Blog

  • Publikohen formacionet zyrtare të El Clasico-s: Barcelona – Real Madrid

    Publikohen formacionet zyrtare të El Clasico-s: Barcelona – Real Madrid

    Publikohen formacionet zyrtare të El Clasico-s: Barcelona – Real Madrid

    Gjithçka është gati për duelin më të madh të futbollit botëror.

    Janë bërë publike formacionet zyrtare të super-përballjes mes Real Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për elitën e futbollit spanjoll, La Liga, raporton Klankosova.tv.

    Të dy trajnerët kanë zbuluar zgjedhjet e tyre taktike dhe kanë hedhur në fushë lojtarët më në formë, duke kërkuar trepikëshin që vlen më shumë se thjesht pikë në tabelë.

    Formacionet zyrtare:

    📋 𝗢𝗡𝗖𝗘 𝗜𝗡𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 #ElClásico pic.twitter.com/mzF6OXNeTw

    — FC Barcelona (@FCBarcelona_es) October 25, 2026

    📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
    🆚 @FCBarcelona_es
    👉 @UnicajaBanco pic.twitter.com/bBESv0aW6C

    — Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 25, 2026

  • Shqiptarët në Kanada protestojnë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë

    Shqiptarët në Kanada protestojnë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë

    Shqiptarët në Kanada protestojnë në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë

    Shqiptarët e Kanadasë kanë organizuar sot një protestë paqësore në Toronto për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Protesta po zhvillohet nën parullën “Jo Në Emrin Tim”.

    Në organizimin e kësaj proteste shihen dhe simbolet kombëtare, ndërsa protestuesit kanë kërkuar liri për çlirimtarët.

  • Kamberi: Posting out made us unable to get our third / Video mandate

    In a direct connection, shortly before the polls closed, Kamberi has announced that, according to the preliminary data of 7: 00 p.m., at 37 Presevo locations, 16.600 citizens had voted, while in Albanian polling stations in Bujanoc 10,853 voters.

    He said about RTK that the election process has generally followed smoothly, with some minor irregularities at the start of the vote.

    As far as possible for the second term, Kamberi has stressed that the outcome also depends on the overall turnout in Serbia’s elections.

    If it goes to 70%, as it is speaking, then certainly more votes will be required. In the event of a 6165% result, we are very likely to have the second seat, Camber declared for RTK.

    Commenting on the progression of addresses, he has said that persons affected by this process have also been removed from voter registers.

    This has brought us into a situation for us to lose the third mandate we have claimed, Kamberi has declared, naming the use of addresses as part of systematic discrimination against Albanians in the Presevo Valley.

    He has particularly mentioned Medvedja, where, according to him, the equipment of addresses has influenced the Albanian election results.

    However, Kamberi has praised the mobilization of Albanian voters and has thanked citizens who have come from Kosovo to exercise the right to vote.

    The last election campaign days had reactions on all sides of Albanian space, which was an additional motivation for our voters, he said.

    Source Layer: RTKLive

  • Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë /Video

    Kamberi: Pasivizimi na pamundësoi mandatin e tretë /Video

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë, pak para mbylljes së vendvotimeve, Kamberi ka bërë të ditur se, sipas të dhënave preliminare të orës 19:00, në 37 vendvotime në Preshevë kishin votuar 16.600 qytetarë, ndërsa në vendvotimet shqiptare në Bujanoc 10.853 votues.

    Ai ka thënë për RTK-në se procesi zgjedhor ka vijuar përgjithësisht i rregullt, me disa parregullsi të vogla në fillim të votimit.

    Sa i përket mundësisë për mandatin e dytë, Kamberi ka theksuar se rezultati varet edhe nga pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhjet në Serbi.

    “Nëse shkon në 70%, siç po flitet, atëherë sigurisht do të kërkohen më tepër vota. Në rast të një rezultati 61–65%, kemi gjasa shumë reale ta kemi ulësen e dytë”, ka deklaruar Kamberi për RTK-në.

    Duke folur për pasivizimin e adresave, ai ka thënë se personat e prekur nga ky proces janë larguar edhe nga regjistrat e votuesve.

    “Kjo na ka sjellë në situatë që ne ta humbim mandatin e tretë që e kemi pretenduar”, ka deklaruar Kamberi, duke e cilësuar pasivizimin e adresave si pjesë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Ai ka përmendur veçanërisht Medvegjën, ku, sipas tij, pasivizimi i adresave ka ndikuar në rezultatet zgjedhore të shqiptarëve.

    Megjithatë, Kamberi ka vlerësuar mobilizimin e votuesve shqiptarë dhe ka falënderuar qytetarët që kanë ardhur nga Kosova për të ushtruar të drejtën e votës.

    “Ditët e fundit të fushatës zgjedhore patëm reagime nga të gjitha anët e hapësirave shqiptare, që ishte një motivim shtesë për zgjedhësit tanë”, ka thënë ai.

    Burimi: RTKLive

  • The European Democratic Party: Possible provocations warned during proclamation of preliminary results in Serbia

    The European Democratic Party (Democrats) has issued an urgent statement warning of the danger of potential provocations and clashes in Serbia, at the time the first election results are expected to be published.

    The statement reportedly has repeatedly received warnings that persons linked to the Serbian Progressive Party ( President Aleksandar Vuciq’s SNS can mobilise to spur the crash around 9:00.

    According to Democrats, students require free and peaceful elections, as well as results defined by citizens’ votes. The party estimates the highest voter turnout could increase Vuciki’s fears of losing and, therefore, the risk of deliberate provocations.

    In response, this party attributes political responsibility for preventing any possible escalation of the situation to Vuciqi and his government.

    Democrats has also called for immediate police protection for voters, candidates, students and election monitors, stressing that Serbia’s future should be determined through vote, not violence.

    Statements for mobilising SNS-related groups and risk of clashes are claims submitted by the European Democratic Party itself.

    Source Layer: Dukeagini

  • Partia Demokratike Evropiane: Paralajmërohen provokime të mundshme gjatë shpalljes së rezultateve preliminare në Serbi

    Partia Demokratike Evropiane: Paralajmërohen provokime të mundshme gjatë shpalljes së rezultateve preliminare në Serbi

    Partia Demokratike Evropiane (Democrats) ka lëshuar një deklaratë urgjente, duke paralajmëruar për rrezikun e provokimeve dhe përplasjeve të mundshme në Serbi, në kohën kur pritet të publikohen projeksionet e para të rezultateve zgjedhore.

    Në deklaratë thuhet se kjo parti ka marrë vazhdimisht paralajmërime se persona të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit Aleksandar Vuçiq mund të mobilizohen për të nxitur përplasje rreth orës 21:00.

    Sipas Democrats, studentët kërkojnë zgjedhje të lira dhe paqësore, si dhe rezultate që përcaktohen nga vota e qytetarëve. Partia vlerëson se pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje mund të shtojë frikën e Vuçiqit nga humbja dhe, rrjedhimisht, rrezikun e provokimeve të qëllimshme.

    Në reagim, kjo parti ia atribuon Vuçiqit dhe qeverisë së tij përgjegjësinë politike për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mundshëm të situatës.

    Democrats ka kërkuar gjithashtu mbrojtje të menjëhershme policore për votuesit, kandidatët, studentët dhe vëzhguesit zgjedhorë, duke theksuar se e ardhmja e Serbisë duhet të përcaktohet përmes votës dhe jo dhunës.

    Deklaratat për mobilizim të grupeve të lidhura me SNS-në dhe rrezikun e përplasjeve janë pretendime të paraqitura nga vetë Partia Demokratike Evropiane.

    Burimi: Dukagjini

  • Out of the local banda Bingić north of Mitrovica, about 20 young people are under attack.

    An attack by a large group of people was reported in northern Mitrovica, where two young people were allegedly beaten by about 20 people shortly after leaving a bar. One of them has ended up seeking medical assistance, while suspected authors have not yet been identified, the Signal newspaper reports.

    The event took place on Saturday, October 24, 2026, about 23:40 on the street Sami Frashire, near the bar Bida Bing.

    Signal sources suggest the victims are Petar Kasalovic, born in 2006, and a minor with initial D.D., born in 2008.

    According to information provided by the signal, the two young men reported to the police that they had just left the bar, when they faced a group of about 20 people allegedly physically attacked.

    What makes the case even more unusual is that, according to the victims’ statements, they knew none of the attackers and did not know why they were attacked.

    As a result of the incident, one youth has needed medical treatment, while the other has not sought medical help.

    The case has been addressed by police investigators, who have also notified the State Prosecutor of the reported circumstances.

    With the D.A.’s instructions, investigation into criminal acts has been initiated, as well as slight bodily access and CHAulm.

    So far, the identity of suspected persons has not been disclosed, while police are investigating the circumstances of the event and the possible motive for the attack.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dalin nga lokali “Bada Bing” në veri të Mitrovicës, sulmohen nga rreth 20 persona – dy të rinjtë nuk i njohin sulmuesit

    Dalin nga lokali “Bada Bing” në veri të Mitrovicës, sulmohen nga rreth 20 persona – dy të rinjtë nuk i njohin sulmuesit

    Dalin nga lokali “Bada Bing” në veri të Mitrovicës, sulmohen nga rreth 20 persona – dy të rinjtë nuk i njohin sulmuesit

    Një sulm nga një grup i madh personash është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku dy të rinj dyshohet se janë rrahur nga rreth 20 persona, menjëherë pasi kishin dalë nga një lokal. Njëri prej tyre ka përfunduar duke kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa autorët e dyshuar ende nuk janë identifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

    Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 24 tetor 2026, rreth orës 23:40, në rrugën “Sami Frashëri”, në afërsi të lokalit “Bada Bing”.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktimat janë Petar Kasalovic, i lindur në vitin 2006, dhe një i mitur me inicialet D.D., i lindur në vitin 2008.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dy të rinjtë kanë deklaruar në Polici se sapo kishin dalë nga lokali, kur janë përballur me një grup prej rreth 20 personash, të cilët dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht.

    Ajo që e bën edhe më të pazakontë rastin është se, sipas deklarimeve të viktimave, ata nuk njihnin asnjërin prej sulmuesve dhe nuk e dinin arsyen pse ishin sulmuar.

    Si pasojë e incidentit, njëri prej të rinjve ka pasur nevojë për trajtim mjekësor, ndërsa tjetri nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore.

    Rasti është marrë në trajtim nga hetuesit policorë, të cilët kanë njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit për rrethanat e raportuara.

    Me udhëzim të Prokurorisë, janë iniciuar hetimet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulm”.

    Deri më tani, identiteti i personave të dyshuar nuk është bërë i ditur, ndërsa Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe motivin e mundshëm të sulmit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gjilan Young Child Beating by Fellows, Family Leaves Kosovo

    Violence was recorded, images spread, history was all but forgotten, but wounds resulting from it never.

    They continue to weigh on a minor from Gjilan, who according to the family, failed to overcome the trauma, while institutions did not offer him the necessary support.

    In August 2025, the girl became the victim of a brutal beating by her peers.

    As the school year began, another encounter began for her, this time not on the street but within the school walls, which followed the teaching of the girls who attacked her.

    For the family, this situation made it even more serious to experience trauma. So claiming that the girl did not get the right treatment, they decided to eventually leave Kosovo.

    We’re headed 50 years from now, my family and I have a career in Gjilan and as an education worker and as a musician, I’m the head of Kosovo, my wife was a pharmacist, a magistrate has quit her job and a profession, my son has abandoned his studies, my daughter has quit school. Traumas and injuries are incurable and eternal, Arben Krasniqi, the parent of the minor, stressed.

    According to Krasniqi, none of the municipal and central institutions took appropriate measures to protect the girl.

    If you talk about the Ministry of Education, absolutely not. With the Director of Education in Gjilan, we have an fruitless meeting, non-professional treatment, they have never dealt with the case seriously.

    In this regard, Dukaagini television has visited elementary school in Gjilan, who, through a written reply, have told of the steps followed.

    The school’s pathologist has been in constant communication and cooperation with the relevant actors and has conducted support and awareness activities with students. In cases where parents have sought professional outside treatment, the school has respected their request. At the request of parents, one of the students has moved to another educational institution, while other students continue their schooling at our school, has declared Liridon Salihu the school principal.

    Even the former director of education in Gjilan, Shpend Nuhiu, through a telephone response said he was notified of these measures, while not confirming that regular psychologist has been appointed for the minor.

    However, family claims do not end only at school. Krasniqi also criticises the Centre for Social Work.

    There’s a shrink in the Center for Social Work, they’re big leagues, they promise a lot, they can’t make any real sense, they do things superficially. We have all done in private, and the visits to the doctor and everything else, Krasniqi stressed.

    The Center for Social Work has been unwilling to speak to the camera, but through email they are said to respond to the case within legal terms.

    They were reserved by the Directorate for Social Goodness.

    Dukagjini Television Team has requested clarification from the Gjilan Centre for Social Work to understand what measures they took in this situation. …They haven’t responded.

    The answer has also been requested by the Ministry of Education with the aim of clarifying whether concrete measures exist for providing psychological support and professional treatment for minors who face such cases, but until the publication of the chronics have returned no response.

    In cases like these, according to clinical psychology specialist, analysis and treatment for those involved are necessary.

    The consequences can be very serious. It’s important to have detailed appreciation, which has been the psychological damage that has been caused, and on the basis of that, to see symptomsology, and on that assessment. It is very important to consider the form of treatment of girls who have caused violence, to observe the eventual difficulty of not happening to repeat such an act even further, Violet Zefi, clinical psychology specialist, has declared.

    The family also had criticism for the legal organs.

    Even the courts in Kosovo are unfortunately corrupted by politics, even by people working in the Court.

    For this detail, Gjilan’s Foundation Court explained that initially against two minors was pronounced institutional educational measures of being sent to the educational-curved institution, in the course of a year and six months, while measures on the third minor had been imposed over a year.

    But the case was returned to restoration by the Court of Appeals, where after the review, the sentence was softened to the educational extent of the parent-added supervision for a certain period.

    A study i U n NICEFs for mental and psycho-social health services for children in Kosovo found that essential services are missing, such as shelters for child victims and functional reporting lines, while schools lack psychologists who could promote witness-based prevention programmes.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova

    Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova

    Dhuna u filmua, pamjet u shpërndanë, historia thuajse u harrua, por plagët që erdhën si pasojë e saj, asnjëherë.

    Ato vazhdojnë të rëndojnë mbi një të mitur nga Gjilani, e cila sipas familjes, nuk arriti ta tejkalonte traumën, ndërsa institucionet nuk i ofruan mbështetjen e nevojshme.

    Në gusht të vitit 2025, vajza u bë viktimë e një rrahjeje brutale nga bashkëmoshataret e saj.

    Me fillimin e vitit shkollor, për të nisi një përballje tjetër, kësaj radhe jo në rrugë, mirëpo brenda mureve të shkollës, ku vijonin mësimin vajzat që e sulmuan.

    Për familjen, kjo situatë e bëri edhe më të rëndë përjetimin e traumës. Kështu duke pretenduar se vajza nuk mori trajtimin e duhur, ata vendosën që të largohen përfundimisht nga Kosova.

    “Jemi detyru pas 50 viteve unë dhe familja ime, unë kam pas karrierë në Gjilan edhe si punëtor i arsimit edhe si muzikantë, jam detyru më lënë Kosovën, gruaja ime ka qenë farmaciste, magjistër e ka lënë punën dhe profesionin, djali im ka braktisë studimet, vajza ime e ka lënë shkollën. Traumat dhe lëndimet janë të pashërueshme dhe të përjetshme”, ka theksuar Arben Krasniqi, prindi i të miturës.

    Sipas Krasniqit, asnjë nga institucionet komunale e qendrore nuk morën masat e duhura për mbrojtjen e vajzës.

    “Nëse flisni për Ministrinë e Arsimit, absolutisht jo. Me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan kemi pas një takim të pafrytshëm, trajtim jo profesional, nuk e kanë trajtu asnjëherë rastin me seriozitet”.

    Në lidhje me këtë televizioni Dukagjini ka vizituar shkollën fillore në Gjilan, të cilët përmes një përgjigje me shkrim, kanë treguar për hapat e ndjekur.

    “Psikologia e shkollës ka qenë në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me akterët përkatës dhe ka zhvilluar aktivitete mbështetëse dhe ndërgjegjësuese me nxënësit. Në rastet kur prindërit kanë kërkuar trajtim të jashtëm profesional, shkolla ka respektuar kërkesën e tyre. Me kërkesë të prindërve, njëra nga nxënëset është transferuar në një institucion tjetër arsimor, ndërsa nxënëset e tjera vazhdojnë shkollimin në shkollën tonë”, ka deklaruar Liridon Salihu – Drejtori i shkollës.

    Edhe ish-drejtori i Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiu, përmes një përgjigje telefonike tha se është njoftuar për këto masa, teksa nuk pohoi se është caktuar psikolog i rregullt për të miturën.

    Megjithatë, pretendimet e familjes nuk përfundojnë vetëm te shkolla. Krasniqi kritikon edhe Qendrën për Punë Sociale.

    “Ka pas një psikologe të caktume nga Qendra për Punë Sociale, ata janë llafaxhi të mëdhenj, premtojnë shumë, nuk munden me realizu asnjë gjë, dmth punët i bëjnë sipërfaqësisht. Të gjitha i kemi bë në mënyrë private, edhe vizitat te mjeku edhe gjithçka tjetër”, ka theksuar Krasniqi.

    Nga Qendra për Punë Sociale nuk kanë qenë të gatshëm të flasin para kamerës, por përmes emailit janë thënë se do të përgjigjen për rastin brenda afateve ligjore.

    Të rezervuar ishin edhe nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale.

    Ekipi i Televizionit Dukagjini, ka kërkuar sqarime nga Qendra për Punë Sociale në Gjilan për të kuptuar se cilat masa i kanë marrë në lidhje me këtë situatë….ata s’janë përgjigjur.

    Përgjigje është kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit me qëllim të sqarimit nëse ekzistojnë masa konkrete për ofrimin e mbështetjes psikologjike dhe trajtimit profesional për personat e mitur që përballen me raste të tilla, por deri në publikimin e kronikës nuk kanë kthyer përgjigje.

    Në raste si këto, sipas, specialistes së Psikologjisë Klinike, analiza dhe trajtimi për të përfshirat në rast është i domosdoshëm.

    “Pasojat mund të jenë shumë serioze. Është e rëndësishme të kemi vlerësim të detajuar, cilat kanë qenë dëmet psikologjike që janë shkaktuar,d he mbi bazën e kësaj të shihet simptomatologjia, dhe mbi këtë vlerësim adekuat. Është shumë e rëndësishme të shikohet forma e trajtimit të vajzat që e kanë shkaktuar dhunën, të shikohet vështirësia eventuale që mos ndodh ta do të përsëritet një akt i tillë edhe tutje”, ka deklaruar Violeta Zefi, Specialiste e Psikologjisë Klinike.

    Familja kritika pati edhe për organet e drejtësisë.

    “Edhe gjykatat ne Kosovë janë të korruptuara fatkeqësisht, edhe nga politika, edhe nga njerëzit që punojnë në Gjykata”.

    Për këtë detaje dha Gjykata Themelore e Gjilanit, ku sqaroi se fillimisht ndaj dy të miturave ishte shqiptuar masa edukative institucionale e dërgimit në institucion edukativo-korrektues, në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajsh, ndërsa ndaj të miturës së tretë ishte shqiptuar masa në kohëzgjatje prej një viti.

    Por rasti u kthye në rivendosje nga Gjykata e Apelit, ku pas shqyrtimit, dënimi u zbut në masën edukative të mbikëqyrjes së shtuar nga ana e prindit për një periudhë të caktuar.

    Një studim i UNICEF-t për shërbimet e shëndetit mendor dhe psiko-sociale për fëmijët në Kosovë konstatoi se mungojnë shërbimet thelbësore, si strehimoret për fëmijët viktima dhe linjat funksionale të raportimit, ndërsa shkollave u mungojnë psikologët që do të mund të promovonin programet parandaluese të bazuara në dëshmi.

    Burimi: Dukagjini