Njerëzit vënë miliona dollarë bast për fitoren e studentëve në Serbi, kthesë dramatike

Njerëzit vënë miliona dollarë bast për fitoren e studentëve në Serbi, kthesë dramatike

Written by

in

Ndërsa qytetarët e Serbisë po votojnë sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, një garë e ngushtë po zhvillohet midis Listës së Studentëve dhe listës së Aleksandar Vuçiq në platformën online, Polymarket.

Polymarket është një platformë online e parashikimeve, ku njerëzit vendosin para reale për të parashikuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, si rezultatet e zgjedhjeve, ndeshjet sportive apo ngjarjet botërore.

Meqë përfshihen para reale, ekziston edhe rreziku i humbjes së parave.

Sipas Polymarket, lista e Studentëve ka 50% shanse për të fituar, ndërsa lista e Vuçiç ka 49% shanse.

Ky është një ndryshim i madh krahasuar me javët e mëparshme, kur lista e Vuçiqit kishte një avantazh të konsiderueshëm.

Grafiku tregon se vlerësimet në fillim të tetorit ishin rreth 60 deri në 65% në favor të listës së Vuçiqit, ndërsa lista e studentëve ishte kryesisht rreth 35 deri në 40%.

Në ditët e fundit para zgjedhjeve, lista e Vuçiqit u forcua, por më pas ra ndjeshëm.

Në të njëjtën kohë, perspektivat e listës studentore u rritën dhe sipas anketës së regjistruar më 25 tetor, ajo doli në epërsi.

Sipas të dhënave të shfaqura në Polymarket, tregu i lidhur me fituesin e zgjedhjeve parlamentare në Serbi gjeneroi një xhiro prej më shumë se 6.8 milionë dollarësh.

Tregtia më e madhe lidhej me Listën e Studentëve, me afërsisht katër milionë dollarë xhiro, ndërsa Lista e Vuçiqit llogarit rreth 2.6 milionë dollarë.

Është e rëndësishme të theksohet se këto shifra nuk janë rezultate.

Polymarket nuk është një sondazh zgjedhor apo një model zyrtar parashikimi. Vlerësimet e tij ndryshojnë në varësi të aktivitetit të përdoruesit dhe saktësia e tyre mund të përcaktohet vetëm pasi të shpallen rezultatet e zgjedhjeve.