Blog

  • Inter fiton në minutën e 98-të, Zielinski shpëton zikaltërit nga humbja

    Inter fiton në minutën e 98-të, Zielinski shpëton zikaltërit nga humbja

    Inter fiton në minutën e 98-të, Zielinski shpëton zikaltërit nga humbja

    Interi ka marrë një fitore dramatike ndaj Fiorentinës, duke përmbysur gjithçka në minutat shtesë të ndeshjes së zhvilluar në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.

    Fiorentina ishte shumë pranë një rezultati të madh në “San Siro”, pasi Alex Jimenez kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 65-të, me një supergol nga distanca, transmeton Klankosova.tv.

    Interi nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë me Marcus Thuram në minutën e 90-të. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Piotr Zielinski shënoi nga penalltia në minutën e 98-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

    Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 22 pikëve, aq sa ka edhe Lazio, ndërsa Fiorentina vazhdon krizën e madhe, duke mbetur në vendin e 18-të me vetëm katër pikë.

    Në xhiron e ardhshme, Interi përballet me Venezian, kurse Fiorentina e pret Atalantën. / Klankosova.tv

  • Tri gola për tre pikë, Drita merr fitore bindëse ndaj Prishtinës

    Tri gola për tre pikë, Drita merr fitore bindëse ndaj Prishtinës

    Kampionia e Kosovës Drita ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Prishtina, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

    “Intelektualët” ishin më dominues nga fillimi për të arkëtuar pikët e plota me rezultat 0-3.

    Blerim Krasniqi shënoi një gol të bukur pas asistimit të kapitenit Besnik Krasniqi duke e kaluar Dritën në epërsi.

    Drita ishte edhe më kërkuese në pjesën e dytë, duke dyfishuar avantazhin falë Liridon Balajt, që u asistua nga Jashari (63’).

    Kurse fitoren e vulosi Kemehlo Nguena me një supergol, ku me një goditje të fuqishme e la portierin plotësisht të shtangur (85’).

    Me këtë fitore, Drita ngjitët në pozitën e tretë me 20 pikë, tri më pak se Prishtina që zë vendin e dytë./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Çfarë ndodh në trup pas përdorimit të një cigareje elektronike? Nga rritja e pulsit te varësia nga nikotina

    Çfarë ndodh në trup pas përdorimit të një cigareje elektronike? Nga rritja e pulsit te varësia nga nikotina

    Cigaret elektronike shpesh konsiderohen alternativë më pak e dëmshme se duhani tradicional, por kjo nuk do të thotë se janë pa rrezik.

    Përdorimi i tyre mund të ndikojë në zemër, enët e gjakut dhe sistemin e frymëmarrjes, ndërsa nikotina mund të shkaktojë varësi, raporton Unilad.

    Menjëherë pas thithjes, nikotina kalon përmes mushkërive në gjak dhe arrin shpejt në tru. Ajo mund të rrisë rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, si dhe të nxisë çlirimin e dopaminës, duke krijuar një ndjesi të përkohshme kënaqësie.

    Në të njëjtën kohë, aerosoli mund të irritojë fytin dhe rrugët e frymëmarrjes, duke shkaktuar kollë ose tharje të gojës.

    Pas 10–30 minutash, efektet ndryshojnë në varësi të sasisë së nikotinës dhe reagimit të organizmit.

    Nikotina mund të ngushtojë enët e gjakut dhe të shtojë ngarkesën mbi zemrën. Edhe kur efektet fillestare fillojnë të zbehen, ndikimi në sistemin kardiovaskular mund të zgjasë më shumë.

    Rreth një orë më vonë, niveli i nikotinës në gjak bie gradualisht. Personat që kanë zhvilluar varësi mund të ndiejnë dëshirën për ta përdorur sërish cigaren elektronike, si dhe nervozizëm ose vështirësi në përqendrim.

    Megjithatë, këto simptoma nuk shfaqen te të gjithë përdoruesit dhe varen nga shpeshtësia e konsumit.

    Në afatgjatë, përdorimi i rregullt mund të shkaktojë varësi dhe të lidhet me probleme të frymëmarrjes dhe të qarkullimit të gjakut.

    Edhe pse cigaret elektronike mund të ekspozojnë përdoruesit ndaj më pak substancave të dëmshme se cigaret tradicionale, efektet e tyre afatgjata ende po studiohen.

    Nuk ka prova të mjaftueshme që përdorimi i tyre shkakton drejtpërdrejt bronkiolitin obliterans, i njohur edhe si “mushkëria e kokoshkave”. /Telegrafi/

  • Violence accompanying elections in Serbia, young people are attacked by masked persons

    A group of masked men have attacked several young people near a polling station in Pancevo, Serbia, near the Agricultural School, on the day early parliamentary elections are being held in the country.

    According to reports, the attack occurred on the road near the school, where the polling station was located. The suspects were reportedly dressed in black, hooded, and facial masks.

    Police reportedly have arrived at the scene, but the incident was not officially reported to authorities. According to reports, the police had learned about the case through the media.

    The event comes on a tense election day in Serbia, where other incidents were reported at several polling stations.

    So far, other details have not been disclosed concerning the motives of the attack or the identity of the persons involved.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Samsung ready to surprise you with the luxury phone, 200 MP camera and 16 G B RAM

    Samsung is preparing to present the new folded Galaxy W27 phone on 29 October, a device that is expected to combine luxury design with advanced technological specifications.

    According to information published so far, the new model is expected to be based on Galaxy Z Fod 8 Ultra and distinguished by elegant design, blue and gold detail.

    The renowned technology informant, Ice Universe, has made it known that Galaxy W27 can be equipped with the Snapdragon 8 Elite Gen five to 16 G B RAM and storage space up to 1 TB.

    As far as cameras are concerned, the phone is expected to have a primary sensor of 200 megapixels, while the battery may be with a capacity of 5,000 mAh and to support cable charge of 45 W.

    Galaxy W27 is expected to continue Samsung’s tradition of producing folded telephones of the premium segment, dedicated mainly to the Chinese market.

    However, the specifics mentioned have not yet been officially confirmed by the company. Also, it remains unclear whether the device will be available in markets outside China.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Samsung gati të befasojë me telefonin luksoz, 200 MP kamerë dhe 16 GB RAM

    Samsung gati të befasojë me telefonin luksoz, 200 MP kamerë dhe 16 GB RAM

    Samsung gati të befasojë me telefonin luksoz, 200 MP kamerë dhe 16 GB RAM

    Samsung po përgatitet të prezantojë telefonin e ri të palosshëm Galaxy W27 më 29 tetor, një pajisje që pritet të kombinojë dizajnin luksoz me specifika të avancuara teknologjike.

    Sipas informacioneve të publikuara deri më tani, modeli i ri pritet të bazohet në Galaxy Z Fold 8 Ultra dhe të dallohet nga dizajni elegant, me ngjyrë të kaltër dhe detaje të arta.

    Informatori i njohur i teknologjisë, Ice Universe, ka bërë të ditur se Galaxy W27 mund të pajiset me procesorin Snapdragon 8 Elite Gen 5, deri në 16 GB RAM dhe hapësirë ruajtjeje deri në 1 TB.

    Sa i përket kamerave, telefoni pritet të ketë një sensor kryesor prej 200 megapikselësh, ndërsa bateria mund të jetë me kapacitet prej 5,000 mAh dhe të mbështesë karikimin me kabllo prej 45 W.

    Galaxy W27 pritet të vazhdojë traditën e Samsung për prodhimin e telefonave të palosshëm të segmentit premium, të dedikuar kryesisht për tregun kinez.

    Megjithatë, specifikat e përmendura ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga kompania. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse pajisja do të jetë e disponueshme edhe në tregjet jashtë Kinës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Dhuna shoqëron zgjedhjet në Serbi, të rinjtë sulmohen nga persona të maskuar

    Dhuna shoqëron zgjedhjet në Serbi, të rinjtë sulmohen nga persona të maskuar

    Dhuna shoqëron zgjedhjet në Serbi, të rinjtë sulmohen nga persona të maskuar

    Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë, në afërsi të Shkollës Bujqësore, në ditën kur në vend po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Sipas raportimeve, sulmi ndodhi në rrugën pranë shkollës, ku ishte vendosur qendra e votimit. Të dyshuarit raportohet se ishin të veshur me të zeza, me kapuçë dhe maska në fytyrë.

    Policia thuhet se ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por incidenti nuk ishte raportuar zyrtarisht tek autoritetet. Sipas raportimeve, policia kishte marrë dijeni për rastin përmes mediave.

    Ngjarja vjen në një ditë të tensionuar zgjedhore në Serbi, ku janë raportuar edhe incidente të tjera në disa qendra votimi.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me motivet e sulmit apo identitetin e personave të përfshirë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira ekonomike dhe sociale

    Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira ekonomike dhe sociale

    Bill Gates paralajmëron: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira ekonomike dhe sociale

    Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka paralajmëruar se zhvillimi i inteligjencës artificiale (AI) mund të shkaktojë dy dekada trazirash ekonomike dhe sociale, duke ndryshuar tregun e punës dhe mënyrën se si njerëzit jetojnë.

    Në një intervistë, Gates tha se kalimi drejt një ekonomie të mbështetur në inteligjencën artificiale do të krijojë fitues dhe humbës, ndërsa ndryshimet teknologjike mund të riformësojnë ndjeshëm punësimin dhe rolin e njerëzve në shoqëri.

    “Shqetësimi im i madh është kjo periudhë tranzicioni 20-vjeçare, ku do të ketë fitues dhe humbës dhe shumë përçarje”, deklaroi Gates, duke theksuar se shoqëria mund të përballet me vështirësi përpara se të arrijë një epokë të mundshme të bollëkut.

    Ai sqaroi se periudha prej 20 vjetësh është një vlerësim dhe jo një parashikim i prerë, pasi kohëzgjatja e ndryshimeve do të varet nga përparimi teknologjik dhe vendimet që do të merren për zhvillimin e inteligjencës artificiale.

    Sipas Gates, përparimet në inteligjencën artificiale dhe robotikën humanoide mund t’u mundësojnë makinave të kryejnë një pjesë të madhe të punëve që sot bëhen nga njerëzit, përfshirë ndërtimin e shtëpive, prodhimin e ushqimit dhe madje edhe ndërhyrjet kirurgjikale.

    Megjithatë, ai sugjeroi se edhe në një shoqëri ku makinat mund të kryejnë shumicën e detyrave, disa aktivitete mund të mbeten të rezervuara për njerëzit, si kujdesi ndaj fëmijëve, përgatitja e ushqimit, arti dhe sporti.

    Gates vlerësoi se inteligjenca artificiale mund të sjellë përfitime të rëndësishme në shëndetësi dhe bujqësi, por paralajmëroi se qeveritë dhe shoqëria nuk janë mjaftueshëm të përgatitura për ritmin e shpejtë të zhvillimit të saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë

    Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë

    Përveç prestigjit dhe pikëve, në lojë është edhe epërsia historike mes dy gjigantëve.

    Futbolli spanjoll ndalet sonte për një nga ndeshjet më të shumëpritura të sezonit, ‘El Clasicon’ mes Barcelonës dhe Real Madridit, që nis në orën 21:00.

    Përballjet mes dy rivalëve të përjetshëm gjithmonë sjellin emocione të mëdha, rivalitet të jashtëzakonshëm dhe vëmendje nga e gjithë bota. Këtë herë, sfida merr një rëndësi të veçantë edhe për historinë, pasi të dy skuadrat vijnë me bilanc plotësisht të barabartë në fitore.

    Sipas statistikave të publikuara për përballjet mes tyre, Barcelona dhe Real Madridi kanë regjistruar nga 106 fitore secila, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

    Kjo do të thotë se ‘El Clasico’ i sontëm është një mundësi për njërën prej skuadrave që ta marrë epërsinë në këtë rivalitet historik dhe të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në përballjet mes dy klubeve.

    Barcelona synon të dalë triumfuese përballë rivalit të saj të përjetshëm, ndërsa Real Madridi kërkon të dëshmojë edhe një herë forcën e vet në një nga skenat më të mëdha të futbollit botëror.

    Kush do ta shkruajë historinë sonte: Barcelona apo Real Madridi? Përgjigjja do të mësohet nga ora 21:00, në një tjetër ‘El Clasico’ që premton spektakël dhe emocione të mëdha.

    Burimi: RTKLive

  • Njerëzit vënë miliona dollarë bast për fitoren e studentëve në Serbi, kthesë dramatike

    Njerëzit vënë miliona dollarë bast për fitoren e studentëve në Serbi, kthesë dramatike

    Ndërsa qytetarët e Serbisë po votojnë sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, një garë e ngushtë po zhvillohet midis Listës së Studentëve dhe listës së Aleksandar Vuçiq në platformën online, Polymarket.

    Polymarket është një platformë online e parashikimeve, ku njerëzit vendosin para reale për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, si rezultatet e zgjedhjeve, ndeshjet sportive apo ngjarjet botërore.

    Meqë përfshihen para reale, ekziston edhe rreziku i humbjes së parave.

    Sipas Polymarket, lista e Studentëve ka 50% shanse për të fituar, ndërsa lista e Vuçiç ka 49% shanse.

    Ky është një ndryshim i madh krahasuar me javët e mëparshme, kur lista e Vuçiqit kishte një avantazh të konsiderueshëm.

    Grafiku tregon se vlerësimet në fillim të tetorit ishin rreth 60 deri në 65% në favor të listës së Vuçiqit, ndërsa lista e studentëve ishte kryesisht rreth 35 deri në 40%.

    Në ditët e fundit para zgjedhjeve, lista e Vuçiqit u forcua, por më pas ra ndjeshëm.

    Në të njëjtën kohë, perspektivat e listës studentore u rritën dhe sipas anketës së regjistruar më 25 tetor, ajo doli në epërsi.

    Sipas të dhënave të shfaqura në Polymarket, tregu i lidhur me fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi gjeneroi një xhiro prej më shumë se 6.8 milionë dollarësh.

    Tregtia më e madhe lidhej me Listën e Studentëve, me afërsisht katër milionë dollarë xhiro, ndërsa Lista e Vuçiqit llogarit rreth 2.6 milionë dollarë.

    Është e rëndësishme të theksohet se këto shifra nuk janë rezultate.

    Polymarket nuk është një sondazh zgjedhor apo një model zyrtar parashikimi. Vlerësimet e tij ndryshojnë në varësi të aktivitetit të përdoruesit dhe saktësia e tyre mund të përcaktohet vetëm pasi të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.