Blog

  • Hyri për para? Shota Baraliu e drejtpërdrejt për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova

    Hyri për para? Shota Baraliu e drejtpërdrejt për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova

    Aktorja Shota Baraliu ka folur hapur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova, duke treguar pa hezitim arsyen që e kishte shtyrë të bëhej pjesë e këtij formati televiziv.

    Në një intervistë për “Sol”, ajo ka deklaruar se motivimi kryesor për hyrjen në shtëpinë e famshme ishte çmimi i madh, duke kundërshtuar pretendimet e disa konkurrentëve se pjesëmarrjen e shohin vetëm si një eksperiencë të re.

    “Kur është një artist, sigurisht që ai futet për para. Nuk është se kam qenë një aktore e harruar që kam dashur të më sillnin në skenë edhe një herë”, është shprehur Shota.

    Foto: Screenshot/YoUTube

    Ajo ka shtuar se rikthimi në një format të tillë nuk ishte një përpjekje për t’u rikujtuar publikut, pasi, sipas saj, ishte aktive vazhdimisht në skenë.

    “Sigurisht që është çmimi, ai nuk diskutohet. Është gënjeshtër kur thonë se kam hyrë për eksperiencë. Për eksperiencë nuk kam hyrë fare, por kam hyrë për çmim”, ka deklaruar ajo.

    Shota ka folur edhe për rëndësinë që kanë paratë në kohën e sotme, duke thënë se për shumë konkurrentë motivimi financiar është arsyeja kryesore për t’u bërë pjesë e një reality show të tillë.

    “Në kohën që kemi ardhur janë paratë, gjëja e parë që shohin. Lëre ti eksperiencën, janë hyrë për pare”, ka thënë ajo, duke e shprehur qëndrimin e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë. /Telegrafi/

  • Takimi mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së do të mbahet muajin e ardhshëm - thotë Zelensky

    Takimi mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së do të mbahet muajin e ardhshëm – thotë Zelensky

    Një takim midis Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së do të zhvillohet muajin e ardhshëm, deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky.

    Bisedimet trepalëshe pritet të mbahen në nëntor, shkroi lideri ukrainas në një postim në platformën X të dielën, duke iu referuar një interviste për programin televiziv ukrainas “TSN Week”, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.

    Ndonëse nuk është e qartë se kush do të marrë pjesë në një takim të tillë, Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme për bisedime trepalëshe midis grupeve teknike.

    Megjithatë, ai nënvizoi se nuk dëshiron të hyjë në ndonjë takim mes liderëve të këtyre tri vendeve “pasi të jenë hequr të gjitha sanksionet”.

    “Sanksionet u vendosën për shkak të agresionit, jo si një mundësi për të bërë muhabet”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se nuk dëshiron të takohet me Putinin “pa pasur mjete në dorë”, përfshirë sanksionet dhe asetet e ngrira.

    Ai gjithashtu bëri të ditur se qasja e ushtrisë së tij në sistemet “Starshield”, si dhe shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës me SHBA-në, janë rikthyer tashmë plotësisht.

    Megjithatë, Zelensky shtoi se përparimi lidhur me sigurimin e raketave për sistemet “Patriot” nga ana e Ukrainës po ecën “shumë ngadalë”. /Telegrafi/

  • Frika growing up ) British MP seeks response from London, Brussels for the situation in Serbia

    British MP Alicia Kearns has expressed deep concern for recent developments in Serbia, warning of increasing fears and the risk of creating a climate of intimidation against citizens.

    Through a public reaction, Kearns has stressed that Serbian authorities have the responsibility to ensure the safety of all citizens and to prevent any form of threats or orientation.

    Throughout Serbia, fear is growing. The government has the obligation to keep all citizens safe and ensure that a climate of intimidation is not created or to use military threats against citizens, Kearns has declared.

    The British MP has also called for the direct commitment of the United Kingdom government and the European Union to prevent the escalation of the situation in Serbia.

    The United Kingdom government and the European Union must ensure that the Serbian government has no doubt that peace must be maintained, it has stressed.

    Earlier the European Democratic Party reacted.

    European Democrats have issued an urgent statement regarding the situation in Serbia, warning of the danger of possible clashes during today’s evening, when the first projections of parliamentary elections are expected to be published.

    The party reportedly received repeated warnings that persons linked to the Serbian Progressive Party ( Aleksandar Vucinqi’s SNS can mobilise to provoke confrontation.

    We are receiving repeated warnings that persons linked to the Serbian Progressive Party ( Aleksandar Vuciqi’s SNS can mobilise to provoke confrontations tonight, when the first election projections arise, it says in the statement.

    The European Democrats have stressed that students in Serbia require free and peaceful elections, as well as a result that is determined through citizens’ vote.

    According to them, high voter turnout may increase the risk of deliberate provocations.

    The higher the turnout, the greater the fear of Vuciki from the loss and the greater the risk of deliberate provocations, it is said in response.

    In the statement, The EDP accuses the Serbian president and his government of allowing the creation of a climate of intimidation and violence, demanding that authorities take responsibility for preventing any further escalation.

    Vucciq and his government have allowed a climate of intimidation and violence to grow. They bear full political responsibility for preventing any further escalation. If SNS-related groups mobilize to cause confrontation, Vuciq must be held responsible, the statement is highlighted. /Telegraphy.

  • Joseph: Kosovo uses Special to advance towards Council of Europe

    US Professor Edward Joseph has said that Kosovo should take advantage of the opportunity to negotiate with the European Union over concerns related to the Special Court, with the aim of this issue being tied to Kosovo’s membership in the Council of Europe as well.

    In a conversation with publicist Veton Surroi in the podcastin SHOW, Joseph has argued that there is an agreement of interests between Kosovo, The EU and American administration to reach a consensus that would pave the way for Kosovo to the Council of Europe.

    There is compliance with the administration that Kosovo can implement and also with the European Union in a very important way to reach a consensus — an agreement that may eventually include Kosovo’s membership in the Council of Europe, Joseph has said.

    According to him, membership in this organisation would enable Kosovo a path to the European Court for Human Rights, where decisions related to cases of the Special Court could potentially be considered in accordance with the jurisdiction and relevant conditions.

    This would be an extraordinary opportunity for Kosovo in connection with the Special, because there would be a way to the European Court of Human Rights and then could receive proper judicial consideration. This serves the interests of Kosovo, he has declared.

    Joseph has stressed that this approach does not mean that Kosovo should ignore its international obligations, but seek a solution through dialogue with international partners.

    I am not saying that Kosovo should ignore its obligations, he has said, adding that the European Union can privately raise its concerns regarding the judicial process.

    During his conversation with Surroi, Joseph has also expressed the opinion that the sentences pronounced by the Special Court are disproportionate, though he has stressed that he is not giving a final assessment of the act, as thousands of pages of evidence must be considered.

    He has said there are reasons to discuss the length of the process, the court’s spending and budget, as well as the compliance of sentences with those pronounced by The Hague Tribunal.

    But no court is above criticism, Joseph has said.

    The Special Court sentenced four former KLA leaders, Hashim Thaci, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi and Rexhep Selimi from 81 years in prison together.

  • Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

    Joseph: Kosova ta shfrytëzojë Specialen për të avancuar drejt Këshillit të Evropës

    Profesori amerikan Edward Joseph ka thënë se Kosova duhet të shfrytëzojë mundësinë për të negociuar me Bashkimin Evropian për shqetësimet lidhur me Gjykatën Speciale, me synimin që kjo çështje të lidhet edhe me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Në një bashkëbisedim me publicistin Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Joseph ka argumentuar se ekziston një përputhje interesash mes Kosovës, BE-së dhe administratës amerikane për të arritur një mirëkuptim që do t’i hapte Kosovës rrugën drejt Këshillit të Evropës.

    “Ka përputhje me administratën që Kosova mund ta zbatojë dhe gjithashtu me Bashkimin Evropian në një mënyrë shumë të rëndësishme për të arritur një mirëkuptim, një marrëveshje që mund të përfshijë më në fund anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Joseph.

    Sipas tij, anëtarësimi në këtë organizatë do t’i mundësonte Kosovës një rrugë drejt Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku vendimet e lidhura me rastet e Gjykatës Speciale potencialisht do të mund të shqyrtoheshin në përputhje me juridiksionin dhe kushtet përkatëse.

    “Kjo do të ishte një mundësi e jashtëzakonshme për Kosovën në lidhje me Specialen, sepse do të kishte një rrugë drejt Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe më pas do të mund të merrte shqyrtim të duhur gjyqësor. Kjo i shërben interesave të Kosovës”, ka deklaruar ai.

    Joseph ka theksuar se kjo qasje nuk nënkupton që Kosova duhet të shpërfillë detyrimet e saj ndërkombëtare, por të kërkojë një zgjidhje përmes dialogut me partnerët ndërkombëtarë.

    “Unë nuk po them se Kosova duhet t’i shpërfillë detyrimet e saj”, ka thënë ai, duke shtuar se Bashkimi Evropian mund t’i ngrejë privatisht shqetësimet e veta lidhur me procesin gjyqësor.

    Gjatë bisedës me Surroin, Joseph ka shprehur gjithashtu mendimin se dënimet e shqiptuara nga Gjykata Speciale janë disproporcionale, ndonëse ka theksuar se nuk po jep një vlerësim përfundimtar për aktgjykimin, pasi duhen shqyrtuar mijëra faqe provash.

    Ai ka thënë se ka arsye që të diskutohen edhe kohëzgjatja e procesit, shpenzimet dhe buxheti i gjykatës, si dhe përputhshmëria e dënimeve me ato të shqiptuara nga Tribunali i Hagës.

    “Por asnjë gjykatë nuk është mbi kritikën”, ka thënë Joseph.

    Gjykata Speciale dënoi katër ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nga 81 vjet burgim së bashku.

  • “Frika po rritet” – deputetja britanike kërkon reagim nga Londra dhe Brukseli për situatën në Serbi

    “Frika po rritet” – deputetja britanike kërkon reagim nga Londra dhe Brukseli për situatën në Serbi

    Deputetja britanike Alicia Kearns ka shprehur shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në Serbi, duke paralajmëruar për rritjen e frikës dhe rrezikun e krijimit të një klime frikësimi ndaj qytetarëve.

    Përmes një reagimi publik, Kearns ka theksuar se autoritetet serbe kanë përgjegjësi të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të parandalojnë çdo formë kërcënimi apo intimidimi.

    “Pamjet nga Serbia janë thellësisht shqetësuese dhe frika po rritet. Qeveria ka detyrimin t’i mbajë të gjithë qytetarët të sigurt dhe të sigurojë që të mos krijohet një klimë frikësimi apo të përdoren kërcënimet ushtarake kundër qytetarëve”, ka deklaruar Kearns.

    Deputetja britanike ka kërkuar gjithashtu angazhim të drejtpërdrejtë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për të parandaluar përshkallëzimin e situatës në Serbi.

    “Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të sigurojnë që qeveria serbe të mos ketë asnjë dyshim se paqja duhet të ruhet”, ka theksuar ajo.

    Më herët reaguan edhe Partia Demokratike Evropiane.

    Demokratët Evropianë kanë lëshuar një deklaratë urgjente lidhur me situatën në Serbi, duke paralajmëruar për rrezikun e përplasjeve të mundshme gjatë mbrëmjes së sotme, kur pritet të publikohen projeksionet e para të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

    Në deklaratë thuhet se partia ka marrë paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit mund të mobilizohen për të provokuar përplasje.

    “Po marrim paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit mund të mobilizohen për të provokuar përplasje sonte, kur të dalin projeksionet e para zgjedhore”, thuhet në deklaratë.

    Demokratët Evropianë kanë theksuar se studentët në Serbi kërkojnë zgjedhje të lira dhe paqësore, si dhe një rezultat që përcaktohet përmes votës së qytetarëve.

    Sipas tyre, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje mund të rrisë rrezikun e provokimeve të qëllimshme.

    “Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e madhe frika e Vuçiqit nga humbja dhe aq më i madh rreziku i provokimeve të qëllimshme”, thuhet në reagim.

    Në deklaratë, EDP akuzon presidentin serb dhe qeverinë e tij se kanë lejuar krijimin e një klime frikësimi dhe dhune, duke kërkuar që autoritetet të marrin përgjegjësi për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm.

    “Vuçiq dhe qeveria e tij kanë lejuar që të rritet një klimë frikësimi dhe dhune. Ata mbajnë përgjegjësi të plotë politike për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm. Nëse grupe të lidhura me SNS-në mobilizohen për të shkaktuar përplasje, Vuçiq duhet të mbahet përgjegjës”, theksohet në deklaratë./Telegrafi.

  • Liverpool star becomes the fastest football player in Premier League this season, achieves extraordinary speed

    Liverpool star becomes the fastest football player in Premier League this season, achieves extraordinary speed

    Liverpool defender Ronald Araujo has recorded the highest speed in the Premier League during this season, reaching a total of 36.3 miles per hour in the victory over Brighton.

    Luuguaan footballer has called attention to his appearance, witnessing not only the protective skills but also the remarkable speed that characterizes him in the playing field.

    Liverpool star becomes the fastest football player in Premier League this season, achieves extraordinary speed

    His performance has also been highly praised by fans, as Araujo has received 90 percent of the votes in surveys organised by the survey. Tribuna. com for the best player in the game, leaving his associates behind too much.

    Currently, the 27-year-old is part of Liverpool in loan from Barcelona, while the English club has the right to final purchase of its card for 55m euros during the summer of 2027.

    However, this clause is not mandatory, which means that Liverpool’s leaders will have the opportunity to decide on the future of defenders on the basis of its presentations during the season.

    If Araujo continues at this pace and maintains the high level of performance, the likelihood that it will finally remain in Anfield can grow significantly. /Telegraphy/

  • Ylli i Liverpoolit bëhet futbollisti më i shpejtë në Ligën Premier këtë sezon, arrin shpejtësi të jashtëzakonshme

    Ylli i Liverpoolit bëhet futbollisti më i shpejtë në Ligën Premier këtë sezon, arrin shpejtësi të jashtëzakonshme

    Mbrojtësi i Liverpoolit, Ronald Araujo, ka regjistruar shpejtësinë më të lartë në Ligën Premier gjatë këtij sezoni, duke arritur plot 36.3 kilometra në orë në fitoren ndaj Brightonit.

    Futbollisti uruguaian ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tij, duke dëshmuar jo vetëm aftësitë mbrojtëse, por edhe shpejtësinë e jashtëzakonshme që e karakterizon në fushën e lojës.

    Liverpool star becomes the fastest football player in Premier League this season, achieves extraordinary speed

    Paraqitja e tij është vlerësuar lart edhe nga tifozët, pasi Araujo ka marrë 90 për qind të votave në sondazhin e organizuar nga Tribuna.com për lojtarin më të mirë të ndeshjes, duke lënë shumë prapa bashkëlojtarët e tij.

    Aktualisht, 27-vjeçari është pjesë e Liverpoolit në formë huazimi nga Barcelona, ndërsa klubi anglez ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij për 55 milionë euro gjatë verës së vitit 2027.

    Megjithatë, kjo klauzolë nuk është e detyrueshme, që do të thotë se drejtuesit e Liverpoolit do të kenë mundësinë të vendosin për të ardhmen e mbrojtësit në bazë të paraqitjeve të tij gjatë sezonit.

    Nëse Araujo vazhdon me këtë ritëm dhe ruan nivelin e lartë të paraqitjeve, gjasat që ai të mbetet në mënyrë përfundimtare në Anfield mund të rriten ndjeshëm. /Telegrafi/

  • Kamberi: Posting out addresses made our third term impossible

    The owner of the Albanian Coalition’s list in Serbia’s parliamentary elections, Shaip Kamberi, has declared that applying Albanian addresses has contributed to the loss of the opportunity to gain the third mandate.

    In a direct link for RTK, just before the deployments closed, Kamberi has said the goal of Albanians is to secure the second term in Serbia’s parliament.

    According to the seven o’clock preliminary data, 16 thousand and 600 citizens had voted in 37 Votings in Presevo, while at Albanian locations in Bujanoc 10 thousand and 853 voters.

    Kamberi has estimated that the election process has generally gone smoothly, though at the start of the vote some minor irregularities have been recorded.

    He has stressed that the possibility of securing the second term depends on the overall voter turnout.

    If it goes to 70%, as it is speaking, then certainly more votes will be required. In case of a 6165% result, we are very likely to have the second seat, Camber announced.

    Commenting on the progression of addresses, he has said citizens affected by this process have also left voter registers, affecting the outcome of Albanians.

    This has brought us into a situation for us to lose the third mandate we’ve claimed, Camber said, naming this process part of systematic discrimination against Albanians in the Presevo Valley.

    He has particularly mentioned Medvedja, where, according to him, the equipment of addresses has influenced the Albanian election results.

    In the end, Kamberi has thanked citizens for mobilization and Albanians who have come from Kosovo to vote, praising that support from Albanian spaces has served as additional motivation during the final days of the campaign.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kamberi: Pasivizimi i adresave na pamundësoi mandatin e tretë

    Kamberi: Pasivizimi i adresave na pamundësoi mandatin e tretë

    Kamberi: Pasivizimi i adresave na pamundësoi mandatin e tretë

    Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se pasivizimi i adresave të shqiptarëve ka ndikuar në humbjen e mundësisë për të fituar mandatin e tretë.

    Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTK-në, pak para mbylljes së vendvotimeve, Kamberi ka thënë se synimi i shqiptarëve është sigurimi i mandatit të dytë në parlamentin e Serbisë.

    Sipas të dhënave preliminare të orës 19:00, në 37 vendvotime në Preshevë kishin votuar 16 mijë e 600 qytetarë, ndërsa në vendvotimet shqiptare në Bujanoc 10 mijë e 853 votues.

    Kamberi ka vlerësuar se procesi zgjedhor ka shkuar përgjithësisht në mënyrë të rregullt, ndonëse në fillim të votimit janë evidentuar disa parregullsi të vogla.

    Ai ka theksuar se mundësia për sigurimin e mandatit të dytë varet edhe nga pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje.

    “Nëse shkon në 70%, siç po flitet, atëherë sigurisht do të kërkohen më tepër vota. Në rast të një rezultati 61–65%, kemi gjasa shumë reale ta kemi ulësen e dytë”, ka deklaruar Kamberi.

    Duke folur për pasivizimin e adresave, ai ka thënë se qytetarët e prekur nga ky proces janë larguar edhe nga regjistrat e votuesve, duke ndikuar në rezultatin e shqiptarëve.

    “Kjo na ka sjellë në situatë që ne ta humbim mandatin e tretë që e kemi pretenduar”, ka thënë Kamberi, duke e cilësuar këtë proces si pjesë të diskriminimit sistematik ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

    Ai ka përmendur veçanërisht Medvegjën, ku, sipas tij, pasivizimi i adresave ka ndikuar në rezultatet zgjedhore të shqiptarëve.

    Në fund, Kamberi ka falënderuar qytetarët për mobilizimin dhe shqiptarët që kanë ardhur nga Kosova për të votuar, duke vlerësuar se përkrahja nga hapësirat shqiptare ka shërbyer si motivim shtesë gjatë ditëve të fundit të fushatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali