Blog

  • Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

    Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

    Vendimi erdhi papritur dhe ishte çuditërisht i qartë: të martën, parlamenti libian në Tobruk miratoi njëzëri një marrëveshje për të drejtën detare me Turqinë, e cila prej vitesh kishte mbetur në sirtar.

    Pas luftës civile shumëvjeçare, Libia është e ndarë në dy pjesë.

    Me qeverinë e unitetit kombëtar, të njohur nga OKB-ja dhe që kontrollon pjesën perëndimore të Libisë, Turqia kishte arritur një marrëveshje që në vitin 2019.

    Megjithatë, ratifikimi i saj kishte dështuar për shkak të rezistencës së vazhdueshme nga Libia lindore.

    Tani, qeveria e këtij rajoni ka dhënë miratimin e saj dhe ka hapur rrugën për zbatimin e marrëveshjes.

    Ky vendim, i mirëpritur nga Ministria e Jashtme e Turqisë, pritet të rindezë tensionet me vendet e tjera bregdetare të Mesdheut Lindor.

    Përse bëhet fjalë tek marrëveshja?

    Marrëveshja parashikon krijimin e një korridori të drejtpërdrejtë ekonomik detar midis bregdetit jugor të Turqisë dhe bregdetit verior të Libisë.

    Në rajonin në fjalë janë zbuluar së fundmi rezerva të mëdha nafte dhe gazi.

    Sipas vlerësimeve, nën fundin e detit mund të gjenden rezerva gazi natyror me vlerë prej disa qindra miliardë dollarësh amerikanë.

    Të dy vendet synojnë të sigurojnë të drejtat e tyre ekonomike mbi këto burime dhe të zhvillojnë së bashku shfrytëzimin e tyre.

    Korridori i planifikuar anashkalon me vetëdije ishuj grekë që ndodhen në afërsi të menjëhershme, si Kreta, Karpathosi dhe Rodosi.

    Qeveria në Athinë këmbëngul se posedon një zonë të gjerë ekonomike ekskluzive (ZEE) rreth këtyre ishujve dhe ka paralajmëruar tashmë kundërshtim të fortë ndaj projektit.

    Brenda një kohe shumë të shkurtër, Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi në platformën X: Greqia e kundërshton me vendosmëri votimin e parlamentit libian.

    “Ky vendim nuk ndryshon asgjë: Memorandumi mbetet i paligjshëm, i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt juridik!”

    Edhe Bashkimi Evropian reagoi me shqetësim.

    “BE-ja ka një interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe u bën thirrje të gjitha vendeve të respektojnë të drejtat sovrane të të gjitha shteteve anëtare në përputhje me të drejtën e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare, përfshirë Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit”, thuhet në deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas.

    Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare për detin?

    Pyetja se cilat pretendime janë legjitime përbën thelbin e mosmarrëveshjes juridike në Mesdheun Lindor.

    Greqia mbështetet kryesisht në Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

    Neni 121 i saj përcakton se ishujt e banueshëm, që “lejojnë një jetë ekonomike të pavarur”, gëzojnë të njëjtat të drejta për një Zonë Ekskluzive Ekonomike (ZEE) si edhe territori kontinental.

    Sipas Athinës, kjo vlen edhe për Kretën, Rodosin apo Lesbosen.

    Athina i referohet gjithashtu precedentëve ligjorë, siç është mosmarrëveshja mes Nikaraguas dhe Kolumbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Në atë rast, ky interpretim i së drejtës detare u konfirmua në parim, megjithëse në rastet kur interesat mbivendosen duhet të gjendet kufiri i drejtë.

    Ky duhet të marrë parasysh vijat bregdetare, kushtet gjeografike dhe pasojat e një përcaktimi të mundshëm të kufirit.

    Pikërisht në këtë argument mbështetet Turqia.

    Ankaraja argumenton se gjeografia e Mesdheut përbën një rast të veçantë: nëse çdo ishulli të vogël grek pranë brigjeve turke (si dhe Qipros) do t’i njihej një Zonë Ekskluzive Ekonomike e plotë, Turqia do të mbetej në masë të madhe pa qasje në detin e hapur.

    Sipas saj, kjo duhet të merret më fort në konsideratë gjatë përcaktimit të kufijve.

    Ndryshe nga Greqia, Turqia nuk e ka nënshkruar kurrë Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit (UNCLOS).

    Për këtë arsye, ajo nuk dëshiron që mosmarrëveshja të trajtohet nga një gjykatë arbitrazhi nën kujdesin e OKB-së.

    Megjithatë, edhe ekspertët ndërkombëtarë të së drejtës detare nuk janë të një mendimi se si duhet të duket konkretisht një “ndarje e drejtë” në këtë rast.

    Pse ndërron qëndrim pjesa lindore e Libisë?

    Kur Turqia e shtyu përpara këtë marrëveshje në vitin 2019, në Libi vazhdonte ende një luftë civile e ashpër.

    Në atë kohë, Turqia ndërhyri ushtarakisht në perëndim të vendit për të shpëtuar qeverinë në Tripoli dhe, në këtë mënyrë, zmbrapsi ofensivën e gjeneralit të Libisë Lindore, Khalifa Haftar.

    Ndërkohë, marrëdhëniet kanë ndryshuar rrënjësisht: Ankaraja prej kohësh po zhvillon një ofensivë aktive afrimi ndaj kampit të Haftarit, gjë që ka çuar në një afrim politik mes palëve.

    Sot, Ankaraja gëzon marrëdhënie të mira me të dyja pjesët e Libisë dhe kjo i shërben interesave të saj.

    Krahas planit për të shfrytëzuar së bashku me vendin e Afrikës së Veriut burimet energjetike në Mesdhe, kompanitë turke të ndërtimit kanë siguruar vitet e fundit kontrata me vlerë miliarda euro për rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

    Për më tepër, kompania shtetërore turke e naftës TPAO dhe Korporata Kombëtare e Naftës së Libisë tashmë po punojnë në plane të përbashkëta për kërkime sizmike pranë brigjeve libiane.

    Përveç kësaj, Ankaraja është konsoliduar si partneri i ri ushtarak i forcave të Haftarit, duke furnizuar armë dhe duke ofruar programe trajnimi.

    Në këtë mënyrë, Turqia po zbeh ndikimin e Egjiptit dhe Rusisë në Libinë Lindore dhe po forcon rolin e saj si një aktor gjeopolitik i rëndësishëm në rajon.

    Me ratifikimin e marrëveshjes, edhe Libia Lindore synon të sigurojë pjesën e saj nga burimet fitimprurëse të lëndëve të para.

    Edhe gjenerali Haftar shpreson që përmes kësaj të fitojë më shumë peshë dhe ndikim në arenën ndërkombëtare në të ardhmen.

    Tensionet në Mesdheun Lindor pritet të rriten edhe më tej si pasojë e kësaj marrëveshjeje, veçanërisht nëse Turqia dhe Libia do të nisin realisht shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit në zonën detare të kontestuar.

    Për më tepër, marrëveshja rrezikon një tjetër projekt madhor që ndodhet ende në fazën e planifikimit: gazsjellësin EastMed.

    Ky projekt synon që në të ardhmen të transportojë gaz natyror nga Izraeli dhe Qiproja, përmes Greqisë, drejt Evropës, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sigurinë energjetike të Bashkimit Evropian.

    Megjithatë, korridori i ri turko-libian jo vetëm që ndërpret itinerarin e planifikuar të gazsjellësit, por Turqia pretendon gjithashtu të drejtën për të kontrolluar ose bllokuar projektet e kabllove dhe tubacioneve që kalojnë nëpër këtë zonë. /DW/

  • Volkanovski defeats Evloev with knockouts, breaks Jose Aldo’s UFC record

    Alexander Volkanovski has continued to write history in the UFC after defeating Movsar Evloev with technical knockout in the second round, defending the champion’s title in the category of up to 66kg.

    The confrontation took place under UFC 333 in Abu Dhabi, where the Australian champion ended the war seconds before the end of the second round, after a powerful combination of blows that brought down the Russian opponent and forced the judge to stop the duel.

    This was the first defeat in Evloev’s professional career, which until this confrontation had recorded 20 consecutive victories.

    Meanwhile, the triumph was of particular importance to Volkanovski, who recorded the ninth victory in the Featherweight category, passing legend Jose Aldo into this statistics.

    After the event ends, president of UFC, Dana White, praised the Australian’s appearance, stressing that he managed to defeat a younger and invincible opponent, while at the same time the warrior repeatedly demanding the outcome of the confrontation.

    It was incredible. He’s an extraordinary warrior. To come here and thus defeat a younger and invincible opponent… Volkan is unbelievable. He was the aggressor, the one demanding the outcome. Volk was built differently, White said.

    At the age of 38, Volkanovski continues to testify that he remains one of the greatest names of martial arts mix, defending his throne in front of a new generation of fighters.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Volkanovski mposht Evloevin me nokaut, thyen rekordin e Jose Aldos në UFC

    Volkanovski mposht Evloevin me nokaut, thyen rekordin e Jose Aldos në UFC

    Volkanovski mposht Evloevin me nokaut, thyen rekordin e Jose Aldos në UFC

    Alexander Volkanovski ka vazhduar të shkruajë historinë në UFC, pasi mposhti Movsar Evloevin me nokaut teknik në raundin e dytë, duke mbrojtur titullin e kampionit në kategorinë deri në 66 kilogramë.

    Përballja u zhvillua në kuadër të UFC 333 në Abu Dhabi, ku kampioni australian e përfundoi luftën pak sekonda para fundit të raundit të dytë, pas një kombinimi të fuqishëm goditjesh që e rrëzoi kundërshtarin rus dhe e detyroi gjyqtarin ta ndërpriste duelin.

    Kjo ishte humbja e parë në karrierën profesionale të Evloevit, i cili deri në këtë përballje kishte regjistruar 20 fitore radhazi.

    Ndërkohë, triumfi pati rëndësi të veçantë edhe për Volkanovskin, i cili regjistroi fitoren e nëntë në luftërat për titull në kategorinë Featherweight, duke kaluar legjendën Jose Aldo në këtë statistikë.

    Pas përfundimit të eventit, presidenti i UFC-së, Dana White, e vlerësoi lart paraqitjen e australianit, duke theksuar se ai arriti të mposhtte një kundërshtar më të ri dhe të pamposhtur, duke qenë njëkohësisht luftëtari që kërkoi vazhdimisht përfundimin e përballjes.

    “Ishte e pabesueshme. Ai është një luftëtar i jashtëzakonshëm. Të vijë këtu dhe të mposhtë në atë mënyrë një kundërshtar më të ri e të pamposhtur… Volkanovski është i pabesueshëm. Ai ishte agresori, ishte ai që e kërkonte përfundimin. Volk është ndërtuar ndryshe”, deklaroi White.

    Në moshën 38-vjeçare, Volkanovski vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga emrat më të mëdhenj të arteve marciale mikse, duke mbrojtur fronin e tij përballë një brezi të ri luftëtarësh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama reacts after the 28-year-old eye injury: I’m committed to his treatment in Italy

    Albania’s Prime Minister, Edi Rama, has reacted after the 28-year-old eye injury during recent-day protests in Albania.

    Rama has condemned the violence and accused protest organisers of inciting it. He has announced that he is personally committed to providing the young man’s medical treatment at a hospital in Italy, as well as to transporting him on a medical charter.

    The head of the Albanian government has said the 28-year-old wound should serve as the alarm bell for all, especially for those who, according to him, are inciting violence.

    After I’ve personally taken care of my son’s treatment at Italy’s best hospital last night, as well as of transportation on a medical charter, I tell all those who are treating his wounded eye as furiously to further the violence: You’re the darkness that closed that boy’s eyelight!

    He has continued the prosecution response to those he considers to be inciting violence, saying the young man’s wound should serve as a warning of its consequences.

    Source Layer: Signal

  • Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

    Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

    Rama reagon pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy: Jam angazhuar për trajtimin e tij në Itali

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas plagosjes së 28-vjeçarit në sy gjatë protestave të ditëve të fundit në Shqipëri.

    Rama ka dënuar dhunën dhe ka akuzuar organizatorët e protestave për nxitjen e saj. Ai ka bërë të ditur se është angazhuar personalisht për sigurimin e trajtimit mjekësor të të riut në një spital në Itali, si dhe për transportimin e tij me një avion çarter mjekësor.

    Kreu i qeverisë shqiptare ka thënë se plagosja e 28-vjeçarit duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për të gjithë, veçanërisht për ata që, sipas tij, po nxisin dhunën.

    “Pasi jam marrë personalisht që mbrëmë me sigurimin e kurimit të djalit në spitalin më të mirë të Italisë, si edhe të transportit me një avion charter mjekësor, u them të gjithë atyre që po e keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën: Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit!”, ka shkruar Rama në Facebook.

    Ai ka vazhduar reagimin me akuza ndaj atyre që i konsideron nxitës të dhunës, duke thënë se plagosja e të riut duhet të shërbejë si një paralajmërim për pasojat e saj.

    Burimi: Sinjali

  • Tensions in Italy, protesters enter Colosseum &#82/11; clashes with police in several cities

    Tensions in Italy, protesters enter Colosseum &#82/11; clashes with police in several cities

    Thousands of citizens protested Saturday in Italy’s major cities against increasing cost of living, the government of Giorgia Melon, and the wars in the Middle East.

    Protests were largely peaceful, but in Rome, Florence, Bologna and Turin were recorded tensions and clashes with police.

    Tensions in Italy, protesters enter Colosseum &#82/11; clashes with police in several cities

    In Rome a group of protesters entered Colosseum, while police in Bologna used tear gas and water cannons.

    For ensuring security, the government hired police and soldiers, while 500 soldiers were deployed in Milan.

    According to authorities, nine persons were arrested, 87 were reported, and another 371 were escorted to police for verification.

    Prime Minister Giorgia Melon praised the security operation, stressing that the right to protest must be guaranteed, but the safety of citizens must also be protected. /Telegraphy/

  • Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum - përplasje me policinë në disa qytete

    Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum – përplasje me policinë në disa qytete

    Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në qytetet kryesore të Italisë kundër rritjes së kostos së jetesës, qeverisë së Giorgia Melonit dhe luftërave në Lindjen e Mesme.

    Protestat ishin kryesisht paqësore, por në Romë, Firence, Bolonjë dhe Torino u regjistruan tensione dhe përplasje me policinë.

    Tensions in Italy, protesters enter Colosseum &#82/11; clashes with police in several cities

    Në Romë, një grup protestuesish hyri në Koloseum, ndërsa në Bolonjë policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.

    Për garantimin e sigurisë, qeveria angazhoi policë dhe ushtarë, ndërsa në Milano u dislokuan 500 ushtarë.

    Sipas autoriteteve, nëntë persona u arrestuan, 87 u raportuan dhe 371 të tjerë u shoqëruan në polici për verifikime.

    Kryeministrja Giorgia Meloni vlerësoi operacionin e sigurisë, duke theksuar se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, por edhe siguria e qytetarëve duhet të mbrohet. /Telegrafi/

  • ​SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik, opozita kërkon hapa konkretë nga Kurti

    ​SHBA-ja pret krijimin e kushteve për dialogun strategjik, opozita kërkon hapa konkretë nga Kurti

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin krijimin e kushteve të përshtatshme për rifillimin e dialogut strategjik me Kosovën, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve të Kosovës ndaj serbëve të Kosovës.

    Ndërkohë, Qeveria dhe Presidenca nuk kanë bërë të ditur se çfarë hapash do të ndërmarrin për zhbllokimin e këtij procesi, ndërsa përfaqësues të opozitës presin nga qeveria e sapoformuar të ndërmarrë hapa konkretë për zhbllokimin e këtij procesi.

    Dialogu strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës u pezullua për një kohë të pacaktuar në shtator të vitit 2025, për shkak të shqetësimeve amerikane lidhur me veprimet e Qeverisë së atëhershme në detyrë, të udhëhequr nga Kurti.

    Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress, thotë se Uashingtoni është i përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta mes dy vendeve.

    Mirëpo, sipas tij, për fillimin e diskutimeve për rifillimin e dialogut strategjik duhet të plotësohen kushtet e përshtatshme që kanë të bëjnë me komunitetin serb në Kosovë.

    “Shtetet e Bashkuara pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA-Kosovë në shtator 2025 për shkak të shqetësimeve mbi veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e atëhershme në detyrë. Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Ne presim me padurim të zhvillojmë një dialog strategjik me Kosovën kur kushtet të jenë të përshtatshme, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve të saj nga Kosova në lidhje me serbët e Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësi i Ambasadës Amerikane.

    Përfaqësuesit e partive opozitare vlerësojnë se përgjegjësia kryesore për zhbllokimin e dialogut strategjik me SHBA-në i takon Qeverisë, e cila, sipas tyre, duhet të dëshmojë rezultate konkrete dhe të ndërmarrë hapa për rifillimin e këtij procesi. Ndërsa rolin e presidentes në këtë drejtim e konsiderojnë plotësues.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Qeveria duhet të demonstrojë rezultate konkrete për të mundësuar zhbllokimin e këtij procesi. Sipas tij, presidentja Justina Shiroka-Pula mund të ketë rol, por përgjegjësia kryesore lidhet me veprimet e Qeverisë.

    “Presidentja mund ta ketë një lloj roli, por dialogu strategjik me SHBA-në është dhe ka mbetur problem i Qeverisë, për shkak të sjelljes që Qeveria ka vendosur. Ky suspendim i përkohshëm dhe Qeveria duhet të demonstrojë rezultate të prekshme për me e zhblloku. Sekretari Rubio dhe mekanizmat e State Department-it janë shumë të qartë dhe zhbllokimi dhe normalizimi drejt një arritjeje të këtij qëllimi realisht duhet të garantohet nga ana e Qeverisë. Presidentja mund të ketë një rol dhe të tjerët kanë një rol, por burimi i saj ka qenë Qeveria dhe Qeveria duhet të jetë zhbllokuese”, ka deklaruar Haziri.

    Edhe deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka vlerësuar se rifillimi i dialogut strategjik me SHBA-në është i domosdoshëm. Ai ka theksuar nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse institucionale, me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Qeverisë.

    “Dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është domosdoshmëri të kthehet, të fillojë realisht, sepse nuk ka qenë i filluar. Dhe në të njëjtën kohë, kjo nënkupton një qasje shumë më gjithëpërfshirëse institucionale, e mbi të gjitha të Qeverisë. Unë nuk shoh rol konkret vendimtar të nivelit të presidentes në këtë rast, sepse kjo lidhet direkt në esencë me sjelljen edhe veprimet e Qeverisë”, thekson ai.

    Dialogu strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së synon thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë dhe tregtinë, mbrojtjen dhe sigurinë, energjinë, infrastrukturën, teknologjinë dhe sigurinë kibernetike.

    Po ashtu, ky mekanizëm synon avancimin e marrëdhënieve diplomatike dhe koordinimin për çështje me rëndësi për paqen dhe stabilitetin rajonal./kp/

  • LSDM: With Mickoski Government citizens living in poverty, they also rejected our proposal for minimum salary of 600 euros

    Prices continue to rise, wages do not follow the expensive pace, while the financial burden on households gets heavier and heavier. That is how the Social Democrat League of Macedonia describes the economic situation, which accuses Prime Minister Hristian Mickoski’s government of not taking measures to protect the citizens’ living standards.

    According to the opposition, one family’s monthly expenses have reached levels that cannot be covered with even three minimum salaries, while new expenses are warned by January.

    In its statement, the LSDM stresses that almost every month of this year has been associated with new price hikes, making it difficult to meet the basic needs of citizens. Since the beginning of the year, living expenses have increased to 4,000 denars.

    The minimum union basket for October exceeds 70,000 denars, while the rent includes almost 90,000 denars. Even three minimum wages do not cover the basic expenses of a family, says the LSDM response.

    From this party claim that around 180 thousand workers in the country receive monthly salaries lower than 31,200 denars, while the minimum wage continues to remain at the level of about 26 thousand denarius.

    The worker works throughout the month, but his salary is not enough for him to live. This is the reality behind Mickoski’s tales: not the third economy in Europe, but the standard of living as much as a third of that European one, the LSDM stress.

    The opposition party accuses Prime Minister Mickoski of rejecting its proposals for meeting the price crisis, including the rise of minimum wage to 600 euros and financial support for farmers. According to LSDM, the government has stood passively in the face of a steady increase in the cost of living, without providing enough measures to protect the citizens’ purchasing power.

    Mikeoski rejected the LSDM measures to protect the living standard from the beginning of the crisis. He rejected the 600-euro minimum wage and support for farmers. Throughout the year, you see prices rise, while refusing to help citizens, it is said in the statement.

    The LSDM also criticises the new budget rebalancing, claiming it does not envision concrete measures for increasing the minimum wage, easing expenses or supporting the agricultural sector. According to this party, instead of policies that would directly assist citizens, the government is continuing with borrowing and financial obligations that will burden the next generations.

    Even with the new rebalancing again, there is no higher minimum wage, no measures against expenses, no assistance to farmers. There are new debts and high interests whose bill will be paid to citizens and future generations, the LSDM notes. The opposition party claims that during the two years of Mickoski government, the debt has increased for four billion euros, which, according to it, represents approximately half of the country’s previous total debt. Borgi on debt, rebalancing after rebalancing, and for the people there is no money. Citizens live increasingly difficult, says the response.

    In the end, the LSDM links worsening living standards with government economic policies, accusing him of giving party interests priority instead of the needs of workers and citizens.

    This poverty is the result of Mickoski’s decisions: no money for workers, but only for party tenders, the LSDM’s statement concludes.

  • Fire includes Eagle’s nest, Hitler’s mountain residence in the Alps

    The mountainous residence of Adolf Hitler, known as Eagle’s nest (Eagleés Nest), is involved in the flames Friday evening, while police have arrested a 33-year-old suspect.

    The building, known as Kehlsteinhouse, is located over the town of Berchtesgaden, in the bavarese Alps of Germany, broadcast Telegragraphy.

    During World War II, it was one of several buildings in the area used by the Nazi dictator and his immediate circle.

    Hitler also used this area as a backdrop for propagandistic footage, with its aim of appearing to be a man associated with animals and nature.

    Local media reported that the object was largely destroyed, while the public urged them to avoid the area.

    More details have yet to be revealed about the causes of fire or the identity of the suspect. /Telegraphy/

    YouTube www.youtube.com