Blog

  • Ukraina zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në 2027

    Ukraina zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në 2027

    Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, votoi zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm deri më 29 janar 2027.

    Sipas të dhënave të publikuara nga parlamenti ukrainas, 293 deputetë votuan pro zgjatjes së gjendjes së luftës.

    Votimi erdhi pas një propozimi të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Përpara votimit përfundimtar, deputetët ranë dakord që projektligjet të shqyrtoheshin me procedurë të përshpejtuar.

    Kjo është hera e 21-të që parlamenti aktual voton për zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm. /Telegrafi/

  • Shqiptari i kërkuar prej vitesh arrestohet në Spanjë, do të vuajë gati 7 vjet burg

    Shqiptari i kërkuar prej vitesh arrestohet në Spanjë, do të vuajë gati 7 vjet burg

    Një 34-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga autoritetet italiane që prej vitit 2019, është arrestuar në aeroportin e Madridit, pas më shumë se një dekade në arrati.

    Ai duhet të vuajë 6 vjet e 10 muaj burgim, për vepra penale që lidhen me trafikun e narkotikëve, si dhe të paguajë një gjobë prej 64 mijë eurosh, raportojnë mediat italiane.

    Arrestimi u krye më 22 tetor 2026, gjatë një kontrolli kufitar në aeroportin Madrid-Barajas, në bazë të një urdhër-arresti evropian.

    Operacioni ishte rezultat i hetimeve të Policisë së Riminit, në bashkëpunim me strukturat qendrore dhe shërbimet ndërkombëtare të bashkëpunimit policor, në kuadër të projektit “Wanted 3”, që synon kapjen e personave të arratisur edhe jashtë Italisë, shkruan La Milano.

    Sipas hetimeve, shqiptari ishte shpallur i pakapshëm që nga viti 2015 dhe kishte ndryshuar të dhënat personale, duke siguruar edhe një pasaportë të re shqiptare për të shmangur identifikimin nga autoritetet, transmeton Telegrafi.

    Hetuesit arritën të zbulojnë identitetin e tij të ri dhe të gjurmojnë lëvizjet deri në Spanjë.

    Çështja lidhet me operacionin antidrogë “Moon Light”, të zhvilluar në Rimini më 10 tetor 2012 kundër një grupi të dyshuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit.

    Gjatë atij operacioni, 34-vjeçari ishte arrestuar së bashku me dhjetë persona të tjerë, pasi iu gjetën rreth një kilogram heroinë.

    Më 19 shkurt 2019, Prokuroria e Riminit lëshoi urdhrin për vuajtjen e dënimit të formës së prerë.

    Pas arrestimit në Madrid, shqiptari pritet t’u dorëzohet autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin./Telegrafi/

  • Këto zona do të mbesin pa ujë të martën në Ferizaj

    Këto zona do të mbesin pa ujë të martën në Ferizaj

    Konsumatorët e rrugës “Gëzim Sahiti” dhe të fshatit Pojatë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm të martën, më 27 tetor.

    Sipas njoftimit të KRU “Bifurkacioni”, ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00, për shkak të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

    “Punimet për ndërrimin e ujëmatësve nesër gjatë ditës, do të zhvillohen edhe në fshatin Pojatë”, thuhet në njoftim.

    Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë në këto zona pritet të rikthehet nga ora 16:00. /Telegrafi/

  • Before the Golden Top ceremony, Yamal leaves world football stars behind

    The CIES Football Observatory has published the statistical ranking of football players with the best performance in the last year, where Barcelona star Lamine Yamal tops the list.

    The Spanish talent has collected 95.8 points, leaving behind major world football names. The ranking comes on the eve of the Golden Top ceremony, although CIES’ assessment does not determine the winner of this prestigious award.

    Second place Michael Olyse of Bayern Munichu is ranked at 93.9 points, while his associate, Harry Kane, takes third place with 90.5 points.

    One of the most prominent names on the list is Lionel Messi. Despite being activated at Inter Miami, 39-year-old Argentineis ranks fourth with 90.4 points. According to the report, he would lead the ranking if the league level coefyt he plays was not taken into account.

    The first ten include Désiré Doué and Kylian Mbupé, with 90.4 points, and Kevitcha Kvaratskhelia and Pedri, with 90.3 points. Tens complete Erling Haaland and Pau Chubarsí, 90 points.

    Barcelona stands out with three football players on this list: Yamal, Pedri and Cubarsí.

    Meanwhile, Ousmane Dembélé, the last winner of the Golden Top, according to the report, figures in 27th place in the CIES performance index.

    The ranking is built on three main criteria: individual presentations in different components of the game, competition levels and team results. However, the winner of the Golden Top is determined by international journalists’ votes and not by this statistical assessment.

    Ten top football players according to CIES:

    Lamine Yamal (Taccelona) 95.8 points

    Michael Olyse (Bay Munich) ♫ 93.9 points

    Harry Kane, 90.5 points

    Lionel Messia (Inter Miami) ʹ 90.4 points

    Désiré Doué (Paris Saint-Germain) 90.4 points

    Kylian Mbppé (Real Madrid) 90.4 points

    Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain) 90.3 points

    Pear (Barcelona) 90.3 points

    Erling Haaland (Manchester City) 90.0 points

    Pau Chubarsí ( Barcelona) 90.0 points

      The signal where the truth speaks before the news!

      /Gazeta Sinjali/

      Source Layer: Signal

    1. Para ceremoninë e “Topit të Artë”, Yamal lë pas yjet e futbollit botëror

      Para ceremoninë e “Topit të Artë”, Yamal lë pas yjet e futbollit botëror

      Para ceremoninë e “Topit të Artë”, Yamal lë pas yjet e futbollit botëror

      Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen statistikore të futbollistëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku në krye të listës qëndron ylli i Barcelonës, Lamine Yamal.

      Talenti spanjoll ka grumbulluar 95.8 pikë, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror. Renditja vjen në prag të ceremonisë së “Topit të Artë”, megjithëse vlerësimi i CIES-it nuk përcakton fituesin e këtij çmimi prestigjioz.

      Në vendin e dytë renditet Michael Olise i Bayern Munichut me 93.9 pikë, ndërsa bashkëlojtari i tij, Harry Kane, zë pozitën e tretë me 90.5 pikë.

      Një nga emrat më të spikatur të listës është Lionel Messi. Pavarësisht se aktivizohet te Inter Miami, argjentinasi 39-vjeçar renditet i katërti me 90.4 pikë. Sipas raportit, ai do të kryesonte renditjen nëse nuk do të merrej parasysh koeficienti i nivelit të ligës ku luan.

      Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Désiré Doué dhe Kylian Mbappé, me nga 90.4 pikë, si dhe Khvicha Kvaratskhelia e Pedri, me nga 90.3 pikë. Dhjetëshen e plotësojnë Erling Haaland dhe Pau Cubarsí, me nga 90 pikë.

      Barcelona shquhet me tre futbollistë në këtë listë: Yamal, Pedri dhe Cubarsí.

      Ndërkohë, Ousmane Dembélé, fituesi i fundit i “Topit të Artë” sipas raportimit, figuron në vendin e 27-të në indeksin e performancave të CIES-it.

      Renditja është ndërtuar mbi tri kritere kryesore: paraqitjet individuale në komponentë të ndryshëm të lojës, niveli i garave dhe rezultatet e skuadrave. Megjithatë, fituesi i “Topit të Artë” përcaktohet nga votat e gazetarëve ndërkombëtarë dhe jo nga ky vlerësim statistikor.

      Dhjetë futbollistët më të vlerësuar sipas CIES-it:

      Lamine Yamal (Barcelona) – 95.8 pikë

      Michael Olise (Bayern Munich) – 93.9 pikë

      Harry Kane (Bayern Munich) – 90.5 pikë

      Lionel Messi (Inter Miami) – 90.4 pikë

      Désiré Doué (Paris Saint-Germain) – 90.4 pikë

      Kylian Mbappé (Real Madrid) – 90.4 pikë

      Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain) – 90.3 pikë

      Pedri (Barcelona) – 90.3 pikë

      Erling Haaland (Manchester City) – 90.0 pikë

      Pau Cubarsí (Barcelona) – 90.0 pikë

        Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

        /GazetaSinjali/

        Burimi: Sinjali

      1. After Salah’s departure, Van Dijk seeks more of the new stars

        Liverpool is adapting to a new era without the Egyptian star, which left England during the summer and joined Trabzonspor in Turkey as a free player.

        Despite the changes on the team, red people have suffered only one loss in all competitions this season, as coach Andoni Iraola is trying to build a team that can maintain the high level of recent years.

        To reinforce the offensive department, Liverpool invested 105 million pounds for the transfer of Bradley Barcolas from Paris Saint-Germanin.

        This came after agreements passed the figure of 100 million pounds for Alexander Isaac and Florian Wirtz in 2025, while running former trainer Arne Slot.

        The three football players are starting to adapt more and more well to the team, while Van Dyk expects them to witness their quality consistently.

        I don’t think anyone can repeat what Mo did for many years. The same is true of Firminon and Manenão, the captain of Liverpool declared.

        I hope this happens again, and we’re all working on it. At one point, the club must move forward and now it is up to these players to testify that they can appear at a high level every three or four days, he added.

        Van Dijk stressed that the quality of new reinforcements is visible, but the main challenge remains to preserve shape and level of presentation throughout the season.

        We can all see their quality, but the important thing is to show it over and over again, the Dutch defender concluded.

        Salah’s departure marks the end of an important chapter for Liverpool. Currently, Barcola, Isaac and Wirtz are expected to have a key role in club efforts to preserve ambitions in local and European races.

        Source Layer: RTKLive

      2. Pas largimit të Salahut, Van Dijk kërkon më shumë nga yjet e rinj

        Pas largimit të Salahut, Van Dijk kërkon më shumë nga yjet e rinj

        Liverpooli po përshtatet me një epokë të re pa yllin egjiptian, i cili u largua nga “Anfield” gjatë verës dhe iu bashkua Trabzonsporit në Turqi si lojtar i lirë.

        Pavarësisht ndryshimeve në skuadër, ‘Të kuqtë’ kanë pësuar vetëm një humbje në të gjitha garat këtë sezon, teksa trajneri Andoni Iraola po përpiqet të ndërtojë një ekip që mund ta ruajë nivelin e lartë të viteve të fundit.

        Për ta përforcuar repartin ofensiv, Liverpooli investoi 105 milionë funte për transferimin e Bradley Barcolas nga Paris Saint-Germaini.

        Kjo erdhi pas marrëveshjeve që kaluan shifrën e 100 milionë funteve për Alexander Isakun dhe Florian Wirtzin në vitin 2025, gjatë drejtimit të ish-trajnerit Arne Slot.

        Të tre futbollistët po fillojnë të përshtaten gjithnjë e më mirë me skuadrën, ndërsa Van Dijk pret që ata ta dëshmojnë cilësinë e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

        “Nuk mendoj se dikush mund ta përsërisë atë që Mo bëri për shumë vite. E njëjta vlen edhe për Firminon dhe Manen”, deklaroi kapiteni i Liverpoolit.

        “Shpresoj që kjo të ndodhë sërish dhe për këtë po punojmë të gjithë. Në një moment, klubi duhet të ecë përpara dhe tani u takon këtyre lojtarëve të dëshmojnë se mund të paraqiten në nivel të lartë çdo tri apo katër ditë”, shtoi ai.

        Van Dijk theksoi se cilësia e përforcimeve të reja është e dukshme, por sfida kryesore mbetet ruajtja e formës dhe e nivelit të paraqitjeve gjatë gjithë sezonit.

        “Ne të gjithë mund ta shohim cilësinë e tyre, por e rëndësishme është që ta tregojnë atë në mënyrë të vazhdueshme”, përfundoi mbrojtësi holandez.

        Largimi i Salahut shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm për Liverpoolin. Tashmë, Barcola, Isak dhe Wirtz pritet të kenë rol kyç në përpjekjet e klubit për të ruajtur ambiciet në garat vendore dhe evropiane.

        Burimi: RTKLive

      3. Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

        Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës pas vrasjes së Arlinda Zekajt

        Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

        Përmes një postimi në Facebook, Musliu-Shoshi ka shkruar se ky rast kërkon përgjegjësi morale dhe shtetërore

        “DORËHEQJE!Donika Gërvalla është edhe Koordinatore Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, edhe Ministre e Drejtësisë!Mos thuaj e mos shkruaj asnjë fjalë! Ashtu të njohim! Trego përgjegjësi morale dhe shtetërore!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

        Burimi: Dukagjini

      4. Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

        Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

        Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

        Eronita, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Blero, ka reaguar pas vrasjes së gruas në Vitomiricë të Pejës.

        Përmes një reagimi, ajo e ka cilësuar rastin si dështim të sistemit, i cili duhet t’i mbrojë gratë para se të jetë tepër vonë.

        “Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar? Sa jetë duhet të humben që institucionet të veprojnë me kohë?”, ka shkruar ajo.

      5. “Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!

        “Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!

        “Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!

        Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së dyti, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar përgjegjësi institucionale dhe dorëheqje nga të gjithë ata që, sipas saj, kanë dështuar ta mbrojnë atë.

        Ajo ka shkruar në një postim në Facebook, se në këtë moment nuk mjaftojnë fjalët, por nevojiten veprime konkrete dhe llogaridhënie për dështimin e institucioneve që duhej ta mbronin Arlindën.

        “Meqë këtë nuk mund ta kthejmë më, ta kursejmë familjen e saj nga patetizmi. Dhimbjes së tyre i detyrohemi me veprime dhe përgjegjësi.Sot, kur po bëhen afro 20 orë nga kjo vrasje makabre, është e pafalshme dhe krejt e pashpjegueshme se si ende askush nuk ka marrë përgjegjësi, qoftë edhe përmes një dorëheqjeje morale. Sepse, të dashur kolegë, ekziston diçka edhe më e rëndë sesa dështimi institucional: dështimi njerëzor”, u shpreh Çitaku.

        Sipas Çitakut, krahas masave urgjente për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e vrasjeve, hapi i parë duhet të jetë llogaridhënia, në mënyrë që qytetarët të shohin se institucionet mbajnë përgjegjësi për dështimet e tyre.

        “Prandaj, të gjithë ju që e dini se keni pasur përgjegjësi për mbrojtjen e Arlindës dhe keni dështuar ta përmbushni atë, nga nivelet më të ulëta deri në ato më të larta: jepni dorëheqje. Ky është minimumi moral që ju takon ta bëni. Po, shteti duhet ta trajtojë seriozisht dhe me urgjencë mbrojtjen e grave dhe parandalimin e vrasjeve të tyre, me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion dhe me veprime konkrete. Megjithatë, hapi i parë duhet të jetë llogaridhënia dhe marrja e përgjegjësisë, që qytetarëve t’u dërgohet një mesazh i qartë se dikujt në këtë shtet i dhemb vrasja e grave. E nëse nuk ka mbetur askush që e ndien vërtet këtë përgjegjësi, atëherë, njësoj si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!”, shkroi mes tjerash Çitaku./Klankosova.tv