Blog

  • Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i saj i dyshuar ende në arrati

    Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i saj i dyshuar ende në arrati

    Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi ishte intervistuar nga Policia për rast të dhunës në familje.

    Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për rastin e dhunës në familje. Gruaja ishte shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

    Pas intervistimit, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Por, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se ajo ishte gjetur pa shenja jete në shtëpi. Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj.

    Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se gruaja vdiq si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, që dyshohet të jetë kunati i viktimës, ndodhet në arrati.

    Tri ditë para se të vritej, gruaja kishte dorëzuar një parashtresë te kryeprokurorja e Pejës, duke kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, të cilët i akuzonte për moskryerjen e detyrave zyrtare, përfshirë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

    Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve

     

    Burimi: Dukagjini

  • Developments in Albania: What happened over the weekend? ( VIDEOS)

    Protettes at Albania’s helm continue to be violent, while there are reports of clashes between police and protesters.

    Meanwhile, Prime Minister Edi Rama has refused to resign because of the protests, but acknowledged that some of the protesters’ demands are legitimate, broadcasts. I did. tv.

    Regarding developments in the last two days, journalist Ervin Leka spoke on the paper Ora Sevena.

    Saturday was the most active but even more violent protest. Also, Saturday as it seems, the two Saturdays, the past one, had an agravist of the situation, where there were mostly attacks on police, throwing stuff, and Molotovous bombs, he said in Klan Kosova.

    Other than that, the journalist also spoke of the 28-year-old, who was hit with rubber bullets in the eye.

    He continues to have the tire shell in his eye, the journalist said.

  • Zhvillimet në Shqipëri: Çfarë ndodhi gjatë fundjavës? (VIDEO)

    Zhvillimet në Shqipëri: Çfarë ndodhi gjatë fundjavës? (VIDEO)

    Zhvillimet në Shqipëri: Çfarë ndodhi gjatë fundjavës? (VIDEO)

    Protestat në kryeqendrën e Shqipërisë vijojnë të jenë të dhunshme, ndërsa ka raportime për përplasje ndërmjet policisë dhe protestuesve.

    Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka refuzuar të japë dorëheqje për shkak të protestave, por pranoi që disa nga kërkesat e protestuesve janë legjitime, transmeton Klankosova.tv.

    Lidhur me zhvillimet e dy ditëve të fundit, në emisionin “Ora Shtatë” foli gazetari nga Shqipëria, Ervin Leka.

    “E shtuna ishte protesta më aktive, por edhe më e dhunshme. Po ashtu, dita e shtunë siç duket, dy të shtunat, edhe ajo e kaluara, pati një agravim të situatës, ku pati më së shumti sulme ndaj Policisë, hedhje të sendeve, dhe bombave molotovë”, u shpreh ai në Klan Kosova.

    Pos tjerash, gazetari foli edhe për rastin e 28-vjeçarit, i cili u godit me plumb gome në sy.

    “Ai vazhdon ta ketë predhën e gomës në sy”, tha gazetari.

  • Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare

    Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare

    Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare

    Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Në orën 09:00, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë këtë projektligj, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkaq, në orën 10:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore lidhur me të njëjtin projektligj.

  • The Headship of the House holds the next meeting today

    The head of the Kosovo Assembly will review last meeting’s process and proposal for the agenda of the next plenary session.

    According to the agenda, among the issues expected to be considered are the amendments and completions of the Law for Budgetary Divisions of the Republic of Kosovo for 2026, as well as the Serbian List Parliamentary Group’s proposal for the appointment of MPs to parliamentary commissions.

    Meetings also present the adoption of processes from previous sessions, statements outside the agenda, and parliamentary questions.

    Also, Headship will consider other proposals presented for discussion.

    The meeting is expected to begin at 11:00.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kryesia e Kuvendit mbanë mbledhjen e radhës sot

    Kryesia e Kuvendit mbanë mbledhjen e radhës sot

    Kryesia e Kuvendit mbanë mbledhjen e radhës sot

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojë procesverbalin e mbledhjes së kaluar dhe propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare.

    Sipas rendit të ditës, në mesin e çështjeve që pritet të shqyrtohen janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Në mbledhje parashihet edhe miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Po ashtu, Kryesia do të shqyrtojë propozimet e tjera të paraqitura për diskutim.

    Mbledhje pritet të fillojë në orën 11:00.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • In Serbia students drop Vucic, win parliamentary elections

    According to preliminary results, the Students’ List has received about 53 per cent of the vote, securing 140 of the 250 mandates in Serbia’s Parliament.

    On the other hand, the list led by Aleksandar Vucic has won about 39 per cent of the vote, translated into 103 parliamentary mandates.

    Voter turnout has been close to 70 percent, witnessing great mobilization of citizens and outstanding interest in political changes in the country.

    The election outcome is considered a significant political development for Serbia, following nearly two years of student-led protests.

    The student movement was empowered after the tragedy in Novi Sad, where the collapse of a section of the railway station caused casualties and sparked numerous reactions against state institutions.

    The protests, which initially sought responsibility and justice, gradually turned into a broader move against corruption, power abuse and functioning of democratic institutions.

    The victory of the Student List marks a new moment in Serbia’s political developments and paves the way for significant changes in state institutions.

    European Union leaders have praised the Students’ List for winning parliamentary elections and have expressed readiness to support democratic reforms in Serbia.

    European Commission President Ursula von der Leyen, and European Council President Antonio Costa have declared that Serbian citizens have participated in large numbers to determine the country’s future.

    In their message, they have stressed that the European Union is willing to support reforms in the area of rule of law, media freedom, the fight against corruption and strengthening democratic institutions.

    Meanwhile, European Commissioner for Enlargement Marta Kos has welcomed the election outcome, praising that a new political chapter could be opened for Serbia.

    It has reiterated that Serbia’s European perspective remains open and that progress towards EU membership requires concrete reforms and respect for democratic standards.

    The students’ victory and the acceptance of the loss by Aleksandar Vucic constitute an important development on the Serbian political scene.

    After a long period of protests and tension, the country faces great expectations for changes in the functioning of institutions, the fight against corruption and improvement of democratic standards.

    However, the main challenge for winners will be to translate citizens’ support into concrete reforms and to a government that guarantees transparency, responsibility and rule of law.

    The 26 October 2026 elections could mark a turning point for Serbia, opening a new political stage and increasing expectations for deep changes in the country.

    Source Layer: RTKLive

  • Në Serbi studentët rrëzojnë Vuçiçin, fitojnë zgjedhjet parlamentare

    Në Serbi studentët rrëzojnë Vuçiçin, fitojnë zgjedhjet parlamentare

    Sipas rezultateve paraprake, Lista e Studentëve ka marrë rreth 53 për qind të votave, duke siguruar 140 nga 250 mandatet në Kuvendin e Serbisë.

    Në anën tjetër, lista e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiçi ka fituar rreth 39 për qind të votave, që përkthehen në 103 mandate parlamentare.

    Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë afër 70 për qind, duke dëshmuar mobilizim të madh të qytetarëve dhe interes të jashtëzakonshëm për ndryshimet politike në vend.

    Rezultati i zgjedhjeve konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm politik për Serbinë, pas afro dy vitesh protestash të udhëhequra nga studentët.

    Lëvizja studentore u fuqizua pas tragjedisë në Novi Sad, ku shembja e një pjese të stacionit hekurudhor shkaktoi viktima dhe nxiti reagime të shumta kundër institucioneve shtetërore.

    Protestat, të cilat fillimisht kërkonin përgjegjësi dhe drejtësi, u shndërruan gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe funksionimit të institucioneve demokratike.

    Fitorja e Listës së Studentëve shënon një moment të ri në zhvillimet politike të Serbisë dhe hap rrugën për ndryshime të rëndësishme në institucionet shtetërore.

    Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë përgëzuar Listën e Studentëve për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur reformat demokratike në Serbi.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kanë deklaruar se qytetarët serbë kanë marrë pjesë në numër të madh për të përcaktuar të ardhmen e vendit.

    Në mesazhin e tyre, ata kanë theksuar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së medias, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

    Ndërkohë, komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, ka përshëndetur rezultatin zgjedhor, duke vlerësuar se për Serbinë mund të hapet një kapitull i ri politik.

    Ajo ka përsëritur se perspektiva evropiane e Serbisë mbetet e hapur dhe se përparimi drejt anëtarësimit në BE kërkon reforma konkrete dhe respektimin e standardeve demokratike.

    Fitorja e studentëve dhe pranimi i humbjes nga Aleksandar Vuçiçi përbëjnë një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike serbe.

    Pas një periudhe të gjatë protestash dhe tensionimesh, vendi përballet me pritshmëri të mëdha për ndryshime në funksionimin e institucioneve, luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e standardeve demokratike.

    Megjithatë, sfida kryesore për fituesit do të jetë përkthimi i mbështetjes së qytetarëve në reforma konkrete dhe në një qeverisje që garanton transparencë, përgjegjësi dhe sundim të ligjit.

    Zgjedhjet e 26 tetorit 2026 mund të shënojnë një pikë kthese për Serbinë, duke hapur një etapë të re politike dhe duke rritur pritshmëritë për ndryshime të thella në vend.

    Burimi: RTKLive

  • Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i saj i dyshuar ende në arrati

    Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati

    Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi ishte intervistuar nga Policia për rast të dhunës në familje.

    Sipas Policisë së Kosovës, fillimisht rreth orës 19:00, policia ishte njoftuar për rastin e dhunës në familje. Gruaja ishte shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa bashkëshorti i saj ishte arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

    Pas intervistimit, gruaja ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë, me vullnetin e saj, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Por, rreth orës 21:10, policia ishte njoftuar se ajo ishte gjetur pa shenja jete në shtëpi. Ekipi mjekësor kishte konstatuar vdekjen e saj.

    Sipas të dhënave fillestare të Policisë, dyshohet se gruaja vdiq si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

    Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, që dyshohet të jetë kunati i viktimës, ndodhet në arrati.

    Tri ditë para se të vritej, gruaja kishte dorëzuar një parashtresë te kryeprokurorja e Pejës, duke kërkuar veprime urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, të cilët i akuzonte për moskryerjen e detyrave zyrtare, përfshirë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

     

     

    Burimi: Dukagjini

  • Si paraqitet gjendja e 41-vjeçarit që pësoi lëndime me motoçikletë në Mitrovicë? (VIDEO)

    Si paraqitet gjendja e 41-vjeçarit që pësoi lëndime me motoçikletë në Mitrovicë? (VIDEO)

    Si paraqitet gjendja e 41-vjeçarit që pësoi lëndime me motoçikletë në Mitrovicë? (VIDEO)

    Gjendja e motoçiklistit të aksidentuar gjatë fundjavës në Mitrovicë vazhdon të jetë e rëndë.

    Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se 41-vjeçari është duke marrë trajtim në QKUK, transmeton Klankosova.tv.

    “Motoristi ka pësuar lëndime jashtëzakonisht serioze dhe ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pa vetëdije, meqë ishte goditur me një makinë”, u shpreh Boshnjaku.