Blog

  • Dy lëndime te Juventusi, Zhegrova sheh dritën në fund të tunelit – Spalletti para vendimit të madh

    Dy lëndime te Juventusi, Zhegrova sheh dritën në fund të tunelit – Spalletti para vendimit të madh

    Edon Zhegrova mund të përfitojë nga problemet me lëndime te Juventusi për të ndryshuar statusin e tij dhe për të fituar më shumë hapësira në formacionin e trajnerit Luciano Spalletti.

    Ylli i Kosovës ka pritur që nga fillimi i sezonit për një mundësi të vërtetë për t’u dëshmuar në formacionin startues të “Zonjës së Vjetër”, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë vazhdimësinë e dëshiruar.

    Megjithatë, në prag të ndeshjes së së dielës ndaj Lecces në Serie A, situata mund të ndryshojë për shkak të mungesave të shumta në repartin ofensiv.

    Pas Francisco Conceicaos, në listën e të lënduarve është shtuar edhe Nico Gonzalez, i cili të premten pësoi një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë dhe pritet të mungojë rreth një muaj.

    Kështu, dy prej konkurrentëve të Zhegrovës për një vend në formacion janë jashtë garës, duke i hapur rrugë futbollistit kosovar për të përfituar nga situata.

    Sipas parashikimeve të fundit të gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova është në garë me boshnjakun Kerim Alajbegovic për një vend në formacionin startues ndaj Lecces. Ky i fundit shihet si favorit i lehtë, por reprezentuesi i Kosovës është një nga alternativat që po shqyrtohen seriozisht.

    Javët e fundit kanë qenë zhgënjyese për Zhegrovën. Para ndeshjes ndaj Lazios, ai shpresonte të fitonte një vend në formacionin startues, por Spalletti vendosi të përdorte alternativa të tjera. Kosovari u aktivizua nga stoli, por nuk arriti ta ndryshonte rrjedhën e ndeshjes, të cilën Juventusi e humbi.

    Një tjetër pengesë për të është fakti se nuk është i regjistruar në listën e Juventusit për garat e UEFA-s, çka e pamundëson aktivizimin e tij në ndeshjet evropiane. Për këtë arsye, Serie A mbetet mundësia kryesore për të fituar minuta dhe për ta bindur trajnerin.

    Zgjedhja e Spallettit do të varet edhe nga skema taktike që do të përdorë ndaj Lecces. Nëse Juventusi luan me formacionin 3-4-1-2, vetëm një vend mund të jetë i lirë prapa sulmuesve Randal Kolo Muani dhe Nick Woltemade. Në këtë rast, Alajbegovic duket se ka përparësi.

    Ndërkaq, një rikthim te skema 3-4-2-1 mund t’i krijojë më shumë hapësirë Zhegrovës në repartin ofensiv. Një alternativë tjetër është edhe Jeremie Boga, duke i dhënë Spallettit disa mundësi për ta kompletuar formacionin./Telegrafi/

  • 100 arrested in Barcelona after looting and arson during protest

    A hundred people were arrested Saturday evening in Barcelona, as participants disguised in a protest against the system robbed shops and burned urban equipment near central Placa de Catalunya Square, reports Reuters Follow Dukeagini.

    Catalone’s Interior Minister, Núria Parlon, said about a quarter of those arrested are minors. According to her, over 30 fires were caused, while 14 shops were damaged or looted in the area frequented by tourists and buyers.

    The gathering was called through social networks. The scattered images showed masked persons breaking the window and taking goods, while some citizens remained inside shops after the bars were lowered to prevent looting.

    Barcelona Mayor Yaume Colboni warned of the punishment of those responsible and legal consequences for the custody of minors involved, Reuters writes.

    Source Layer: Dukeagini

  • 100 të arrestuar në Barcelonë pas plaçkitjeve dhe zjarrvënieve gjatë protestës

    100 të arrestuar në Barcelonë pas plaçkitjeve dhe zjarrvënieve gjatë protestës

    Njëqind persona janë arrestuar të shtunën në mbrëmje në Barcelonë, pasi pjesëmarrës të maskuar në një protestë “kundër sistemit” plaçkitën dyqane dhe dogjën pajisje urbane pranë sheshit qendror Plaça de Catalunya, raporton Reuters përcjll Dukagjini.

    Ministrja e Brendshme e Katalonjës, Núria Parlon, tha se rreth një e katërta e të arrestuarve janë të mitur. Sipas saj, u shkaktuan mbi 30 zjarre, ndërsa 14 dyqane u dëmtuan ose u plaçkitën në zonën e frekuentuar nga turistët dhe blerësit.

    Tubimi ishte thirrur përmes rrjeteve sociale. Pamjet e shpërndara treguan persona të maskuar duke thyer vitrina e marrë mallra, ndërsa disa qytetarë mbetën brenda dyqaneve pasi u ulën grilat për të penguar plaçkitjet.

    Kryetari i Barcelonës, Jaume Collboni, paralajmëroi ndëshkimin e përgjegjësve dhe pasoja ligjore edhe për kujdestarët e të miturve të përfshirë, shkruan Reuters.

    Burimi: Dukagjini

  • Shortly before the elections, Obama violently attacks Trump: I’m using the presidency for personal gain.

    Former US President Barack Obama has toughened criticism of President Donald Trump, accusing his administration of corruption, accountability and wrong strategy against Iran.

    During election gatherings in Cleveland and Detroit, Obama called on voters to use the November 3rd election to contain, as he described, the reckless actions of the republican president.

    In Michigan, where he was campaigning for the Democrat candidate for the Senate, Abdul El-Sayed, the former president accused Trump of using his position for personal gain.

    We have never seen a president profit this way, directly at the expense of taxpayers, Obama said.

    He also criticised the Republicans, claiming the party is tolerate corruption, disability and lack of accountability in government.

    Obama also questioned the administration’s claims of victory over Iran. According to him, the conflict has increased Tehran’s economic impact, while threats to shipping in Hormuz Strait have increased uncertainty in global oil markets.

    Iran now has veto power over the Strait of Hormuz, through which oil passes to reach world markets, he said.

    During the speech, Obama also inaugurated US Defence Secretary Pete Hegseth, claiming that the administration is focusing on trivial issues instead of the country’s main problems.

    He commented ironically also on the luxurious renovations of the White House, which compared them to the style of former Iraqi dictator Saddam Hussein.

    Obama’s critics come a few days before the US Muslim elections, which will determine which party will control the American Congress.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pak para zgjedhjeve, Obama sulmon ashpër Trumpin: Po e përdor presidencën për përfitime personale

    Pak para zgjedhjeve, Obama sulmon ashpër Trumpin: Po e përdor presidencën për përfitime personale

    Pak para zgjedhjeve, Obama sulmon ashpër Trumpin: Po e përdor presidencën për përfitime personale

    Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka ashpërsuar kritikat ndaj presidentit Donald Trump, duke e akuzuar administratën e tij për korrupsion, mungesë përgjegjshmërie dhe strategji të gabuar ndaj Iranit.

    Gjatë tubimeve elektorale në Cleveland dhe Detroit, Obama u bëri thirrje votuesve që të shfrytëzojnë zgjedhjet e 3 nëntorit për të frenuar, siç i cilësoi ai, veprimet e pamatura të presidentit republikan.

    Në Michigan, ku po bënte fushatë për kandidatin demokrat për Senat, Abdul El-Sayed, ish-presidenti akuzoi Trumpin se po e përdor pozitën e tij për përfitime personale.

    “Nuk kemi parë kurrë një president që të përfitojë në këtë mënyrë, drejtpërdrejt në kurriz të taksapaguesve”, deklaroi Obama.

    Ai kritikoi gjithashtu republikanët, duke pretenduar se partia po toleron korrupsionin, paaftësinë dhe mungesën e përgjegjshmërisë në qeverisje.

    Obama vuri në pikëpyetje edhe pretendimet e administratës Trump për fitoren ndaj Iranit. Sipas tij, konflikti ka rritur ndikimin ekonomik të Teheranit, ndërsa kërcënimet ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit kanë shtuar pasigurinë në tregjet globale të naftës.

    “Irani tani ka fuqinë e vetos mbi Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën kalon nafta për të arritur në tregjet botërore”, u shpreh ai.

    Gjatë fjalimit, Obama ironizoi edhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke pretenduar se administrata po përqendrohet në çështje të parëndësishme në vend të problemeve kryesore të vendit.

    Ai komentoi me ironi edhe rinovimet luksoze të Shtëpisë së Bardhë, të cilat i krahasoi me stilin e ish-diktatorit irakian Saddam Hussein.

    Kritikat e Obamës vijnë pak ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Aesthesiologist Zeka is divided by life

    SThe removal of Kosovo Anesthesiologists and Intensivists has suggested that anesthesiologist Zeka is separated from life.

    Through a Facebook post, this association has expressed condolences to Zeka’s family, friends, and colleagues.

    His life course is a painful loss for our family, friends, and community. Our occupation connects us through responsibility for life, common challenges and solidarity among colleagues. With that feeling, we will respectfully preserve Dr. Zeka Zeka as part of our community.

    On behalf of SHAIK, the Zeka family, relatives, and colleagues express our heartfelt condolences. May he rest in peace. Eternal be his memory, says the association’s announcement. /I did. tv

  • Ndahet nga jeta anesteziologu Zekë Zeka

    Ndahet nga jeta anesteziologu Zekë Zeka

    Ndahet nga jeta anesteziologu Zekë Zeka

    Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës ka bërë të ditur se është ndarë nga jeta anesteziologu Zekë Zeka.

    Përmes një postimi në Facebook, kjo shoqatë ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e Zekës.

    “Ndarja e tij nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, miqtë dhe komunitetin tonë profesional. Profesioni ynë na lidh përmes përgjegjësisë për jetën, sfidave të përbashkëta dhe solidaritetit mes kolegëve. Me këtë ndjenjë, do ta ruajmë me respekt kujtimin e Dr. Zekë Zekës si pjesë të komunitetit tonë”.

    “Në emër të SHAIK, familjes Zeka, të afërmve dhe kolegëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. U prehtë në paqe! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin e shoqatës./Klankosova.tv

  • Fero pjesë e BBVK5? Zbulohen detaje nga nata e parë e spektaklit (VIDEO)

    Fero pjesë e BBVK5? Zbulohen detaje nga nata e parë e spektaklit (VIDEO)

    Fero pjesë e BBVK5? Zbulohen detaje nga nata e parë e spektaklit (VIDEO)

    Gazetari Miftar Zejnullahu, i ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka folur për pritshmëritë, emrat që po përfliten dhe risitë e mundshme të edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, i cili  do tw nisë më 30 tetor.

    Sipas Zejnullahut, këtë vit interesi për formatin ka nisur shumë më herët se zakonisht, ndërsa muajt e fundit rrjetet sociale janë mbushur me emra të personazheve që aludohet se do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

    “Janë përfolur goxha shumë emra”, ka thënë gazetari, duke theksuar se jo të gjithë emrat që qarkullojnë në media dhe rrjete sociale janë domosdoshmërisht pjesë e kastit zyrtar.

    Një nga emrat që ka marrë vëmendje të madhe është reperi Fero, për të cilin është aluduar se mund të jetë pjesë e këtij edicioni.

    Zejnullahu ka treguar se e ka parë emrin e reperit duke qarkulluar në media, por nuk ka dashur ta kontaktojë për këtë çështje.

    “E kam parë që qarkullon emri i Ferros nëpër rrjetet sociale edhe nëpër media”, ka deklaruar ai, duke shtuar se deri më tani nuk mund të konfirmojë nëse reperi do të jetë pjesë e formatit./Klankosova.tv

  • Zelensky njofton për dëmet dhe humbjet e jetëve nga sulmet ruse në Ukrainë

    Zelensky njofton për dëmet dhe humbjet e jetëve nga sulmet ruse në Ukrainë

    Zelensky njofton për dëmet dhe humbjet e jetëve nga sulmet ruse në Ukrainë

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se vetëm gjatë kësaj jave, Rusia ka lëshuar mbi Ukrainë rreth 1.600 bomba ajrore të drejtuara, 48 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë ato balistike,  si dhe pothuajse 2.300 dronë sulmues.

    Ai ka thënë se çdo ditë po rritet numri i viktimave dhe të plagosurve si pasojë e këtyre sulmeve.

    “Në mbrëmje, si pasojë e bombardimeve ruse, katër persona humbën jetën në rajonin e Dnipros.”, ka thënë Zelensky.

    Sipas tij, nga këto sulme të mbrëmdshme, 22 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 11-vjeçare.

    “Në Vinnytsia, një dron rus goditi një ndërtesë të lartë, duke lënë gjashtë persona të plagosur. Në Kharkiv, rusët goditën fillimisht një hipermarket ndërtimi, e më pas ndërmorën një sulm të dytë cinik ndaj shërbimeve të emergjencës që kishin mbërritur në vendngjarje; si pasojë, u plagosën edhe punonjësit e shpëtimit. Gjatë natës së kaluar, sulme pati gjithashtu ndaj termocentraleve, nënstacioneve elektrike, minierave të qymyrit, magazinave të grurit, qendrave tregtare dhe një terminali postar. Janë shkaktuar dëme në nëntë rajone.”, ka thënë Zelensky.

    Ai ka thënë se kjo është përgjigja e Rusisë ndaj diplomacisë dhe përpjekjeve për uljen e tensioneve.

    Sipas tij, është tejet e rëndësishme që, paralelisht me procesin e negociatave, të mos ulet mbështetja për ata që mbrojnë jetën.

    “Duhet zhbllokuar dërgimi i raketave përgjuese për sistemet “Patriot” – një çështje për të cilën evropianët janë dakordësuar tashmë. Gjithashtu, është e domosdoshme të vazhdojë mbështetja për aviacionin luftarak ukrainas, në mënyrë që të ofrohet mbrojtje kundër dronëve të tipit “Shahed”. Çdo paketë e tillë mbrojtëse, veçanërisht në prag të dimrit, ndihmon në shpëtimin e jetëve.”, ka deklaruar tutje presidenti ukrainas. /Klankosova.tv

  • Pas plagosjes në protestë, Bes Kallaku sjell lajme të reja për Erjonin

    Pas plagosjes në protestë, Bes Kallaku sjell lajme të reja për Erjonin

    Bes Kallaku ka ndarë një përditësim për gjendjen shëndetësore të mikut të tij, Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

    Përmes një postimi në Instagram, aktori dhe këngëtari bëri të ditur se kishte folur me Erjonin mëngjesin e së dielës dhe se, fatmirësisht, ai ndodhej në gjendje më të mirë.

    Megjithatë, dëmtimi i rëndë në sy kërkon trajtim më të specializuar jashtë Shqipërisë.

    Besi shprehu shpresën që transferimi të realizohet gjatë ditës, ndërsa falënderoi të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje dhe janë treguar të gatshëm të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë.

    Erjon Vishkulli u plagos gjatë protestës së 24 tetorit, ku, sipas raportimeve, dyshohet se u godit nga një plumb gome.

    Ai mori trajtim në Spitalin e Traumës dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Dëmtimi ka ngritur shqetësime për shikimin e tij, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur destinacioni ku pritet të kryhet trajtimi i specializuar. /Telegrafi/