Blog

  • Shqiptari arrestohet në Turqi, Gjermania po e kërkonte për tri vepra penale

    Shqiptari arrestohet në Turqi, Gjermania po e kërkonte për tri vepra penale

    V.B, shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet gjermane për tri vepra penale, është arrestuar në qytetin e Izmirit në Turqi.

    Lajmi është bërë i ditur më nga Ministria e Brendshme turke, ndërsa arrestimi u realizua në kuadër të një operacioni të koordinuar mes policisë turke, departamentit Interpol-Europol dhe shërbimit turk të inteligjencës MİT.

    Sipas njoftimit zyrtar, ndaj shqiptarit ishte lëshuar një kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, nën dyshimet për trafikim të lëndëve narkotike, kërcënim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë, shkruan 12punto, transmeton Telegrafi.

    Operacioni u zhvillua nga ekipet e Policisë së Izmirit, në koordinim me institucionet përkatëse të sigurisë.

    Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera për vendin e saktë të arrestimit, rrethanat e veprave për të cilat dyshohet apo hapat e mëtejshëm ligjorë.

    Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ka nisur procedura për ekstradimin e tij në Gjermani. /Telegrafi/

  • Was Arlinda’s son present during the assassination? The Prosecutor’s Answer

    Arlinda Zekaj’s son allegedly was not present at the moment his mother was attacked to death in Vitomirica of Pec.

    Thus has the spokesman for the Founding Prosecutor in Pec, Shkodran Nikci, declared during a news conference, stressing that the circumstances associated with the child should be treated carefully because of the importance of the case.

    These are the circumstances I believe we shouldn’t share with public opinion, because the case is very serious, but it’s suspected he wasn’t present fortunately, as the attack occurred, Nikci said.

    The prosecution’s statement does not constitute final confirmation of the child’s presence at the time of the event.

    Arlinda Zekaj was killed on the 25 October night of Vitomirica in Pec. Her murder was suspected of Albert Sylaj.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • EU approves plan to curb sale of illegal products from Temu

    The European Commission has approved the Chinese Temu platform action plan to correct violations of the Digital Services Act ( The DSA, related to legal obligations for risk assessment, especially the spread of illegal products to its online market.

    The Chinese company will have four months to implement the measures envisioned in the plan. These include checks on content modeming systems, recommendation algorithms and manipulating practices in publishing product reports.

    The plan will also undergo an external and independent verification, A2 writes CNN.

    The European Commission will monitor the implementation of the measures, as in May 2026 it imposed Temu’s a 200m-euro fine.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

    BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

    BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

    Komisioni Evropian ka miratuar planin e veprimit të platformës kineze Temu për të korrigjuar shkeljet e Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA), që lidhen me detyrimet ligjore për vlerësimin e rreziqeve, veçanërisht për përhapjen e produkteve të paligjshme në tregun e saj online.

    Kompania kineze do të ketë katër muaj kohë për të zbatuar masat e parashikuara në plan. Ato përfshijnë kontrolle mbi sistemet e moderimit të përmbajtjes, algoritmet e rekomandimit dhe praktikat manipuluese në publikimin e njoftimeve të produkteve.

    Plani do t’i nënshtrohet gjithashtu një verifikimi të jashtëm dhe të pavarur, shkruan A2CNN.

    Komisioni Evropian do të monitorojë zbatimin e masave, pasi në maj të vitit 2026 i vendosi Temu-t një gjobë prej 200 milionë eurosh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë vrasjes? Prokuroria del me reagim

    A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë vrasjes? Prokuroria del me reagim

    A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë vrasjes? Prokuroria del me reagim

    Djali i Arlinda Zekajt dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur nëna e tij u sulmua për vdekje në Vitomiricë të Pejës.

    Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, gjatë një konference për media, duke theksuar se rrethanat që lidhen me fëmijën duhet të trajtohen me kujdes për shkak të rëndësisë së rastit.

    “Këto janë rrethana që besoj që nuk duhet t’i ndajmë me opinionin publik, për shkak se rasti është shumë i rëndë, mirëpo dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm për fat të mirë, në momentin që ka ndodhur sulmi”, ka thënë Nikçi.

    Deklarata e Prokurorisë nuk përbën konfirmim përfundimtar për praninë ose jo të fëmijës në momentin e ngjarjes.

    Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Anulohet vizita e Zelenskyyt në Bruksel, ndryshojnë planet e SHBA-së

    Anulohet vizita e Zelenskyyt në Bruksel, ndryshojnë planet e SHBA-së

    Vizita e planifikuar e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Bruksel këtë javë, për bisedime të nivelit të lartë me SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, raportohet se është anuluar për shkak të ndryshimeve në planet e palës amerikane.

    Këshilltari për komunikim i Zelenskyyt, Dmytro Lytvyn, deklaroi të hënën se pala ukrainase nuk mund ta konfirmojë më vizitën. Takimi ishte planifikuar të mbahej më 27 ose 28 tetor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ukrainës, SHBA-së dhe BE-së, si dhe të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

    Komisioni Evropian konfirmoi se vazhdon të marrë pjesë në përpjekjet diplomatike me aleatët dhe partnerët për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën, por nuk dha detaje të tjera për takimin, raporton euronews.

    Bisedimet në Bruksel ishte planifikuar të pasonin takimet diplomatike në Oslo, ku Zelenskyy zhvilloi diskutime me të dërguarin e posaçëm amerikan, Steve Witkoff, në prani të liderëve evropianë. Në fokus të diskutimeve ishin garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe roli i Bashkimit Evropian në procesin e paqes.

    Ndërkohë, Zelenskyy bëri të ditur se një raund tjetër negociatash mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë po planifikohet për gjysmën e parë të nëntorit. Abu Dhabi është përmendur si një vend i mundshëm për zhvillimin e tyre, por data dhe lokacioni ende nuk janë konfirmuar.

    Deri më tani, nuk është bërë e ditur arsyeja e saktë e ndryshimeve në planet amerikane, ndërsa përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje paqeje vazhdojnë.

    Burimi: Dukagjini

  • U lëndua gjatë El Clasicos, mësohet sa do të mungojë mbrojtësi i Barcelonës

    U lëndua gjatë El Clasicos, mësohet sa do të mungojë mbrojtësi i Barcelonës

    U lëndua gjatë El Clasicos, mësohet sa do të mungojë mbrojtësi i Barcelonës

    Humbja në “El Clásico” përballë Real Madridit nuk ishte e keqja e vetme për Barcelonën, pasi klubi katalanas ka marrë një tjetër lajm negativ nga infermieria.

    Mbrojtësi Xavi Espart pësoi një lëndim gjatë përballjes së mbrëmshme, duke u detyruar të braktisë fushën e blertë para kohe, që në pjesën e parë të takimit, transmeton Klankosova.tv.

    🚨🚨 OFFICIEL ! Xavi ESPART 🇪🇸 sera ABSENT environ 7 SEMAINES !!! 🤕

    Le jeune joueur du Barça souffre d’une lésion à la syndesmose de la cheville droite.

    🗞️ communiqué officiel pic.twitter.com/6kZPmqXfQL

    — Actu Foot (@ActuFoot_) October 26, 2026

    Sipas ekzaminimeve të para mjekësore, futbollisti ka dëmtuar këmbën e djathtë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se shtatë javë, duke lënë një boshllëk të konsiderueshëm në repartin defensiv për sfidat e ardhshme.

  • Inspektorati ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

    Inspektorati ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

    Inspektorati ndalon punimet në pishinën gjysmë-olimpike në Podujevë

    Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar punimet në pishinën gjysmë-olimpike në komunën e Podujevës, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Sipas njoftimit në Facebook, gjatë inspektimit janë evidentuar mungesa të masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

    “Për shkak të këtyre parregullsive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë. Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të zbatojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

      

  • Lindja e Mesme s’gjen qetësi - Trump me plane të reja? (VIDEO)

    Lindja e Mesme s’gjen qetësi – Trump me plane të reja? (VIDEO)

    Lindja e Mesme s’gjen qetësi - Trump me plane të reja? (VIDEO)

    Irani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli mund të përballen prapë me luftë.

    Në emisionin “Kosova Today”, njohësi i Lindjes së Mesme, Avni Çakmaku deklaroi se kredibiliteti politik i presidentit amerikan, Donald Trump, sipas tij, është i dëmtuar, transmeton Klankosova.tv.

    “Ai nuk mund t’i ikë disfatës”, shtoi ai në Klan Kosova.

    Detajet tjera mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme:

  • Mbappe u përgjigjet kritikëve: Kush thotë se s’kemi cilësi, gënjen

    Mbappe u përgjigjet kritikëve: Kush thotë se s’kemi cilësi, gënjen

    Mbappe u përgjigjet kritikëve: Kush thotë se s’kemi cilësi, gënjen

    Kylian Mbappe ka përjetuar një natë historike në stadiumin “Camp Nou”, duke qenë protagonisti kryesor në fitoren e madhe 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “El Clasico”.

    Përveç dygolëshit vendimtar, ylli francez arriti shifrën jubilare prej 100 golash me fanellën e klubit mbretëror.

    Sipas të dhënave të klubit madrilen, sulmuesit 27-vjeçar iu deshën vetëm 116 paraqitje zyrtare për të kapur kuotën e 100 realizimeve, duke vulosur një ecuri mbresëlënëse që prej transferimit të tij në Madrid.

    Në një prononcim për televizionin zyrtar të klubit, Real Madrid TV, Mbappe ia dedikoi meritat të gjithë kolektivit.

    Gjatë intervistës, sulmuesi francez nuk hezitoi t’u përgjigjej zërave skeptikë që kanë vënë në dyshim nivelin e lojës së Real Madridit këtë edicion.

    Kur i sheh lojtarët që kemi këtu, kush thotë se nuk ka cilësi është gënjeshtar. Por duhet të bëjmë gjithçka si skuadër dhe si grup, sepse vetëm kështu do t’i arrijmë objektivat që dëshirojmë”, theksoi ai.

    Megjithatë, Mbappe bëri thirrje për përqendrim maksimal, duke paralajmëruar se triumfi në terrenin e rivalit të përbetuar nuk garanton asgjë pa vazhdimësi.

    Është një mesazh i mirë kjo fitore në ‘Camp Nou’, por nuk duhet të mendojmë se sezoni ka përfunduar. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet.”

     Me këtë fitore në transfertë, Real Madridi ngushton në vetëm tri pikë distancën me Barcelonën kryesuese, duke e rihapur plotësisht luftën për titullin kampion në La Liga.