Ukraina zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në 2027

Ukraina zgjat gjendjen e luftës dhe mobilizimin e përgjithshëm deri në 2027

Written by

in

Parlamenti i Ukrainës, Verkhovna Rada, votoi zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm deri më 29 janar 2027.

Sipas të dhënave të publikuara nga parlamenti ukrainas, 293 deputetë votuan pro zgjatjes së gjendjes së luftës.

Votimi erdhi pas një propozimi të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Përpara votimit përfundimtar, deputetët ranë dakord që projektligjet të shqyrtoheshin me procedurë të përshpejtuar.

Kjo është hera e 21-të që parlamenti aktual voton për zgjatjen e gjendjes së luftës dhe mobilizimit të përgjithshëm. /Telegrafi/