Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme të thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila ndodhi mbrëmjen e së dielës në Pejë.
Në fillim të seancës, deputetët e Kuvendit mbajtën një minutë heshtjeje në nderim të Zekajt dhe të të gjitha viktimave të dhunës.
Seanca e jashtëzakonshme është thirrur për të diskutuar rastin tragjik, përgjegjësinë institucionale dhe funksionimin e mekanizmave shtetërorë për mbrojtjen e qytetarëve nga dhuna.
Në fokus të diskutimeve pritet të jetë reagimi i institucioneve përgjegjëse, si dhe nevoja për ndërmarrjen e masave konkrete që synojnë parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.
Debati parlamentar synon gjithashtu të trajtojë përgjegjësinë dhe koordinimin ndërinstitucional në parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e viktimave. /Telegrafi/