Blog

  • U kritikua për çmimin e lartë, tani Isak po bëhet vendimtar për Liverpoolin

    U kritikua për çmimin e lartë, tani Isak po bëhet vendimtar për Liverpoolin

    Alexander Isak duket se më në fund ka nisur ta arsyetojë shumën marramendëse që Liverpooli pagoi për transferimin e tij. Sulmuesi suedez po kalon një periudhë mjaft të mirë në këtë fillim sezoni, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës angleze.

    27-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në gusht të vitit 2025, kur u transferua nga Newcastle United për 145 milionë euro, duke vendosur rekord për transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit britanik.

    Megjithatë, sezoni i tij i parë në Anfield ishte larg pritshmërive. Fillimi i vështirë dhe thyerja e këmbës në dhjetor ndikuan ndjeshëm në paraqitjet e suedezit, i cili e përfundoi sezonin 2025/26 me vetëm katër gola në 22 ndeshje.

    Situata ka ndryshuar rrënjësisht këtë edicion. Isak shënoi edhe në fitoren 2-0 të Liverpoolit ndaj Brightonit të dielën, duke e çuar në gjashtë numrin e golave të realizuar këtë sezon në Ligën Premier.

    Sulmuesi po regjistron një mesatare prej pothuajse një goli për ndeshje dhe ka realizuar më shumë se gjysmën e golave të Liverpoolit në kampionat, duke dëshmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv.

    Ashtu si në përballjen e mëparshme ndaj Brentfordit, Isak nuk pati domosdoshmërisht një paraqitje dominuese gjatë gjithë ndeshjes, por u tregua vendimtar në momentin e duhur.

    Goli i tij i dha qetësi Liverpoolit përballë një Brightoni që mbajti 64 për qind të posedimit të topit dhe krijoi raste të rrezikshme.

    Kjo fitore u konsiderua një nga paraqitjet më të mira të Liverpoolit në kampionat nën drejtimin e Andoni Iraolas, i cili regjistroi fitoren e tij të parë në Ligën Premier në Anfield, në përpjekjen e katërt.

    Statistikat tregojnë qartë përmirësimin e Isakut. Vetëm Erling Haaland, me nëntë gola, ka shënuar më shumë se suedezi në këtë fillim sezoni, ndërsa Liverpooli tashmë po merr pikërisht atë që kishte pritur kur investoi një shumë rekord për shërbimet e tij.

    Pavarësisht vështirësive të sezonit të kaluar, drejtuesit e klubit anglez nuk e humbën besimin te sulmuesi.

    Brenda Liverpoolit ekzistonte bindja se Isak ishte një investim afatgjatë dhe se vlerësimi i tij duhej të bëhej vetëm pasi të rikuperohej plotësisht nga problemet fizike.

    Pas fitores ndaj Brightonit, suedezi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

    “Sot zhvilluam një ndeshje shumë të mirë përballë një kundërshtari shumë cilësor. Pjesa e parë ishte pikërisht ajo që duam të tregojmë si skuadër, duke fituar topa dhe duke luajtur me intensitet të lartë”, deklaroi Isak.

    Ndërkohë, trajneri Andoni Iraola vlerësoi aftësinë e sulmuesit për të qenë vendimtar në zonën kundërshtare.

    “Alex është shumë i rrezikshëm, veçanërisht kur arrijmë ta vendosim në pozita të favorshme dhe t’i ofrojmë harkime cilësore. Në këtë rast, gjithçka erdhi nga Bradley Barcola, i cili fitoi duelin dhe ishte më i shpejtë se kundërshtari”, u shpreh Iraola.

    Ajo që e bën edhe më premtuese situatën për Liverpoolin është fakti se Isak ende nuk konsiderohet se ka arritur formën e tij më të mirë fizike dhe sportive.

    Me gjashtë gola të realizuar dhe ndikim gjithnjë e më të madh në rezultatet e skuadrës, suedezi po dëshmon se durimi i Liverpoolit mund të shpërblehet plotësisht.

    Sfida e radhës në kampionat do të jetë ndaj Arsenalit, ku Isak do të ketë një tjetër mundësi për të konfirmuar formën e shkëlqyer dhe për të treguar se investimi prej 145 milionë eurosh ka qenë i qëlluar. /Telegrafi/

  • Exclustives — Arlinda Zekaj — had already denounced the suspect in her murder, Albert Sillaj, on October 22nd, he said: “Go away, go away from my way.”

    The victim Arlinda Zekiaj on October 22nd 2022 had denounced her brother-in-law, Albert Sylaj, that the same man had nailed her and had usurped her house, which she had claimed to have been a co-owner with her former husband, Sylay.

    In the statement secured by the signal, Zekiaj had declared that since receiving a court defense order on October 16th, brother-in-law Albert Sylaj and his wife, children and mother had settled in her home with no consent.

    They’ve never lived there before, but only from making a decision to a defense order. I’m a co-owner, and these guys have usurped my house, and I can’t live with them, and they can’t be guests, brother Albert has threatened me with the words we’re staying away from my house, and I can’t live with them, and I’m not allowed to live there, nor in the kitchens of bread, nor water, nor television, just like you heard at the police station screaming at me in the same way, plus you’re threatening me at home,

    On the other hand, the suspect already suspected of her murder, Albert Sylaj, in his statement to the police, has denied having landed him until he said they were living in the brother’s house with his permission for three or four months.

    He has denied that he did not threaten Arlinda Zekay, claiming it was the last to provoke the situation.

    I’ve been watching TV and Arlinda has started doing dramatic scenes in order to prove to me and my family, where the same when I’ve released the same climate has stopped, I want to check that while the kid was doing his school homework, she’s opened the window, and the kid has started to start trying to get us to do their homework, and then when I’ve had the television remote on TV, the same thing is the same guy and she’s trying to get the remote and I didn’t let her go where I told her and then don’t try to provoke us where she’ve got my remote and then when she’s been at the house where she’s been at the police patrol, and then there’s been telling her.

    The signal has reported earlier that Judge Kastrati, in the decision made on October 16th, had banned Zekitaj’s husband, Lien Sylaj, from within the house where the two lived, to approach the same distance of 2m.

    On the street, town, school, or the workplace 20 meters away.

    No. 2m away in the house where the protected side is now standing, on the streets, on the city, in the village, in school, or in the distance of 20 meters, as well as in the SHOW in the future to exercise physical and mental violence, block the victim’s movement, offend, disturb and threaten the protected side, the Sunjali-set ruling is said to be.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Arlinda Zekaj e kishte denoncuar më 22 tetor tashmë të dyshuarin për vrasjen e saj, Albert Sylaj, më tha: “largomu, largomu se tmys”

    Ekskluzive | Arlinda Zekaj e kishte denoncuar më 22 tetor tashmë të dyshuarin për vrasjen e saj, Albert Sylaj, më tha: “largomu, largomu se tmys”

    Ekskluzive | Arlinda Zekaj e kishte denoncuar më 22 tetor tashmë të dyshuarin për vrasjen e saj, Albert Sylaj, më tha: “largomu, largomu se tmys”

    Viktima Arlinda Zekaj më 22 tetor 2022 e kishte denoncuar kunatin e saj, Albert Sylaj, se i njëjti e kishte kanosur si dhe i kishte uzurpuar shtëpinë të cilën kishte deklaruar ta kishte bashkëpronësi me ish-bashkëshortin Jeton Sylaj.

    Në deklaratën e siguruar nga Sinjali, Zekaj kishte deklaruar se që nga marrja e urdhër mbrojtës nga gjykata më 16 tetor, kunati Albert Sylaj me bashkëshorten, fëmijët dhe nënën e tij ishin vendosur në shtëpinë e saj pa pëlqim.

    “Poashtu asnjëherë më parë nuk kanë jetuar aty por vetëm nga marrja e aktvendimit për urdhër mbrojtje. Unë jam bashkëpronarë, këta më kanë uzurpuar shtëpinë, nuk mundem me bashkëjetu me mu e as mysafir s’mund të jenë, kunati Alberti më ka kërcënuar me fjalët “Largomu, largomu se tmys” në momentin kur kom dashtë të marrë digitronin e televizorit, nuk pom lejon të jetoj aty, as në kuzhinë të marrë buke apo ujë e as televizionin me shfrytëzu, ashtu siç është dëgju në stacion policor ku ka bërtitur në të njëjtën mënyrë më ka bërtitur edhe mua në shtëpi, plus me jetë po më kërcënon”, kishte deklaruar Zekaj më 22 tetor.

    Në anën tjetër, tashmë i dyshuari për vrasjen e saj, Albert Sylaj, në deklaratën e tij pranë Policisë ka mohuar ta ketë kanosur, derisa ka thënë se janë duke jetuar në shtëpinë e vëllait me lejen e tij prej tre apo katër muajsh.

    Ai e ka mohuar se nuk e ka kërcënuar Arlinda Zekajn, duke pretenduar se ka qenë kjo e fundit që ka provokuar situatën.

    “..kam shikuar televizor dhe Arlinda ka filluar që të bëjë skena dramatike me qëllim që të na provojë familjarët e mi dhe mua, ku e njëjta kur unë e kam lëshuar klimën e njëjta e ka ndalë, dua të cek se përderisa fëmija ishin duke i bërë detyrat e shkollës ajo e ka hap dritaren fëmija ka fillu të narthin duke ju pamundësuar që të bëjnë detyrat e tyre, dhe pastaj kur unë e kisha telekomandën e televizorit duke shiku televizorin, e njëjta është qu dhe ka tentuar që ta marrë me zor telekomandën dhe unë nuk e kam lejuar ku i kam thënë më lërë rahat dhe mos më provoko, ku pastaj ka ardh nana ime dhe e ka marrë telekomandën ku ja ka jep Arlindës dhe kaq ka qenë aty, ku pastaj në shtëpi është paraqit patrulla policore”, ka thënë Sylaj.

    Sinjali ka raportuar më parë se gjyqtari Kastrati në aktvendimin e marrë më 16 tetor, i kishte ndaluar bashkëshortin e Zekajt, Jeton Sylaj që brenda shtëpisë ku jetonin të dy, t’i afrohej të njëjtës në distancë prej 2 metra.

    Ndërsa në rrugë, qytet, shkollë apo vendin e punës në distancë prej 20 metra.

    “.. në distancë prej 2 metra në shtëpinë ku është duke qëndruar tani pala e mbrojtur, në rrugë, qytet, fshat, shkollë apo vendin e punës në distancë prej 20 metra, si dhe i NDALOHET në të ardhmen të ushtroj dhunë fizike dhe psiqike, të bllokojnë lëvizjen e viktimës, ofendojnë, shqetësojnë dhe kërcënojnë palën e mbrojtur”, thuhet në aktvendimin e siguruar nga Sunjali.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Musliu-Sashi seeks Gervala’s resignation after case in Pec

    DDemocratic Party of Kosovo exclusive Ariana Musliu-Sashi has demanded the resignation of Justice Minister Donika Grovalla, following the assassination of Arlinda Zekaj in Vitomirica of Pec.

    Through a Facebook post, Musliu-Shoshi wrote that this case requires moral and state responsibilities

    ) Donika Grovall is also the National Coordinator for Protection From Violence in Family, Minister of Justice! Don’t say or write a word! That’s how we know you. Show moral and state responsibility! /Klankosova. tv

  • Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit në Pejë

    Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit në Pejë

    Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit në Pejë

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka shkruar se ky rast kërkon përgjegjësi morale dhe shtetërore

    “DORËHEQJE!Donika Gërvalla është edhe Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, edhe Ministre e Drejtësisë!Mos thuaj e mos shkruaj asnjë fjalë! Ashtu të njohim! Trego përgjegjësi morale dhe shtetërore!”, ka shkruar Musliu-Shoshi./Klankosova.tv

  • Para 4 vitesh, Qeveria Kurti synonte zero raste fatale ndaj grave deri më 2026

    Para 4 vitesh, Qeveria Kurti synonte zero raste fatale ndaj grave deri më 2026

    Para 4 vitesh, Qeveria Kurti synonte zero raste fatale ndaj grave deri më 2026

    Qeveria e Albin Kurtit kishte vendosur një objektiv ambicioz, përmes një dokumenti qeveritar. Besoni ose jo, sipas këtij dokumenti të përpiluar e miratuar, deri në vitin 2026, rastet e dhunës në familje që përfundojnë me vdekje do të uleshin në zero.

    Katër vjet pas miratimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, vrasja e Arlinda Zekajt ka nxjerrë në pah kontrastit e rëndë, nërmjet asaj që përpilohet e miratohet dhe asaj që ndodh.

    Gruaja nga Peja u vra më 25 tetor 2026, megjithëse kishte kërkuar mbrojtje institucionale, kishte siguruar urdhër mbrojtës dhe kishte raportuar kërcënime.

    Strategjia 131-faqëshe, e hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe e miratuar në janar 2022, përcaktonte detyrime konkrete për institucionet që duhej të parandalonin pikërisht raste të tilla.

    Premtimi për zero vrasje deri më 2026

    Në faqen 55 të dokumentit, nën objektivin strategjik “Parandalimi dhe identifikimi i dhunës”, Qeveria kishte përcaktuar një tregues për rastet fatale.

    Si vlerë bazë përmendeshin 13 vrasje në familje gjatë vitit 2020, ndërsa synimi për vitin 2024 ishte ulja e tyre përgjysmë.

    Për vitin 2026, dokumenti përcaktonte shprehimisht synimin: “Zvogëluar me 100%”.

    Strategjia parashikonte se zbatimi i suksesshëm i masave do të shmangte përfundimin fatal të rasteve të dhunës ndaj grave.

    Policia dhe detyrimi për vlerësimin e rrezikut

    Një nga çështjet më serioze lidhet me veprimet e Policisë së Kosovës, së cilës strategjia i ngarkon përgjegjësi të drejtpërdrejta për mbrojtjen e viktimave.

    Në faqen 24, dokumenti përcakton:

    “Ndërhyrja e menjëhershme e policisë përfshin kryerjen e një vlerësimi të duhur të rrezikut të situatës”.

    Po aty, strategjia kërkon vlerësimin e mundësisë së përsëritjes së dhunës dhe sigurimin e shërbimeve të nevojshme për viktimën.

    Madje, dokumenti është i qartë edhe për një detyrim tjetër: “Policia duhet të ketë një plan adekuat të mbrojtjes për viktimën”.

    Në rastin e Arlinda Zekajt, prokuroria ka konfirmuar se më 22 tetor ishte vlerësuar që kthimi i menjëhershëm i saj në banesën e përbashkët mund të rrezikonte sigurinë.

    Megjithatë, tri ditë më vonë, Zekaj u kthye në banesë, ku më pas u vra.

    A ishte hartuar një plan konkret sigurie? A ishte rivlerësuar rreziku? Kush e kishte autorizuar kthimin dhe mbi çfarë vlerësimi?

    Prokuroria dhe përgjegjësia për parandalimin

    Strategjia përcakton detyrime të veçanta edhe për prokurorët, duke theksuar se masat duhet të përshtaten me rrezikshmërinë e secilit rast.

    Në faqen 26 shkruhet:

    “Prokurorët kanë për obligim t’i ndërmarrin masat e nevojshme varësisht nga vlerësimi i rrezikshmërisë së rastit konkret të dhunës në familje”.

    Zekaj kishte kërkuar ndërhyrje më 22 tetor, ndërsa më 23 tetor Prokuroria ngriti aktakuzë për kanosje ndaj ish-bashkëshortit, Jeton Sylaj.

    Aktakuza u pranua nga Gjykata më 26 tetor, një ditë pas vrasjes.

    Prokuroria thotë se kërkesat e viktimës u trajtuan seriozisht dhe se kryeprokurorja kishte kërkuar veprime urgjente nga institucionet përgjegjëse.

    Por, Arlinda Zekaj u vra.

    Gjykata, fëmija dhe Qendra për Punë Sociale

    Më 7 shtator, Gjykata Themelore në Pejë kishte miratuar pjesërisht kërkesën e Zekajt për mbrojtje, duke mos aprovuar fillimisht pjesën për besimin e fëmijës.

    Më 16 tetor, kërkesa u miratua tërësisht dhe urdhri mbrojtës u caktua për gjashtë muaj.

    Përgjegjësia për zbatimin e tij, sipas Prokurorisë, i ishte ngarkuar Policisë së Kosovës.

    Ndërkohë, strategjia përcakton se Qendra për Punë Sociale duhet të sigurojë menaxhimin e rastit dhe koordinimin e shërbimeve mbrojtëse.

    Rëndësia e kësaj dispozite shtohet nga deklaratat e avokates Adelina Hoxha, sipas së cilës Zekaj dëshironte të kthehej pranë djalit.

    Prandaj kërkohet sqarim nëse QPS-ja kishte hartuar plan mbrojtës që përfshinte nënën dhe fëmijën, pa e ekspozuar viktimën ndaj rrezikut.

    Përgjegjësia politike e Ministrisë së Drejtësisë

    Strategjia nuk i lë përgjegjësitë vetëm te institucionet që trajtojnë rastet individuale.

    Në faqen 51 përcaktohet se Ministria e Drejtësisë dhe Zyra e Koordinatores Nacionale janë përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të saj.

    Dokumenti ia ngarkon kësaj zyre mbledhjen e të dhënave, hartimin e raporteve dhe koordinimin ndërinstitucional.

    Madje, në faqen 52, monitorimit i caktohet edhe funksioni i paralajmërimit të institucioneve për problemet përpara se situata të bëhet kritike.

    Kjo e vendos Ministrinë e Drejtësisë dhe drejtuesit e mekanizmave koordinues përballë përgjegjësisë së llogaridhënies për efektivitetin e politikës shtetërore.

    Vrasja e Arlinda Zekajt ndodhi në vitin kur Qeveria kishte planifikuar eliminimin e rasteve fatale të dhunës në familje.

    Tani, institucionet duhet të shpjegojnë jo vetëm çfarë veprimesh ndërmorën, por përse mekanizmat e parashikuar për mbrojtjen e saj nuk arritën ta parandalonin vrasjen./Nacionale

  • Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

    Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

    Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

    Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi.

    Sipas njoftimit në Facebook, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin institucional dhe çështjet me rëndësi për komunitetet joshumicë.

    Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, përfaqësimin e tyre dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje në jetën publike dhe institucionale të vendit. Bashkëbisedueset diskutuan edhe për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm institucional, me qëllim që çështjet me interes për qytetarët të trajtohen me përgjegjësi dhe të marrin vëmendjen e duhur”, shkruhet në njoftim./Klankosova.tv  

     

     

  • Pas 26 vitesh pritje, nis rinovimi i objektit të Shoqatës së të Shurdhve në Mitrovicë

    Pas 26 vitesh pritje, nis rinovimi i objektit të Shoqatës së të Shurdhve në Mitrovicë

    Drejtori për Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, Ramadan Beshiri, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rinovimin e objektit të Shoqatës së të Shurdhve në Mitrovicë, pas 26 vitesh pritje.

    Beshiri ka bërë të ditur se, së bashku me përfaqësuesit e shoqatës, ka vizituar objektin për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

    Sipas tij, rinovimi po realizohet falë angazhimit të kryetarit të komunës dhe bashkëpunimit me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me synimin e krijimit të kushteve më të mira për personat e shurdhër.

    Ky projekt synon përmirësimin e hapësirave dhe kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të shoqatës, duke kontribuar në mbështetjen dhe përfshirjen më të mirë të kësaj kategorie në shoqëri. /Telegrafi/

  • Chris Brown i shpëton burgut pasi goditi një burrë në kokë me shishe

    Chris Brown i shpëton burgut pasi goditi një burrë në kokë me shishe

    Këngëtari amerikan Chris Brown është dënuar me tetë muaj burg, por nuk do të duhet ta vuajë dënimin nëse nuk i shkel kushtet e dënimit të tij brenda vitit të ardhshëm.

    Dënimi u dha për një sulm ndaj një burri në një klub nate në Londër, gjatë të cilit Brown e goditi dy herë në kokë me një shishe tekile. Këngëtari më parë u deklarua fajtor për pjesëmarrje në një grindje të dhunshme që ndodhi në shkurt të vitit 2023, raporton Mirror.

    Trajneri i tij i vokalit u dënua gjithashtu

    Brown u deklarua fajtor në një seancë të mëparshme dëgjimore në Gjykatën e Kurorës Southwark në Londër. Trajneri i tij vokal, Omololu Akinlolu, 40 vjeç, u akuzua gjithashtu për veprën penale dhe gjithashtu u deklarua fajtor. Akinlolu u dënua me katër muaj burg, pa dënim të mëtejshëm nëse ai përmbush kushtet e gjykatës gjatë 12 muajve të ardhshëm. Gjykatësi Tony Baumgartner urdhëroi që të dy burrat të paguajnë shpenzimet gjyqësore prej 1,800 eurosh secili.

    Pasi Brown pranoi fajësinë, prokuroria hoqi akuzat për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore dhe posedim të një thike.

    Viktima u rrah ndërsa përpiqej të arratisej.

    Brown (37) mbërriti në gjykatë i shoqëruar nga rojet e sigurisë, i veshur me një xhaketë lëkure të zezë, një kapele bejsbolli dhe një maskë në fytyrë. Ai u largua nga Mbretëria e Bashkuar pas incidentit në klubin londinez Tape dhe u arrestua në maj 2025 në një hotel në Mançester, ku kishte mbërritur për një koncert.

    Sipas prokurorisë, Brown u fut me forcë përmes turmës në pistën e vallëzimit drejt një burri dhe e goditi dy herë në kokë me një shishe qelqi.

    Gjykatës iu treguan pamje nga kamerat e sigurisë që tregonin Akinlolun duke iu bashkuar Brownit dhe duke e goditur burrin me grusht në kokë. Prokurorët thonë se ata vazhduan ta sulmonin viktimën ndërsa ai përpiqej të arratisej përmes klubit. Burri u godit gjithashtu me shqelma ndërsa ishte ulur në dysheme dhe i paaftë të mbrohej, thonë ata.

    Burri që u sulmua, mbiemri i të cilit është Diaw, u dërgua në Spitalin St Mary me lëndime në kokë dhe në gju.

    Brown kërkoi falje për incidentin.

    Avokatja e Brown, Sallie Bennett-Jenkins, i tha gjykatës se këngëtari u kërkoi falje sinqerisht të gjithë atyre që panë incidentin. “Ky është një incident i shëmtuar dhe i pakëndshëm. Megjithatë, zgjati shumë pak, midis 17 dhe 20 sekondave. Duhet të ketë qenë shqetësues për të pranishmit dhe z. Brown u kërkon falje sinqerisht të gjithë atyre që ishin atje”, tha avokati.

    Prokurorja Claire Campbell e përshkroi sulmin si brutal dhe të paprovokuar. “Brown dhe Akinlolu sulmuan brutalisht dhe pa provokim një burrë në një klub nate të mbushur me njerëz. Brown përdori një shishe qelqi si armë dhe e goditi viktimën dy herë në kokë. Një dhunë e tillë është plotësisht e papranueshme”, tha ajo.

    Ajo shtoi se zyra e prokurorit do të vazhdojë të bashkëpunojë me policinë për të sjellë para drejtësisë autorët e krimeve të tilla.

    Ai ka pasur probleme me ligjin më parë.

    Brown ka pasur edhe më parë probleme me ligjin. Në vitin 2009, ai u dënua për sulm ndaj të dashurës së tij të atëhershme, Rihanna, në prag të ndarjes së çmimeve Grammy. Ai është arrestuar disa herë gjatë viteve që atëherë për incidente të ndryshme. Në vitin 2019, ai u arrestua në Paris me dyshimin për përdhunim, por u lirua pa akuza.

  • Over 132 thousand euros inventory for five educational institutions in Kamenica

    Kamenica’s municipality has announced that five educational institutions in this municipality will benefit inventory of 132 thousand and 197 euros, after signing the Memorandum of Understanding between municipality chairman Kadri Rahimaj, and the Ministry of Education and Science ( ALBANIA.

    According to the municipality’s announcement, the inventory will be distributed to five educational institutions: the pre-school institution in Koti, the pre-school institution naught, the Kamenice, the SHFMU, Seydi Kryeziuü in Rogana, IAAP Andra Dursrescuu in Kamenica and Gjimnazin Ismail Kemali) in Kamenica.

    This inventory aims at improving conditions in educational institutions, creating more functional environments for the development of the educational and education process and supporting the work of teachers.

    Kamenica’s municipality has stressed that it will continue its commitment to improving infrastructure and conditions in educational institutions, in order for children and young people to have more adequate areas for education and learning. /Telegraphy/