe për gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj grave në rrjetet sociale, duke kërkuar nga Prokuroria e Shtetit dhe Komisioni i Pavarur për Media që të veprojnë brenda kompetencave të tyre ligjore.

    Në fund, ajo theksoi se mbrojtja e grave është çështje e të drejtave themelore të njeriut dhe e përgjegjësisë shtetërore.

    “Kur një grua kërkon mbrojtje, përgjigja e shtetit duhet të jetë siguria e jo një tjetër shprehje ngushëllimi”, përfundoi Rexhepi.

    Burimi: RTKLive

  • A bashkëpunojnë shqiptarët me Listën Studentore që mposhti Vuçiqin? – Mehmeti flet pas zgjedhjeve në Serbi

    A bashkëpunojnë shqiptarët me Listën Studentore që mposhti Vuçiqin? – Mehmeti flet pas zgjedhjeve në Serbi

    Udhëheqësi i Alternativës për Ndryshim, Visar Mehmeti, ka thënë se Koalicioni Shqiptar do t’u qaset bashkërisht çështjeve që lidhen me interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë edhe mundësinë e bashkëpunimit me Listën Studentore.

    Në FIVE të TV Dukagjinit, duke folur lidhur me zhvillimet politike pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Mehmeti ka theksuar se subjektet shqiptare kanë marrëveshje që vendimet për çështjet e komunitetit shqiptar të mos merren ndaras nga partitë, por përmes një qëndrimi të përbashkët.

    “E kemi nënshkruar një marrëveshje ne, Koalicioni Shqiptar, në Kryeministrinë e Kosovës, ku çdo çështjeje do t’i qasemi bashkërisht, jo ndaras. Pasi që çështjet që preokupojnë komunitetin tonë shqiptar nuk janë çështje që i përkasin njërës ose tjetrës parti, por janë çështje thellësisht të rëndësishme për secilin shqiptar që jeton në Luginë”, ka deklaruar Mehmeti.

    Ai ka thënë se çdo vendim që vlerësohet se është në favor të shqiptarëve do të merret në mënyrë të përbashkët nga koalicioni.

    Mehmeti ka përmendur edhe mundësinë e uljes në tavolinë me Listën Studentore, për të diskutuar çështjet që lidhen me interesat e shqiptarëve, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me këtë subjekt politik.

    “Çdo vendim që do ta marrim dhe që mendoj se është në favor të shqiptarëve do të jetë i përbashkët. Përfshi këtu edhe uljen në tavolinë me Listën Studentore, për t’i diskutuar të gjitha çështjet tona”, ka thënë ai.

    Sipas rezultateve dhe përllogaritjeve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 25 tetor, Koalicioni Shqiptar pritet të sigurojë dy mandate në Parlamentin e Serbisë, me Shaip Kamberin dhe Visar Mehmetin si përfaqësues të pritshëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Ndërkohë, rezultatet e raportuara për Listën Studentore tregojnë mbështetje të lartë në zgjedhje.

    Burimi: Dukagjini

  • Rasti i Arlinda Zekës, Gashi: Institucionet kanë përgjegjësi

    Rasti i Arlinda Zekës, Gashi: Institucionet kanë përgjegjësi

    Rasti i Arlinda Zekës, Gashi: Institucionet kanë përgjegjësi

    Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.

    Dyshohet se ajo u privua nga jeta nga kunati i saj.

    Gashi në fjalimin e tij, ngriti disa shqetësime lidhur me rastet e vrasjes së grave në Kosovë, sidomos për parandalimin e tyre.

    “Ne në këtë Kuvend këtu, shumë herë kemi diskutu, shumë herë kemi debatu për çështjen që pajtohemi e nuk pajtohemi. Por, institucionet kanë memorie dhe kanë përgjegjësi dhe kanë llogaridhënie”, deklaroi Gashi në fjalimin e tij.

  • Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë

    Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë

    Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhershëm për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke theksuar se viktima kishte paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj vetëm tri ditë para se të vritej.

    Duke folur në Kuvend, Kurti ka thënë se Arlinda Zekaj nuk e mori mbrojtjen që i nevojitej për të shpëtuar jetën.

    “Një bashkëqytetare e jona kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë. Arlinda Zekaj u vra dje. Vrasja mizore e Arlinda Zekajt është tronditëse për të gjithë ne”, ka deklaruar Kurti, transmeton Klankosova.tv.

    Ai përmendi se si tri ditë para vrasjes, Arlinda i ishte drejtuar Prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj.

    Sipas Kurtit, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të menjëhershëm, ndërkohë që i dyshuari për vrasjen vazhdon të jetë në arrati.

    “3 ditë para se të vritej, Arlinda i ishte drejtuar prokurorisë, duke paralajmëruar për rrezikun ndaj jetës së saj, këto rrethana kërkojnë hetim të plotë dhe të mënjehershëm ndërkohë që dorasi është në arrati”.

    Ndër të tjera, kryeministri ka kërkuar që prokuroria dhe institucionet përgjegjëse të sqarojnë se si janë trajtuar denoncimet e viktimës dhe pse paralajmërimi për rrezikun ndaj jetës së saj nuk u pasua me masa konkrete mbrojtëse.

    “Çdo shkelje duhet të zbardhet”, ka theksuar Kurti nga foltorja e Parlamentit. /Klankosova.tv

  • Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund

    Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund

    Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zgjedhjet parlamentare të djeshme në një qendër votimi në Beogradin e Ri.

    Në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shihet një anëtar i komisionit zgjedhor, Predrag Popoviç, duke i dorëzuar atij fletën e votimit me një buzëqeshje; mediat pranë qeverisë në detyrë e cilësuan këtë moment si një provokim.

    Më pas, Popoviç reagoi në rrjetet sociale duke përshkruar takimin e tij me ish-Presidentin e Serbisë, transmeton Telegrafi.

    “Kur mbërriti në qendrën e votimit – ndryshe nga njerëzit e zakonshëm – ai as nuk tha ‘mirëdita’, nuk i dha dorën askujt dhe mezi ecte. Pikërisht atëherë kuptova se ai e dinte se si do të shkonin gjërat. Unë e kisha shpresuar këtë, por ai e dinte se kishte marrë fund”, shkroi Popoviç.

    Të hënën në mëngjes, Komisioni Republikan Zgjedhor publikoi rezultatet bazuar në 8.077 nga gjithsej 8.392 qendra votimi të përpunuara.

    Sipas këtyre të dhënave, “Lista Studentore” siguroi 52,54 për qind të votave, ndërsa lista “Serbia e Bashkuar” – e përqendruar rreth Partisë Përparimtare Serbe – mori 39,29 për qind.

    Partia Socialiste e Serbisë (SPS) fitoi 2,18 për qind të votave, “E Djathta Autentike” mori 0,82 për qind, ndërsa “Serbia Evropiane” siguroi 0,28 për qind. /Telegrafi/

  • Studentët kanë dorëzuar mbi 700 ankesa për standardin studentor

    Studentët kanë dorëzuar mbi 700 ankesa për standardin studentor

    Mospërputhja e shumës së subvencionit për vaktin studentor me inflacionin, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit në konviktet studentore, vonesat në pagesën e bursave, transporti i shtrenjtë ndërurban dhe parregullsitë gjatë provimeve janë vetëm disa nga problemet me të cilat përballen studentët në vend.

    Gjatë gjashtë muajve, përmes platformës së pavarur studentore “Studentaria“ janë dorëzuar mbi 700 raportime, ndërsa më shumë se 1.200 studentë të tjerë kanë votuar për problemet e raportuara.

    Sipas Ana Shopovska nga platforma studentore “Studentaria”, standardi studentor nënkupton informimin në kohë dhe komunikimin funksional me institucionet kompetente.

    “Standardi studentor nuk është vetëm pyetje për shumën e subvencionimit të bursave, subvencionimin e shujtës studentore, apo kushtet në dhomat e studentëve, por se a i merr studenti informacionet që duhet në kohë se për çfarë është notuar me atë notë, se a ka ku të drejtohet kur mendon se iu kanë thyer të drejtat, dhe se sa institucionet do t’u përgjigjen me kohë”, deklaroi Ana Shopovska nga Platforma Studentore “Studentaria”.

    Edhe pse shuma e subvencionit për vaktin studentor është 140 denarë në ditë, ajo nuk është rritur asnjëherë që nga viti 2023, pavarësisht detyrimit ligjor për përshtatjen e saj me inflacionin, theksoi Goshe Nikollov nga platforma. Sipas tij, një problem shtesë është ndërprerja e së drejtës për vaktin studentor të subvencionuar për shkak të mosdorëzimit në kohë të të dhënave nga fakultetet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh).

    “Studentët marrin të njëjtën mbështetje nga shteti, por atë që mund ta blinin me këto para në vitin 2023, sot mund vetëm ta ëndërrojnë. Ata nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa respektimin e ligjit”, theksoi anëtari i Platformës Studentore “Studentaria”, Goshe Nikollov.

    Sipas anëtarit të platformës studentore “Studentaria”, Aleksandar Nikollovski, problem në vete paraqet edhe transporti publik, rritja e çmimeve të transportit ndërurban.

    “Siç Qeveria vendosi rregullën që studentët në Shkup të kenë transport publik urban falas, kjo duhet t’u mundësohet edhe studentëve nga vendet tjera, sepse kjo është diskriminuese për ta. Studentët në Ohër, Prilep dhe Tetovë nuk e kanë këtë të drejtë”, u shpreh anëtari i Platformës Studentore “Studentaria”, Aleksandar Nikollovski.

    Platforma digjitale u ka mundësuar studentëve të paraqesin problemet me të cilat përballen. Hapi i radhës, sipas rekomandimeve, është që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masa konkrete, të përmirësojnë procedurat dhe të raportojnë në mënyrë transparente për zgjidhjen e problemeve të paraqitura.

  • Last name Haradinaj is a shelter of villains and criminals, Anita reacts after Arlinda Zekaj’s murder.

    Anita Mucaj-Haridinaj, wife of former Prime Minister Ramush Haradinaj, has reacted after the assassination of Arlinda Zekiaj, expressing pain in the case and demanding that the person responsible be given due punishment.

    In her response, Mucaj-Haradinaj has been addressed to lawyer Adelina Hoxha, asking her to announce publicly and to the investigative bodies which person with the name Haradinaj is referred to, concerning the threats that, according to her, had made the suspect in the murder of Arlinda Zekaj.

    She has stressed that it is not the first time that various persons misuse the surname Haradinaj to intimidate and threaten others, using it as a shield for their actions.

    Mucaj-Haradinaj has added that she, her children, and hundreds of other members of the family hold this name, so she has asked that there be no uncertainty about who the lawyer refers to.

    This is an adjective representing the sacrifice and love for the homeland, respect for the state and law, not the shelter of villains and criminals, it has written.

    At the end of the response, Mucaj-Haradinaj has voiced hope that the person responsible for the murder of Arlinda Zekinaj will receive due punishment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Mbiemri Haradinaj s’është strehë horrash e kriminelësh”, Anita reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    “Mbiemri Haradinaj s’është strehë horrash e kriminelësh”, Anita reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    “Mbiemri Haradinaj s’është strehë horrash e kriminelësh”, Anita reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke shprehur dhimbje për rastin dhe duke kërkuar që personi përgjegjës të marrë dënimin e merituar.

    Në reagimin e saj, Mucaj-Haradinaj i është drejtuar avokates Adelina Hoxha, duke i kërkuar që të bëjë të ditur publikisht dhe para organeve hetimore se për cilin person me mbiemrin Haradinaj bëhet fjalë, lidhur me kërcënimet që, sipas saj, i kishte bërë personi i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Ajo ka theksuar se nuk është hera e parë që persona të ndryshëm e keqpërdorin mbiemrin Haradinaj për të frikësuar dhe kërcënuar të tjerët, duke e përdorur atë si mburojë për veprimet e tyre.

    Mucaj-Haradinaj ka shtuar se këtë mbiemër e mbajnë edhe ajo, fëmijët e saj dhe qindra anëtarë të tjerë të familjes, ndaj ka kërkuar që të mos krijohet paqartësi për personin të cilit i referohet avokatja.

    “Ky është një mbiemër që përfaqëson sakrificën dhe dashurinë për atdhe, respektin ndaj shtetit dhe ligjit, e jo strehë horrash e kriminelësh”, ka shkruar ajo.

    Në fund të reagimit, Mucaj-Haradinaj ka shprehur shpresën që personi përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt të marrë dënimin e merituar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali