Blog

  • Drita dominon në “El Clasico”, mposht thellë Prishtinën

    Drita dominon në “El Clasico”, mposht thellë Prishtinën

    Drita dominon në “El Clasico”, mposht thellë Prishtinën

    Drita ka arritur një fitore të madhe në derbin më të madh të futbollit kosovar, duke mposhtur FC Prishtinën me rezultat bindës 0:3 në ndeshjen e zhvilluar në Kampin Nacional.

    Skuadra gjilanase konfirmoi rikthimin në formë të lartë përmes një loje dominuese, duke i shkaktuar njëherësh humbjen e parë kryeqytetasve që nga momenti kur drejtimin e pankinës e mori trajneri Orges Shehi, transmeton Klankosova.tv.

    Protagonistët e këtij suksesi ishin Blerim Krasniqi, Liridon Balaj dhe Bouena, të cilët tundën rrjetën për të vulosur një triumf me shumë vlerë.

    Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 20 pikëve duke u pozicionuar në vendin e tretë të renditjes tabelare, tashmë vetëm dy pikë larg Prishtinës që gjendet në vendin e dytë.

  • Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

    Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

    Feronikeli ’74 mposht bindshëm Dukagjinin

    Feronikeli ’74 ka regjistruar një fitore të madhe dhe me shumë peshë në Superligën e Kosovës në futboll, duke mposhtur Dukagjinin me rezultat bindës 3:0.

    Në duelin e zhvilluar në Drenas, vendasit dominuan plotësisht dhe dhuruan spektakël përgjatë tërë 90 minutave të lojës, transmeton Klankosova.tv.

    Protagonisti kryesor i takimit ishte Albin Prapashtica, i cili realizoi dy gola, ndërsa fitoren e thellë e vulosi Yannick Noah.

    Me gjithë këtë triumf me vlerë, Feronikeli ’74 mbetet në pozitën e tetë të renditjes tabelare me 11 pikë të tubuara, ndërkaq Dukagjini ruan vendin e pestë me 17 pikë.

     

     

  • Nis grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit në Tiranë

    Nis grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit në Tiranë

    Nis grumbullimi i protestuesve te Ministria e Arsimit në Tiranë

    Ka nisur grumbullimi i radhës i protestuesve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

    Ndërsa, policia është vendosur në këtë pjesë të objektit të kësaj ministrie, kurse autobotët qëndrojnë si gjithmonë në rrugë.

    Sot protesta është njoftuar për në orën 14:00 dhe vjen një ditë pas asaj të djeshmes, e cila gjithashtu u karakterizua me përplasje të dhunshme.

    Deri në këto momente, situata paraqitet e qetë në kryeqendrën shqiptare. /Klankosova.tv

  • Meloni drejt dorëheqjes në vitin 2027, Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

    Meloni drejt dorëheqjes në vitin 2027, Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

    Meloni drejt dorëheqjes në vitin 2027, Italia mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, menjëherë pas samitit të Këshillit Evropian në Romë, duke i hapur kështu rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

    Sipas raportimit të së përditshmes La Repubblica, ky opsion tashmë është diskutuar mes Melonit dhe partnerëve të koalicionit qeverisës (Salvini, Tajani dhe Lupi), transmeton Klankosova.tv.

    Ideja është që pas shënimit të 70-vjetorit të Traktateve të Romës, kryeministrja t’i kërkojë Presidentit shpërndarjen e Parlamentit.

    Si datë e parë e mundshme për votimet përmendet 16 maji 2027, por skenari më i favorshëm shihet bashkimi i zgjedhjeve të përgjithshme me ato lokale në qershor, pak muaj para përfundimit të rregullt të mandatit.

    Ndërkohë që e djathta ka nisur përgatitjet për garën në qytetet kryesore si Roma, Milano, Napoli, Torino e Bolonja, krerët e koalicionit deklarojnë publikisht se mandati do të shkojë deri në fund, duke e lënë këtë lëvizje ende në nivelin e një skenari mediatik pa vendim zyrtar.

  • Autobusë nga Republika Srpska në Novi Pazar

    Autobusë nga Republika Srpska në Novi Pazar

    Autobusë dhe furgonë me targa nga Republika Srpska – pra, nga Bosnja dhe Hercegovina – janë vërejtur në disa lokacione në Novi Pazar, gjë që ka ngritur dyshime se votuesit po sillen nga Republika Srpska.

    Në Novi Pazar, 94,063 qytetarë kanë të drejtë vote në 103 vendvotime, transmeton Telegrafi.

    Ahmedin Binjosh, kryetar i Komisionit Zgjedhor të qytetit, ka deklaruar se deri në orën 12:00, pjesëmarrja e votuesve në Novi Pazar kishte arritur në 23.29 për qind të votuesve të regjistruar.

    Sipas tij, të gjitha vendvotimet u hapën në kohë.

    “Patëm disa probleme të vogla teknike, por ato nuk ndikuan në procesin e votimit apo në hedhjen e votave. Pati keqkuptime të herëpashershme mes anëtarëve të këshillave zgjedhorë, por ato u zgjidhën në vend dhe nuk pati ndërprerje,” tha Binjosh. /Telegrafi/

  • Blue Ivy ngjitet në skenë me Jay-Z, 14-vjeçarja luan në tastierë para mijëra fansave

    Blue Ivy ngjitet në skenë me Jay-Z, 14-vjeçarja luan në tastierë para mijëra fansave

    Blue Ivy, vajza 14-vjeçare e Beyonce dhe Jay-Z, u ngjit papritur në skenë me të atin gjatë koncertit të tij të shitur në stadiumin SoFi në Los Angeles, duke treguar aftësitë e saj muzikore.

    Adoleshentja e shoqëroi reperin 56-vjeçar në tastierë gjatë interpretimit të këngëve The Story of OJ dhe Dead Presidents.

    Koncerti u organizua në kuadër të festimeve për 30-vjetorin e albumit të tij debutues Reasonable Doubt dhe 25-vjetorin e The Blueprint.

    Beyoncé ishte gjithashtu e pranishme për të mbështetur bashkëshortin dhe vajzën, duke ndjekur performancën nga një suitë VIP.

    Ajo u pa duke kënduar dhe duke kaluar kohë me ish-anëtaret e grupit Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.

    Blue Ivy po ndjek gjithnjë e më shumë hapat e prindërve të saj. Ajo ka performuar më parë gjatë turneve Renaissance dhe Cowboy Carter të Beyoncé-s, ku ka spikatur me aftësitë e saj në vallëzim. /Telegrafi/

  • Serbia, record voter turnout: Vuciq promises to accept the result

    Serbia’s citizens are deciding whether to support continued power of the Serbian Progressive Party ( SNS, led by Aleksandar Vuciq, or will give support to the Student List.

    High turnout, long lines at polling stations and incidents reported during the day have made the process one of the most widely followed in Serbia’s recent political history.

    After the vote, Vuciq said he would accept the outcome of the elections, whether it would imply victory or defeat for his political camp.

    The people’s will is God’s will, Vuciq said, stressing that citizens are deciding the direction Serbia will take in the coming years.

    According to Republika Election Commission data ( By 1: 00 p.m., 41.1 percent of registered voters had voted. This figure represents a significant increase compared to previous election processes.

    By comparison, in the 2023 parliamentary elections, attendance until 1: 00 p.m. was 26.6 percent. In the 2022 elections, it was 26.7 percent, in 2020 it was 22.9 percent, and in 2016 it reached 25.1 percent.

    Compared to the 2023 elections, attendance this Sunday was higher for 14.5 percentage points to the same hour.

    Long lines have been observed at several polling stations in Belgrade and other cities, while considerable interest is reported in the diaspora as well.

    Race between the SNS and the Student List

    In the elections, 18 electoral lists compete, with a total of 2,418 candidates for 250 seats in Serbia’s Parliament. Nine of the lists represent national minorities, while the Croatian community does not have its own electoral list, according to reported data.

    Voter rights have about 6.45 million citizens. A total of 8,392 polling stations are organised throughout the country, while 93 other centres are located outside Serbia.

    The vote in Serbia has started at 7: 00 p.m. and is intended to end at 8:00. The first preliminary results are expected around 10:00.

    Vuciq: Serbia is choosing its future

    After the vote, Aleksandar Vuciq spoke about the importance of the elections and presented them as a decision on the country’s political and economic direction.

    Serbia is choosing today what direction it is heading: whether it is going towards the future or the past, at a time of privatisation of plundering, economic destruction of the country, and political humiliation of both the nation and the whole state, he said.

    Vuciq said the results would determine the will of citizens and reiterated that he would accept the election outcome.

    We will give an accurate assessment of the election results, there is no great philosophy there, whatever the results, he said in response to foreign journalists’ questions.

    He added that citizens should wait until evening to understand who has won.

    Serbia’s Parliament Speaker Ana Brnabiq welcomed the high turnout and voiced expectations that the election process would end peacefully.

    I welcome the big part. The higher the turnout, the greater the legitimacy, Brnabiq said, adding that he expects the results to be accepted by all sides, regardless of who will succeed.

    She said the results would be announced during the evening and that the process must be completed in a democratic manner.

    Students List Seeks Democratic Process

    Ilija Srdanovic, chairman of the Student List by the name of the students, wins, voted during the morning, and expressed hope that the election day will pass peacefully.

    I hope today will pass into a democratic, peaceful atmosphere and that we will legitimately choose a new government in Serbia, Srdanovic said after the vote.

    The high turnout and citizens’ interest in elections have been accompanied by different expectations. Some voters in Belgrade have expressed a desire for political changes and for a better life, while others have stressed the importance of stability and political continuity.

    Poll incidents raise concerns

    Despite high turnout, election day has also accompanied reports of incidents at several polling stations.

    A serious incident was reported in Doljevac, in the Nis district, where, according to field reports, about 30 people entered a polling station and were involved in a physical clash with members of the election commission.

    Another incident was reported in New Belgrade, where, according to the same reports, there was physical conflict between members of the voting commission and those who had released the song APUmarinım, used during the pre-election campaign of the SNS list.

    Journalists attending the process have also raised concerns about organising voter lists. According to reports from Belgrade, the alleged shortcomings on these lists are fuelling doubts about the regulation of the process. These claims require verification by competent institutions and do not, in itself, constitute evidence of election manipulation.

    Great interest has also been reported at polling stations outside Serbia. Out of a total of 8,392 polling stations, 93 are abroad, where 102.147 voters are registered in 37 states.

    According to Nova portal reports from Belgrade, long lines have been established in New York and Chicago. Some voters have travelled hundreds of miles to vote, while others have been presented with pajamas as symbolic form of protest against the Serbian authorities’ decision to link the vote in the diaspora with the voting schedule within Serbia.

    Elections are being held in an atmosphere of high citizen interest, strong political competition and reporting of incidents that have raised questions about the prosperity of the process.

    With apparent participation higher than in previous elections, attention has focused on the result that will determine Serbia’s new composition and political direction.

    Source Layer: RTKLive

  • Protest before Albanian Ministry of Education, police on alert

    Today’s protest was reported at 2: 00 p.m., and there is a day following Saturday’s national protest, which was accompanied by incidents and clashes between protesters and police effectives.

    As a result of yesterday’s events, 23 people were injured. Among them was 28-year-old Erjon Vishkull, who was hit with rubber bullets in the eye.

    Unlike the tense situation of the day before, until now, the gathering of protesters before the Ministry of Education is taking place in silence.

    Police continue to remain on alert, while expected to see how protests will continue during the following hours.

    Source Layer: RTKLive

  • Protestë para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, policia në gatishmëri

    Protestë para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, policia në gatishmëri

    Protesta e sotme ishte njoftuar për orën 14:00 dhe zhvillohet një ditë pas protestës kombëtare të së shtunës, e cila u shoqërua me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

    Si pasojë e ngjarjeve të djeshme, 23 persona mbetën të plagosur. Mes tyre ishte edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u godit me plumb gome në sy.

    Ndryshe nga situata e tensionuar e një dite më parë, deri në këto momente, grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit po zhvillohet në qetësi.

    Policia vijon të qëndrojë në gatishmëri, ndërsa pritet të shihet se si do të vijojë protesta gjatë orëve në vijim.

    Burimi: RTKLive

  • Serbi, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: Vuçiq premton të pranojë rezultatin

    Serbi, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: Vuçiq premton të pranojë rezultatin

    Qytetarët e Serbisë po vendosin nëse do të mbështesin vazhdimin e pushtetit të Partisë Progresive Serbe (SNS), të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, apo do t’i japin mbështetjen Listës së Studentëve.

    Pjesëmarrja e lartë, radhët e gjata në qendrat e votimit dhe incidentet e raportuara gjatë ditës e kanë bërë këtë proces një nga më të ndjekurit në historinë e fundit politike të Serbisë.

    Pas votimit, Vuçiq deklaroi se do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht nëse ai do të nënkuptonte fitore apo humbje për kampin e tij politik.

    “Vullneti i popullit është vullneti i Zotit”, u shpreh Vuçiq, duke theksuar se qytetarët po vendosin për drejtimin që do të marrë Serbia në vitet e ardhshme.

    Sipas të dhënave të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KZR), deri në orën 13:00 kishin votuar 41,1 për qind e votuesve të regjistruar. Kjo shifër përfaqëson një rritje të konsiderueshme krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore.

    Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, pjesëmarrja deri në orën 13:00 ishte 26,6 për qind. Në zgjedhjet e vitit 2022 ajo ishte 26,7 për qind, në vitin 2020 ishte 22,9 për qind, ndërsa në vitin 2016 arriti në 25,1 për qind.

    Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, pjesëmarrja këtë të diel ishte më e lartë për 14,5 pikë përqindjeje deri në të njëjtën orë.

    Radhë të gjata janë vërejtur në disa qendra votimi në Beograd dhe qytete të tjera, ndërsa interesim i konsiderueshëm është raportuar edhe në diasporë.

    Gara mes SNS-së dhe Listës së Studentëve

    Në zgjedhje garojnë 18 lista zgjedhore, me gjithsej 2.418 kandidatë për 250 vendet në Kuvendin e Serbisë. Nëntë prej listave përfaqësojnë pakicat kombëtare, ndërsa komuniteti kroat nuk ka listën e vet zgjedhore, sipas të dhënave të raportuara.

    Të drejtë vote kanë rreth 6,45 milionë qytetarë. Në të gjithë vendin janë organizuar 8.392 qendra votimi, ndërsa 93 qendra të tjera ndodhen jashtë Serbisë.

    Votimi në Serbi ka nisur në orën 07:00 dhe është paraparë të përfundojë në orën 20:00. Rezultatet e para paraprake priten rreth orës 22:00.

    Vuçiq: Serbia po zgjedh të ardhmen e saj

    Pas votimit, Aleksandar Vuçiq foli për rëndësinë e zgjedhjeve dhe i paraqiti ato si një vendim për drejtimin politik dhe ekonomik të vendit.

    “Serbia po zgjedh sot se në cilin drejtim po shkon: nëse po shkon drejt së ardhmes apo të kaluarës, në një kohë privatizimesh plaçkitëse, shkatërrimi ekonomik të vendit dhe poshtërimi politik si i kombit ashtu edhe i të gjithë shtetit”, deklaroi ai.

    Vuçiq tha se rezultatet do të përcaktojnë vullnetin e qytetarëve dhe përsëriti se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

    “Ne do të japim një vlerësim të saktë të rezultateve të zgjedhjeve, nuk ka ndonjë filozofi të madhe atje, cilado qofshin rezultatet”, u shpreh ai në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve të huaj.

    Ai shtoi se qytetarët duhet të presin deri në mbrëmje për të kuptuar se kush ka fituar.

    Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, përshëndeti pjesëmarrjen e lartë dhe shprehu pritjen që procesi zgjedhor të përfundonte paqësisht.

    “E mirëpres pjesëmarrjen e madhe. Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më i madh është legjitimiteti”, deklaroi Brnabiq, duke shtuar se pret që rezultatet të pranohen nga të gjitha palët, pavarësisht se kush do të dalë fitues.

    Ajo u shpreh se rezultatet do të shpallen gjatë mbrëmjes dhe se procesi duhet të përfundojë në mënyrë demokratike.

    Lista e Studentëve kërkon proces demokratik

    Ilija Srdanoviq, kryetar i Listës së Studentëve me emrin “Studentët Fitojnë”, votoi gjatë paradites dhe shprehu shpresën që dita e zgjedhjeve të kalojë paqësisht.

    “Shpresoj që dita e sotme të kalojë në një atmosferë demokratike, në paqe dhe që ne të zgjedhim në mënyrë legjitime një qeveri të re në Serbi”, deklaroi Srdanoviq pas votimit.

    Pjesëmarrja e lartë dhe interesi i qytetarëve për zgjedhjet janë shoqëruar me pritshmëri të ndryshme. Disa votues në Beograd kanë shprehur dëshirën për ndryshime politike dhe për një jetë më të mirë, ndërsa të tjerë kanë theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe të vazhdimësisë politike.

    Incidentet gjatë votimit ngrenë shqetësime

    Pavarësisht pjesëmarrjes së lartë, dita e zgjedhjeve është shoqëruar edhe me raportime për incidente në disa qendra votimi.

    Një incident i rëndë u raportua në Doljevac, në rrethin e Nishit, ku, sipas raportimeve nga terreni, rreth 30 persona hynë në një qendër votimi dhe u përfshinë në një përplasje fizike me anëtarët e komisionit zgjedhor.

    Një tjetër incident u raportua në Beogradin e Ri, ku, sipas të njëjtave raportime, pati konflikt fizik mes anëtarëve të komisionit të votimit dhe personave që kishin lëshuar këngën “Ružmarin”, e përdorur gjatë fushatës parazgjedhore të listës së SNS-së.

    Gazetarët që po ndjekin procesin kanë ngritur gjithashtu shqetësime për organizimin e listave të votuesve. Sipas raportimeve nga Beogradi, mangësitë e pretenduara në këto lista po ushqejnë dyshime mbi rregullsinë e procesit. Këto pretendime kërkojnë verifikim nga institucionet kompetente dhe nuk përbëjnë, në vetvete, dëshmi për manipulim zgjedhor.

    Interesim i madh është raportuar edhe në qendrat e votimit jashtë Serbisë. Nga gjithsej 8.392 qendra votimi, 93 janë jashtë vendit, ku janë regjistruar 102.147 votues në 37 shtete.

    Sipas raportimeve të portalit Nova nga Beogradi, radhë të gjata janë krijuar në Nju-Jork dhe Çikago. Disa votues kanë udhëtuar qindra kilometra për të votuar, ndërsa të tjerë janë paraqitur me pizhame si formë simbolike proteste ndaj vendimit të autoriteteve serbe për ta lidhur votimin në diasporë me orarin e votimit brenda Serbisë.

    Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë me interes të lartë qytetar, konkurrencë të fortë politike dhe raportime për incidente që kanë ngritur pikëpyetje mbi mbarëvajtjen e procesit.

    Me pjesëmarrjen dukshëm më të lartë se në zgjedhjet e mëparshme, vëmendja është përqendruar te rezultati që do të përcaktojë përbërjen e re të Kuvendit dhe drejtimin politik të Serbisë.

    Burimi: RTKLive