Blog

  • Elections in Serbia: What happens if you win or lose Aleksandar Vuciq?

    The international news agency Reuters has analysed scenarios that could host Serbia after this Sunday’s parliamentary elections, where the student anti-corruption movement aims to end Aleksandar Vuciqi’s political dominance.

    Several electoral lists, including those led by the Serbian Progressive Party ( SNS), student movement, students win, Socialist Party of Serbia ( The SPS) and the pro-European opposition coalition Serbia European.

    The SNS list has focused the campaign on economic growth, wage and pension growth, investments in infrastructure and political stability. Vuciqi, who according to Reuters resigned from the presidential post on September 27th, intends to become prime minister.

    Meanwhile, the student movement was created after protests sparked by the collapse of a section of the railway station in Novi Sad in November 2024, where 16 people died. It requires accountability, fighting corruption and transparency in public procurements.

    Another force in the race is the Socialist Party of Serbia, led by Ivica Dacic, SNS’s longtime ally. While the coalition Serbia-European support closer integration with the European Union, sanctions against Russia and democratic reforms.

    According to Reuters, corruption and government accountability are among the main campaign issues. Protesters accuse Vuciqi and his associates of corruption, media control and mistreatment of demonstrators, charges that Serbian authorities have denied.

    What happens if you win or lose Vucciki?

    If he wins and manages to become prime minister, Vuciqi would continue his political leadership in Serbia. Such a result could preserve Belgrade’s policy between the goal of membership in the European Union and close relations with Russia and China.

    In the event of defeat, according to Reuters analysis, the way for important domestic reforms could be opened, including strengthening institutions and stronger anti-corruption measures.

    In this election, voters choose election lists rather than individual candidates. The election commission has approved a total of 18 lists for the parliamentary race.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq?

    Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq?

    Zgjedhjet në Serbi: Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Aleksandar Vuçiq?

    Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka analizuar skenarët që mund ta presin Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj të diele, ku lëvizja studentore kundër korrupsionit synon t’i japë fund dominimit politik të Aleksandar Vuçiqit.

    Në garë janë disa lista zgjedhore, përfshirë atë të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS), lëvizjen studentore “Studentët Fitojnë”, Partinë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe aleancën opozitare pro-evropiane “Serbia Evropiane”.

    Lista e SNS-së e ka përqendruar fushatën te rritja ekonomike, rritja e pagave dhe pensioneve, investimet në infrastrukturë dhe stabiliteti politik. Vuçiqi, i cili sipas Reutersit dha dorëheqje nga posti i presidentit më 27 shtator, synon të bëhet kryeministër.

    Ndërkohë, lëvizja studentore u krijua pas protestave të nxitura nga shembja e një pjese të stacionit hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024, ku humbën jetën 16 persona. Ajo kërkon llogaridhënie, luftim të korrupsionit dhe transparencë në prokurimet publike.

    Një tjetër forcë në garë është Partia Socialiste e Serbisë, e udhëhequr nga Ivica Daçiç, aleate e kahershme e SNS-së. Ndërsa aleanca “Serbia Evropiane” mbështet integrimin më të afërt me Bashkimin Evropian, sanksionet ndaj Rusisë dhe reformat demokratike.

    Sipas Reutersit, korrupsioni dhe llogaridhënia e qeverisë janë ndër çështjet kryesore të fushatës. Protestuesit e akuzojnë Vuçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij për korrupsion, kontroll të mediave dhe keqtrajtim të demonstruesve, akuza që autoritetet serbe i kanë mohuar.

    Çfarë ndodh nëse fiton apo humb Vuçiqi?

    Nëse fiton dhe arrin të bëhet kryeministër, Vuçiqi do ta vazhdonte udhëheqjen e tij politike në Serbi. Një rezultat i tillë mund ta ruajë politikën e Beogradit mes synimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënieve të afërta me Rusinë dhe Kinën.

    Në rast të humbjes, sipas analizës së Reutersit, mund të hapet rruga për reforma të rëndësishme të brendshme, përfshirë forcimin e institucioneve dhe masa më të ashpra kundër korrupsionit.

    Në këto zgjedhje, votuesit zgjedhin listat zgjedhore dhe jo kandidatët individualë. Komisioni zgjedhor ka miratuar gjithsej 18 lista për garën parlamentare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lausa case: With a stolen car, an accident to the police ( VIDEOS)

    – What?A car suspected of stealing has hit a Kosovo Police vehicle during the hunt at Skyright Lausa on Saturday evening. As a result, two police officials have suffered bodily injuries.

    The event took place around 21:45, as dangerous road drivers have questioned police patrols, which has ordered them to stop.

    However, the driver has disobeyed the police order and has continued fleeing to Loushua, causing the patrol to be put on track.

    During the pursuit, the suspected vehicle hit the police vehicle and got it off the road. The official vehicle then crashed into an electric pole.

    The two policemen inside the vehicle, Elvis Havolly and Elvir Hajray, have suffered bodily injuries and have been sent to the Family Medicine Center for Medical Treatment. After taking the treatment, they were released home.

    Details are found in the following chronice:

  • Rasti në Llaushë: Me veturë të vjedhur, aksidenton policinë (VIDEO)

    Rasti në Llaushë: Me veturë të vjedhur, aksidenton policinë (VIDEO)

    Rasti në Llaushë: Me veturë të vjedhur, aksidenton policinë (VIDEO)

    Një veturë e dyshuar si e vjedhur ka goditur një automjet të Policisë së Kosovës gjatë ndjekjes në Llaushë të Skenderajt, të shtunën mbrëma. Si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, pasi lëvizjet e rrezikshme të shoferit në rrugë kanë ngritur dyshime te patrulla policore, e cila i ka dhënë urdhër për ndalim.

    Megjithatë, shoferi nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka vazhduar ikjen në drejtim të Llaushës, duke bërë që patrulla të vihet në ndjekje të tij.

    Gjatë ndjekjes, vetura e dyshuar e ka goditur automjetin policor dhe e ka nxjerrë atë jashtë rrugës. Vetura zyrtare më pas është përplasur në një shtyllë elektrike.

    Dy policët që ndodheshin brenda automjetit, Elvis Havolli dhe Elvir Hajraj, kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor. Pas marrjes së tretmanit, ata janë liruar për në shtëpi.

    Detajet i kuptoni në kronikën e mëposhtme:

  • Shqiptarët e Luginës synojnë mandatin e dytë, flet Kamberi (VIDEO)

    Shqiptarët e Luginës synojnë mandatin e dytë, flet Kamberi (VIDEO)

    Shqiptarët e Luginës synojnë mandatin e dytë, flet Kamberi (VIDEO)

    Shaip Kamberi ka bërë të ditur se shqiptarët e Luginës së Preshevës synojnë mandatin e dytë në zgjedhjet në Serbi.

    Kamberi, kryesues i listës së përbashkët shqiptare, ka bërë të ditur për Klan Kosova se në këto zgjedhje është shënuar dalje më e madhe e votuesve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

    “Rezultatet preliminare flasin se do të jetë prapë 66%, një dalje e lartë në krahasim me vitet e kaluara. Dhe do të jetë tregues i drejtpërdrejtë se a do ta sigurojmë mandatin e dytë, duke pasur parasysh pasivizimin e adresave dhe largimin e të rinjve sidomos për shkak të diskriminimit”, deklaroi ai.

    Kamberi theksoi se edhe përkundër këtyre problemeve, shqiptarët treguan entuziazëm për të dalë e për të votuar.

  • Serbët e Kosovës “turren” për të votuar në zgjedhjet e Serbisë (VIDEO)

    Serbët e Kosovës “turren” për të votuar në zgjedhjet e Serbisë (VIDEO)

    Serbët e Kosovës “turren” për të votuar në zgjedhjet e Serbisë (VIDEO)

    Mijëra serbë nga Republika e Kosovës, në mënyrë të organizuar shkuan sot në Serbi për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor.

    Si pasojë e fluksit të madh të kalimeve, në pikat kufitare veçmas në Jarinje, Bërnjak, e Merdarë, u krijuan kilometra të gjata automjetesh.

    Komisioni i zgjedhjeve në Beograd njoftoi se serbët nga Kosova , mund të votonin në katër komuna në kufi me Republikën e Kosovës në Rashkë, Kurshumli, Tutin, e Vranjë.

    Nga Kosova, shkuan për të votuar në Serbi, edhe kryetarë të komunave kosovare, e deputetë të Republikës së Kosovës, të cilët kryesisht vijnë nga Lista Serbe.

    Edhe ish-kryetar i këtij subjekti, Goran Rakiq, që u arratis në Serbi, pasi që kërkohet nga autoritetet në Kosovë, lidhur me barrikadat në veri në vitin 2022 u pa duke votuar këtë të diele.

    Detajet i kuptoni në kronikën e mëposhtme:

  • “Koalicioni shqiptar”: Mobilizoi votues nga Kosova e më gjerë (VIDEO)

    “Koalicioni shqiptar”: Mobilizoi votues nga Kosova e më gjerë (VIDEO)

    “Koalicioni shqiptar”: Mobilizoi votues nga Kosova e më gjerë (VIDEO)

    Bashkimi i partive shqiptarëve në një listë të vetme zgjedhore në Serbi konsiderohet se do të sjellë më shumë ulëse të shqiptarëve në parlamentin serb.

    Vetë kandidatët e “Koalicionit Shqiptar” falënderuan bashkëvendësit që shkuan të votojnë nga Kosova, por edhe vendet e tjera.

    Në Preshevë u shfrytëzuan 59 vendvotime ku të drejtë vote kishin mbi 44 mijë banorë. Shaip Kamberi ishte optimist për rezultatin.

    Edhe numri dy i kësaj liste, Visar Mehmeti votimin e shqiptarëve e sheh si akt kombëtar.

    Ndiqni detajet në kronikën e mëposhtme:

  • Mbyllen qendrat e votimit në Serbi

    Mbyllen qendrat e votimit në Serbi

    Mbyllen qendrat e votimit në Serbi

    Qendrat e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi pritet të mbyllen në orën 20:00, kur përfundon edhe heshtja zgjedhore.

    Në disa qendra votimi, ku pati ndërprerje të procesit të votimit, orari do të zgjatet për aq kohë sa zgjati ndërprerja, shkruan REL, transmeton klankosova.tv.

    Po ashtu, të gjithë personat që janë duke pritur në radhë para qendrave të votimit kanë të drejtë të votojnë edhe pas orës 20:00.

  • 'Një luftë rruge po përgatitet në Beograd' – paralajmëron mediumi kroat

    ‘Një luftë rruge po përgatitet në Beograd’ – paralajmëron mediumi kroat

    Organizatat e vëzhgimit të zgjedhjeve në Serbi kanë raportuar parregullsi të shumta, duke përfshirë sulme fizike ndaj vëzhguesve dhe pengimin e gazetarëve gjatë raportimit të tyre.

    Sipas mediumit kroat Vecernji.hr, qendra e Beogradit është nën siguri të fortë policore natën e zgjedhjeve.

    Një numër i madh anëtarësh të policisë ndërhyrëse dhe të xhandarmërisë u vendosën në qytet, dhe situatë e tensionuar në terren u raportua për HRT nga gazetari Marin Ćurić , i cili përshkroi gjithashtu shqetësimin që përjetoi ekipi i tij pak para transmetimit të drejtpërdrejtë.

    “Gjithashtu përjetuam shumë shqetësime para se të ndiqnim rrugën, disa kalimtarë u përpoqën të na ndiqnin. Ka edhe shumë të rinj përreth nesh me kapuçë dhe fytyra të mbuluara”, ka thënë Ćurić.

    Ai shtoi se xhandarmëria dhe anëtarët e policisë ndërhyrëse kishin bllokuar rrugën ku ndodhet (Komisioni Qendror) RIK që nga mesdita.

    “Shumë, shumë gjëra tregojnë se kjo natë zgjedhjesh nuk do të kalojë në paqe dhe se po përgatitet një luftë tjetër rrugore “, paralajmëroi gazetari i HRT-së.

    Dhe siç theksohet më tej, policia e trazirave u vendos edhe në vende të tjera në qytet ndërkohë që tensionet shënuan edhe vetë ditën e zgjedhjeve, me incidente dhe sulme të raportuara ndaj vëzhguesve dhe gazetarëve.

    Ndërkohë, vë në pah mediumi kroat, organizatat e monitorimit të zgjedhjeve paralajmëruan për parregullsi gjatë votimit.

    Sipas raporteve të vëzhguesve, problemet përfshinin shkelje të fshehtësisë së votës, fotografim të fletëve të votimit dhe vështirësi me listat e votuesve.

    U raportuan gjithashtu sulme fizike ndaj vëzhguesve dhe organizatat e gazetarëve paralajmëruan për ndërhyrje në raportim dhe kërcënime ndaj sigurisë së gazetarëve.

    Zgjedhjet po mbahen mes muajsh tensionesh politike, të shkaktuara nga protestat studentore pas shembjes së një kulmi në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, nga ku mbetën të vdekur 16 persona në nëntor 2024.

    Lëvizja studentore që atëherë është shndërruar në një sfidë serioze për Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet të Aleksandar Vuçiqit, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 2012. /Telegrafi/

  • Stuhia Boelo, momenti kur një aeroplan has vështirësi për t'u ulur në Aeroportin e Birminghamit

    Stuhia Boelo, momenti kur një aeroplan has vështirësi për t’u ulur në Aeroportin e Birminghamit

    Një aeroplan i kompanisë ajrore Jet2, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga pista gjatë uljes në aeroportin e Birminghamit, pasi kishte kryer fluturimin EXS4FX nga Venecia.

    Pamjet e incidentit tregojnë se aeroplani duket se ka devijuar nga drejtimi i pistës për një kohë, përpara se të tentonte të korrigjonte trajektoren, por ndërhyrja duket se ka ardhur tepër vonë.

    Incidenti ndodh në kohën kur stuhia Boelo ka goditur Britaninë e Madhe me erëra të fuqishme, që në zonat e ekspozuara bregdetare kanë kaluar 128 kilometra në orë.

    Stuhia ka shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 83 mijë familje dhe mbylljen e disa linjave hekurudhore.

    Në Skoci, një burrë 60-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një pemë e rrëzuar nga erërat e forta. /Telegrafi/