Blog

  • Brumi i picës sipas recetës origjinale italiane: Një herë ta provoni, vështirë se do ta ndryshoni

    Brumi i picës sipas recetës origjinale italiane: Një herë ta provoni, vështirë se do ta ndryshoni

    Brumi i picës sipas recetës origjinale italiane: Një herë ta provoni, vështirë se do ta ndryshoni

    I butë, elastik dhe me skaje të fryra: Ndiqni këta hapa për të përgatitur në shtëpi një picë që mund të krahasohet me ato të picerive italiane

    Nëse pica është ndër ushqimet e preferuara në familjen tuaj dhe mendoni se më e shijshme është ajo që përgatitet në shtëpi, me siguri keni pasur edhe ndonjë përvojë zhgënjyese. Sa herë ju ka ndodhur që brumi të mos dalë ashtu siç e keni imagjinuar, të jetë tepër i fortë, të mos fryhet sa duhet apo të mos ketë elasticitetin e dëshiruar?

    Por përgatitja e një brumi të mirë nuk është e pamundur. Mjafton të njihni disa parime që përdorin mjeshtrit italianë të picës dhe t’u kushtoni vëmendje kohës së ardhjes së brumit, përbërësve dhe mënyrës së punimit.

    Receta e mëposhtme mbështetet në teknikën italiane të përgatitjes së brumit, me fermentim të ngadalshëm, që ndihmon në krijimin e një strukture të butë dhe elastike.

    Nga sasia e përbërësve mund të përgatitni tri pica, të përshtatshme për një drekë ose darkë familjare.

    Pse është i rëndësishëm mielli tip 00?

    Një nga përbërësit kryesorë është mielli italian i tipit 00, i cili bluhet shumë imët dhe përdoret gjerësisht për përgatitjen e picave dhe makaronave.

    Për picë rekomandohet të zgjidhni miell 00 me përmbajtje të përshtatshme proteinash, pasi kjo ndihmon në zhvillimin e glutenit dhe krijimin e një brumi elastik, që shtrihet lehtë pa u këputur.

    Kombinimi i tij me miellin për bukë i jep brumit qëndrueshmëri dhe strukturë të mirë gjatë pjekjes.

    Përbërësit për tri pica:

    • 300 g miell tip 00 (ose 150 g miell integral gruri dhe 150 g miell tip 00)
    • 200 g miell për bukë
    • 300 ml ujë në temperaturë dhome
    • 25 ml vaj ulliri ekstra të virgjër
    • 2 lugë çaji kripë
    • 2 g maja të thatë buke

    Mënyra e përgatitjes

    1. Përgatitja e brumit

    Në një enë të madhe përzieni të dy llojet e miellit me majanë e thatë.

    Shtoni gradualisht 300 ml ujë në temperaturë dhome dhe filloni ta ngjishni brumin me duar ose me mikser.

    Më pas shtoni vajin e ullirit. Kur ai të jetë përthithur plotësisht nga brumi, shtoni kripën.

    Ngjeshja është një nga fazat më të rëndësishme. Nëse përdorni mikser, punojeni brumin të paktën 5–6 minuta, ndërsa me duar vazhdoni derisa të bëhet i njëtrajtshëm, i butë dhe elastik.

    Formoni një top, mbulojeni me një pecetë të pastër ose folie ushqimore dhe lëreni të pushojë për 30–40 minuta.

    2. Palosja dhe fermentimi i ngadalshëm

    Pasi brumi të ketë pushuar, hapeni lehtë me gishta.

    Paloseni njërën anë drejt mesit dhe më pas vendosni anën tjetër sipër saj. Kthejeni brumin përmbys dhe formoni përsëri një top.

    Vendoseni në një enë të mbuluar dhe lëreni në frigorifer për 12 orë.

    Ky fermentim i ngadalshëm ndihmon në zhvillimin e aromës dhe përmirësimin e strukturës së brumit.

    3. Ndarja në tri pjesë

    Pas 12 orësh, nxirreni brumin nga frigoriferi, punojeni lehtë dhe ndajeni në tri pjesë të barabarta.

    Secilën pjesë formojeni në top dhe vendoseni mbi një sipërfaqe të lyer lehtë me vaj.

    Mbulojini me një enë të madhe ose me folie ushqimore dhe lërini të pushojnë edhe 40–50 minuta, derisa të bëhen më të buta dhe të shtrihen më lehtë.

    4. Formimi i picës

    Hidhni pak miell mbi sipërfaqen e punës ose përdorni letër për pjekje.

    Vendosni një top brumi dhe filloni ta hapni ngadalë me majat e gishtave, duke shtypur pjesën qendrore dhe duke e shtyrë ajrin drejt skajeve.

    Përpiquni të mos përdorni okllai, sepse mund të largojë ajrin e krijuar gjatë fermentimit dhe të pengojë fryrjen e bukur të skajeve.

    Përsëriteni procedurën edhe me dy pjesët e tjera.

    5. Shtimi i përbërësve dhe pjekja

    Pasi të keni formuar bazën, shtoni salcën e domates, mocarelën dhe përbërësit e tjerë sipas dëshirës.

    Për rezultate më të mira në furrën e shtëpisë, ngroheni paraprakisht në temperaturën më të lartë të mundshme, zakonisht 250–280°C, nëse furra e lejon.

    Piqeni picën derisa skajet të marrin ngjyrë të artë dhe fundi të jetë pjekur mirë. Në një furrë të zakonshme, kjo mund të zgjasë rreth 7–12 minuta, varësisht nga temperatura dhe trashësia e brumit.

    Çfarë e bën të veçantë këtë recetë?

    Dallimi kryesor nuk qëndron te numri i përbërësve, por te mënyra e përgatitjes dhe durimi.

    Fermentimi 12-orësh, ngjeshja e kujdesshme dhe hapja e brumit me gishta ndihmojnë që pica të ketë një bazë të hollë, skaje të ajrosura dhe një strukturë të këndshme.

    Dhe sapo të gjeni ekuilibrin e duhur mes brumit, temperaturës dhe kohës së pjekjes, përgatitja e picës në shtëpi mund të kthehet në një nga kënaqësitë më të mëdha të kuzhinës familjare. /Telegrafi/

  • Carim Adeyemi arrives at the stadium Camp Nouʹ with Ferizaj’s 05 signs

    %YFootball fan Karim Adeyemi has again attracted public and media opinion after being seen arriving at the stadium in a car carrying license plates of the Republic of Kosovo.

    A close connection to his partner, the renowned Albanian rapper Loredana Zefi, originally derived from this city, is seen in the well-known visual footage of the football player equipped with the Ferizaj region’s recording code, I did. tv.

    This is not the first time Adeyemi travels towards the sports facilities registered in Kosovo.

    The presence of Kosovo license plates in the football vehicle has again sparked numerous positive reactions and comments from Albanian fans on social networks who have praised this detail.

    Again, his arrival at the stadium with Kosovo symbols was filmed by cameras and fans present, quickly turning to one of the most commented topics of the day.

  • Elections in Serbia, EULEX monitors situation at border points with Kosovo

    PFellows of the EULEX mission in Kosovo have increased their presence at border points with Serbia.

    This increase in the European mission’s police presence has come as a result of numerous citizens’ movements by the Serb community, which are going to vote in Serbia’s elections.  

    In a media report, this mission is said to be monitoring the situation on the ground.

    Since the early hours of today’s election day in Serbia, EULEX has increased the presence of patrols of NATO-led Police Units in the vicinity of the common crossing points between Kosovo and Serbia, with the aim of monitoring the situation on the ground, in co-ordination with the Kosovo Police and KFOR mission within the three-level security response mechanism.] /I did. tv

  • Zgjedhjet në Serbi, EULEX-i monitoron situatën në pikat kufitare me Kosovën

    Zgjedhjet në Serbi, EULEX-i monitoron situatën në pikat kufitare me Kosovën

    Zgjedhjet në Serbi, EULEX-i monitoron situatën në pikat kufitare me Kosovën

    Pjesëtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në pikat kufitare me Serbinë.

    Ky shtim i pranisë policore të misionit evropian ka ardhur si shkak i lëvizjeve të shumta të qytetarëve nga komuniteti serb, që po shkojnë për të votuar në zgjedhjet në Serbi.  

    Në një njoftim për media, nga ky mision është thënë se janë duke e monitoruar situatën në terren.

    “Që nga orët e hershme të ditës së sotme të zgjedhjeve në Serbi, EULEX-i ka shtuar praninë e patrullave të Njësisë Policore të Specializuar në afërsi të pikave kryesore të përbashkëta të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim monitorimin e situatës në terren, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e KFOR të udhëhequr nga NATO brenda mekanizmit tre-nivelësh të reagimit të sigurisë.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Karim Adeyemi mbërrin në stadiumin “Camp Nou” me tabelat 05 të Ferizajt

    Karim Adeyemi mbërrin në stadiumin “Camp Nou” me tabelat 05 të Ferizajt

    Karim Adeyemi mbërrin në stadiumin “Camp Nou” me tabelat 05 të Ferizajt

    Ylli i futbollit, Karim Adeyemi, ka tërhequr sërish vëmendjen e opinionit publik dhe të mediave, pasi është parë duke mbërritur në stadium me një veturë që mban targat e Republikës së Kosovës.

    Në pamjet e bëra virale, shihet automjeti luksoz i futbollistit i pajisur me regjistrim të rajonit të Ferizajt me kodin “05” një lidhje kjo e ngushtë me partneren e tij, reperen e njohur shqiptare Loredana Zefi, e cila është me prejardhje nga ky qytet, transmeton Klankosova.tv.

    Kjo nuk është hera e parë që Adeyemi udhëton drejt ambienteve sportive me veturë të regjistruar në Kosovë.

    Prania e targave të Kosovës në automjetin e futbollistit ka ngjallur sërish reagime dhe komente të shumta pozitive nga fansat shqiptarë në rrjetet sociale, të cilët e kanë vlerësuar këtë detaj.

    Edhe këtë herë, mbërritja e tij në stadium me simbolet e Kosovës u filmua nga kamerat dhe tifozët e pranishëm, duke u kthyer menjëherë në një nga temat më të komentuara të ditës.

  • Trazirat në qendër të Barcelonës ngrenë alarmin, a do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur e El Clasicos

    Trazirat në qendër të Barcelonës ngrenë alarmin, a do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur e El Clasicos

    Trazirat në qendër të Barcelonës ngrenë alarmin, a do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur e El Clasicos

    Skenat e rënda të dhunës dhe përleshjet me policinë në qendër të Barcelonës kanë ngritur alarmin e sigurisë pak orë para derbit të madh ndaj Real Madridit, i cili zhvillohet sonte në “Spotify Camp Nou”.

    Trazirat e së shtunës në sheshin “Plaça de Catalunya” përfunduan me rreth 100 persona të arrestuar (mes tyre 27 të mitur), zjarre në mbi 30 lokacione dhe 14 biznese të dëmtuara e të plaçkitura, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale u frymëzuan nga lëvizjet studentore në Francë dhe autoritetet konfirmuan se ato nuk kishin asnjë lidhje me ndeshjen e futbollit.

    Megjithëse ngjarjet rikthyen në kujtesë tetorin e vitit 2019 kur “El Clasico” u shty për shkak të tensioneve politike katalanase këtë herë situata është krejtësisht ndryshe. Përballja e sotme nuk është shënjestruar nga protestuesit dhe asnjë institucion nuk ka kërkuar ndryshimin e orarit.

    Ndeshja ishte klasifikuar si duel me rrezikshmëri të lartë qysh më 14 tetor, andaj masat policore rreth stadiumit dhe në pikat kryesore të qytetit janë në nivelin maksimal.

    Sfida mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet sipas planit të paraparë.

     

  • Rama për të riun e lënduar në sy: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali

    Rama për të riun e lënduar në sy: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali

    Rama për të riun e lënduar në sy: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas lëmdimit të 28-vjeçarit në sy gjatë protestës të së shtunës në Tiranë.

    Rama e ka dënuar dhunën dhe ka akuzuar organizatorët për nxitje të protestuesve, duke thënë se është angazhuar personalisht që i riu i lënduar të marrë trajtim mjekësor në spitalin më të mirë në Itali.

    Ai ka theksuar gjithashtu se lëndimi i këtij të riu duhet të jetë një këmbanë alarmi për të gjithë, veçmas për siç tha nxitësit e dhunës.

    “Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së malkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën, duke ia mbyllur sytë sa herë ky vend sheh dritë!”, është shprehur mes tjerash Rama në Facebook.

  • Përplasje me armë jashtë një klubi nate në Birmingham, dy persona dënohen me nga 18 vjet burg

    Përplasje me armë jashtë një klubi nate në Birmingham, dy persona dënohen me nga 18 vjet burg

    Dy persona janë dënuar me nga 18 vjet burg secili, pasi shkëmbyen të shtëna me armë zjarri jashtë një klubi nate në Birmingham të Anglisë, duke plagosur edhe një kalimtar të pafajshëm.

    Aaron Nubie, 46 vjeç, dhe Kimani Durrell-Smith, 27 vjeç, qëlluan ndaj njëri-tjetrit jashtë klubit FJ Lounge, në zonën Aston, në orën 06:00 të mëngjesit të 23 marsit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagos edhe një punëtor i një tezge ushqimore, por lëndimet e tij nuk ishin kërcënuese për jetën.

    Sipas hetimeve, dy burrat ishin përfshirë në një debat brenda klubit më herët gjatë mbrëmjes. Nubie ishte larguar nga lokali, por më vonë u kthye i armatosur dhe qëlloi ndaj Durrell-Smithit, teksa ky i fundit po largohej nga objekti.

    Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur Nubie hap zjarr, ndërsa Durrell-Smith tërhiqet dhe më pas kundërpërgjigjet duke qëlluar drejt tij, pranë personave të tjerë dhe një tezge të mbushur me njerëz, transmeton Telegrafi.

    Rreth 30 minuta pas përplasjes, Nubie u paraqit në një spital me plagë nga arma e zjarrit, por u tha policëve se nuk e mbante mend se si ishte lënduar.

    Ai u arrestua, ndërsa Durrell-Smith u lokalizua nga policia në një adresë në West Bromwich, pas zbatimit të një urdhërkontrolli për armë zjarri. Edhe ai ishte i plagosur, por nuk pranoi të tregonte se si kishte ndodhur.

    Hetuesit e policisë së West Midlands shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë dhe identifikuan regjistrimin e shkëmbimit të të shtënave.

    Të dy burrat u shpallën fajtorë për plagosje me qëllim në tetorin e vitit të kaluar, ndërsa më herët kishin pranuar edhe akuzën për posedim të armës së zjarrit.

    Të enjten, gjykata i dënoi secilin me 18 vjet burg. Pas incidentit, për klubin FJ Lounge u lëshua gjithashtu një urdhër për mbyllje.

    Rreshteri hetues Phil Hinton tha se të dy burrat kishin vendosur të armatoseshin dhe të qëllonin ndaj njëri-tjetrit në distancë të afërt, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre, por edhe atë të personave të tjerë.

    Ai theksoi se plagosja e një qytetari të pafajshëm tregon natyrën e pamatur dhe egoiste të veprimeve të tyre, duke shtuar se policia do të vazhdojë përpjekjet për të identifikuar dhe vënë para drejtësisë personat e përfshirë në krimet me armë zjarri. /Telegrafi/

  • Rama prezanton paketën kundër dhunës në protesta, gjoba deri në 5 mijë euro dhe kufizime të tubimeve

    Rama prezanton paketën kundër dhunës në protesta, gjoba deri në 5 mijë euro dhe kufizime të tubimeve

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, një ditë pas protestës në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje me policinë, sulme me molotovë ndaj institucioneve dhe dëmtime të pronës publike e private.

    Rama ka bërë të ditur se paketa përbëhet nga gjashtë instrumente ligjore, të cilat, sipas tij, synojnë të parandalojnë dhunën, të garantojnë sigurinë publike dhe të sigurojnë që dëmet e shkaktuara të paguhen nga personat përgjegjës.

    “Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari”, ka deklaruar Rama, duke theksuar se përgjegjësia do të jetë individuale dhe se masat kufizuese do të jenë të përkohshme dhe nën kontrollin e gjykatës.

    Një nga masat kryesore të paralajmëruara është dëmshpërblimi për bizneset e vogla që janë dëmtuar gjatë protestave. Sipas Ramës, shteti do të mbulojë nga 70 deri në 100 për qind të dëmeve materiale, në varësi të kritereve që do të përcaktohen, për bizneset me xhiro vjetore deri në 140 mijë euro.

    Në të njëjtën kohë, paketa parasheh një ligj të posaçëm për riparimin e dëmeve, ndryshime në ligjin për tubimet, krijimin e një regjistri elektronik për personat e përfshirë në akte dhune urbane, ndryshime në Kodin e Etikës së Mësuesit dhe propozime për ndryshime në Kodin Penal.

    Gjobat deri në 5,500 euro për shkeljet e rregullave të tubimeve

    Sipas masave të shpjeguara nga Rama, personat që qëndrojnë në një tubim të dhunshëm edhe pas paralajmërimit të policisë për t’u larguar mund të gjobiten deri në 500 mijë lek rreth 5,500 euro, nëse plotësohen kushtet e parashikuara.

    Për pjesëmarrjen në tubime pa leje ose mosbindjen ndaj urdhrit të policisë për t’u larguar, janë paralajmëruar gjoba nga rreth 110 deri në 1,100 euro.

    Ndërsa fshehja e identitetit gjatë tubimeve, pas urdhrit për shpërndarje, mund të ndëshkohet me gjobë deri në rreth 5,500 euro. Për bllokimin e qarkullimit është paralajmëruar gjobë prej rreth 55 eurosh për pjesëmarrës.

    Rama ka theksuar se gjobat nuk do të zbatohen vetëm për faktin se dikush merr pjesë në protestë, por do të lidhen me sjelljen individuale dhe shkeljet përkatëse. Gazetarët, mjekët, vëzhguesit, punonjësit në detyrë dhe kalimtarët e rastësishëm janë përmendur si kategori të përjashtuara nga masa për qëndrimin në një tubim të dhunshëm.

    Kufizime deri në 72 orë pranë institucioneve

    Ndryshimet e propozuara në ligjin për tubimet parashohin gjithashtu mundësinë që policia të kufizojë tubimet deri në 72 orë brenda një perimetri të caktuar pranë institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shtetërore, objekteve të kultit dhe pasurive të trashëgimisë kulturore, kur ekziston rrezik real për sigurinë.

    Për personat e mitur, Rama ka thënë se gjobat për pjesëmarrjen e të miturve mbi moshën 14-vjeçare në protesta të dhunshme mund të paguhen nga prindërit ose kujdestarët, sipas parashikimeve ligjore.

    Paketa parashikon edhe masa lidhur me thirrjet për dhunë në rrjetet sociale. Sipas kryeministrit, fillimisht mund të kërkohet fshirja e postimeve dhe mos përsëritja e sjelljes, ndërsa në rast të mosrespektimit ose përsëritjes mund të nisë procedimi penal.

    Rama: Dorëheqja nuk mund të imponohet me dhunë

    Duke iu referuar kërkesave për dorëheqjen e tij, Rama ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të kundërshtojnë qeverinë dhe të protestojnë për një qeveri tjetër, por ka theksuar se një kërkesë e tillë nuk mund të imponohet përmes dhunës.

    Ai është shprehur se është i gatshëm të dëgjojë qytetarët dhe kërkesat e tyre, ndërsa ka theksuar se qeveria ka përgjegjësi të mbrojë rendin, sigurinë dhe pronën publike e private.

    Paketa e re ligjore vjen pas përplasjeve të së shtunës në Tiranë. Masat e njoftuara nga Rama janë paraqitur si propozime për ndryshime ligjore; zbatimi i tyre do të varet nga procedurat përkatëse të miratimit dhe hyrjes në fuqi./Telegrafi/

    Shënim: Këto shuma janë konvertuar përafërsisht nga lekë shqiptarë në euro, me një kurs orientues prej 1 euroje për rreth 90.75 lekë. Vlerat janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë sipas kursit të këmbimit.


  • The Athletic: Thibaut Courtois dëshiron të luajë ndaj Barcelonës

    The Athletic: Thibaut Courtois dëshiron të luajë ndaj Barcelonës

    Portieri i Real Madridit Thibaut Courtois po ndihet më mirë dhe është i gatshëm që të luajë ndaj Barcelonës, kështu ka raportuar mediumi britanik “The Athletic”.

    Real Madridi lëshoi një komunikate zyrtare para disa orëve duke njoftuar se belgu është më grip, për të hedhur poshtë mundësinë se mund të luajë ndaj gjigantit katalunas.

    Sidoqoftë, “The Athletic” tani ka njoftuar se Courtois është përmirësuar në gjendjen shëndetësore.

    “Thibaut Courtois po shpreson të luajë për Real Madridin ndaj Barcelonës dhe mund të udhëtojë sapo të shërohet nga gripi”.

    “Të dielën në mëngjes, Madridi lëshoi një komunikate zyrtare duke lojtari do të mungojë shkaku i gripit, por tani ka shpresë se do të udhëtojë dhe të jetë i gatshëm”, raporton ndër të tjera.

    Vetë Courtois është në dijeni të rëndësisë së kësaj sfide, ngase para pak ditëve deklaroi se një fitore do të ishte njoftim për të gjithë se Real Madridi po rikthehet.

    Përndryshe, përballja do të zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 21:00./Telegrafi/