Një takim midis Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së do të zhvillohet muajin e ardhshëm, deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky.
Bisedimet trepalëshe pritet të mbahen në nëntor, shkroi lideri ukrainas në një postim në platformën X të dielën, duke iu referuar një interviste për programin televiziv ukrainas “TSN Week”, shkruan SkyNews, përcjell Telegrafi.
Ndonëse nuk është e qartë se kush do të marrë pjesë në një takim të tillë, Zelensky theksoi se Ukraina është e gatshme për bisedime trepalëshe midis grupeve teknike.
Megjithatë, ai nënvizoi se nuk dëshiron të hyjë në ndonjë takim mes liderëve të këtyre tri vendeve “pasi të jenë hequr të gjitha sanksionet”.
“Sanksionet u vendosën për shkak të agresionit, jo si një mundësi për të bërë muhabet”, tha presidenti ukrainas, duke shtuar se nuk dëshiron të takohet me Putinin “pa pasur mjete në dorë”, përfshirë sanksionet dhe asetet e ngrira.
Ai gjithashtu bëri të ditur se qasja e ushtrisë së tij në sistemet “Starshield”, si dhe shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës me SHBA-në, janë rikthyer tashmë plotësisht.
Megjithatë, Zelensky shtoi se përparimi lidhur me sigurimin e raketave për sistemet “Patriot” nga ana e Ukrainës po ecën “shumë ngadalë”. /Telegrafi/