Blog

  • A po nis një tjetër periudhë e vështirë për Viniciusin?

    A po nis një tjetër periudhë e vështirë për Viniciusin?

    Sulmuesi brazilian e ndoqi nga jashtë fushës fitoren 2:1 të madrilenëve në “Spotify Camp Nou”, pasi ishte i pezulluar për katër ndeshje. Megjithatë, vëmendjen e mori Yan Diomande, i cili shfrytëzoi rastin për të dëshmuar vlerat e tij dhe për të shtuar konkurrencën në repartin ofensiv.

    Paraqitja e mirë e futbollistit nga Bregu i Fildishtë ka bërë që diskutimi të mos përqendrohet vetëm te mungesa e Viniciusit, por edhe te pozita që braziliani do ta ketë në skuadër pas rikthimit.

    Situata rikthen në kujtesë episodet e sezonit të kaluar, kur Vinicius u përplas me trajnerin e atëhershëm, Xabi Alonso, pas zëvendësimit në një tjetër “El Clasico”.

    Në atë ndeshje, të cilën Real Madridi e fitoi 2:1 ndaj Barcelonës, Alonso e largoi brazilianin nga loja në minutën e 72-të, duke e zëvendësuar me Rodrygo Goes. Vinicius reagoi me zemërim, u drejtua fillimisht kah zhveshtoret dhe më pas u kthye në bankën rezervë.

    Ky episod u pasua nga një periudhë tensionesh mes futbollistit dhe trajnerit spanjoll. Në të njëjtën kohë, forma e Viniciusit pësoi rënie, ndërsa Real Madridi e mbylli sezonin pa trofe për të dytin vit radhazi.

    Tani, me Diomanden që po fiton terren, braziliani përballet me një sfidë të re për ta dëshmuar rëndësinë e tij në projektin e Mourinhos.

    Edhe vendimet e fundit të trajnerit portugez kanë shtuar pikëpyetjet. Mourinho e ka zëvendësuar Viniciusin në dy ndeshjet e fundit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve: në minutën e 59-të ndaj Romës dhe në të 70-tën kundër Leipzigut.

    Këto vendime kanë nxitur diskutime nëse Mourinho synon t’i japë brazilianit një rol ndryshe nga ai që ka pasur gjatë sezoneve të fundit.

    Për Viniciusin, sfida tashmë nuk është vetëm rikthimi në fushë, por edhe ruajtja e pozitës së tij në formacionin e parë. Në anën tjetër, Diomande duket i gatshëm të shfrytëzojë çdo mundësi për ta bindur trajnerin se meriton më shumë hapësirë.

    Mbetet të shihet nëse historia do të përsëritet dhe “El Clasico” do të shënojë fillimin e një periudhe të vështirë për brazilianin, apo nëse Vinicius do të reagojë fuqishëm dhe do ta rikthejë konkurrencën në favorin e tij.

    Burimi: RTKLive

  • Macron: Ruajmë Republikën dhe rendin pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

    Macron: Ruajmë Republikën dhe rendin pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

    “Po ruajmë sot Republikën dhe rendin publik pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, deklaroi kreu i shtetit pas një takimi me kryetarin e bashkisë së Marsejës, Benoit Payan.

    ”Ajo që po përjetojmë sot nuk është e krahasueshme me atë që përjetuam në verën e vitit 2023, gjatë trazirave urbane që pasuan vdekjen e të riut Nahel Merzouk”, shtoi ai.

    Sipas tij, situata aktuale karakterizohet nga “një mobilizim shoqëror dhe politik”, i cili i ka rrënjët, nga njëra anë, te mobilizimi i nxënësve të shkollave të mesme dhe, nga ana tjetër, te rritja e kostos së jetesës.

    Macron deklaroi gjithashtu në Marsejë se “rrjetet sociale po i dëmtojnë demokracitë tona”, duke i përshkruar ato si “instrumente për mobilizimin e aspekteve më negative”, veçanërisht më 17 tetor, pasi ato krijojnë “një lloj shkëputjeje nga realiteti në perceptimin e dhunës”.

    “Ato u përdorën, veçanërisht më datë 17, për të sjellë të rinj dhe persona më të moshuar në vendet ku kryheshin akte kriminale, sulme dhe plaçkitje”, deklaroi kreu i shtetit.

    Ai e përshkroi situatën aktuale si një gjendje të karakterizuar nga “një konfuzion i madh, një lloj eksitimi i vazhdueshëm që po krijohet, si dhe një magjepsje ndaj dhunës”.

    Macron vlerësoi se edhe e shtuna e ardhshme do të jetë sërish “një ditë me rrezik”, për shkak të protestave të paralajmëruara.

    Ai bëri të ditur se itineraret e demonstratave do të mbeten jashtë qendrave të qyteteve, me qëllim mbrojtjen e “rendit”.

    Presidenti, i cili vizitoi sot bashkinë e Marsejës, godinë që ishte pushtuar për një kohë të shkurtër nga protestuesit më 17 tetor, pranoi se autoritetet nuk e kishin parashikuar aspak atë ditë mobilizimi dhe se forcat e policisë nuk ishin angazhuar në numër dhe përmasa të përshtatshme me situatën.

    Burimi: RTKLive

  • Nikçi: Viktima insistoi të kthehej në shtëpi, u sulmua me mjet të fortë pak minuta pas hyrjes

    Nikçi: Viktima insistoi të kthehej në shtëpi, u sulmua me mjet të fortë pak minuta pas hyrjes

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se tashmë të ndjerës, Arlinda Zekajt mbrëmjen e së dielës i ishte rekomanduar të shkonte në strehimore, por ajo kishte insistuar të kthehej në shtëpinë e saj.

    Në një deklarim para mediave, Nikçi ka deklaruar se një patrullë policore e kishte shoqëruar Zekajn deri në vendbanimin e saj.

    Sipas tij, vetëm pak minuta pasi ajo kishte hyrë në shtëpi, ishte sulmuar me një mjet të fortë nga ish-kunati i saj, duke pësuar lëndime fatale.

    Nikçi ka theksuar se Prokuroria kishte kërkuar nga Policia e Kosovës që të patrullonte dhe të komunikonte vazhdimisht për të përcjellë situatën.

    “Kurse viktima është rekomanduar të shkoj në strehimore. E njëjta ka kundërshtuar kategorikisht, ka insistuar që gjithqysh të kthehet në vendbanimin e saj. Një patrullë policore e ka shoqëruar te vendbanimi dhe me të hyrë në ambientet të shtëpisë, pas disa minutave, për fat të keq nga ish-kunati i saj, është sulmuar me një mjet të fortë dhe njëherësh ka pësuar lëndime fatale për jetën e saj, ku më pas kemi pranuar informatat, ka dalë policia e Kosovës me gjitha njësitë relevante”, ka deklaruar ai.

    Nikçi për letrën e Arlinda Zekajt: Menjëherë u hap rast ndaj zyrtarëve dhe u angazhua patrulla policore për sigurinë e saj

    Burimi: Dukagjini

  • Migros me ndryshime të mëdha: Shkrihen 10 kooperativat rajonale, drejtuesit largohen në vitin 2027

    Migros me ndryshime të mëdha: Shkrihen 10 kooperativat rajonale, drejtuesit largohen në vitin 2027

    Gjiganti zviceran i shitjes me pakicë, Migros, planifikon një riorganizim të madh të strukturës së tij, duke bashkuar dhjetë kooperativat rajonale, Federatën e Kooperativave Migros (MGB) dhe kompaninë Migros Supermarkt AG në një kooperativë të vetme grupi.

    Sipas gazetës zvicerane Blick, reforma synon të thjeshtojë strukturat drejtuese dhe të rrisë efikasitetin e kompanisë.

    Si pjesë e këtij ndryshimi, drejtori ekzekutiv i Migros-it, Mario Irminger, dhe drejtori i Migros Supermarkt AG, Peter Diethelm, pritet t’i lënë detyrat e tyre në mesin e vitit 2027, ndërsa, kompania synon të prezantojë pasardhësit e tyre deri në fillim të vitit të ardhshëm.

    Plani parashikon që rreth 2.3 milionë anëtarët e kooperativave të bashkohen nën një strukturë të vetme, shkruan Blick, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, reforma duhet të miratohet nga anëtarët e të dhjetë kooperativave rajonale, me një shumicë prej dy të tretash në secilën prej tyre. Votimi është planifikuar për mesin e vitit 2027.

    Sipas Blick, riorganizimi synon të krijojë struktura më të thjeshta dhe vendimmarrje më të shpejtë. Bizneset kryesore të grupit, përfshirë supermarketet Migros, Denner, Digitec Galaxus, Migros Bank dhe Medbase, do të vazhdojnë të funksionojnë si njësi të veçanta brenda grupit.

    Për punonjësit, Migros ka deklaruar se nuk do të ketë largime nga puna në rajone deri në mesin e vitit 2028.

    Drejtuesit theksojnë se qëllimi i reformës nuk është shkurtimi i vendeve të punës, por përmirësimi i organizimit dhe konkurrueshmërisë së kompanisë./Telegrafi/

  • Meta do të mbledhë fonde në vlerë 95 miliardë dollarë për të ndihmuar në financimin e planeve të IA-së

    Meta do të mbledhë fonde në vlerë 95 miliardë dollarë për të ndihmuar në financimin e planeve të IA-së

    Meta sapo ka njoftuar planet për të mbledhur fonde deri në 95 miliardë dollarë për të ndihmuar në pagesën e ambicieve të saj masive të IA-së.

    Kompania që qëndron pas Facebook-ut, Instagram-it dhe WhatsApp-it po nis një fushatë të re për mbledhjen e fondeve për të financuar “biznesin e saj kryesor dhe mundësitë e reja të IA-së”.

    Mbledhja e fondeve vjen në dy pjesë.

    Së pari, Meta planifikon të mbledhë 35 miliardë dollarë përmes “ofertave publike të nënshkruara” – një shitje e aksioneve të kompanisë.

    Kjo ofertë ka disa mbështetës të mëdhenj – Nvidia, AMD dhe Broadcom kanë treguar të gjithë interes për të marrë pjesë, thotë Meta.

    Këta “investitorë themelorë” mund të blejnë deri në 5 miliardë dollarë nga aksionet në ofertë.

    Së dyti, Meta gjithashtu planifikon të lansojë një “ofertë në treg” prej 60 miliardë dollarësh – në të cilën do t’u shesë aksione të reja të zakonshme investitorëve me çmimin aktual të tregut në të ardhmen.

    Gjigandi i Silicon Valley thotë se këto plane do të mbështesin “investimet e vazhdueshme të Metas në infrastrukturën e IA-së dhe superinteligjencën personale”.

    Gjithashtu thotë se po “investon me disiplinë financiare”, duke thënë: IA po krijon mundësi të konsiderueshme për Meta-n në të gjithë biznesin e saj kryesor dhe produktet e shërbimet e reja.

    Investimet e Meta-s në IA tashmë po gjenerojnë kthime të prekshme përmes rritjes së angazhimit, performancës së përmirësuar të reklamave dhe rritjes së monetizimit.

    Meta po ndjek gjithashtu mundësi të reja në superinteligjencën personale, agjentët e konsumatorëve dhe të biznesit, produktet e ndërmarrjeve dhe syzet e IA-së.

    ‘Oferta në treg’ përfshin shitjen e aksioneve të reja të Klasit C të Meta-s, të cilat ajo njoftoi javën e kaluar se po i krijon.

    Këto aksione të Klasit C nuk kanë të drejtë vote, kështu që mund të shiten pa dobësuar kontrollin e themeluesit Mark Zuckerberg mbi kompaninë. /Telegrafi/

  • "Drejtësia për ty është borxh", artistët shqiptarë reagojnë të tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt

    “Drejtësia për ty është borxh”, artistët shqiptarë reagojnë të tronditur nga vrasja e Arlinda Zekajt

    Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka tronditur opinionin publik, ndërsa reagime të shumta kanë ardhur edhe nga artistët shqiptarë, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe indinjatën për tragjedinë.

    Rina Balaj, Brikena Selmani, Oriola Marashi, Yll Limani Adelina Thaçi e shumë të tjerë kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, duke rikthyer në vëmendje faktin se Arlinda kishte kërkuar ndihmë dhe kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej, vetëm pak ditë para se të vritej.

    Rina Balaj e ka cilësuar ngjarjen si një lajm që të copëton shpirtin, duke theksuar se Arlinda kishte denoncuar dhunën, kishte kërkuar mbrojtje dhe kishte shprehur frikën për jetën e saj.

    Këngëtarja ka ngritur pikëpyetje se sa gra të tjera duhet të humbin jetën që thirrjet e tyre për ndihmë të merren seriozisht, duke kërkuar drejtësi për të ndjerën.

    Edhe Brikena Selmani është shprehur e tronditur nga rasti, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si një grua mund të kërkojë ndihmë në polici dhe vetëm tri ditë më vonë të humbasë jetën.

    Ndërkaq, modelja Oriola Marashi ka bërë thirrje që vrasjet e grave të mos trajtohen si lajme që harrohen pas 24 orësh, duke nënvizuar rëndësinë që këto raste të mos humbasin vëmendjen publike.

    Reagim ka bërë edhe Yll Limani, i cili ka rikujtuar se Arlinda ishte raportuar në polici për dhunë në familje dhe kishte kërkuar ndihmë para se të vritej.

    Adelina Thaçi, në mesazhin e saj prekës, i ka shprehur lamtumirën Arlindës, duke kërkuar falje për faktin se shteti, që duhej ta mbronte, nuk arriti ta ruante. Ajo ka theksuar se drejtësia për të ndjerën mbetet një borxh.

    Rasti i Arlinda Zekajt ka rikthyer në qendër të debatit publik mbrojtjen e grave që përballen me dhunën në familje dhe përgjegjësinë e institucioneve për të reaguar në kohë.

    Krahas dhimbjes dhe zemërimit, kërkesa që bashkon reagimet është që vdekja e saj të mos mbetet vetëm një tjetër ngjarje tragjike, por të pasohet nga drejtësia dhe llogaridhënia. /Telegrafi/


    Rina Balaj

    Brikena Selmani

    Yll Limani

    Yll Limani

    Adelina Thaçi

  • Holiday In 2 – Investimi yt i kësaj vjeshte

    Holiday In 2 – Investimi yt i kësaj vjeshte

    Vjeshta ndryshon ngjyrat dhe sjell plane të reja. Nëse prej kohësh mendon për një banesë pushimi, këtë sezon dëshira mund të marrë një adresë konkrete. Holiday In 2 nga Edil Project të fton ta bësh hapin drejt një prone që e zgjedh për vete dhe për momentet që dëshiron t’i ndash me familjen.

    Një fundjavë spontane, disa ditë larg angazhimeve apo pushimi që mezi e pret gjatë vitit. Kur ke hapësirën tënde, këto plane bëhen më të thjeshta. Pa kërkuar akomodim për çdo udhëtim, vendos vetë kur të shkosh, sa të qëndrosh dhe kë të marrësh me vete.

    Rehatia merr tjetër kuptim kur çdo detaj mban shijen tënde. Nga ngjyrat e enterierit te këndi ku pi kafenë, një banesë e jotja të jep lirinë të krijosh ambientin ku ndihesh mirë sa herë kthehesh. Aty, me kalimin e kohës, fundjavat bëhen traditë dhe momentet bashkë marrin vendin e tyre.

    Blerja e një prone kërkon të mendosh edhe për vitet që vijnë: si do ta përdorësh, çfarë hapësire të nevojitet dhe çfarë vendi zë ajo në planet e tua. Ky sezon mund të jetë momenti për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve dhe për të kaluar nga kërkimi te një zgjedhje konkrete.

    Adresa e planeve – Holiday In 2.

    Numri kontaktues: +355 69 203 5005

    Email: info@edilproject.al

    Facebook: Edilproject.al

    Instagram: edilproject.al

    Uebfaqe: edilproject.al

  • Arsovski: Nëse Serbia ecën më shpejt drejt BE-së, do të krijojë presion shtesë mbi Maqedoninë

    Arsovski: Nëse Serbia ecën më shpejt drejt BE-së, do të krijojë presion shtesë mbi Maqedoninë

    Kthesa zgjedhore në Serbi dhe fitorja e listës studentore hap një dinamikë të re politike në Ballkan, pasojat e së cilës mund të ndihen edhe në marrëdhëniet me Maqedoninë. Analisti politik Petar Arsovski, në një deklaratë për “Sloboden Peçat”, vlerësoi se pranimi i shpejtë i humbjes nga Aleksandar Vuçiq është një sinjal pozitiv.

    “Lajmi i parë i mirë nga Serbia është se Vuçiç e pranoi shpejt humbjen, që do të thotë se do të ketë një tranzicion paqësor të pushtetit. Përndryshe, paqëndrueshmëria politike atje do të kishte përhapur dhe do të kishte pasoja politike këtu”, thotë Arsovski.

    Sipas tij, një nga pasojat e mundshme është përshpejtimi i rrugës evropiane të Serbisë dhe harmonizimi i politikës së saj të jashtme me atë të BE-së, gjë që mund të nënkuptojë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

    Nëse Beogradi do të afrohej më shpejt me BE, kjo, sipas Arsovskit, do të krijonte presion shtesë mbi Maqedoninë, duke marrë parasysh përparimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

    Arsovski beson se mbetet për t’u parë nëse lëvizja studentore në Serbi do të ketë ndikim tek të rinjtë në Maqedoni.

    Ai thekson se studentët në Serbi kanë treguar distancë nga partitë politike ekzistuese, duke theksuar se kërkesat e tyre synojnë ndryshimin e sistemit, jo vetëm zëvendësimin e figurave politike.

    “Do të shohim nëse këto protesta do të na përhapen më 29 nëntor, kur janë planifikuar protesta studentore në të gjithë Evropën, pavarësisht nga protestat e studentëve në Serbi. Do të shohim në vendin tonë nëse do të mobilizohen. Studentët në Serbi kanë rezultuar mjaft cinikë ndaj partive politike, madje i janë përgjigjur në komente Filipçes. Në vendin tonë mund t’i organizojë vetëm “E Majta”, por do të shohim nëse do ta bëjnë”, thotë Arsovski./Telegrafi/

  • Neither Kane nor Yamal, the surprise of the Golden Ball winner flows through the media

    DThe event about the prestigious GoldenTopi award has received another dimension, as the CIES Football Observatory has published the statistical rankings of best performance players during the last year, where the absolute leader results in Barcelona’s talent, Lamine Yamal.

    The publication of this report comes just a few hours before the Gala ceremony held in London, where Yamal tops the 95.8-point list, leaving behind the biggest stars of global football.

    The CIES study has been built on three rigorous criteria, individual performance in different components of the game, competition difficulties level and results achieved by the respective teams.

    Right after the Spaniard ranks Bayern Munich’s duo, Michael Olyse in second position with 93.9 points and Harry Kane in third place with 90.5 points.

    The report’s main surprise bears the name Leonel Messi, even at 39 years of age, eight times the winner of the Golden Ball is ranked fourth in the world with 90.4 points.

    In fact, according to CIES itself, the Argentinian star would be the undisputed leader of the table if the league level cofficiency where it activates.

    Barcelona dominates the seven-point stop-Thiren; along with Yamal, midfielder Pedri stands in eighth place (90.3 point) and defender Pau Chubarsí in the tenth (90.0 points).

    These include other great names, such as Desert Doue ( 5th), Kyian Mbppe (sixth), Kvilica Kvaratskhelia (7th) and Manchester City’s goal machinery, Erling Haaland, which is ranked ninth.

    Another surprising clue is the position of Osmane Deblees, the last official winner of this trophy, who in the CIES performance index only figures in 27th place.

    Although the statistical assessment of CIES does not decide the fate of the trophy since it is determined by the votes of international journalists, figures add more fire before the ceremony is launched.

    Ten top score football players according to CIES:

    Lamine Yamal (Taccelona) 95.8 points

    Michael Olyse (Bay Munich) ♫ 93.9 points

    Harry Kane, 90.5 points

    Lionel Messia (Inter Miami) ʹ 90.4 points

    Desert Doue (Paris Saint-Germain) 90.4 points

    Killian Mbppe (Real Madrid) ʹ 90.4 points

    Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain) 90.3 points

    Pear (Barcelona) 90.3 points

    Erling Haaland (Manchester City) 90.0 points

    Pau Chubars (Barcelona) 90.0 points

  • As Kane e as Yamal, befasia e fituesit te Topit te Artë rrjedh nëpër media

    As Kane e as Yamal, befasia e fituesit te Topit te Artë rrjedh nëpër media

    As Kane e as Yamal, befasia e fituesit te Topit te Artë rrjedh nëpër media

    Debati rreth çmimit prestigjioz të “Topit të Artë” ka marrë një tjetër dimension, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen statistikore të lojtarëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku kryesues absolut rezulton talenti i Barcelonës, Lamine Yamal.

    Publikimi i këtij raporti vjen vetëm pak orë para ceremonisë gala që mbahet në Londër, ku Yamal kryeson listën me 95.8 pikë, duke lënë prapa yjet më të mëdhenj të futbollit global.

    Studimi i CIES-it është ndërtuar mbi tri kritere rigoroze, performancat individuale në komponentë të ndryshëm të lojës, niveli i vështirësisë së garave dhe rezultatet e arritura nga skuadrat përkatëse.

    Menjëherë pas spanjollit renditet dyshja e Bayern Munichut, Michael Olise në pozitën e dytë me 93.9 pikë dhe Harry Kane në vendin e tretë me 90.5 pikë.

    Befasia kryesore e raportit mban emrin e Lionel Messit edhe në moshën 39-vjeçare, tetë herë fituesi i Topit të Artë renditet i katërti në botë me 90.4 pikë.

    Madje, sipas vetë CIES-it, ylli argjentinas do të ishte lider i padiskutueshëm i tabelës nëse nuk do të aplikohej koeficienti i nivelit të ligës ku aktivizohet.

    Barcelona dominon “top-dhjetëshen” me tre emra; krahas Yamalit, mesfushori Pedri gjendet në vendin e tetë (90.3 pikë) dhe mbrojtësi Pau Cubarsí në të dhjetin (90.0 pikë).

    Në mes tyre renditen emra të tjerë të mëdhenj si Desire Doue (i 5-ti), Kylian Mbappe (i 6-ti), Khvicha Kvaratskhelia (i 7-ti) dhe makineria e golave të Manchester Cityt, Erling Haaland, i cili pozicionohet i nënti.

    Një e dhënë tjetër befasuese është pozita e Ousmane Dembeles, fituesit të fundit zyrtar të këtij trofeu, i cili në indeksin e performancave të CIES-it figuron vetëm në vendin e 27-të.

    Megjithëse vlerësimi statistikor i CIES-it nuk vendos fatin e trofeut — pasi ai përcaktohet nga votat e gazetarëve ndërkombëtarë — shifrat shtojnë akoma më shumë zjarr para nisjes së ceremonisë.

    Dhjetë futbollistët me vlerësimin më të lartë sipas CIES:

    Lamine Yamal (Barcelona) – 95.8 pikë

    Michael Olise (Bayern Munich) – 93.9 pikë

    Harry Kane (Bayern Munich) – 90.5 pikë

    Lionel Messi (Inter Miami) – 90.4 pikë

    Desire Doue (Paris Saint-Germain) – 90.4 pikë

    Kylian Mbappe (Real Madrid) – 90.4 pikë

    Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain) – 90.3 pikë

    Pedri (Barcelona) – 90.3 pikë

    Erling Haaland (Manchester City) – 90.0 pikë

    Pau Cubarsi (Barcelona) – 90.0 pikë