Blog

  • Leonardo Bonucci me synime të qarta si trajner: Dua stolin e Juventusit ose Italisë

    Leonardo Bonucci me synime të qarta si trajner: Dua stolin e Juventusit ose Italisë

    Legjenda e Juventusit, Leonardo Bonucci, ka zbuluar se ëndrra e tij është të bëhet trajner kryesor i Juventusit ose i Kombëtares së Italisë.

    Ish-qendërmbrojtësi zhvilloi 502 paraqitje me fanellën e Juventusit në dy periudha të ndryshme, të ndara nga një sezon i kaluar te rivali i madh, Milani.

    Gjatë karrierës me bardhezinjtë, Bonucci fitoi tetë tituj të Serie A dhe katër Kupa të Italisë, ndërsa arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve, por në të dyja rastet pësoi humbje.

    Aktualisht, 39-vjeçari është pjesë e stafit të Roberto Mancinit te Kombëtarja e Italisë, por nuk e ka fshehur ambicien për të marrë drejtimin e një skuadre si trajner kryesor.

    “Është një projekt që nisi gati dhjetë vjet më parë. Kur isha 30-vjeçar, e kisha një ide se kur do të përfundonte karriera ime si futbollist dhe sa kohë do të më duhej për t’i marrë licencat e trajnerit”.

    “Tani jam 39 vjeç dhe i kisha premtuar vetes se do të bëhesha trajner kryesor në moshën 40-vjeçare. Vitin e ardhshëm do ta përfundoj kualifikimin e fundit që më nevojitet për të drejtuar skuadra në çdo nivel”.

    Megjithatë, ish-mbrojtësi pranoi se angazhimi aktual me Kombëtaren e Italisë mund ta shtyjë për pak kohë realizimin e këtij synimi.

    “Tani jam në këtë rrugëtim me Kombëtaren, që është i këndshëm, emocionues dhe stresues. Ndoshta do ta shtyj për disa vjet, por synimi është të provoj të bëhem trajner kryesor, sepse arritja e këtij qëllimi nuk është aspak e garantuar”.

    Bonucci e bëri të qartë se Juventusi është zgjedhja e tij e preferuar për një aventurë të ardhshme si trajner, megjithëse drejtimi i Kombëtares mbetet gjithashtu një ëndërr.

    “Juventusi është mbi të gjitha. Por besoj se ana profesionale të shtyn të pranosh sfida edhe kur ato bien ndesh me preferencat e tua personale. Dëshira për t’u bërë trajner të shtyn edhe më shumë. Megjithatë, ëndrra është Juventusi ose Kombëtarja”, përfundoi ai.

    Ndërkohë, Juventusi po kalon një periudhë të vështirë nën drejtimin e Luciano Spallettit, i cili po përballet me presion të madh për shkak të rezultateve. Para përballjes së së dielës, bardhezinjtë kanë vetëm dy pikë më shumë se kundërshtari i radhës, Lecce./Telegrafi/

  • Heavy: This is the 79-year-old who was found lying on the street in Licoc, Skyerright, died in an emergency.

    The signal newspaper has reported today on a serious event occurred on Saturday in the village of Licoc in Skyright, where a 79-year-old was found lying on the street, while his death was subsequently confirmed, the Signal newspaper reports.

    According to information provided by the signal, it’s about Feca Zenel79 years old.

    The case was reported to the police on October 24th, about 2: 00 p.m., after the citizens encountered a man lying on the street.

    Zenel has been sent to the emergency of the Centre for Family Medicine in Skenderaj, where the caretaker doctor, about 1500, has ascertained his death.

    After the report, police patrols and investigative units have been engaged in the case, which have emerged at the QKMF and later at the scene. The investigation has included the Regional Investigation Unit, while two persons have been interviewed in witness quality.

    The State Attorney has been announced on the case, under which the lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine for Infectation.

    The case has been initiated as death investigation, while the cause of death remains to be determined by forensic examinations.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, vdiq në emergjencë

    E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, vdiq në emergjencë

    E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, vdiq në emergjencë

    Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Likoc të Skenderajt, ku një 79-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa më pas është konstatuar vdekja e tij, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, bëhet fjalë për Fekë Zenelin, 79 vjeçar.

    Rasti është raportuar në Polici më 24 tetor, rreth orës 14:00, pasi qytetarët kishin hasur në një person të shtrirë në rrugë.

    Zeneli është dërguar në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ku mjeku kujdestar, rreth orës 15:00, ka konstatuar vdekjen e tij.

    Pas raportimit, në rast janë angazhuar patrulla policore dhe njësitë hetimore, të cilat kanë dalë në QKMF dhe më pas në vendin e ngjarjes. Në hetime është përfshirë edhe Njësia e Hetimeve Rajonale, ndërsa janë intervistuar dy persona në cilësinë e dëshmitarëve.

    Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet për t’u përcaktuar nga ekzaminimet mjekoligjore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Long columns in Muciba, Kosovo Valley citizens towards polls

    This, as numerous citizens from Presevo Valley, living in Kosovo, are massly responding to the call to vote on the joint list of the Albanian coalition, unified with the number 17 in parliamentary elections in Serbia.

    Source Layer: RTKLive

  • Kolona të gjata në Muçibabë, qytetarët e Luginës nga Kosova drejt votimeve

    Kolona të gjata në Muçibabë, qytetarët e Luginës nga Kosova drejt votimeve

    Kjo, pasi qytetarë të shumtë nga Lugina e Preshevës, që jetojnë në Kosovë, po i përgjigjen masivisht thirrjes për të votuar listën e përbashkët të koalicionit shqiptar, të unifikuar me numrin 17, në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

    Burimi: RTKLive

  • European Day of Justice, Shasivar: The independent judiciary is the basis of a well-run state under rule of law

    In the case of October 25th, European Day of Justice, Justice Minister Jeton Shasivari said an independent judiciary, a professional prosecutor and responsible institutions are the basis for a rule-run state and trust among citizens.

    In his message, Shasivar stressed that justice is the foundation of a state governed by rule of law, a defender of the freedom and dignity of each person, as well as an indication of the maturity of institutions.

    Without an independent judiciary, a professional prosecutor and responsible institutions, there is no legal security, no equality and no true trust, Shasivar said.

    He stressed that his determination as justice minister is to build a judicial system in which the law will be above any interest, justice will depend on no one’s power, and every citizen will have equal rights for defence and fair treatment.

    According to Shasivar, the state needs a judiciary that rules independently, impartially and within a reasonable term, a prosecutor who acts professionally and unselectively, and institutions that will justify trust through concrete results, integrity and accountability.

    The minister stressed that reforms in the judiciary should not only be assessed by the number of adopted laws, but, above all, by changes that citizens will actually feel, including more efficient procedures, better decisions, greater legal security and equal law enforcement for all.

    Referring to the country’s European future, Shasivar stressed that this implies implementing European standards in all institutions, consistent implementation of reforms and accountability without exceptions.

    Trust in justice is not required. Not by statements, but by actions. Not with promise, but with results, Schazivar stressed.

    He concluded that justice is the obligation, responsibility is duty, and trust is won by sending a message of congratulations on the European Day of Justice, October 25th.

  • Ries in the Netherlands, the bird becomes the world’s first to receive two artificial beaks printed in 3D

    A bird in Amsterdam’s Zoo Artis has entered history, becoming the world’s first two – prosthetic bill produced with 3D printing technology.

    The bird had broken both the top and the lower part of the bill, having difficulty feeding and in caring for itself.

    To help her, the zoo cooperated with the Department of Veterinary Medicine of the University of Utrecht.

    Experts designed two plastic prosthetics using the remaining parts of the original beak and scans of the bird’s head.

    Prothesis were introduced during surgery and fixed with screws.

    At first, veterinarians feared that the bird would not adapt to the new beaks, but the results were encouraging.

    From the day of the intervention, he began using them as the next morning he managed to catch a mouse from the ground and feed himself.

    According to the zoo, bird cases with a beak prosthetic have already been reported, but this is the first time a bird is equipped with prosthetics for both the top and the lower.

    Experts are now monitoring its behavior and adaptation while also preparing spare parts in case the prosthetics are damaged.

    Special attention is also being given to his mate’s response. The zoo hopes that the new beak will help the bird not only in feeding but also in interacting with its mate and in caring for the young in the future. /Telegraphy/

  • Risi në Holandë, zogu bëhet i pari në botë që merr dy sqepa artificialë të printuar në 3D

    Risi në Holandë, zogu bëhet i pari në botë që merr dy sqepa artificialë të printuar në 3D

    Një zog në kopshtin zoologjik Artis në Amsterdam ka hyrë në histori, pasi është bërë i pari në botë që pajiset me dy proteza të sqepit të prodhuara me teknologjinë e printimit 3D.

    Zogu kishte thyer si pjesën e sipërme, ashtu edhe atë të poshtme të sqepit, duke pasur vështirësi në ushqyerje dhe në kujdesin për veten.

    Për ta ndihmuar, kopshti zoologjik bashkëpunoi me Departamentin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Utrechtit.

    Specialistët projektuan dy proteza plastike duke përdorur pjesët e mbetura të sqepit origjinal dhe skanime të kokës së zogut.

    Protezat u vendosën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe u fiksuan me vida.

    Fillimisht, veterinerët kishin frikë se zogu nuk do të përshtatej me sqepat e rinj, por rezultatet ishin inkurajuese.

    Që ditën e ndërhyrjes, ai nisi t’i përdorte, ndërsa mëngjesin pasues arriti të kapte një mi nga toka dhe të ushqehej vetë.

    Sipas kopshtit zoologjik, raste të zogjve me nga një protezë sqepi janë raportuar edhe më parë, por kjo është hera e parë që një zog pajiset me proteza si për pjesën e sipërme, ashtu edhe për atë të poshtme.

    Tani, specialistët po monitorojnë sjelljen dhe përshtatjen e tij, ndërsa kanë përgatitur edhe pjesë rezervë në rast se protezat dëmtohen.

    Vëmendje e veçantë po i kushtohet edhe reagimit të partneres së tij. Kopshti zoologjik shpreson që sqepi i ri ta ndihmojë zogun jo vetëm në ushqyerje, por edhe në ndërveprimin me partneren dhe në kujdesin për të vegjlit në të ardhmen. /Telegrafi/

  • Dita Evropiane e Drejtësisë, Shasivari: Gjyqësori i pavaruar është baza e një shteti të qeverisur mirë nga sundimi i ligjit

    Dita Evropiane e Drejtësisë, Shasivari: Gjyqësori i pavaruar është baza e një shteti të qeverisur mirë nga sundimi i ligjit

    Me rastin e 25 tetorit – Ditës Evropiane të Drejtësisë, Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari tha se një gjyqësor i pavarur, një prokurori profesionale dhe institucione përgjegjëse janë baza për një shtet të qeverisur nga sundimi i ligjit dhe besimi midis qytetarëve.

    Në mesazhin e tij, Shasivari theksoi se drejtësia është themeli i një shteti të qeverisur nga sundimi i ligjit, një mbrojtës i lirisë dhe dinjitetit të çdo personi, si dhe një tregues i pjekurisë së institucioneve.

    “Pa një gjyqësor të pavarur, një prokurori profesionale dhe institucione përgjegjëse, nuk ka siguri ligjore, as barazi dhe as besim të vërtetë”, tha Shasivari.

    Ai theksoi se vendosmëria e tij si Ministër i Drejtësisë është të ndërtojë një sistem gjyqësor në të cilin ligji do të jetë mbi çdo interes, drejtësia nuk do të varet nga pushteti i askujt dhe çdo qytetar do të ketë të drejtë të barabartë për mbrojtje dhe trajtim të drejtë.

    Sipas Shasivarit, shtetit i duhet një gjyqësor që vendos në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe brenda një afati të arsyeshëm, një prokurori që vepron profesionalisht dhe jo-selektive, si dhe institucione që do ta justifikojnë besimin përmes rezultateve konkrete, integritetit dhe llogaridhënies.

    Ministri theksoi se reformat në gjyqësor nuk duhet të vlerësohen vetëm nga numri i ligjeve të miratuara, por mbi të gjitha nga ndryshimet që qytetarët do të ndiejnë realisht, duke përfshirë procedura më efikase, vendime më cilësore, siguri më të madhe ligjore dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë.

    Duke iu referuar të ardhmes evropiane të vendit, Shasivari theksoi se kjo nënkupton zbatimin e standardeve evropiane në të gjitha institucionet, zbatimin konsistent të reformave dhe llogaridhënien pa përjashtime.

    “Besimi në drejtësi nuk kërkohet – ai fitohet. Jo me deklarata, por me vepra. Jo me premtime, por me rezultate”, theksoi Shasivari.

    Ai përfundoi se drejtësia është detyrim, përgjegjësia është detyrë dhe besimi fitohet, duke dërguar një mesazh urimi me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, 25 tetorit.

  • Trump: SHBA-ja do të bëjë biznes me Ukrainën dhe Rusinë pas përfundimit të luftës

    Trump: SHBA-ja do të bëjë biznes me Ukrainën dhe Rusinë pas përfundimit të luftës

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë të zhvillojnë marrëdhënie tregtare si me Ukrainën, ashtu edhe me Rusinë, pasi të përfundojë lufta mes dy vendeve.

    “Sigurisht që do të bëjmë biznes me Ukrainën dhe Rusinë pasi të përfundojë kjo luftë, besoj”, tha Trump, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, transmeton Telegrafi.

    Gjatë komunikimit me mediat ishte e pranishme edhe zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump. Kur gazetarët e pyetën nëse planifikojnë të vizitojnë Ukrainën, ajo u përgjigj: “Do ta shohim”. Trump shtoi menjëherë se një vizitë e tillë mund të realizohet.

    Gazetarët e pyetën presidentin amerikan edhe nëse kishte biseduar me miliarderin Elon Musk për situatën në Ukrainë, me gjasë duke iu referuar shërbimit satelitor Starlink. Trump konfirmoi se kishte zhvilluar një bisedë me të, por nuk pranoi të jepte detaje.

    Një ditë më parë, Trump kishte shprehur shpresën se lufta në Ukrainë po i afrohej fundit. Ai kishte sugjeruar gjithashtu se SHBA-ja mund të vendosë tarifa ndaj të dyja palëve, Ukrainës dhe Rusisë, nëse ato nuk arrijnë një marrëveshje paqeje.

    Ndërkohë, mediat kanë raportuar se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar për një takim trepalësh mes Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë, që synon diskutimin e mënyrave për t’i dhënë fund luftës gjatë gjysmës së parë të nëntorit.

    Kremlini ka konfirmuar gjithashtu se takimi do të mbahet, ndërsa raportimet kanë përmendur Abu Dhabin ose Zvicrën si vende të mundshme për zhvillimin e tij.

    Në lidhje me Starlink-un, Ukraina riktheu shpejtësitë e terminaleve satelitore më 24 tetor. Më vonë po atë ditë, Musk deklaroi se kundërshton përdorimin e shërbimit të tij për operacione ushtarake sulmuese dhe pretendoi se Forcat e Armatosura të Ukrainës e kishin shkelur këtë kusht.

    Megjithatë, këshilltari i Zelenskyyt, Serhii “Flash” Beskrestnov, e kundërshtoi pretendimin, duke shpjeguar funksionimin e kufizimeve dhe arsyet pse Ukraina nuk mund ta përdorë Starlink-un për operacione gjatë goditjeve ushtarake. /Telegrafi/